:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Kur një person dëshiron të shesë një pronë apo të ngjashme, dhe blerësi ia bën me dije se do marre kredi për t’a blerë atë, dhe kërkon edhe një kontratë nga pronari i apartamentit për të marrë kredi, atëherë kjo nuk lejohet absolutisht, me unanimitet të padiskutueshëm, sepse është bashkëpunim në mëkat.
E nëse nuk i kërkon kontratë dhe asnjë lloj bashkëpunimi, por thjesht i thotë që do marre kredi për t’ia blerë pronën, atëherë e keqja në këtë rast është më e vogël se në rastin e parë, por përsëri nuk lejohet t’ia shese, sepse është formë miratimi i të keqes.
U pyet shejh Feuzani: “A lejohet t’ia shes tokën një personi që ka marrë kredi për t’a blerë tokën time?”
Shejhu (All-llahu e ruajt) u përgjigj: “Jo, nuk lejohet.”
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Nuk lejohet t’i shesësh asgjë, dikujt i cili e ka fituar paranë në haram.”
[Mexhmu Fetewa ue Mekalat shejh Bin Bazi 19/195]
Nëse nuk do dihej origjina e parasë, nuk do kishte problem, insha All-llah.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم