:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me lutjen për çeshtje dunjaje.
Hanefitë thonë se nuk lejohet që personi të lutet në namaz për nevoja dunjaje dhe kënaqësitë e saj.
Ndërsa shumica e dijetarëve, prej tyre Malikitë, Shafiitë dhe shumë prej Hanbelive, e konsiderojnë të lejuar që personi të lutet për ato që ai dëshiron prej çeshtjeve të dunjasë.
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që e lejojnë lutjen për çeshtje dunjaje.
Është pyetur shejh Bin Bazi:
“A lejohet të lutemi për çeshtje dunjaje, si lutja për martesë e të tjera ne sexhde në namazet farz?”
هل الدعاء بطلب دنيا كالزواج وغيره جائز في السجود أثناء صلاة الفريضة؟ أرجو الإجابة.
الجواب: الله شرع لعباده الدعاء فقال سبحانه: { وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ }.
وقال : وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ }.
والسجود محل دعاء وأحسن الأوقات للدعاء آخر الليل وجوف الليل وجميع الليل، وهكذا السجود في الصلاة ولو فريضة، وهكذا آخر الصلاة قبل السلام بعد التحيات بعد التشهد وبعد الصلاة على النبي ﷺ محل دعاء قبل السلام”
U përgjigj shejhu:
“All-llahu ua ka ligjëruar robërve të Tij lutjen. Thotë All-llahu -subhaneh-:
{Zoti juaj ka thënë mu lutni Mua t’ju përgjigjem}
Gjithashtu ka thënë:
{Dhe kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër. I përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet}
Sexhdja është vend i përshtatshëm për lutje.
Koha më e mirë për dua është në fund të natës, në mes të natës, madje gjatë gjithë natës.
Po ashtu, sexhdja në namaz, qoftë edhe në namazet farz është vend (dhe kohë) për lutje.
Gjithashtu, fundi i namazit para selamit, pas teshehudit dhe pas salauateve është vend ku bëhet dua para se të jepet salami.”
[binbaz.org]
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
يجوز للإنسان أن يسأل في صلاته الفريضة والنافلة ما يتعلق بأمور الدنيا مثل أن يقول: اللهم ارزقني زوجة حسناء، أو سيارة طيبة. أو ما أشبه ذلك;
لأن عموم الأحاديث تدل على هذا، وقد قال النبي عليه الصلاة والسلام: «أما السجود فأكثروا فيه من الدعاء». ولم يخص دعاء دون دعاء، فالصواب في هذه المسألة جواز دعاء الإنسان بما شاء من خير الدنيا والآخرة في صلاته.
“Lejohet që njeriu në namaz, qoftë farz apo nafile, të lutet për gjëra që lidhen me dynjanë. Si për shembull të thotë: “O All-llah, më jep një grua të mirë (të bukur)” apo “më jep një makinë të mirë” dhe gjëra të ngjashme.
Kjo duke u bazuar në anën e përgjithshme të haditheve.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Sa i përket sexhdes, shtoni në të lutjet))
Ai nuk e ka kufizuar duanë vetëm për çështje të ahiretit.
Pra, më e sakta është se lejohet të lutesh në namaz për çdo të mirë, qoftë e dynjasë apo e ahiretit.”
[Faqja zyrtare e shejh Ibn Uthejminit]
Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
لا خلاف بين علماء المسلمين قاطبة بجواز الدعاء في السجود وفي التشهد فيما يتعلق بأمور الآخرة أما فيما يتعلق بأمور الدنيا فالجمهور يجيزون ذلك والأحناف يبطلون الصلاة بدعاء دنيوي ويمثلون في ذلك بما لو قال مثلًا في صلاته سواء كان متشهدا أو كان ساجدا لو قال مثلًا : اللهم زوجني فلانة بطلت صلاته”.
“Nuk ka mospajtim ndërmjet dijetarëve muslimanë se lejohet të bëhet dua në sexhde dhe në teshehud për çështjet e Ahiretit.
Ndërsa sa i përket çështjeve të dynjasë:
Shumica e dijetarëve thonë se lejohet të lutesh edhe për gjëra të dunjasë gjatë namazit.
Ndërsa medh’hebi Hanefi thotë se namazi prishet nëse bëhet një lutje që lidhet me dunjanë.
Shembulli që japin hanefitë: Nëse një person gjatë namazit (qoftë në teshehud apo në sexhde) thotë: “O Allah, më marto me filanen”, atëherë, sipas tyre, namazi i tij bëhet i pavlefshëm.
لكن الصحيح أن المسلم بعد التفصيل الأول إذا دعا في سجوده دعاء دنيويا ما لم يكن فيه إثم أو قطيعة رحم ما في مانع من ذلك لماذا ؟ لأن الأمر كما قال – عليه الصلاة والسلام – في الحديث الصحيح : ( الدعاء هو العبادة )
“Mendimi më i saktë është se:
Nëse një musliman bën dua në sexhde për gjëra të dunjasë, kjo është e lejuar, për sa kohë ajo lutje nuk përmban mëkat dhe nuk përmban prishje të lidhjeve farefisnore.
Pse lejohet kjo?
Sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë në hadith të saktë:
((Duaja është vetë adhurimi)).”
(Dmth: çdo lutje është formë adhurimi.
Nuk kufizohet vetëm në çeshtjet e ahiretit.
Përderisa është e pastër (pa mëkat), lejohet edhe për nevoja të jetës së përditshme.)
[Fetawa abral hatif ues sejjara kaseta 281.al-albani com]
Nuk ka dyshim se ky mendim është më i sakti.
Ndërsa ata që e ndalojnë nuk kanë argument, prandaj mendimi i tyre është i papranuar.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم