A lejohet të marrim borxh nga dikush i cili e fiton pasurinë e tij në haram?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Çdo bashkëpunim në mëkat nuk lejohet. Kjo duke u bazuar në fjalën e All-llahut -Subhaneh-:

{DHE MOS BASHKËPUNONI NË MËKATE DHE ARMIQËSI}


Bërja e makinerive për prodhimin e produkteve të mishit të derrit është haram, sepse përdoret për haram të qartë.

Rregullimi dhe riparimi i këtyre makinerive të veçanta, duke e ditur se përdoren veçanërisht për produktet e derrit është haram, sepse është bashkëpunim në haram.

Dhe si rezultat fitimi i tij është haram.

 

Pasuria që fitohet nga diçka është dy lloje:

1) Ajo që fitohet nga një fitim i cili është haram, si: rroga qe merr nga një profesion që është haram.

2) Fitimi nga një diçka e cila është në vetvete haram, si: vjedhja, grabitja, shitja pijeve alkoolike, e drogës, apo e mishit të derrit.


Të marrësh borxh nga lloji i parë, e lejojnë disa dijetarë, prej tyre ibn Uthejmini.
Por më e mira është mos të marrësh, përpos nëse nuk ke ku gjen në vend tjetër.


Ndërsa marrja borxh nga lloji i dytë nuk lejohet, siç thotë Bin Bazi, Albani, Ibn Uthejmini etj.
Përveç nëse personi nga i cili do marrësh borxh është penduar nga mëkati i fitimit të pasurisë në atë mënyrë.


Një person i cili rregullon makineritë për produktet e derrit, edhe pse nuk është direkt në fitim prej derrit, nuk bën të marrësh borxh prej tij.

Përveç nëse është prej atyre që ka mendimin se lejohet, sepse e hanë qafirat në vende kufri, dhe jo muslimanët ne vendet islame.

Në këtë rast, pasuria e tij është e dyshimtë, dhe në origjinë lejohet, përpos nëse don të largohesh nga e dyshimta. Kjo është edhe më e mirë.


E nëse ai rregullon edhe makineri të tjera, të cilat përdoren për gjëra hallall, në këtë rast nuk ka problem të marrësh borxh prej tij, sepse pasuria e tij konsiderohet e përzier hallall-haram.

Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka marrë borxh nga jehuditë e Medines, dhe pasuria e tyre dihet që minimumi është e përzier hallall-haram.

Kështu thotë Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Feuzani, etj prej dijetarëve. Nuk dihet që ka mospajtim.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: