:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Kjo metodë e nxitjes për leximin e Kur’anit, nuk është metodë Selefije, e të parëve tanë të mirë.
Ata nxitnin për vepra të mira, por nuk ua kanë diktuar njerëzve se kur me i kry, sa me kry, e sidomos t’iu vendosin programe. Nuk e kanë bërë.
Kjo ngase të gjithë e dimë se njeriu mbi bazën e mundësive, të kohës dhe të kushteve, i programon adhurimet vullnetare të pakufizuara, si leximi i Kur’anit për shembull.
————
Ajo me të cilën nxisim njerëzit është ajo me të cilën All-llahu dhe i Dërguari i Tij i kanë nxitur njerëzit.
Ajetet dhe hadithet, shumë prej tyre janë të njohura te shumica prej jush.
Ajo me të cilën nxitet besimtari në lidhje me Kur’anin, është që t’a lexoje Kur’anin, i cili është dhikri më i mirë dhe është prej adhurimeve të mëdha me të cilat i afrohet robi All-llahut.
Është prej veprave vullnetare më të mira qe mund të shtosh, veçanërisht në muajin e Ramazanit.
Në leximin e tij është zbutja e zemrës dhe ushqimi i saj.
Në leximin e tij është rehatia, qetësia dhe gjallëria e shpirtit.
Ai është dhikër, meditim, dije, dhe përfitim në gjithçka që i duhet njeriut në këtë botë dhe ahiret.
Për leximin e Kur’anit duhet të flitet shumë. Te leximi i tij dhe te puna me të, është lumturia, suksesi dhe shpëtimi në të dy botët.
Me të All-llahu lartëson popuj, dhe poshtëron të tjerë.
Krenaria e njeriut dhe lartësimi i tij është te ndjekja e tij, ndërsa ulja dhe poshtërimi është kur i kthehet shpina Kur’anit.
Njeriu sa më shumë e lexon, e kupton dhe punon me të, aq më shumë ngrihet, i jepet sukses dhe ndihmë.
Selefët tanë të mirë i kanë dhënë përparësi shumë të madhe leximit të Kur’anit në çdo kohë, por i kanë dhënë akoma më shumë përparësi në muajin e Ramazanit. Sidomos në netët e Ramazanit, ne namazin e natës, apo të Terauive, ku e zgjatnin leximin e Kur’anit në namaz.
Çdo e mirë është në pasimin e Selefit dhe çdo e keqe është në atë që kanë shpikur Halefët (njerëzit që kanë ardhur pas Selefit).
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم