:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me udhëtimin e gruas per haxh apo umre pa mahrem.
Dijetarët në lidhje me këtë janë ndarë në disa mendime.
Mendimi i parë:
Lejohet të udhëtoje gruaja pa mahrem për çdo lloj qëllimi hallall.
Por me kushtin që të jetë nën shoqërim të një grupi të besueshëm, të devotshëm.
[Këtë mendim e kanë disa dijetarë Maliki]
Mendimi i dytë:
Lejohet të udhëtoje gruaja pa mahrem për çdo lloj adhurimi.
Por me kushtin që të jetë nën shoqërimin e një grupi të sigurtë, të devotshëm.
Dhe me kushtin që udhëtimi të jetë për të kryer një adhurim, dhe jo për çeshtje dunjaje.
[Këtë mendim e ka Ibn Tejmije]
Mendimi i tretë:
Lejohet për gruan të udhëtoje pa mahrem për të bërë haxhin obligativ (jo haxh vullnetar apo umre).
Por me kushtin që të jetë nën shoqërim të sigurt, me njerëz të devotshëm, të besueshëm, dhe të ruajtur. Ama në ditët tona është vështirë të gjesh grup të tillë, sepse nga ajo që kemi parë dhe dëgjuar, vështirë të gjesh një grup ku të gjithë janë të devotshëm, të ruajtur dhe të besueshëm.
[Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve Maliki dhe Shafii]
Dijetarët që e lejojnë gruan të udhëtoje pa mahrem për haxh bazohen në veprimin e Aishes dhe disa grave tjera të Profetit ﷺ të cilat kanë dalë për haxh pa mahrem.
Ky argumentim nuk qëndron për disa arsye:
– Veprimi i tyre nuk është argument.
– Ato janë nënat e besimtarëve dhe nuk krahasohen me to gratë tjera.
– Ato i ka kundërshtuar nëna tjetër e besimtarëve Ummu Selemeh.
Thotë Shejh Albani:
هذا لا يُلحق به سائر النساء؛ لأنه نساء الرسول صلى الله عليه وسلم و أمهات المؤمنين ، فلا يقاس عليهن سائر النساء. هذا أولا .
ثانيا: السيدة عائشة في هذا الخروج قد خالفتها أم سلمة و رَغِبْن منها أن تخرج معهن فأبت، و احتجت بحديث صحيح أن النبي صلى الله عليه وسلم قال : (( هذه ثم ظهور الخُصر ))
أي: هذه الحجة لكُنَّ معي ، أما بعد ذلك فلا تخرجن و الْزَمْنَ الخُصْر، يعني البيوت.
“Këtij (veprimit të Aishes dhe disa grave tjera të Profetit) nuk i bashkangjiten gratë tjera, sepse këto janë gratë e të Derguarit dhe nënat e besimtarëve, dhe nuk mund të krahasohen me to gratë tjera. Kjo e para.
E dyta: Ummu Selemeh, nëna e besimtarëve e ka kundërshtuar Aishen dhe nënat tjera të cilat dëshiruan që edhe Ummu Selemeh të shkoje me to, por ajo refuzoi.
Dhe u argumentua me fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kur iu tha grave te tij:
((Ky është Haxhi juaj me mua, dhe pas tij mos dilni më për Haxh, por qëndroni në shtëpia)).”
Pra, në këtë veprim të Aishes dhe disa grave tjera të Profetit nuk ka argument, sepse:
1) Veprimi i tyre nuk është argument, përpos nëse nuk do t’a kundërshtonte asnjeri.
Ama Ummu Selemeh e ka kundërshtuar këtë veprim dhe me këtë bie si argument.
2) Me gratë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk krahasohen gratë tjera.
Argument tjetër në të cilin bazohen këta dijetarë është hadithi:
((Do vije një kohë kur gruaja do udhëtoje e vetme nga Hijra (qytet ne Irak) për të bërë tauaf në shtëpinë e shenjtë. Nuk do frikësohet nga askush përpos prej All-llahut))
[Bukhari, Muslimi e të tjerë]
Shejkh Albani, Ibn Uthejmini, Bin Bazi… thonë:
“Në këtë hadith nuk ka argument për ata që e lejojnë të udhëtoje gruaja pa mahrem.
Sepse ky hadith nuk tregon legjislacion, por tregon ndodhi (dmth: lajmëron që do të ketë siguri, aq sa gruaja mund të udhëtoje e vetme, pa patur frikë se do i dale njeri t’a lëndoje, apo t’a dëmtoje, edhe pse asaj nuk i lejohet t’a bëje këtë).”
Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
“Ky hadith i ngjan hadithit:
((Do vije një kohë që do të ndiqni hapat e atyre që kanë qenë para jush -dmth: do ndiqni, pasoni Jehudët dhe të krishterët-))
A e lejon Profeti që të pasojmë Jehudët dhe të Krishterët? Jo.
Por Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tregon për një realitet që do ndodhe, edhe pse ajo nuk lejohet.
Kështu edhe kur tregon për udhëtimin e gruas e vetme.
Tregon për një realitet që do të ndodhe (për sigurinë e madhe që do të ketë).
Edhe pse nuk lejohet që gruaja të udhëtoje vetëm.
Ama nëse do udhëtoje, nuk do të ketë frikë për shkak të sigurisë që do të ketë në ato kohëra.
Atij Bin Hatim tregon që e ka arritur këtë kohë.”
Mendimi i katërt (Mendimi më i saktë):
Nuk lejohet që gruaja të udhëtoje pa mahrem për çdo lloj gjëje.
Qoftë edhe për kryerjen e Haxhit obligativ. Nuk lejohet.
[Këtë mendim e kane Hanefitë, Hanbelitë dhe pothuajse të gjithë dijetarët e kohës sonë]
Ky është mendimi i tre Imamllarëve të mëdhenjë të kohës tonë: Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini.
Ky është mendimi i Komisionit të Përhershëm [Lexhnes].
Ky mendim është më i sakti.
Shejkh Bin Bazi thotë:
لا يجوز للمسلمة ان تحج بدون محرم. النبي صلى الله عليه وسلم قال:(( لا تسافر امرأة الا مع ذي المحرم))،
و قد ذهب بعض العلماء الى جواز الحج مع ثقات النساء بدون محرم ، و لكنه قول مرجوح.
“Nuk i lejohet muslimanes të bëje haxhin pa mahrem. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((Nuk i lejohet një gruaje të udhëtoje përveçse me mahrem)).
Disa dijetarë e lejojnë që gruaja t’a bëje haxhin pa mahrem, nëse është e shoqëruar me gra të devotshme, të besueshme, të sigurta. Por ky mendim nuk është i saktë.”
Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
هذا العمل و هو الحج بدون محرم مُحَرَّم لحديث ابن عباس رضي الله عنهما قال سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول و هو يخطب : (( لا تسافر المرأة الا مع ذي محرم )) فقام رجل فقال: يا رسول الله إن امرأتي خرجت حاجة و إني قد اكتُتِبت في غزوة كذا و كذا ، فقال النبي صلى الله عليه وسلم: (( انطلق فحج مع امرأتك ))
[ رواه البخاري و مسلم].
فلا يجوز للمرأة السفر بدون محرم…
و لا فرق بين أن يكون معها نساء أو لا. أو تكون آمنة أو غير آمنة، حتى و لو ذهب مع نساء من أهل بيتها و هي آمنة غاية الأمن …
قال: و ذلك لأن النبي صلى الله عليه وسلم لما أمر الرجل بالحج مع امرأته لم يسأل ما إذا كان معها نساء و هل هي آمنة أم لا ، فلما لم يستفسر عن ذلك دل على أنه لا فرق. و هذا هو الصحيح.
“Ky veprim që gruaja të bëje Haxh pa mahrem është haram, duke u bazuar në hadithin e Ibn Abassit i cili thotë se e ka dëgjuar Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të thotë:
((Nuk i lejohet gruas të udhëtoje përveçse me mahrem))
U ngrit një burrë dhe tha:
O i Dërguar i All-llahut: gruaja ime dëshiron të bëje Haxhin, ndërkohë unë jam regjistruar për të shkuar në këtë dhe këtë fushatë ushtarake.
Profeti i tha: ((Shko dhe bëj Haxh me gruan tënde)).
Nuk i lejohet gruas të udhëtoje pa mahrem.
Dhe nuk ka dallim a shkon me gra apo pa gra, e sigurtë apo jo e sigurt. Madje edhe nëse shkon me gratë e familjes së vet duke qenë në kulmin e sigurisë, përsëri nuk i lejohet të udhëtoje pa mahrem.
Kjo sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kur e urdhëroi atë burrin që t’a shoqëroje gruan e tij dhe të bëje Haxh me të, nuk e pyeti nëse me të ka gra, apo a është e sigurtë.
Përderisa nuk e pyeti dhe nuk kërkoi shpjegim për këtë, kjo tregon se nuk ka dallim.”
Dmth: sikur të ishte që gruas i lejohet me dal me gra tjera që janë të besueshme, Profeti do i thonte, dhe nuk do e urdhëronte burrin e saj që të shkoje me të, sidomos kur ai ishte regjistruar për fushatë ushtarake.
Kjo tregon se nuk lejohet për gruan të udhëtoje pa mahrem në asnjë rast.
Plus kësaj, si mund t’a lëre besimtari gruan e tij, apo vajzën e tij të udhëtoje me gra dhe burra të huaj, sidomos në kohën tonë.
A nuk ka xhelozi për familjen e tij?!
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((ثلاثة لا يدخل الجنة: الدَّيُّوث…))
Kuptimi i hadithit
((Tre persona nuk hyjnë në xhennet: (prej tyre) Ai që nuk ka xhelozi për familjen e tij…))
[Sahih Albani]
Haxhi dhe Umra janë adhurime me të cilat njeriu shpreh devocionin e tij ndaj All-llahut.
Janë adhurime me të cilat kërkohet afrim tek All-llahu dhe kënaqësia e Tij.
Afrimi tek All-llahu dhe te kënaqësia e tij nuk arrihet me mëkate.
Shejh Albani thotë:
لأن المقصود من هذه العبادات و من هذه الطاعات كلها هو : أن يزداد المسلم بها تقربا الى الله تبارك و تعالى و أن يحظى بمغفرته و رضوانه و أن يعود كيوم ولدته أمه….
فماذا يقال عن امرأة من أول خُطْوة تَخْطوها من دارها الى آخر خطوة تدخل بها دارها هي آثمة، عاصية لله عز وجل، فهل ترجع كما ولدتها أمها ؟ لا.
[شرح كتاب الأدب المفرد 182]
“Qëllimi i këtyre adhurimeve është që t’a shtoje muslimanja afrimin tek All-llahu dhe t’a arrije faljen e Tij dhe kënaqësinë e Tij, dhe të kthehet (e pastër nga gjynahet) si ditën kur e ka lindur nëna…
Ç’farë mund të thuhet për një grua e cila që kur hedh hapin e parë, kur del nga shtëpia, e deri në hapin e fundit kur hyn në shtëpinë e saj, ajo është gjynahqare (mëkatare)?!
A kthehet pa mëkate si ditën kur e ka lindur nëna e saj?? Jo.”
Kur gruas nuk i lejohet të udhëtoje pa mahrem për Haxhin Obligativ, për gjëra të tjera edhe më shumë nuk i lejohet.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم