A lejohet ulja apo qëndrimi në ambjente ku serviret edhe harami?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Nuk lejohet të futemi dhe të ulemi në klube apo ambjente ku shitet dhe serviret harami, për shkak të harameve që gjenden dhe serviren aty.

Sikur vetëm fakti që ti me kafen që pi aty, kontribon në mbajtjen e aktivitetit të tij qoftë edhe pak, mjafton si shkak (vepër) për të gjykuar se nuk lejohet.

Kjo sepse All-llahu ka ndaluar që të bashkëpunojmë në mëkate, qoftë edhe pak.


Disa e devijojnë të vërtetën me interpretime të ndryshme. Thonë:

“S’ka problem, sepse ti nuk e ke alkolin në tavolinë” e shprehje tjera të ngjashme.

Iu thuhet: “Po kontributit që jepet në haram, ç’farë interpretimi i jepni?!”

Kam përshtypjen se një pjese të madhe të muslimanëve as nuk iu shkon mendja te harami.

Maksimumi mendja iu shkon vetëm te alkoli.

Akolin e anashkalojnë me pretekstin se nuk e kanë në tavolinë, dhe s’ka problem.


As nuk iu shkon mendja te fakti që po bashkëpunojnë në mëkat dhe po kontribojnë që ai t’a mbaje aktiv atë biznes haram.

Disa thonë: “Një kafe që pijmë ne, nuk e ndihmon shumë.”

Iu thuhet: “Sado i vogël të jetë kontributi në haram, nuk lejohet, me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.”


Shejkh Albani ka thënë:
“Nuk lejohet të bëhen dasma në restorante ku bëjnë dasma të tjerët me muzikë, apo harame tjera, edhe nëse në dasmën tënde pronari e ka pastruar restorantin nga të gjitha haramet. Pse? Sepse ti kontribon qe ai t’a mbaje atë biznes të cilin e përdor edhe për haram.”

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: