:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Nuk ka asnjë argument që tregon se koka është mirë të mbulohet.
Janë transmetuar disa hadithe, por janë të dobëta, dhe disa të shpikura.
Mbajtja e takijes futet te zakonet dhe traditat e veshjes te njerëzit.
Nëse një popull e ka zakon ose traditë që të mbulojnë kokën, dhe e konsideron zbukurim, atëherë është e pëlqyer të mbulohet koka në namaz, duke u bazuar te fjala e All-llahut:
{يا بني آدم خذوا زينتكم عند كل مسجد}
Kuptimi i ajetit:
{O bijtë e Ademit! Vishni rrobat e bukura (që dispononi) në çdo namaz}
Thonë dijetarët:
“Ky ajet urdhëron besimtarët të vishen përshtatshëm në namaz, që të mbulojnë pjesët që duhen mbuluar. Plus kësaj i nxit që të veshin rrobat e mira dhe të bukura që i disponojnë, rroba me të cilat shfaqen sa më bukur tek të tjerët.”
Pra, nëse një popull e konsideron mbajtjen e takijes (mbulimin e kokës) zbukurim, dhe nëse nuk e mbulojnë shikohet si turp, apo, si gjë jo e bukur te njerëzit, siç ishte te të parët tanë, dhe te disa popuj në kohët tona, atëherë mbulimi i kokës është i pëlqyer në namaz, sepse është më parësore të zbukurohemi për All-llahun ﷻ.
Ibn Umeri i tha Nafiit kur e pa që po falej me kokë zbuluar:
“A del kështu te njerëzit? Nafi ia ktheu: Jo.
Tha ibn Umeri: All-llahu është më i meritueshëm të zbukurohesh për Të.”
[E përmend këtë transmetim shejh Albani]
Te populli jonë nuk është turp mosmbajtja e takijes apo me dal pa takije. Madje mund të jetë turp me dal me takije.
Prandaj nuk mund të themi që është i pëlqyer mbulimi i kokës në namaz te ne.
Thotë Ibn Uthejmini:
أن ستر الرأس أفضل في قوم يُعتَبَر ذلك من أخذته الزينة، أما إذا كنا في قوم لا يعتبر ذلك من أخذ الزينة فإنا لا نقول: إن ستره أفضل و لا إن كشفه أفضل
“Mbulimi i kokës (në namaz) është mirë (dmth: i pëlqyer) nëse jemi te një popull ku mbulimi i kokës konsiderohet prej zbukurimit në veshje.
E nëse jemi në një popull ku mbulimi i kokës nuk konsiderohet prej zbukurimit në veshje, në këtë rast nuk themi që mbulimi i kokës është mirë (i pëlqyer), dhe as që zbulimi i kokës është mirë (i pëlqyer).”
[Esh-Sherh El Mumti 2 / 166]
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم