:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Nëse njolla është e njomë, saqë kur e prek ajo le gjurmë, kjo konsiderohet papastërti.
Ndërsa nëse është e thatë dhe kur e lan, ajo e lëshon pisllëkun e saj, me aq sa di unë, ka mospajtim (nëse nuk po gaboj, ngase nuk e kam të studiuar mirë). Deri në këtë çast anoj te ajo që konsiderohet papastërti.
A përsëritet namazi?
Më e përafërta është se nuk përsëritet nëse e ke parë pasi je falur.
Duke u bazuar në hadithin e saktë i cili tregon se Profeti është falur duke patur papastërti në sandalen e tij. Gjatë namazit i erdhi Xhibrili alejhis-selam dhe i tregoi se ai kishte papastërti. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i hoqi sandalet duke qenë në namaz, dhe e vazhdoi namazin.
Kjo do të thotë se nëse nuk e di, namazi është i saktë.
Nëse gjatë namazit kujtohesh, është detyrë të hiqet papastërtia, nëse është e mundshme heqja.
E nëse është prej atyre qe nuk hiqet, si për shembull: mbathjet, atëherë në këtë rast është detyrë të dalësh nga namazi, të pastrosh mbathjet, dhe të përsëritësh namazin.
Ndërsa abdesi, nuk prishet.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم