:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka dallim ndërmjet bërjes së sexhdes në një rrobë, copë, tapet etj që është e vendosur (e shtruar) në tokë, dhe asaj që është e lidhur me njeriun, si kapuçi, çallma, shamia etj.
Nëse sexhdja është në një copë që shtrohet në tokë si tapeti, sexhadja etj, atëherë lejohet sexhdja mbi të.
Sepse siç e dimë është saktësuar se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka bërë sexhde mbi hasër, apo rrobë që shtrohet.
Ndërsa nëse sexhdja është mbi një pjesë të kapuçit, apo shamisë, e cila lëviz bashkë me ty, atëherë në këtë rast ka mospajtim te dijetarët.
Shafiitë thonë:
“Nuk lejohet.”
Bazohen në disa hadithe, por janë të dobëta.
Shumica e dijetarëve, prej tyre Hanefitë, Malikitë dhe Hanbelitë, thonë:
“Lejohet.”
Po ashtu edhe Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Albani kanë të njejtin mendim.
Shejkh Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Më e mira është që balli t’a preke tokën (tapetin etj) direkt, pa pengesë të lidhur me trupin e personit.”
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم