Cili është gjykimi i shkurtimit të qimeve të trupit?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Në lidhje me qimet e trupit ka mospajtim.

Shumica e dijetarëve të kohës tonë, prej tyre Shejkh Bin Bazi, Ibn Uthejmini dhe Dijetarët e Lexhnes e konsiderojnë të lejuar. Thonë:
“Nuk ka argument që e ndalon.”


Këta dijetarë i ndajnë qimet e trupit në tre lloje:

1) Qime të cilat është detyrë heqja e tyre brenda 40 ditëve. Këtu përfshihen: qimet në sqetulla, qimet në vendin intim (përreth organit gjenital).

2) Qime të cilat është e ndaluar heqja e tyre. Këtu përfshihen: qimet e mjekrrës te burrat, qimet e vetullave te burrat dhe gratë, flokët te gratë poshtë normales, me të cilën përngjason me burrat.

3) Qime të cilat lejohet heqja e tyre. Këtu përfshihen: qimet e gjoksit për burra dhe për gra, apo qimet e këmbëve për burra dhe gra.


Shejh Albani ka thënë:
“Ndalohet heqja e qimeve në të gjithë pjesët e trupit, përpos në ato vende të cilat është detyrë heqja e tyre, apo lejohet heqja e tyre (flokët te burrat).”


Lejohet që burri t’i heq, ose t’i rruaj flokët e kokës në çdo kohë, përpos kur është në Ihram.

Disa dijetarë e konsiderojnë mekruh rruajtjen e kokës për burrat, përpos në Haxh apo Umra, apo kur e ka të nevojshme.


Nëse dikush ecën me mendimin që bën, atëherë t’a bëje vetë.

Gruas nuk i lejohet të shkoje t’a zbuloje trupin e saj te gratë tjera. Le t’a bëje vetë.

Burrave nuk iu lejohet të zbulojnë pjesët e turpshme te të tjerët.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: