:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Nuk ka argument që e ndalon gruan të flasë dhe të dëgjohet zëri i saj te ata që nuk i ka të afërm (mahrem).
Thotë Ibn Haxheri në [Fethul Bari]:
“Në këtë hadith ka argument se zëri i gruas lejohet të dëgjohet.”
Thotë Shejkh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë):
“Zëri i gruas nuk është Auret (gjë e turpshme/e ndaluar).
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka dëgjuar zërin e grave, po ashtu edhe shokët e tij kanë dëgjuar zërin e tyre.”
[El Fetawa El Bazijjeh]
Thotë Shejkh Bin Bazi:
“I lejohet gruas të pyesë (atë që nuk e ka të afërm) për nevojat e saj, të shes apo të blejë.”
[El Fetawa El Bazijjeh]
Dmth përderisa i lejohet të shesë dhe të blejë, atëherë lejohet t’a dëgjojnë zërin e saj burrat e huaj, sepse ajo do e pyesë sa kushton malli etj.
Thotë Shejkh Albani:
“Zëri i gruas te burrat është si zëri i burrave te gratë. Nuk ka dallim. Zëri këtu është për qëllim zëri normal i saj.
Ama nëse e zbut zërin e saj dhe e zbukuron atë, në këtë rast është e ndaluar.” -F-
[Fetewa abral Hatif ue Sejjarah, kaseta 246]
Thotë Shejkh Ibn Uthejmini:
“Nuk ka problem që t’a dëgjoje burri zërin e gruas (qe nuk e ka të afërm), por pa e zbutur dhe holluar zërin.” -F-
Thotë LEXHNJA (komisioni i përhershëm):
“Zëri i gruas nuk është auret dhe nuk është i ndaluar të dëgjohet.” -F-
[Fetava El-lexhneh 17/202]
Pra, zëri i gruas nuk është auret dhe nuk është i ndaluar të dëgjohet nga burrat që janë të huaj për të.
Të flase gruaja (me të folurin e saj normal, me zërin e saj normal, pa e zbukuruar) në prezencë të ndonjë burri të huaj, apo të pyes një burrë për diçka, nuk ka problem.
Ajo ç’farë ndalohet është:
Zbukurimi i zërit dhe hollimi i zërit me qëllim.
Kjo është ajo që ka ndaluar All-llahu -سبحانه-.
Thotë All-llahu (duke iu drejtuar grave të Profetit, dhe bashkë me to edhe grave tjera):
(فلا تخضعن بالقول )
Kuptimi:
{Mos e holloni dhe zbutni zërin kur të flitni}
Dmth: mos e zbukuroni.
Pra, ajo që ndalohet është zbukurimi i zërit dhe jo vetë zëri.
Zbukurimi i zërit dhe hollimi i zërit me qëllim nuk bën, qoftë edhe nëse e zbukuron duke lexuar Kur’an me zë në prezencë të ndonjë burri të huaj.
U pyet Shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
“A i lejohet gruas të lexoje Kur’an para një mësuesi, që t’a mësoje dhe korrigjoje kur ajo gabon?
Shejkhu u përgjigj: Nuk lejohet kjo gjë.”
Në një vend tjetër Shejkh Albani thotë:
“Nëse e lexon me zë normal pa texhuid (dmth: e lexon pa këndim, thjeshtë, sikur lexon një hadith), në këtë rast, nëse nuk bën fitne ndoshta lejohet.
Por unë nuk e di. Ato e dinë nëse bëjnë fitne apo jo.
Pyetësi i tha: Fitnja është prezente në çdo lloj forme.
Shejkhu tha: Atëherë është e ndaluar.”
[Silsile Huda ue Nur 814]
Shejkh Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Nëse e lexon në formë këndimi me texhuid nuk lejohet. E nëse e lexon pa këndim (dmth: thjeshtë sikur lexon një hadith) lejohet.”
Shejkh Feuzani (All-llahu e ruajt) thotë:
“Nuk lejohet që gruaja të lexoje Kur’an me zë në prezencë të burrave të huaj.
Prandaj kur ajo falet me xhemat me burrat nuk i lejohet të ngrejë zërin kur thotë Amin, apo t’a korrigjoje imamin me zë etj..”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم