:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ngritja e duarve në namaz është në dy mënyra ose forma:
1) Deri te supet.
2) Deri te e buta e veshëve, por nuk preket e buta e veshëve siç mendojnë disa.
Të dyja format është mirë të praktikohen.
Duart hapen, drejtohen mirë dhe kthehen nga ana e kibles. Gishtat as nuk i mbyll, dhe as nuk i hap shumë.
Ndërsa sa i përket kohës se kur ngrihen duart.
Ka dallim në lidhje me kohën e ngritjes së duarve ndërmjet tekbirit fillestar dhe tekbireve tjera.
Disa nuk bejnë dallim, ama e vërteta është se ka dallim.
Tekbiri fillestar ka tre kohë:
Ngrihen duart bashkë me tekbirin (thënien All-llahu Ekber).
Duart mbahen të ngritura deri sa të thuash tekbirin siç thotë Imam Neueuiju.
Ngrihen duart, pastaj bën tekbir.
Edhe në këtë rast, disa dijetarë, prej tyre Imam Neueuiju thonë se duart mbahen të ngritura derisa të thuash tekbirin.
Bën tekbirin, pastaj ngren duart.
Ndërsa në tekbiret tjera.
— Tekbiri i rënies në ruku, ka mospajtim shumë të fortë te dijetarët.
Shumica thonë se tekbiri bëhet me zhvendosjen.
Në këtë rast ngritja e duarve bëhet me tekbirin, ose fillon pak para tij.
Unë anoj te ajo që tekbiri bëhet pa filluar përkuljen e trupit, ose e fillon tekbirin para se të filloje përkuljen e trupit, dhe e përfundon gjatë lëvizjes.
Kjo është ajo që anoj deri në këtë moment.
Ndoshta më vonë gjatë studimit më të gjerë mund t’a ndryshoj -All-llahu e di më së miri-.
Në rastin e parë i praktikon tre format e ngritjes së duarve.
Ndërsa në rastin e dytë vetëm një formë ose dy mund të bësh.
— Ngritja e duarve në thënien SEMIALL-LLAHU LIMEN HAMIDEH bëhet duke i shoqëruar me thënien.
Disa bëjnë gabim, sepse pasi drejtohen i ngrejnë duart. Kjo është gabim.
— Në tekbirin e ngritjes për në rekatin e tretë, pas teshehudit të parë, tekbiri bëhet kur je i ulur (kjo është ajo që anoj deri tani) dhe si rezultat edhe ngritja e duarve bëhet ulur.
Në mendimin e atyre që thonë se praktikohen të tre format kohore të ngritjes së duarve, këtu mund t’i praktikosh të treja.
Te kjo (praktikimi i të trejave) nuk jam i bindur plotësisht, por insha All-llahu kur t’i vije rradha do e shpjegoj më gjerësisht.
— Është e pëlqyer që nganjëherë të ngrihen duart në të gjitha tekbiret e tjera.
Në rastet kur është tekbiri i ngritjes nga sexhdja, normal që duart ngrihen sapo të jesh i pa nevojshëm që të ndihmohesh me to për t’u ngritur.
—————
Sa i përket përmendjes së argumentave dhe fjalëve të dijetarëve nuk mund t’i përmend këtu, sepse më duhen minimumi dy ditë, por insha All-llahu kur t’i vije rradha te mësimi i Namazit.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم