Gjykimi i leximit me zë, në namazet ku recitohet me zë

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me leximin me zë në namazet me zë (sabahu, dy rekatet e para të akshamit, dhe dy rekatet e para të Jacisë).


Shumica e dijetarëve thonë:
“Është sunnet leximi me zë, si për atë që falet vetëm, si për imamin që falet me xhemat.”


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Leximi me zë në namazet me zë nuk është obligim, por është i pëlqyer… sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

((Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon Fatihanë))

Dhe nuk e ka kufizuar me zë apo pa zë.
Nëse njeriu e lexon Fatihanë në çdo rekat, e ka realizuar obligimin (dhe namazi i tij është i saktë).”
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmin 13 /73-74; Islamqa.info]


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Për Imamin është sunnet. Ndërsa për atë që falet vetëm, varet. Nëse e sheh se leximi me zë e përqëndron më shumë, atëherë të lexoje me zë. E nëse leximi pa zë e përqëndron më shumë, le të lexoje pa zë.”
[Mexhmu Fetewa ue Mekalat shejh Bin Bazi 11/116; binbaz.org]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Është obligim të lexoje me zë në namazet me zë.
Argument të veçantë për këtë nuk ka, por ka argument të përgjithshëm.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

 ((Faluni siç më keni parë duke u falur))

 Por, ne nuk dialogojmë shumë në këtë (dmth: nuk insistojmë shumë te të tjerët në këtë), sepse shumica e dijetarëve thonë se është sunnet dhe ata mund të kenë një argument që nuk e dimë ne…”
[Fetewa abral hatif ues sejjara 266; alathar.net]


Argumentimi i shejh Albanit është i fortë.

Personalisht i qëndroj asaj që imami duhet të lexoje me zë dhe nuk duhet t’a neglizhoje, sepse siç thotë shejh Albani, nuk është saktësuar që Profeti ka lexuar ndonjëherë pa zë në këto namaze.

Nëse harron duhet me ia kujtu. Nëse me qëllim lexon pa zë, nuk them dot që nuk ka namaz.

Sa i takon atij i cili falet vetëm, çeshtja është më e gjerë.



Gjykimi i leximit me zë te gratë

Shumica e dijetarëve thonë:
“Gruaja nuk lexon me zë. Sidomos nëse ka burra të huaj prezent.
Ama nëse falen me gra tjera, mundet të lexoje me zë.”


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“I njejti gjykim është edhe te gratë, si te burrat, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

((Gratë janë motrat e burrave))

Dmth: ç’farë ka ardhur për burrat, i përfshin edhe gratë, përpos nëse ka argument që i veçon.

Në këtë rast nuk ka argument që i veçon, vetëm se duhet të ruhet kur ka burra të huaj prezent. Mos t’a ngrite zërin.”


Unë anoj te ajo që nëse falen gratë me xhemat, duhet të lexoje me zë, nuk duhet t’a neglizhoje, përveç nëse ka burra të huaj prezent.

Nëse nuk lexon me zë kur falet me xhemat, nuk them dot që namazi i tyre nuk është i vlefshëm.

Ndërsa nëse falet vetëm, çeshtja është e gjerë, siç e përmenda te burrat.

Vetëm se duhet të ketë kujdes mos t’a ngrite zërin në namaz, nëse ka burra të huaj prezent.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: