Gjykimi i mbajtjes së Qabes apo Xhamisë së Profetit ﷺ në vende të ndryshme (mure, makina, rroba etj)

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Është pyetur Shejh Bin Bazi në lidhje me ata që e vendosin foton e Qabes, apo xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në mure. Ka thënë:
“Duhet t’a lënë këtë, dhe mos t’a veprojnë.”
[binbaz.org]


Është pyetur Ibn Uthejmini në lidhje me disa të cilët e vendosin figurën e Qabes në rroba, dhe fjalen La ilahe Il-lall-lla Muhammed Rasulull-llah. U përgjigj shejhu:
“Kjo gjë është gabim i madh.”


Komisioni i Përhershëm thotë:
“Nëse vendoset në formë madhërimi, apo nderimi, atëherë është bidat.”


Nëse vendoset thjesht për zbukurim, Qabja nuk është që të zbukurohen muret e shtëpiave, apo këllufet e telefonave me foton e saj. Kjo madje në disa raste është edhe poshtërim dhe nënvlerësim.


U pyet shejh Bin Bazi për sexhadet në të cilat është vendosur figura e Qabes? U përgjigj:
“Nuk lejohet pikturimi i Qabes (vendosja) e figurës së Qabes në shtroje, sepse kjo është lloj poshtërimi dhe nënvlerësimi.”
[Faqja zyrtare e Shejh Bin Baz]

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: