Gjykimi i recitimit të Kur’anit (sure apo ajete) shtesë pas sures el Fatiha në namaz

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Leximi i sures el Fatiha është shtyllë e namazit. Nuk ka namaz pa të!

Përpos kur falesh me imam në rekatet me zë (ku reciton imami).

Ama kur falesh vetëm, apo me xhemat në rekatet pa zë, ajo është shtyllë, nuk ka namaz pa el Fatihanë.

Leximi i sures tjetër pas sures el Fatiha, është i pëlqyer në rekatin e parë dhe të dytë.

Ndërsa në rekatin e tretë dhe të katërt ka mospajtim.


Shumica e dijetarëve
, prej tyre Hanefitë, Malikitë dhe Hanbelitë, thonë:
“Prej sunnetit është që në rekatin e tretë dhe të katërt mos me lexu sure (ose ajete) shtesë mbi Fatihanë.”


Disa dijetarë
thonë:
“Pëlqehet me lexu sure shtesë mbi Fatihanë në namazin e Drekës dhe të Ikindisë, duke u bazuar në hadithin e Ebi Seiid El Hudri që e transmeton Muslimi.”

Është transmetuar nga Ebi Bekër Es-Sidik (radijall-llahu anhu), se në namazin e Akshamit në rekatin e tretë, ai lexonte ajetin:

{Rabbenaa la tuzig Kuluubenaa ba’de idh hedejtena…)

Disa dijetarë thonë se Ebu Bekri e lexonte këtë ajet në formë duaje.


Ndërsa disa dijetarë tjerë thonë:
“Pëlqehet nganjëherë të lexohet sure shtesë mbi Fatihanë, në namazin e drekës dhe të ikindisë.”
Siç e përmend këtë imam Neueuiju në [Mexhmu 3/351, Islamqa.info]


Thotë San’aanij në [Subulus-Selam]:
“Mund të bëjmë bashkim argumentesh dhe të themi se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem herë lexonte sure pas Fatihasë në rekatin e tretë dhe të katërt, dhe herë jo.”
[islamqa.info]


Të njejtën gjë thotë edhe ibn Uthejmini në [Sherh El Mumti 3/215; Islamqa.info]


Ibnul Kajjimi në [Zadul Mead 1/239] thotë:
“Mund të themi që më së shumti është kjo (mos leximi i ndonjë sureje pas Fatihasë në rekatin e tretë dhe të katërt), dhe nganjëherë lexon.”
[Islamqa.info]


Shejh Bin Bazi thotë:
“Pëlqehet nganjëherë në rekatin e tretë dhe të katërt, në namazin e drekës dhe të ikindisë të lexohet pas Fatihasë, por kjo nganjëherë.”
[Binbaz.org]


Mendimi më i përafërt është:
“Lexohet pas Fatihasë Kur’an (sure ose ajete) në rekatin e tretë dhe të katërt, por kjo nganjëherë. Duke vepruar kështu me të gjitha argumentet.”

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: