Kur duhet të falen teravitë?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Parimi bazë është që ka vetëm një teravi.

Ndarja në teravi dhe namaz nate, nuk ka asnjë argument.

Kjo ndarje është injoranci e atyre që e kanë shpikur atë.

Namazi i natës është namaz i teravive, dhe namazi i teravive është namaz nate.


Megjithatë kjo gjë është përhapur tanimë. All-llahu e përmirësoftë gjendjen e muslimanëve.

Dhe tani, meqenëse është përhapur, dhe është bërë si të jetë sunnet, ndërkohë sunneti është i pastër nga kjo, veprimi ynë karshi këtij fenomeni është në varësi të vendit apo xhamisë ku falemi.

Nëse shumica e njerëzve i falin teravitë, falu natën. Fale vetëm jacinë, ndërsa teravitë i fal me shumicën natën.

Nëse shumica dërrmuese i falin teravitë pas jacie, dhe një pjesë e vogël falen natën, falu me shumicën, ku xhemati është më i madh.

Përveç nëse natën falen më mirë, më gjatë, e zgjasin leximin, zgjasin rukunë dhe sexhden. Në këtë rast fali teravitë natën.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: