Llojet e ftesave dhe pergjigja ndaj tyre

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ftesa (thirrja) është dy lloje:

1) Ftesa e veçantë për dasmë. Kur dikush prej muslimanëve të thërret për dasmë.

2) Ftesa në përgjithësi, për arsye tjera, si për shembull: ftesa për iftar.


Sa i përket ftesës për dasmë
, shumica e dijetarëve thonë:
“Është detyrë t’i përgjigjesh, përpos nëse ke justifikim.”

Në lidhje me këtë,Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
شَرُّ الطَّعَامِ طَعَامُ الْوَلِيمَةِ يُمْنَعُهَا مَنْ يَأْتِيهَا وَيُدْعَى إِلَيْهَا مَنْ يَأْبَاهَا وَمَنْ لَمْ يُجِبْ الدَّعْوَةَ فَقَدْ عَصَى اللَّهَ وَرَسُولَهُ.
((Kush nuk i përgjigjet, ka kundërshtuar All-llahun dhe të Dërguarin e Tij))
[Buhariu dhe Muslimi]


Sa u përket ftesave në përgjithësi
, për sebepe të ndryshme (për iftar), ka mospajtim.


Shumica dërrmuese e dijetarëve thonë:
“Nuk është obligim t’i përgjigjesh.”


Shejh Albani thotë:
“Hadithi: ((Prej hakut të muslimanit ndaj muslimanit është përgjigja e ftesës))
Ky argument është i përgjithshëm. Përfshin çdo thirrje për ushqim, jo vetëm për dasmë.”


Shejh Ibn Uthejmini thotë:
“Pëlqehet t’i përgjigjesh atij që të thërret për sebepe tjera, jo për dasëm. Por nuk e ke obligim.”


Këtu është për qëllim kur të veçon me thirrje, ose vetë, ose nëpërmjet dikujt, që je i ftuar për dasmë.

E nëse thirrja është e përgjithshme, nuk të veçon ty me thirrje, atëherë dijetarët, prej tyre Ibn Uthejmini, thonë: “Në këtë rast nuk është obligim t’i përgjigjesh.”

Nëse të thërret dikush për dasmë, është obligim t’i përgjigjesh, përveç nëse ke arsye.


Ndërsa nëse të thërret për sebepe tjera (për iftar), unë anoj te ajo që duhet me iu përgjigj.
Nuk mund të them që është obligim, por duhet me iu përgjigj dhe nuk duhet neglizhuar.

Nëse dëshiron të hash iftar me familjen, pasi familja kanë dëshirë të hanë bashkë dhe fëmijët të presin me ngrënë bashkë, atëherë i thua atij që të ftoi: “Ma bëj hallall, nuk mundem”, dhe nuk ka gjynah.


Ama nëse nuk të pret dikush për iftar, por refuzon thjesht se nuk do që të shkosh, kjo nuk është e mirë.

Akoma më keq është kur e zgjedh personin.

Ai që të therret i pari për iftar, atij duhet t’i përgjigjesh. Nuk bën t’a refuzosh atë për dikë tjetër që ka ushqimin më të mirë, apo se e ke më shumë shok.

Kjo është sa i takon rastit kur vetë personi të bën ftesë (të thërret).


Duhet të dimë se ka dallim iftari, apo ushqimi që përgatit dikush, dhe do me të nderu me të..

..nga iftari apo ushqimi që përgatitet për shpërblim, si rasti i iftareve në xhamia.

Në rastin e parë thirrja është për ty, dhe duhet me iu përgjigj.

Ndërsa në rastin e dytë thirrja është të shtohet sa më shumë numri. Në këtë rast s’ka problem nëse nuk i përgjigjesh.

Kjo kur vetë ai që e bën, të fton.

Ama, nëse është organizim i dikujt, dhe paratë janë të dikujt tjetër, në këtë rast nuk është fare problem mos me iu përgjigj, qoftë edhe pa arsye.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: