Mënyra e dhënies Mes’h çorapeve

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Mes’h mbi çorape, apo mbi këpucë fillon nga gishtat e këmbëve deri te fillimi i kërcirit.
Prej sunnetit është që t’i japësh me dorën e djathtë këmbës së djathtë, dhe me dorën e majtë këmbës së majtë, në të njejtën kohë.
Nëse i jep njëherë njërës dhe pastaj tjetrës, është e vlefshme.”
[Mexhmu Fetewa ue Resail Ibn Uthejmini 11]


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“I jepet të djathtës në fillim dhe pastaj të majtës, duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Kur të merrni abdes filloni me të djathtën))
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.”
[Mexhmu Fetewa ue Mekalat shejh Bin Bazi 10/105]


Ndoshta më i përafërt është mendimi i Ibn Uthejminit, duke u bazuar në hadithin e el Mugira bin Shu’beh ku thotë:
((Pastaj u dha mes’h të dyjave))


Shejh ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Nuk tha: i dha të djathtës, pastaj të majtës. Por tha: u dha të dyjave.
Që jep të kuptohet se u ka dhënë të dyjave në të njejtën kohë.”

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: