Nëse dy rekatet sunnete të sabahut nuk i fal para farzit, kur duhen falur pas farzit?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Nëse nuk arrin t’i falësh para farzit, ka dy kohë kur duhen falur dy rekatet sunnete të sabahut:

1) Pas lindjes së diellit.

2) Direkt pas farzit.


Nëse i fal pas lindjes së diellit, pasi të kaloje koha e qortueshme, është më mirë siç thotë Shejh Bin Bazi. Duke u bazuar në hadithin:
((Atij të cilit i ikin dy rekatet e Sabahut, t’i fale pas lindjes së diellit))


Nëse i fal pas namazit të Sabahut lejohet.

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem shikoi një person që po falej pas namazit farz të Sabahut. I tha:
((A po fal Sabahun katër rekat?! Personi i tha: o i Dërguari i All-llahut. Fala dy rekatet e Sabahut të cilat nuk i fala dot para namazit. Profeti heshti -në formë aprovimi-))


Ai i cili i fal pas namazit të Sabahut, duhet t’i fale menjëherë pas selamit të imamit, siç thotë shejh Albani, me argumentin se Sahabiu i fali menjëherë pas Sabahut. Prandaj Profeti  i tha:

((A po fal namazin e Sabahut 4 rekat))

Dhe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia miratoi atij.


Profeti alejhis-selam ka ndaluar që pas namazit të Sabahut të falet namaz deri pas lindjes së diellit.


Këtij personi ia miratoi faljen e sunneteve pas Sabahut menjëherë.


Shejh Bin Bazi thotë:
“Këtë rast Profeti e ka përjashtuar nga ndalesa.”


Përjashtimet nga ndalesa duhet të veprohen në atë kohë kur është përjashtuar nga ndalesa.

Koha kur Profeti e miratoi, dhe e përjashtoi nga ndalesa ishte direkt pas namazit të Sabahut.

Prandaj ai i cili dëshiron t’a veproje këtë, t’a bëje në kohën kur është përjashtuar.

Sepse origjina është që nuk bën të falesh pas Sabahut deri pas lindjes se diellit.

Është i ndaluar namazi vullnetar gjatë gjithë kësaj kohe, përpos namazit me sebep.

Nëse lejohet diçka në këtë kohë, lejohet ajo që e ka përjashtuar Sheriati, në atë kohë në të cilën e ka perjashtuar Sheriati, sepse origjina është ndalesa. Nuk mund të falesh kur të duash ti.


Nëse nuk i fal pas selamit të imamit, sepse hutohesh, atëherë fali pas lindjes se diellit. Kur të ngrihet dielli një shtizë, ose 15 minuta pas lindjes se diellit siç thotë Ibn Uthejmini.

Kujdes! Lindja e diellit real, jo me kalendare.

Në kalendar e gjejmë se ka lindur, ka raste 40 minuta para lindjes reale.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: