Nëse prishet abdesi gjatë namazit, ku e fillon namazin pasi merr abdes përsëri: aty ku e ndërpreu apo nga fillimi?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve.
Disa dijetarë bëjnë dallim ndërmjet abdesit që prishet padashje dhe abdesit që prishet me dashje.

Të gjithë dijetarët bien dakord se:
“Nëse personi gjatë namazit e prish abdesin me dashje, i tilli del nga namazi, merr abdes, dhe e fillon namazin nga e para.”


E nëse personit i prishet abdesi padashje, në lidhje me k
ëtë rast ka mospajtim.

Shumica e dijetarëve, prej tyre shejkh Ibn Uthejmini, Bin Bazi, Abbadi etj. thonë:
“Nëse personi gjatë namazit e prish abdesin, me dashje apo padashje, shkon dhe merr abdes. Namazin e fillon nga e para. Kjo, ngase prishja e abdesit, prish edhe namazin.”

Dhe argumentohen me hadithin:
((لا يقبل الله صلاة بغير طُهُور))
((All-llahu nuk e pranon namazin pa abdes -apo pa atë që e zëvendëson abdesin-))
[Muslimi etj]

Po ashtu argumentohen me hadithin:
إِذَا فَسَا أَحَدُكُمْ فِي الصَّلَاةِ فَلْيَنْصَرِفْ فَلْيَتَوَضَّأْ ، وَلْيُعِدْ الصَّلَاةَ) والحديث مختلف في صحته ، وصححه ابن حبان ، وحسنه غيره .
((Kur dikujt i dalin gazra në namaz, të dale nga namazi, të marre abdes, dhe t’a filloje namazin nga e para))
[Ka mospajtim në lidhje me saktësimin e këtij hadithi: ka që e saktësojnë, ka që e dobësojnë si Albani]


Ndërsa disa dijetarë, prej tyre Hanefitë, thonë:
“Nëse prishja e abdesit është padashje, atëherë merr abdes dhe e vazhdon aty ku e ka ndërprerë.”
[Ebu Hanife, Ibn Ebi Lejla, El Euzaai thonë se e vazhdon aty ku e ndërpreu]

Argumenti në të cilin bazohen është hadithi:
((Kush vjell në namaz, apo i del gjak nga hunda, apo i vjen ushqimi mbrapsht, apo medhij (lëngu i cili del kur mendon me epsh), të dale nga namazi, të marre abdes, ndërkohë gjatë kësaj kohe mos të flase. Pastaj të vazhdoje aty ku e ka ndërprerë))
قال رسول الله صلى الله عليه
وسلم: (من أصابه قيء أو رعاف أو قَلْس أو مذي فلينصرف فليتوضأ ، ثم ليبن على صلاته ، وهو في ذلك لا يتكلم) لكنه حديث ضعيف ، رواه ابن ماجه (1221)


Shejkh Bin Bazi thotë:
“Hadithi që thotë ((të vazhdoje aty ku e ndërpreu)) është hadith i dobët, siç e ka sqaruar këtë Ibn Haxheri.
[Fetawa Ibn Baz 10/159]

Këtë hadith e konsideron të dobët Imam Ahmedi, Shafiu, Darakutnij, Neueuiju etj.
Po ashtu edhe shejh Albani, edhe shejh Abbadi.


Transmetohet se kët
ë mendim (që e vazhdon aty ku e ka ndërprerë) e kanë një pjesë e konsiderueshme e Sahabëve.

Thotë Imam Neueuiju:
“E përcjell këtë Ibn Sibag [v. 477] nga Umeri, Alij, Ibn Umeri radijall-llahu anhum.

Po ashtu përcjell Bejhakiu [v.458] nga Alij, Selman El Farisij, Ibn Abbasi, Ibn Umeri radijall-llahu anhum.”
[Imam Neueuiju në Mexhmu 4/6]

Pra, ai të cilit gjatë namazit i prishet abdesi, të dale, të marre abdes, dhe t’a vazhdoje aty ku e ndërpreu. Kjo sepse atë ç’farë ka falur pa iu prishur abdesi, konsiderohet e saktë.


Këtë mendim e ka edhe shejh Albani.

Madje shejhu thotë t’a vazhdoje ku e ndërpreu edhe nëse ka hyrë pa abdes, dhe kujtohet gjatë namazit.

Thotë shejh Albani:
“Si në rastin kur e prish abdesin gjatë namazit, edhe në rastin kur hyn në namaz pa abdes nga harresa dhe kujtohesh në namaz, shkon merr abdes, dhe vazhdon aty ku e ka ndërprerë. Kjo sepse ky konsiderohet i justifikuar.”

Dhe thotë shejhu:
“Ka transmetuar Ebu Dawudi, dhe Ibn Hibbani me zinxhir të saktë nga Ebu Bekrah Eth-Thekafij, i cili tregon se Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem një ditë në namazin e Sabahut mori tekbir për namazin e Sabahut, pastaj ua bëri me shenjë Sahabëve që qëndroni ashtu si jeni. Pastaj shkoi te shtëpia e tij, dhe u kthye, ndërkohë koka e tij ishte duke pikuar ujë. Pastaj u fal me ata –ua fali atyre namazin–))

Hadithi në origjinal është ky:
حديثُ أبي بكرة رضي الله عنه عند أبي داود وابن حبان: «أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَآلِهِ وَسَلَّمَ دَخَلَ صَلاَةَ الفَجْرِ فَأَوْمَأَ بِيَدِهِ أَنْ مَكَانَكُمْ، ثُمَّ جَاءَ وَرَأْسُهُ يَقْطُرُ فَصَلَّى بِهِمْ»، وفي رواية قال في أوله: «فَكَبَّرَ»، وقال في آخره: فَلَمَّا قَضَى الصَّلاَةَ قَالَ: «إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ، وَإِنِّي كُنْتُ جُنُبًا»


Hadithi tregon se Profeti ka hyrë në namaz, ka bërë tekbirin fillestar, dhe para se të fillonte me leximin e sures el Fatiha, u kujtua se ishte xhunub. Ka qenë në namaz, pastaj kur është kujtuar, ka dal nga namazi.

Shejkh Albani thotë:
“Fjala ((Pastaj u fal me ata)) dmth: e vazhdoi aty ku e ndërpreu, dhe nuk ia ka nisur nga fillimi. Nuk bëri tekbirin fillestar, sepse do e thonte transmetuesi, siç e tha herën e parë: ((bëri tekbirin fillestar)).

Por nuk e tha.

Dmth: nuk tha transmetuesi që pasi mori gusël dhe erdhi për të fal namazin, Profeti bëri tekbirin fillestar.

Dhe se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ua bëri me shenjë që të qëndrojnë në këmbë në namaz, dhe mos të lëvizin.

Nëse nuk do ishin në namaz, do iu thonte që të uleshin derisa të lahej, dhe mos të prisnin në këmbë.

Fakti që nuk u foli, por u bëri me shenjë, tregon që vetë Profeti ka qenë në namaz, si dhe Sahabët kanë qenë në namaz.

Kështu që, duke u bazuar në këtë hadith, kushdo që harron dhe hyn në namaz pa abdes, pastaj kujtohet, apo hyn me abdes, dhe e prish abdesin, të dale të marre abdes, ndërkohë mos të flase, dhe t’a vazhdoje aty ku e ka lënë.

Menjëherë pasi të prishet abdesi, qoftë edhe nëse është në xhami me xhemat, të dale nga namazi, të shkoje të marre abdes, porse ndërkohë mos të flase.

Ama nëse ai, për një arsye apo tjetër, e vonon abdesin, apo nuk i mundësohet me marr abdes, atëherë le të shkoje te shtëpia apo puna, dhe kur të marre abdes, t’a përsërite namazin nga e para.

Nëse ka mundësi me marr abdes në një vend ku nuk devijon nga ana e Kibles, kjo është ajo që kërkohet.

E nëse nuk është e mundshme, por duhet që të devijoje patjetër, atëherë nuk ka problem, konsiderohet i justifikuar.

Kjo, (dmth: marrja abdes, dhe vazhdimi i namazit aty ku e ka ndërprerë) është në rastet kur e ka afër vendin ku merr abdes.
Përndryshe, kjo në shumicën e rasteve është e pamundur.”
[Mbaroi fjala e shejh Albanit me kuptim]


Në lidhje me këtë hadith, shumica e dijetarëve thonë:
“Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është kujtuar para se të hyje në namaz, dhe jo pasi ka hyrë.”

Dhe argumentohen me hadithin e Ebu Hurejrës te Bukhari dhe Muslimi, ku thotë:
((أُقِيمَتِ الصَّلَاةُ وعُدِّلَتِ الصُّفُوفُ قِيَامًا، فَخَرَجَ إلَيْنَا رَسولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عليه وسلَّمَ، فَلَمَّا قَامَ في مُصَلَّاهُ، ذَكَرَ أنَّه جُنُبٌ، فَقالَ لَنَا: مَكَانَكُمْ ثُمَّ رَجَعَ فَاغْتَسَلَ، ثُمَّ خَرَجَ إلَيْنَا ورَأْسُهُ يَقْطُرُ، فَكَبَّرَ فَصَلَّيْنَا معهُ))
((U thirr ikameti dhe u drejtuan safet. Dhe doli i Dërguari i All-llahut te ne (për të na falur namazin).
Kur qëndroi te vendi i tij i faljes u kujtua se është xhunub.
Dhe na tha: qëndroni ashtu siç jeni. Pastaj u kthye te shtëpia e tij, mori gusël (u la), dhe pastaj erdhi te ne. Ndërsa koka e tij pikonte ujë. Bëri Tekbir dhe u falëm me të))

Ky hadith tregon qartë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk bëri tebir, nuk hyri në namaz.

Dhe këtë e përforcon një transmetim te Muslimi:
زيادة مسلم: ((قَبْلَ أَنْ يُكَبِّرَ فَانْصَرَفَ))
((Para se të bëje Tekbirin -fillestar-))


Hadithi i Ebi Bekrah pohon bërjen e tekbirit, ndërsa hadithi i Ebu Hurejrës e mohon.

Rregulli (në mendimin e shumicës së dijetarëve) thotë:
“Ai që pohon është më parësor se ai që mohon dhe nuk e pohon.”

Këta dijetarë u përgjigjen duke thënë se: “Ky rregull është atëherë kur mohuesi nuk e përmend atë që mohon, ama në këtë rast Ebu Hurejre e mohon, ku thotë: ((Para se të bëje Tekbirin)).”


Dhe bëjnë bashkim ndërmjet dy haditheve duke th
ënë:
“Kuptimi i fjalës së Ebi Bekreh ((bëri Tekbir)) është: gati për të bërë tekbirin.”

Shejh Ferkusi (All-llahu e ruajt), i qëndron këtij bashkimi ndërmjet dy argumenteve, duke menduar se fjala e Ebi Bekrah ((bëri Tekbir)) ka kuptimin: gati për të bërë tekbirin.

Pra, Profeti nuk është kujtuar në namaz, por, është kujtuar para se të bëje tekbirin fillestar.

Këtë e përforcon hadithi:
((لايقبل الله صلاة بغير طُهُور))
((All-llahu nuk e pranon namazin pa abdes))
[Muslimi, etj]


Krahas kësaj, hadithi ((i cili tregon se Profeti është kujtuar para se të futet ne namaz)) është transmetuar në dy Sahihet Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa hadithin e Ebi Bekrah e transmeton Ebu Dawudi dhe Ibn Hibban.

Hadithet te Bukhari dhe Muslimi janë më parësore në aspektin e te qenurit të saktë, sesa hadithet që  transmeton Ebu Dawudi dhe Ibn Hibban.

Kjo dhënie përparësie, është në rastin kur nuk mund të behet bashkimi ndërmjet dy haditheve.
[e përmend këtë shejh Ferkusi në faqen e tij zyrtare]


Disa dijetarë thonë se këto jane dy ngjarje të ndryshme.
Personalisht nuk di diçka në lidhje me këtë.


Unë personalisht mbi baz
ën e këtij studimi modest anoj te mendimi i shumicës, që është:
“Përsëritja e namazit nga e para.”

Kjo sepse, nese do themi se ai i cili harron dhe hyn në namaz pa abdes, dhe kujtohet gjatë namazit, ajo ç’farë ka falur konsiderohet e saktë, sepse është i justifikuar,

Atëherë i bie që nëse kujtohet pas namazit, namazi i tij të jetë i saktë dhe nuk obligohet t’a përsërite.

Por këtë nuk e thotë kush.

Ibn Tejmije thotë:
“من نسي طهارة الحدث وصلى ناسيا : فعليه أن يعيد الصلاة بطهارة ، بلا نزاع ” انتهى من “مجموع الفتاوى” (22/99)
“Ai cili nga harresa falet pa abdes (kur të kujtohet), e ka detyrë të përsërite namazin.”
[Mexhmu El Fetawa 22/99]

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: