:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Autori Muhammed bin Abdul Uehhab (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
بسم الله الرحمن الرحيم
كتاب التوحيد
Bismil-lahir-Rahmenir-Rahim
Libri i Teuhidit
و قولِ الله تعالى
{وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ}
[الذريات ٥٦]
Dhe fjala e All-llahut të Lartësuar:
{Unë nuk i kam krijuar xhinnët dhe njerëzit për tjetër, përpos që të më adhurojnë vetëm Mua}
و قوله
{وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ}
[النحل: ٤٦]
Dhe fjala e Tij:
{Me të vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar që të adhuroni vetëm All-llahun dhe të largoheni (të shmangeni) nga taguti}
و قوله
{وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا}
[الإسراء ٢٣]
Dhe fjala e Tij:
{Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij, dhe që të silleni mirë me prindërit}
و قوله
{وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا}
Dhe fjala e Tij:
{Adhuroni vetëm All-llahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (mos i bëni ortak Atij asgjë)}
و قوله
{قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ ۖ أَلَّا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا}
Dhe fjala e Tij:
{Thuaj: ejani t’ju lexoj ç’farë ua ka ndaluar Zoti juaj – të mos i shoqëroni Atij asgjë}
قال عبدالله بن مسعود -رضي الله عنه-:”
من أراد أن ينظر إلى وَصِيَّة محمد ﷺ التي عليها خاتَمُه فليقرأ قوله تعالى: {قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلَّا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا} إلى قوله
{وَأَنَّ هَٰذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا}
[الأنعام:151-153]”
Thotë Ibn Mes’udi (radijall-llahu anhu):
“Kush dëshiron të shohe porosinë (testamentin) e Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) mbi të cilën është vula e tij, le të lexoje (ajetet):
{Thuaj: ejani t’ju lexoj ç’farë ua ka ndaluar Zoti juaj – të mos i shoqëroni Atij asgjë}
Deri te fjala e Tij:
{Dhe se me të vërtetë kjo është rruga Ime e drejtë}*
*[ky transmetim është i dobët në mendimin e shejh Albanit]
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk ka lënë porosi dhe as nuk ka vulosur apo firmosur porosi, por kuptimi është që këto ajete janë sikur të jenë porosia e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.”
و عن معاذ بن جبل رضي الله عنه قال: “كنتُ رَدِيفَ النَّبيِّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم على حمارٍ، فقال لي: (( يا مُعاذُ، أتدري ما حَقُّ اللهِ على العِبادِ، وما حَقُّ العِبادِ على اللهِ؟)) قُلتُ: اللهُ ورَسولُه أعلَمُ، قال: (( فإنَّ حَقَّ اللهِ على العِبادِ أن يَعبُدوه ولا يُشرِكوا به شَيئًا، وحَقَّ العِبادِ على اللهِ ألَّا يُعَذِّبَ مَن لا يُشرِكُ به شيئًا)), فقلتُ: يا رسول الله! أفلا أُبَشِّر الناسَ ؟
قال : (( لا تُبَشِّرْهم فيتَّكِلوا)).
أخرجاه( في الصحيحين ).
Transmetohet nga Muadh bin Xhebel i cili ka thënë:
“Isha hipur pas Profetit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) mbi një gomar, dhe ai më tha:
((O Muadh, a e di cila është e drejta e All-llahut te robërit (dmth: detyra e robërve ndaj All-llahut), dhe cila është e drejta e robërve te All-llahu -dmth: detyra që All-llahu ia ka vënë Vetes ndaj robërve-?))
I thashë: All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.
Ai tha: ((E drejta e All-llahut te robërit (dmth: detyra e robërve ndaj All-llahut) është që ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i bëjnë Atij ortak asgjë, Ndërsa e drejta e robërve tek All-llahu është që mos t’a dënoje atë që nuk i bën ortak Atij))
I thashë: o i Dërguar i All-llahut! A t’i përgëzoj njerëzit?
Ai tha: ((Mos i përgëzo, sepse mbeshteten -dmth: mbeshteten te kjo-))
[E transmeton Buhariu dhe Muslimi]
—————
Autori (All-llahu e mëshiroftë) pasi përmend argumentet e temës, e kapitujve, përmend poshtë tyre disa çeshtje të cilat i ka nxjerrë nga ajo ç’farë kuptohet prej argumenteve, prej urtësisë, gjykimeve dhe përfitimeve që përmbajnë këto argumente në lidhje me temën (me kapitullin), por edhe jashtë temës.
Disa dijetarë i përmendin këto çeshtje në shpjegimin e tyre të këtij libri.
Ndërsa disa të tjerë, prej tyre shejh Abdur-rahman bin Hasen, në shpjegimin e këtij libri nuk i përmendin këto çeshtje, përpos disa prej tyre.
Unë do i përmbahem mendimit të grupit të dytë dhe nuk do përmendi -insha All-llah- përpos disa prej tyre, të cilat kanë lidhje vetem me temën.
Autori (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
فيه مسائل.
و في بعض النسخ :” في هذا الباب مسائل”.
“و في الموضع آخر : “ذكر ما في هذا الباب من المسائل”
“Përmendja e disa çështjeve në lidhje me temën. Prej tyre:
الأولى: الحكمة في خلق الجن و الإنس.
E para: “Urtësia e krijimit të xhinëve dhe njerëzve (që është njëshmëria e All-llahut në adhurim).”
الثانية : أن العبادة هي التوحيد؛ لأن الخُصومة فيه.
E dyta: “Adhurimi (i përmendur në ajete) është teuhidi, sepse kundërshtimi (ndërmjet njerëzve) ka ndodhur për të.”
الثالثة : أن من لم يأت به لم يَعْبُد اللهَ ، ففيه معنى { وَ لآ أنْتُمْ عابِدُون ما أَعْبُد }.
E treta: “Ai i cili nuk e ka teuhidin, nuk e ka adhuruar All-llahun, dhe ky është kuptimi i ajetit:
{Dhe as ju nuk adhuroni atë që unë adhuroj}”
الرابعة : الحكمة في إرسال الرسل- عليهم الصلاة والسلام-
E katërta: “Urtësia e dërgimit të dërguarve -Alejhimus-salatu ues-selam- (që është, thirrja e njerëzve në teuhid).”
السابعة : المسألة الكبيرة : أن العبادة لا تحصل إلا بالكفر بالطاغوت ؛ ففيه معنى قوله: { فَمَن يَكْفُر بِالطاغُوتِ و يُؤْمِن باللهِ فَقَدْ اسْتَمْسَكَ بِالعُرْوَة الوُثْقى }.
E shtata: “Çeshtja e madhe: adhurimi i All-llahut nuk arrihet përveç se me mohimin e tagutit; dhe ky është kuptimi i fjalës së All-llahut:
{Dhe kush mohon tagutin dhe beson All-llahun (veçon All-llahun në adhurim) ai është kapur për lidhjen më të fortë}”
الثامنة: أن الطاغوت عامٌ في كل ما عُبِد من دون الله.
E teta: “Taguti është (term i përgjithshëm) që përfshin çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut.”
الثالثةُ عَشْرَةَ: معرفة حق الله علينا.
E trembëdhjeta: “Njohja e të drejtës së All-llahut te ne.”
Argumenti i parë me të cilin Autori e ka filluar librin e teuhidit është fjala e All-llahut:
{Unë nuk i kam krijuar xhinnët dhe njerëzit për diçka tjetër përveç se që të më adhurojnë vetëm Mua}
Ky ajet, ashtu siç kuptohet nga të gjithë, tregon qëllimin e krijimit të njeriut, që është adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak Atij asgjë.
Shejh Sulejman bin Abdil-lah (dijetar i madh, nipi i autorit, v.1818 Der’ijjeh) All-llahu e mëshiroftë thotë:
و معنى الآية: أن الله تعالى أخبر أنه ما خلق الإنس و الجن إلا لعبادته، فهذا هو الحكمة في خلقهم.
“All-llahu tregon se Ai nuk i ka krijuar njerëzit dhe xhinnët për gjë tjetër përveç se t’a adhurojnë vetëm Atë, dhe kjo është urtësia e krijimit të tyre.”
[Tejsir el Aziz el Hakim]
Adhurimi i përmendur në ajet është për qëllim teuhidi – njësimi dhe veçimi i All-llahut në adhurim.
Autori në çështjet që i përmend thotë:
أن العبادة هي التوحيد لأن الخصومة فيه.
“Adhurimi është teuhidi, sepse kundërshtimi (ndërmjet njerëzve) ka ndodhur për të.”
Thotë:
من لم يأت بالتوحيد لم يعبد الله .
“Ai i cili nuk e ka teuhidin, nuk e ka adhuruar Atë.”
Kjo sepse ka shumë që e adhurojnë All-llahun, por ndërkohë adhurojnë edhe të tjerë.
Këta në realitet nuk e kanë adhuruar All-llahun, sepse i kanë bërë shirk (ortak) Atij, dhe si të tillë nuk e kanë njësuar dhe veçuar Atë në adhurim.
Adhurimi i vërtetë dhe i pranuar është kur t’a njësosh dhe veçosh All-llahun në adhurim duke mos i bërë ortak (shirk) Atij askënd dhe asgjë, dhe ky është Teuhidi.
Prandaj e përmend autori te çeshtjet, ku thotë:
“Çeshtja e madhe: adhurimi nuk arrihet përveç se me mohimin e tagutit (e shirkut)”
Teuhidi (veçimi i All-llahut në adhurim pa i bërë ortak asgjë) është qëllimi i krijimit.
Shejh Salih Ali Shejh All-llahu e ruajt thotë:
أن الغاية من الخلق هو التوحيد ، و العبادة هنا هي التوحيد.
“(nga ky ajet kuptojmë se) Qëllimi i krijimit është teuhidi. Adhurimi këtu është për qëllim teuhidi.”
Ky ajet tregon për rëndësinë e madhe të teuhidit.
Duke qenë se qëllimi i krijimit është teuhidi, atëherë kjo tregon për rëndësinë dhe vlerën e madhe që ka teuhidi.
Kjo do të thotë se përderisa qëllimi i krijimit tonë është teuhidi, atëherë jeta jonë duhet të jetë për teuhidin, në teuhid, dhe në angazhim të teuhidit.
Kjo, në mënyrë që t’a njohim teuhidin.
T’a njohim atë që e vërteton dhe e plotëson atë.
T’a njohim atë që e prish, e dëmton, apo e dobëson atë.
T’a njohim shirkun që është e kundërta e teuhidit.
T’i njohim dhe t’i mësojmë veprat dhe fjalët që e forcojnë dhe e plotësojnë atë.
T’a vërtetojmë atë me zemër dhe me punë.
T’a realizojmë atë në jetë, dhe të mundohemi t’a plotësojmë atë në masën sa më të madhe.
T’i zbatojmë kërkesat e tij.
Të zbatojmë urdhëresat dhe të largohemi nga ndalesat, të cilat janë prej obligimeve të teuhidit.
T’a ndërtojmë jetën tonë mbi bazën e tij.
T’a mbrojmë dhe t’a ruajmë atë.
Të punojmë për të.
Të shpenzojmë për të.
Të thërrasim te ai.
Të sakrifikojmë për të, dhe të durojmë për të.
Të jetojmë dhe të vdesim për të.
Argumenti i dytë që ka përmendur autori është fjala e All-llahut -Subhaneh-:
{و لقد بعثنا في كل أمة رسولا أن اعبدوا الله و اجتنبوا الطاغوت }
{Me të vertetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar (t’i thërrasin ata që) të adhuroni vetëm All-llahun dhe largohuni (shmanguni) nga taguti}
Thotë autori:
الحكمة في إرسال الرسل -عليهم الصلاة والسلام –
“Urtësia e dërgimit të dërguarve -Alejhimus-salatu ues selam-” (është thirrja e njerëzve në teuhid).
Thotë:
المسألة الكبيرة: أن العبادة لا تحصل إلا بالكفر بالطاغوت و فيه معنى قوله تعالى:ذ{ فَمَن يَكفُر بِالطاغُوتِ و يُؤْمِن باللهِ فَقَد اسْتَمْسَك بالعُرْوَةِ الوُثْقى }
“Çeshtja e madhe: adhurimi i All-llahut nuk arrihet përveç se me mohimin e tagutit (shirkut), dhe ky është kuptimi i fjalës së All-llahut:
{Dhe kush mohon tagutin dhe beson në All-llahun (dmth: e veçon All-llahun në adhurim), ai është kapur për lidhjen më të fortë}
Dhe autori pastaj sqaron se ç’farë është taguti, dhe thotë:
أن الطاغوت عام في كل ما عُبد من دون الله .
“Taguti (është term i përgjithshëm që) përfshin çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut.”
Autori (All-llahu e mëshiroftë) me këtë ajet do të sqarojë atë që ai me të drejtë e quan ‘Çeshtja e madhe’, që është: “Njeriu sado që pretendon se e adhuron All-llahun, nëse ai nuk e mohon tagutin (shirkun), dhe nuk distancohet nga shirku, adhurimi i tij nuk konsiderohet adhurim dhe ai nuk e ka adhuruar All-llahun. Kjo sepse ai nuk e ka njësuar dhe veçuar Atë në adhurim.”
Imam Kurtubiu (v. 671.H) All-llahu e mëshiroftë thotë:
أن بعض الكفرة كانوا يدعون أنهم يعبدون الله ولكنهم كانوا يعبدون آلهة أخرى فاشترط نفي ذلك.
“Disa mohues pretendonin se adhurojnë All-llahun, ndërkohë adhuronin edhe idhuj, dhe All-llahu ua kushtëzoi këtë, dmth: të mos i bëjnë ortak, ashtu që adhurimi i tyre të jetë i saktë.”
Adhurimi i vërtetë, i saktë dhe i pranuar është njëshmëria e All-llahut në adhurim, mohimi i shirkut (i tagutit) dhe distancimi nga ai. Ky është adhurimi i vërtetë, ky është teuhidi.
Autori po ashtu e ka sjellur këtë ajet që të tregoje urtësinë e dërgimit të dërguarve, gjë që tregon për rëndësinë e teuhidit, i cili është qëllimi për të cilin jemi krijuar.
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) në shpjegimin e këtij ajeti thotë:
فالحكمة في خلق الجن و الإنس هي العبادة، و الحكمة في إرسال الرسل هي العبادة
الله خلق الخلق ليعبدوه وأرسل الرسل جميعًا من أولهم إلى آخرهم يدعون الناس إلى توحيد الله وطاعته وتخصيصه سبحانه بالعبادة.
“Urtësia në krijimin e xhinëve dhe njerëzve është adhurimi, dhe po ashtu urtësia në dërgimin e të dërguarve është adhurimi. All-llahu i krijoi krijesat që t’a adhurojnë Atë, dhe i dërgoi të gjithë të dërguarit, nga i pari deri te i fundit, që t’i thërrasin njerëzit në njëshmërinë e All-llahut (në teuhid), në bindjen ndaj Tij dhe në veçimin e Tij -Subhaneh- me adhurim.”
(dmth: t’a njesojnë dhe t’a veçojnë Atë në adhurim dhe mos t’i bëjnë ortak asgjë)
[Sherh Kitab et-Teuhid i shejh Bin Bazit]
Pastaj autori përmend argumente tjera përforcuese të cilat urdhërojnë për teuhidin, urdhërojnë të adhurohet vetëm All-llahu dhe mos t’i bejnë ortak Atij asgjë.
Argumenti i tretë, fjala e All-llahut -Teaala-:
{و قضى ربك ألا تعبدوا إلا إياه}
{Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij}
Argumenti i katërt, fjala e All-llahut të Lartësuar:
{و اعبدوا الله و لا تشركوا به شيئًا}
{Adhuroni vetëm All-llahun dhe mos i bëni ortak Atij asgjë}
All-llahu i Lartësuar në këto ajete urdhëron që të adhurohet vetëm Ai, dhe mos t’i bëhet ortak.
Urdhëri më i madh dhe më i lartë, më kryesori, më parësori, dhe më i rëndësishmi është urdhëri që të adhurojmë vetëm All-llahun pa i bërë ortak Atij asgjë.
Argumenti i pestë, fjala e All-llahut:
{قل تَعالَوْا أتْلُ ما حَرَّم ربُّكم عليكم ألَّا تُشْرِكوا به شيئًا}
{Thuaj: ejani t’ju lexoj ç’farë ua ka ndaluar (ua ka bërë haram) Zoti juaj; (dhe ajo eshtë) të mos i shoqëroni Atij ortak asgjë}
Shirku është harami më i madh.
Shirku është mëkati i vetëm të cilin nuk e fal All-llahu, përveç se me teubeh – pendim.
Më gjerësisht për shirkun do flitet -insha All-llah- në kapitullin e tretë (3) që është: “Frika nga shirku”.
Argumenti i gjashtë, fjala e Abdull-llah bin Mes’udit- radijall-llahu anhu, ku ai tregon për testamentin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ky transmetim në mendimin e shejh Albanit është i dobët, nuk është i saktë.
Autori përmend disa transmetime të cilat edhe pse nuk janë të sakta në aspektin e transmetimit, përmbajtjen e kanë të saktë. Dhe kjo, për të dëshmuar dhe përforcuar me to argumentet e tjera.
Argumenti i shtatë dhe i fundit të cilin e sjell autori në hyrjen e librit të teuhidit është hadithi i Muadhit -radijall-llahu anhu-.
Në këtë hadith Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) thotë:
((E drejta e All-llahut ndaj robërve është që t’a adhurojnë Atë dhe mos t’i shoqërojnë Atij asgjë. Ndërsa e drejta e robërve tek All-llahu është që mos t’a dënoje atë që nuk i shoqëron Atij asgjë))
Në një transmetim thotë:
(( فإن حق العباد على الله إذا فعلوا ذلك أن يدخلهم الجنة) رواه البخاري.
((E drejta e robërve tek All-llahu është që nëse ata e veprojnë këtë (dmth: e adhurojnë vetëm All-llahun dhe nuk i bëjnë Atij ortak asgjë), Ai do i fute në Xhennet))
[Buhariu]
Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tregon se veçimi i All-llahut në adhurim pa i bërë ortak asgjë është e drejta e All-llahut ndaj robërve Tij.
E drejta e All-llahut ndaj robi të Tij është obligimi që ka robi ndaj All-llahut.
E drejta e All-llahut që t’a adhurojmë Atë pa i bërë ortak, është e drejta më e madhe / është obligimi më i madh i robit ndaj All-llahut.
Ai i cili i bën shirk All-llahut, i ka bërë padrejtësi Atij. Dhe kjo padrejtësi është padrejtësia më e madhe.
Thotë All-llahu i Lartësuar:
{ِإنَّ الشِركَ لَظُلمٌ عَظيمٌ}
{Me të vërtetë shirku është padrejtësia më e madhe}
Ndërsa fjala e Profetit alejhis-selam: ((E drejta e robërve tek All-llahu)),
dmth: ajo që All-llahu ia ka bërë detyrë Vetes ndaj robit, nëse robi e adhuron All-llahun pa i bërë ortak.
Thotë shejh Salih Ali Shejh në shpjegimin e tij të Librit të Teuhidit:
((حق العباد على الله)) هذا حق أحقه الله على نفسه باتفاق أهل العلم .
“Fjala ((E drejta e robërve tek All-llahu))
Kuptimi i kësaj -me unanimitetin e të gjithë dijetarëve- është se: kjo e drejtë është e drejtë që All-llahu ia ka vënë Vetes së Tij.”
Thotë shejhu:
و الله- جل و علا – يحرِّم على نفسه ما يشاء بما يوافق حكمته،
و يوجب على نفسه ما يشاء بما يوافق حكمته ؛(( إني حرَّمتُ الظلمَ على نفسي و جعلتُ بينكم مُحَرَّما فلا تعالوا ))
“All-llahu i Lartësuar ia ndalon Vetes së Tij ç’farë të doje, në atë ç’farë përputhet me urtësinë e Tij. Dhe ia obligon Vetes së Tij ç’farë të doje, në atë ç’farë përputhet me urtësinë e Tij.
Thotë në hadithin kudsi:
((Unë ia kam ndaluar Vetes Time padrejtësinë, dhe e kam bërë atë të ndaluar ndërmjet jush. Prandaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit))”
Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
هذا الحديث أن للعباد حقاً على الله ، أن للعباد حقاً على الله ، واجباً على الله ، فإذا قال قائل : كيف نوجبه على الله ؟ ، كيف ؟ قلنا نحن لم نوجبه ، بل الذي أوجبه على نفسه هو الله عز وجل ، تكرماً منه وفضلاً ، وإلا فهو ربنا يفعل ما يشاء ، ولكن من كرمه أن أوجب على نفسه لنا حقوقاً ومن ذلك قوله تعالى : كتب ربكم على نفسه الرحمة
كتب بمعنى ?
القارئ : فرض
الشيخ : فرض وأوجب ، على نفسه الرحمة.
“Hadithi tregon se robërit kanë të drejtë tek All-llahu, e cila është detyrë për All-llahun.
Por lind pyetja:
Si mundet që ne t’a obligojmë All-llahun për diçka?
Përgjigja:
Ne nuk mund t’a obligojmë All-llahu për diçka.
(Askush nuk mund t’a obligoje All-llahun e Lartësuar)
Por, vetë All-llahu, nga bujaria dhe mirësia e Tij, ia ka bërë obligim Vetes së Tij disa të drejta (ndaj robërve të Tij).
Ai është Zoti ynë, vepron ç’farë dëshiron.
Një shembull për këtë është fjala e All-llahut:
{Zoti juaj ia ka bërë obligim Vetes së Tij, mëshirën}”
Pra, e drejta e robit tek All-llahu është ai obligim me të cilin All-llahu e obligon Veten e Tij ndaj robit, që nëse robi vepron atë që e urdhëron All-llahu, All-llahu ia ka bërë Vetes obligim t’ia jape atë që ia ka premtuar. All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet.
Dhe kjo prej mëshirës, mirësisë dhe bujarisë së Tij ndaj robit, dhe jo se robi e meriton.
Kur thuhet: “Ai i cili i bindet All-llahut meriton shpërblimin”, kjo meritë është prej mirësisë së All-llahut ndaj robit, dhe jo se robi e meriton, siç meriton që kur një njeriut i bën një të mirë t’ia ktheje me të mirë.
Thotë Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë):
قال ابن تيمية: “كون المطيع يستحق الجزاء هو استحقاق إنعام وفضل، ليس هو استحقاق مقابلة،كما يستحق المخلوق على المخلوق.
“Fakti që ai i cili i bindet All-llahut meriton shpërblimin, kjo meritë është meritë e begatisë dhe mirësisë (së All-llahut ndaj robit), dhe jo meritë në këmbim, siç e meriton njeriu te njeriu.”
Dmth: Kur një njeri i bën një të mirë dikujt, në këtë rast e meriton (e ka hak) që në këmbim t’ia ktheje me një të mirë, sepse e ka detyrim ndaj tij për shkak të asaj të mire që i bëri.
All-llahu nuk ka detyrime ndaj krijesave, por, krijesat kanë detyrime ndaj All-llahut.
Thotë Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë):
“ما للعباد عليه حق واجب كلا”
“Jo, kurrsesi robërit nuk kanë asnjë të drejtë obligative tek Ai (tek All-llahu).”
Dmth: All-llahu nuk ka asnjë detyrim ndaj krijesave.
Ky detyrim që përmend All-llahu për Veten e Tij, është ajo që Ai Vet ia ka bërë detyrë Vetes së Tij, dhe jo se Ai ka detyrime ndaj njerëzve dhe njerëzit kanë të drejta që i meritojnë tek Ai, jo.
Çdo të mirë që e bën robi, udhëzimi i tij në Islam, udhëzimi i tij në teuhid, largimi nga shirku, falja e namazit, agjërimi, e të tjera.. të gjitha janë prej All-llahut.
Ai ia mundëson robit, e udhëzon te ajo, i jep sukses t’a veproje dhe e ndihmon t’a realizoje.
Njeriu nuk ka gjë nga vetja e tij, çdo gjë e ka prej All-llahut.
Thotë All-llahu i Madhëruar:
{وَمَا بِكُم مِّن نِّعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ}
{Çdo të mirë që e keni, e keni prej All-llahut}
Edhe shpërblimi për punët e mira, dhe hyrja në xhennet eshtë prej All-llahut, është me mëshirën e Tij. Është prej bujarisë dhe mirësisë së Tij ndaj robit të tij besimtar njësues.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لا يُدخِلُ أحدًا مِنكمْ عملُهُ الجنةَ ، ولا يُجيرُ من النارِ ، ولا أنَا إلَّا برحمةِ اللهِ.[ أحمد و مسلم و البيهقي ]
((Askënd prej jush nuk e fut puna e tij në Xhennet dhe as nuk e shpëton nga zjarri, dhe as mua, përveçse me mëshirën e All-llahut))
[Ahmedi, Muslimi, Bejhakiu]
Pra, e drejta e robërve tek All-llahu eshtë ajo qe All-llahu nga mëshira, mirësia dhe bujaria e Tij ndaj robërve, ia obligon Vetes së Tij -Subhaneh-.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم