Teuhidi është qëllimi më madhor dhe nevoja më e domosdoshme në mënyrë absolute. Ai është qëllimi i vetëm për të cilin All-llahu ﷻ i krijoi krijesat.
All-llahu i Madhëruar thotë:
Pra, udhëzimi që robi i bën vetes së tij dhe mosbesimi në të cilin robi e len veten e tij, janë të dyja që robi i ka për vete dhe do shpërblehet për secilën. All-llahu është i panevojshëm për secilën prej tyre.
Teuhidi është qëllimi parësor, pasi të gjithë profetët u dërguan që të ftonin për tek ai. All-llahu i Madhëruar për ata të cilët përpiqen t’a mësojnë teuhidin, t’i përmbahen atij dhe t’i binden atij siç duhet, përcaktoi për ta lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Pra, arritja e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër është në varësi të zbatimit dhe vënies në jetë të teuhidit. All-llahu këtyre robërve u jep siguri dhe udhëzim si shpërblim për njëhsimin dhe besimin e tyre ndaj All-llahut të Lartmadhëruar.
Teuhidi është mirësia më madhore dhe supreme në mënyrë absolute.
Teuhidi është kreu, hapësi i Kuranit dhe mbyllësi i tij. Kurani fillon me teuhid dhe mbyllet me teuhid. Ibn Kajimi (rahimehullah) thotë:
”Kurani fund e krye është ngulitës dhe rrënjosës i teuhidit pasi:
Teuhidi duhet të jetë primari i të gjitha çështjeve dhe më kryesori i të gjitha preokupimeve tona të rëndësishme. Për këtë arsye, e para çështje për të cilën profetët i thërrisnin popujt e tyre ishte thirrja për te Njëhsimi i All-llahut të Madhëruar.
“..adhuroni All-llahun, ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij”.
Kur Profeti (sal All-llahu alejhi ue selem) e nisi Muadhin për në Jemen i tha:
‘’Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata, dëshmia La ilahe il All-llah (nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç All-llahut)‘’.
Besimi në All-llahun, i cili përbën edhe themelin e bazave të besimit ngrihet mbi tre parime dhe nuk është besimtar ai i cili nuk i beson ato. Ato janë:
Këto mund t’i quajmë “shtyllat e besimit në All-llahun e Madhëruar”, ose “Pjesët e Teuhidit’’, ose ‘’Llojet e Teuhidit’’. Ai i cili nuk beson në këto tre lloje të teuhidit, nuk është njëhsues, madje ai nuk është as besimtar që beson në All-llahun e Madhëruar, pasi besimi në All-llahun ngrihet vetëm mbi kto tre shtylla.