:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Sa i përket faljes së namazit të Bajramit para lindjes së diellit, ose gjatë lindjes së diellit, kjo nuk lejohet.
Thotë Ibn Battal:
“Kanë rënë dakord dijetarët se namazi i Bajramit nuk falet para lindjes së diellit, apo gjatë lindjes së diellit.”
Ndërsa sa i perket faljes së Bajramit pas lindjes së diellit ka mospajtim ndërmjet dijetarëve.
1) Shumica e dijetarëve (Hanefitë, Malikitë dhe Hanbelitë) thonë:
“Koha e namazit të Bajramit fillon kur të ngrihet dielli një shtizë (përafërsisht 15-20 minuta) sipas shikimit me sy të lirë, e deri në fillim të Zeualit (Zeuali eshte koha kur dielli është në mes).”
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إذا طلع حاجب الشمس فدعوا الصلاة حتى تبرُز ، و إذا غاب حاجب الشمس فدعوا الصلاة حتى تغيب، و لا تَحَيَّنوا بصلاتكم طلوع الشمس و لا غروبها فإنما تطلع بين قرني الشيطان
((Nëse del skaji (cepi, pjesa e sipërme) e diellit, mos u falni derisa të ngrihet plotësisht. Dhe kur të fillojë të perëndoje skaji i diellit, lëreni namazin derisa të perëndojë krejtësisht. Mos synoni të faleni pikërisht në kohën e lindjes apo të perëndimit të diellit, sepse ai lind mes dy brirëve të shejtanit))
[Buhariu Muslimi]
Thotë Ukbetu Bin Aamir – radijall-llahu anhu-
ثلاث ساعات كان رسول الله صلى الله عليه وسلم ينهانا أن نصلي فيهن أو نقبر فيهن موتانا : حين تطلع الشمس بازغة حتى ترتفع
((I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem na ndalonte të falemi dhe të varrosim të vdekurit në tre kohë: prej kur dielli fillon të lindë, e derisa të ngrihet plotësisht…))
[Muslimi]
Sa i përket ngritjes së plotë të diellit ka mospajtim:
— Një pjesë e dijetarëve thonë: “Është për qëllim shfaqja e plotë e diellit.”
— Shumica e dijetarëve thonë: “Është për qëllim ngritja e tij një shtizë.”
Ndërsa sa i përket ndalesës së përmendur në hadith, shumë dijetarë thonë:
“Ndalesa këtu është për qëllim ndalesa nga falja e namazeve vullnetare të përgjithshme. Ndërsa sa i takon namazeve me sebeb, si: Tehij-jatul mesxhid, apo dy rekatet pas abdesit, ose namazi i istikhares, lejohet falja e tyre.”
Ky është mendimi i disa Sahabëve. Prej tyre Aliu, Aisheh, Ebu Ejjub, Temim Ed-Deerii etj.
[Neueuiju ne El Mexhmu]
Ky është mendimi i Shejkhul Islam Ibn Tejmijes, Shejkh Albanit, Bin Bazit, Ibn Uthejminit etj.
Pra, mendimi i parë është se fillimi i kohës së namazit të Bajramit është kur të ngrihet dielli një shtizë.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Ky është mendimi i Shejkh Albanit, Ibn Uthejminit etj.
2) Mendimi i dytë është se fillimi i kohës së namazit të Bajramit është kur lind dielli.
Shafiitë thonë: “Koha e namazit të Bajramit është prej pasi lind dielli e deri në zeual.”
Argumenti i shafive në lidhje me këtë është: “Namazi i Bajramit është namaz me sebep dhe nuk merren në konsideratë kohët e ndaluara për t’u falur në to namazi.”
[El Mesuuatu El Fikhijjeh (27/243) / Islamqa.info]
Më i sakti është mendimi i shumicës së dijetarëve, që fillimi i kohës së namazit të Bajramit është kur të ngrihet dielli një shtizë.
Ndërsa sa i përket saktësimit të namazit të Bajramit nëse falet pasi lind dielli pa u ngritur një shtizë, unë nuk mund të them që nuk është i saktë, që nuk pranohet.
Por as nuk them dot që pranohet dhe ska problem.
Argumentimi i Shafiive me faktin se namazi i Bajramit është namaz me sebep, dhe se ndalesa ka të bëjë vetëm me namazet pa sebeb, qëndron deri diku.
Megjithatë, unë nuk them që pranohet (që është i saktë), por as nuk them që nuk është i saktë (nuk pranohet).
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم