إن الحمد لله نحمده و نستعينه و نستغفره و نعوذ بالله من شرور أنفسنا و سيئات أعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له و أشهد أن محمدا عبده و رسوله، أما بعد.
Me të vërtetë të gjitha lavdërimet i përkasin All-llahut.
Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë, dhe kërkojmë falje.
All-llahut i kërkojmë strehim dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona, nga veprimi i punëve të këqija dhe ndëshkimi për shkak tyre.
Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush që t’a humbë, dhe atë që e le në humbje, nuk ka kush t’a udhëzoje (përpos All-llahut).
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai — (dmth: vetëm Ai e meriton adhurimin) nuk ka ortak.
Dhe dëshmoj se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.
Libri i Teuhidit është libër i dijetarit të njohur Muhammed bin Abdul-Uehhab (All-llahu e mëshiroftë)
Muhammed bin Abdul-Uehhab (All-llahu e mëshiroftë) ka lindur në Ujejne (Ujejne është një qytezë afër qytetit të Rijadit) në vitin 1115 Hixhri.
Ai njihet si imami i thirrjes në Teuhid dhe thirrjes selefije në Nexhd (rrafshnalta arabe) dhe më tej, në një kohë kur shirku, bidatet dhe devijimet ishin përhapur me të madhe.
Ai i ftoi njerëzit në përmirësimin e akides (besimit).
I ftoi njerëzit në teuhidin e pastër, dhe largimin nga shirku.
I thirri ata që të kapen për rrugën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe t’i lënë bidatet dhe devijimet e shumta në të cilat gjendeshin shumica e njerëzve.
Atë e ndihmoi shumë në këtë thirrje Muhammed bin Seuud me familjen dhe fisin e tij, të cilët sot njihen si Al Seuud-et (Familja Saudite – apo Familja Mbretërore Al Sauud), All-llahu e mëshiroftë atë dhe të gjithë familjen dhe pasardhësit e tij të cilët e ndihmuan këtë thirrje dhe ishin prej sebebeve më të mëdha në përhapjen e kësaj thirrje të begatë.
Për shkak të thirrjes së tij, atë e sulmuan shumë në kohën e tij, dhe vazhdojnë t’a sulmojnë, duke shpifur për të shpifje nga më të ndryshmet.
Thirrjen e tij në Kur’an dhe Sunnet dhe në rrugën e të parëve tanë të mirë (Selefët), thirrjen e tij që të largohen nga shirku, bidatet dhe devijimet, e etiketojnë dhe e emërtojnë si thirrje Vehabiste, me qëllim që t’i hutojnë njerëzit me këtë emërtim, për t’iu dhënë të kuptojnë, apo mendojnë se kjo është thirrje e një individi, i cili ka dalë kundër bashkësisë muslimane, ka ardhur me diçka të re, dhe po përçan rreshtat e tyre.
Por e vërteta gjithmonë triumfon mbi të kotën.
Çdo person që e kërkon të vërtetën i bëhet e qartë që në fillimet e kërkimit të diturisë se ajo në të cilën ka thirrur Muhammed bin Abdul Uehhab (All-llahu e mëshiroftë) nuk është gjë e re – shpikje/risi, por është thirrje e pastër Islame, është thirrja e Profetëve, të adhurojnë All-llahun dhe mos t’i bëjnë ortak Atij. T’a lusin vetëm All-llahun dhe mos t’iu luten varreve dhe njerëzve etj.
Të gjitha librat e tij e dëshmojnë këtë, e veçanërisht -Libri i Teuhidit-
Muhammed bin Abdul Uehhab-in e kanë lavdëruar të gjithë dijetarët.
Të gjithë e njohin mirësinë e tij, vlerën e tij dhe kontributin e tij të madh.
Të gjithë dijetarët i njohin librat e tij, i lavdërojnë librat e tij, dhe nxisin muslimanët që t’i lexojnë ato, e në veçanti Librin e tij të madh, -Librin e Teuhidit-.
Muhammed bin Abdul-Uehhab ka vdekur në vitin 1206 Hixhri – (1792).
All-llahu i Lartësuar e mëshiroftë Muhammed bin Abdul Uehhab, dhe e shpërbleftë me të mirat e Tij për kontributin e tij të madh në fenë e All-llahut – Subhanehu ue Teala.
Teuhid do të thotë – Njësim, Veçim.
التوحيد لغة: هو مصدر وحَّد يُوَحِّد توحيدا، أي : جَعْلُ الشيءِ واحدا
Teuhidi në aspektin gjuhësor vjen (buron) nga folja “uehhade – juwehhidu – teuhiden”, që do të thotë:
T’a bësh diçka një, t’a njësosh, t’a konsiderosh si një të vetëm.
و اصطلاحا : هو إفراد الله تعالى في ألُوهِيَّتِه و ربوبيته و أسمائه و صفاته.
Teuhidi në aspektin terminologjik është:
1) Njësimi dhe veçimi i All-llahut të Lartësuar në Uluhijjen e Tij – në adhurim.
Dmth: t’a njësosh atë dhe t’a veçosh në adhurim, t’a adhurosh vetëm All-llahun, pa i bërë ortak askënd dhe asgjë.
Ky teuhid quhet Teuhidi Uluhijjeh – Teuhidi i Adhurimit.
2) Njësimi dhe veçimi i All-llahut në Rububijjen e Tij – në zotërim.
Dmth: t’a njësosh dhe t’a veçosh atë në veprat e Tij, siç janë zotërimi, krijimi, furnizimi etj.
Besimi se nuk ka zot tjetër përpos Tij, nuk ka krijues tjetër përpos Tij, nuk ka furnizues tjetër përpos Tij, i cili furnizon nga vetvetja, e kështu me rradhë.
Ky teuhid quhet Teuhidi Rububijjeh – Teuhidi i Zotrimit.
3) Njësimi dhe veçimi i All-llahut në Emrat dhe Cilësitë e Tij.
Dmth: Besimi se All-llahu ka emra të bukur dhe cilësi të larta më të cilat Ai e ka emërtuar dhe cilësuar veten e Tij, në librin e Tij dhe në sunnetin e të Dërguarit të tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Besimi në ato emra dhe cilësi:
Ky teuhid quhet Teuhidul Esma ues-Sifat – Teuhidi i Emrave dhe cilësive.
Pra, teuhidi është tre lloje:
Teuhidi Rububijjeh – Teuhidi i Zotërimit.
Teuhidi Uluhijjeh – Teuhidi i Adhurimit.
Teuhidul Esma ues-Sifat – Teuhidi i Emrave dhe Cilësive.
Disa dijetarë e ndajnë teuhidin në dy lloje:
Teuhidi i Adhurimit.
Teuhidi i Zotërimit.
Ndërsa Teuhidin e Emrave dhe cilësive e fusin në Teuhidin e Zotërimit, sepse në realitet Teuhidi i Emrave dhe cilësive është pjesë e Teuhidit të Zotërimit.
Por për shkak të devijimit të shumë njerëzve në çeshtjen e emrave dhe cilësive të All-llahut, dijetarë tjerë e kanë ndarë lloj më vete, ashtu që:
Këtë ndarje të teuhidit në tre lloje nuk e ka bërë i Dërguari i All-llahut alejhis-selam, as shokët e tij dhe as Tabi’inët, por e kanë bërë dijetarët më pas.
Dhe kjo si nevojë që njerëzit t’i kuptojnë më mirë çeshtjet e Teuhidit.
Më vonë, të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit kanë rënë dakord për këtë ndarje dhe nuk e konsiderojnë bidat, siç thonë disa të humbur dhe të devijuar nga rruga e drejtë.
Fjala teuhid si fjalë nuk përmendet në Kur’an.
Ndërsa në sunnet të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem përmendet.
Ka transmetuar Imam Ahmedi e të tjerë nga Amër bin Aas (radijall-llahu anhu) se:
– أنَّ العاصَ بنَ وائلٍ نذر في الجاهليةِ أن ينحرَ مائةَ بدنةٍ وأنَّ هشامَ بنَ العاصِ نحر حصَّتَه خمسينَ بدنةً وأنَّ عَمرًا سأل النبيَّ صلَّى اللهُ عليهِ وسلَّمَ عن ذلك فقال: (( أما أبوك فلو كان أقرَّ بالتوحيدِ فصمْتَ وتصدَّقتَ عنه نفعَه ذلك))
“El-Aas ibn Ueeil kishte bërë një zotim në kohën e injorancës që të therte 100 deve.
Hisham ibn el-As (njëri nga djemtë e tij) e përmbushi pjesën e vet duke therur 50 deve (për të çuar në vend zotimin e babait tij), ndërsa Amr ibn el-Aas (djali tjetër) e pyeti Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për këtë çeshtje, dhe ai tha: ((Sa i përket babait tënd: nëse ai do t’a kishte pranuar Teuhidin, atëherë nëse ti do të agjëroje dhe do të jepje sadaka për të, kjo do t’i bënte dobi atij))
[Saktëson shejh Albani në Silsiletul es-Sahihah 1/873. Dorar.net]
Në një hadith tjetër Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( يعذَّبُ ناسٌ مِن أَهْلِ التَّوحيدِ في النَّارِ حتَّى يَكونوا فيها حَممًا ثمَّ تدرِكُهُمُ الرَّحمةُ فيُخرَجونَ ويُطرَحونَ على أبوابِ الجنَّةِ قالَ : فيَرشُّ عليهم أَهْلُ الجنَّةِ الماءَ فينبُتونَ كما ينبُتُ الغُثاءُ في حمالةِ السَّيلِ ثمَّ يُدخَلونَ الجنَّةَ))
((Disa njerëz prej ithtarëve të teuhidit do të dënohen në zjarr derisa të bëhen si qymyr (të djegur plotësisht, dhe të zinj si qymyri).
Pastaj do t’i arrije mëshira (e All-llahut), kështu që do të nxirren dhe do të vendosen në hyrjet e Xhennetit.
Banorët e Xhennetit do të hedhin mbi ta ujë dhe ata mbijnë ashtu siç mbin bari që del anëve të lumit apo përroit pas vërshimit – shiut të madh (e shëmbëllen gjallërinë dhe ndryshimin e shpejtë të tyre me gjallërinë e barit dhe daljen e shpejtë të tij anëve të lumit pas një vërshimi). Pastaj do të futen në Xhennet))
[Transmeton Termidhi etj, shejh Albani e konsideron Sahih në Sahih Termidhi 2597. Dorar.net]
Shumë njerëz të devijuar që kundërshtojnë shumë çeshtje të teuhidit thonë se fjala teuhid nuk përmendet në hadithet profetike.
Këto dy hadithe që solla dëshmojnë injorancinë e tyre dhe gënjeshtrën e tyre.
————
Autori në këtë libër -Librin e Teuhidit-, edhe pse sqaron diçka në lidhje me Teuhidin e Zotërimit dhe Teuhidin e Emrave dhe Cilësive, ai më së shumti përqëndrohet te Teuhidi i Adhurimit.
Kjo sepse, humbja dhe devijimi i njerëzve në lidhje me besimin ka qenë pikërisht te ky lloj i teuhidit, te Teuhidi i Adhurimit.
Që në fillim, që te populli i Nuhut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku u shfaq për herë të parë shirku (të bërit ortak All-llahut), e cila është e kundërta e teuhidit.
Kjo humbje e njerëzve në çeshtjet e teuhidit, shfaqja e shirkut te ata me të cilin shkatërruan teuhidin, dhe prishën me të natyrshmërinë (Fitrën), ishte shkaku pse All-llahu dërgoi të dërguarit dhe zbriti për të librat.
Njerëzit ishin në një fe, në teuhidin e pastër, që nga Ademi alejis-selam dhe deri te populli i Nuhut alejhis-selam, njëmijë vjet pas Ademit alejhis-selam.
All-llahu i Lartësuar thotë:
{وَمَا كَانَ النَّاسُ إِلَّا أُمَّةً وَاحِدَةً فَاخْتَلَفُوا}
{Njerëzit nuk ishin përveç se në një fe të vetme (që është adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak- shirk- asgjë), dhe (pastaj) ata u përçanë}
All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
{كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ}
{Njerëzit ishin në një fe të vetme (adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak asgjë), pastaj All-llahu dërgoi profetët si përgëzues dhe paralajmërues, dhe zbriti me ta Librin me të vërtetën, që të gjykoje mes njerëzve për atë në të cilën ata u përçanë}
Transmeton El Haakim nga Ibn Abassi (radijall-llahu anhuma) i cili ka thënë:
“كان بين نوح وآدم عشرة قرون ، كلهم على شريعة من الحق . فاختلفوا ، فبعث الله النبيين مبشرين ومنذرين”
“Ndërmjet Ademit dhe Nuhut ishin dhjetë shekuj, të gjithë ishin në fenë e vërtetë (në sheriatin e vërtetë, teuhid të pastër). Pastaj u përçanë, kështu që All-llahu dërgoi Profetët si përgëzues dhe paralajmërues.”
[Ibn kethiri në (tefsirin e tij) thotë: e ka saktësuar El Hakim n (Mustedrekun e tij)]
Përçarja e njerëzve në çeshtjet e besimit filloi kur u shfaq shirku që është e kundërta e teuhidit.
Thotë Ibn Kethiri:
“الناس كانوا على ملة آدم ، عليه السلام ، حتى عبدوا الأصنام ، فبعث الله إليهم نوحا ، عليه السلام ، فكان أول رسول بعثه الله إلى أهل الأرض”
“Njerëzit ishin në fenë e Ademit alejhis-selam, derisa filluan të adhurojnë idhujt. Atëherë All-llahu dërgoi te ata Nuhun alejhis-selam, dhe ai ishte i pari i dërguar që All-llahu e dërgoi te banorët e tokës.”
[Tefsir i Ibn Kethirit]
Pra, njerëzit e ndryshuan fenë e vërtetë, që është adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak asgjë. Ata filluan të adhurojnë dhe t’iu luten të tjerëve përpos All-llahut, dhe për këtë All-llahu dërgoi të dërguar dhe zbriti libra; që t’ua tërheqin vërejtjen njerëzve nga devijimi i tyre, që t’i thërrasin në teuhidin e pastër dhe të largohen nga shirku (ortakëria).
Te parin që e dërgoi ishte Nuhu Alejhis-selam
All-llahu i Lartësuar thotë:
{وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ ۖ أَفَلَا تَتَّقُونَ}
{Ne me të vërtetë e kemi dërguar Nuhun te populli i tij dhe ai tha: o populli im, adhuroni All-llahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. A nuk po ruheni (dhe frikësoheni nga dënimi i All-llahut)?}
Dhe ka vazhduar duke dërguar të dërguar me të njejtin mesazh:
‘Të adhuroni vetëm All-llahun dhe mos i bëni Atij ortak asgjë dhe askënd’
Kështu deri te i Dërguari i fundit të cilin e dërgoi – Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
{قُلْ إِنَّمَا يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَهَلْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ}
{Thuaj: mua më shpallet se i adhuruari i juaj me të drejtë është një i adhuruar (All-llahu). A jeni ju musliman?}
(dmth: të nënshtruar ndaj All-llahut me teuhid – duke e adhuruar vetëm atë pa i bërë shirk (ortak) asgjë)
Pra, qëllimi i dërgimit të dërguarve dhe zbritja e librave është që t’i thërrasin njerëzit në teuhid dhe t’ua sqarojnë njerëzve çeshtjet e teuhidit dhe ç’farë ka lidhje me të, dhe të kundërtën e tij që është shirku dhe ç’farë ka lidhje me të.
Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“بل كل سورة في القرآن فهي مُتَضَمِّنَة لنَوْعَيْ التوحيد، شاهدة به ، داعية إليه.
فإن القرآن:
— إما خبر عن الله تعالى و أسمائه و أفعاله و أقواله فهو التوحيد العِلمي الخبري.
— و إما دعوة إلى عبادته وحده لا شريك له و خَلْع ما يُعبد من دونه، فهو التوحيد الإراديِّ و الطَلَبِي.
— و إما أمر و نهي و إلزام بطاعته و أمره و نهيه فهو حقوق التوحيد و مُكَمِّلاتُهُ.
— و إما خبر عن إكرام أهل التوحيد و ما فعل بهم في الدنيا و يُكرِمهم به في الآخرة ، فهو جزاء التوحيد.
— وإما خبر عن أهل الشرك و ما فعل بهم في الدنيا من النكال و ما يَحُلُّ بهم في العقبى من العذاب ، فهو جزاء من خرج عن حكم التوحيد.
فالقرآن كله في التوحيد و حُقوقِه و جزائِه، و في شأن الشرك و أهله و جزائهم.
[ مدارج السالكين3/449]
“Çdo sure në Kur’an përmban të dy llojet e teuhidit, dëshmon për to dhe thërret te ato.
(përmenda në mësimin e parë se disa dijetarë e ndajnë teuhidin në dy lloje:
1- Teuhidi i Zotërimit, dhe kjo përfshin edhe Teuhidin e Emrave dhe cilësive.
2- Teuhidi i Adhurimit.
Thotë: çdo sure përmban dy llojet e teuhidit, dëshmon për to dhe thërret te ato)
Kjo sepse Kur’ani është:
— Ose lajm (që tregon) për All-llahun, për emrat dhe cilësitë e Tij, për veprat dhe fjalët e Tij.
Dhe ky është teuhidi i njohjes, i asaj që tregon All-llahu për veten e Tij.
(Ky teuhid është ai që njihet nga të gjithë si Teuhidi i Zotërimit dhe Teuhidi i Emrave dhe cilësive.
I thuhet: Teuhidi i Njohjes dhe asaj që tregon All-llahu për veten e Tij, sepse ka të bëje më atë që All-llahu tregon për veten e Tij (për atributet e Tij, për emrat dhe cilësitë e Tij).
Kur robi i mëson dhe njihet me to, është detyrë t’i besoje ato, t’i pohoje ato, dhe t’a njësoje/t’a veçoje All-llahun me ato, dhe mos t’i bëje Atij ortak në ato.
Ky teuhid – siç e përmenda më lart, është ai që njihet nga të gjithë si Teuhidi i Zotërimit dhe Teuhidi i Emrave dhe cilësive)
— Ose është thirrje për t’a adhuruar vetëm Atë, pa i bërë ortak asgjë, dhe për të braktisur çdo gjë që adhurohet përveç Tij.
Dhe ky është teuhidi i dëshirës dhe kërkesës.
(Quhet Teuhidi i dëshirës, i kërkesës apo i synimit (el Kasd), sepse:
E para: All-llahu dëshiron dhe kërkon nga robi që robi të adhuroje vetëm All-llahun, dhe mos t’i bëje Atij ortak asgjë, dhe të gjitha lutjet, dëshirat dhe kërkesat t’ia drejtoje Atij.
E dyta: robi e dëshiron adhurimin e All-llahut, si dhe synon dhe kërkon me adhurimin e All-llahut, kënaqësinë e Tij -Teaala-.
Ky teuhid është ai që njihet nga të gjithë si Teuhidi i Adhurimit)
— Ose është urdhër dhe ndalesë, dhe detyrim që t’i bindesh Atij dhe urdhërit të Tij dhe të largohesh nga ndalesat e Tij. Dhe këto janë të drejtat e teuhidit dhe plotësuesit e tij.
— Ose tregon për shpërblimin e ithtarëve të teuhidit, se si ka vepruar me ata në këtë bote (dmth: se si i ka ndihmuar i ka ruajtur dhe iu ka dhënë sukses), dhe se si do i nderoje në botën tjetër.
Dhe ky është shpërblimi i teuhidit.
— Ose është lajm (që tregon) për ithtarët e shirkut, se si ka vepruar ma ata në dunja, si i ka dënuar, dhe se ç’farë dënimi i pret në Ahiret.
Dhe ky është ndëshkimi i atyre që e braktisin teuhidin.
Pra, Kur’ani i gjithi tregon për Teuhidin, për të drejtat e tij, për shpërblimin e tij.
Si dhe tregon për shirkun për ithtarët e tij dhe ndëshkimin e tyre.
[Medarixhu-Salikiin 3/449. Marrë nga Fet’hul Mexhid]
Çdo sure e Kur’anit:
▪︎ Ose tregon për ndonjë atribut të All-llahut dhe vepër të Tij. Ky është Teuhidi i Zotërimit.
▪︎ Ose tregon për ndonjë emër apo cilësi të Tij. Ky është Teuhidi i Emrave dhe cilësive.
▪︎ Ose thërret dhe urdhëron që të adhurohet vetëm All-llahu, dhe të distancohemi nga shirku, dhe ky është Teuhidi i Adhurimit.
▪︎ Ose është sure, apo ajet i cili urdhëron për diçka, ose ndalon nga diçka. Ky urdhër për të zbatuar filan gjë, apo për t’u ndaluar nga filan gjë është prej të drejtave të teuhidit dhe plotësuesve të tij. Robi sa më shumë zbaton urdhëresat dhe ndalohet nga ndalesat, aq më shumë i realizon të drejtat dhe kërkesat e teuhidit, dhe aq më shumë e vërteton dhe e plotëson atë.
▪︎ Ose është sure e cila tregon për vlerën dhe mirësinë e teuhidit, për ndihmën dhe suksesin që All-llahu u jep ithtarëve të teuhidit, dhe shpërblimin në botën tjetër. Ky është shpërblimi i teuhidit.
▪︎ Ose është sure e cila tregon për të keqen e shirkut, dhe ndëshkimin e ithtarëve të shirkut në këtë botë, dhe ndëshkimin e madh që i pret në botën tjetër. Ky është ndëshkimi i atij që e braktis teuhidin.
Pra, i gjithë Kur’ani flet për teuhidin, dëshmon për të dhe thërret tek ai.
Thotë Ibn Tejmije:
“التوحيد هو أصل الإيمان…
قال : و لا يصح إسلام أحد إلا به”
“Teuhidi është baza e imanit..
Nuk është i saktë islami i asnjërit pa të (pa teuhid).”
[Mexhmu el Fetawa 24/235]
Teuhidi është kusht i saktësimin të Islamit, të imanit.
Nuk është i saktë Islami i robit, besimi (imani) i robit, pa teuhid.
Besimi në All-llahun është shtylla e parë e imanit.
E para gjë që është për qëllim me besimin dhe kryesorja, është besimi në njëshmërinë e All-llahut.
Në njëshmërinë e Tij në zotërim.
Në njëshmërinë e Tij në adhurim.
Dhe në njëshmërinë e Tij në emrat dhe cilësitë e Tij.
Nëse mungon njëshmëria e All-llahut te robi mungon besimi (imani) dhe Islami.
Shtylla e parë e Islamit është shehadeti ‘La ilahe Il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah.’
Nuk ka Islam pa shehadetin.
Fjala ‘La ilahe Il-lall-llah’ do të thotë: ‘Nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut.’
Kjo fjalë kërkon që të mohohet, të refuzohet dhe të braktiset adhurimi që iu bëhet të tjerëve, dhe të adhurohet vetëm All-llahu pa i bërë Atij ortak askënd dhe asgjë.
Fjala ‘La ilahe Il-lall-llah’ eshtë fjala e Teuhidit. Teuhidin e përmban dhe e përmbledh kjo fjalë!
Njeriu sa do që pretendon se beson në All-llahun, beson se Ai eshtë Zot i Vetëm, Krijuesi, Furnizuesi, por ndërkohë refuzon teuhidin, refuzon thelbin, realitetin dhe të vërtetën që përmban fjala ‘La ilahe Il-lall-llah’, i tilli nuk është besimtar.
All-llahu tregon për idhujtarët në kohën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ata besonin në All-llahun, beson se ai është Krijuesi, Furnizuesi, Sunduesi, ndërkohë ata ishin idhujtarë, mohues, jobesimtarë.
All-llahu i Lartësuar thotë:
{قُلْ مَن يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّن يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَن يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ الْأَمْرَ ۚ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ ۚ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ﴾
{Thuaj: Kush ju furnizon nga qielli dhe toka, dhe kush është që zotëron (posedon) dëgjimin dhe shikimin (tuaj)? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Dhe kush e rregullon (e drejton) çdo çeshtje? Ata do të thonë: All-llahu.
Thuaj: A nuk ruheni (a nuk ruheni dhe frikësoheni prej dënimit të All-llahut)?}
All-llahu i Lartesuar thotë:
{وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ}
{Nëse i pyet ata (idhujtarët) se kush i ka krijuar qiejt dhe tokën, ata do të thonë: All-llahu}
Pra, ata edhe pse besonin se All-llahu është Zoti i botërave, Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi, përsëri nuk konsiderohen besimtarë.
All-llahu i Lartmadhëruar i konsideroi mohues, idhujtarë, sepse ata mohuan njëshmërinë e All-llahut në adhurim, ata nuk e refuzuan shirkun që është e kundërta e teuhidit, por qëndruan në të.
Ai i cili e mohon njëshmërinë e All-llahut në adhurim, dhe vazhdon në shirkun e madh, dhe refuzon t’a lërë atë, i tilli eshtë qafir mohues, idhujtar, edhe nëse thotë besoj në All-llahun, dhe se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut.
Ai i cili beson dhe thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’, i tilli edhe pse ka besuar në Teuhidin e Zotërimit, ai përsëri nuk është besimtar musliman derisa të besoje dhe pohoje Teuhidin e Adhurimit (të besoje dhe të pohojë se adhurimi i takon vetëm All-llahut, dhe të mohoje shirkun, të mohoje adhurimin e çdo gjëje tjetër përpos adhurimit të All-llahut.
Personi i cili beson se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut nuk konsiderohet musliman besimtar, derisa të besoje në teuhidin e adhurimit, të besoje në La ilahe Il-lall-llah – se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, t’a pohoje atë dhe t’a pranoje atë me kushtet e saj, dhe të mohoje e të braktise shirkun.
Idhujtarët në kohën e Profetit besonin se Zoti, Krijuesi është All-llahu, dhe se nuk ka zot tjetër përpos All-llahut, por, kjo nuk i bëri ata besimtar.
{و لَئِن سأَلْتَهم مَنْ خَلَق السماواتِ والأرضَ لَيَقُولُنَّ اللهُ}
{Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën ata do të thonë All-llahu}
All-llahu i konsideroi ata jobesimtarë idhujtarë, sepse ata nuk pranuan Teuhidin e Adhurimit. Refuzuan fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’ dhe nuk e pranuan, ngase e dinin se kjo fjalë do të thotë:
Njëshmëria e All-llahut në adhurim, të adhurohet vetëm All-llahu, dhe jo të tjerë përveç Tij.
All-llahu i Lartësuar thotë:
{أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ﴾
{(idhujtarët thanë): A (don që gjithë) të adhuruarit t’i bëje një të adhuruar të vetëm? Vërtet, kjo është diçka shumë e çuditshme}
Idhujtarët e thanë këtë fjalë kur Profeti alejhis-selam i thirri të thonë La ilahe Il-lall-llah.
[siç transmeton Taberiu, etj]
Ata e kuptonin se ç’farë do të thotë kjo fjalë, e dinin se La ilahe Il-lall-llah do të thotë: të adhurohet vetëm All-llahu, dhe të lihet adhurimi i çdo gjëje, apo çdokujt tjetër përveç All-llahut.
(dmth: të mohohet shirku, të lihet dhe të braktiset ai)
Ata nuk pranuan të lënë adhurimin e idhujve, kështu që refuzuan fjalën La ilahe Il-lall-llah, fjalën e teuhidit, sepse e dinin se nëse e pranojnë atë, kjo do të thotë që duhet të lënë adhurimin e të tjerëve, të braktisin shirkun. Por ata nuk donin të linin adhurimin e idhujve, kështu që refuzuan fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’
(dmth: refuzuan Teuhidin e Adhurimit -njëshmërinë e All-llahut në adhurim-)
Pra, besimi se All-llahu eshte Zoti, dhe se nuk ka zot tjetër përveç Tij, se Ai eshte Krijuesi, Furnizuesi etj, nuk e bën robin besimtar, derisa të besoje në njëshmërinë e All-llahut në adhurim. Në këtë realitet dhe të vërtetë që e përmban fjala ‘La ilahe Il-lall-llah’, që është:
‘Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë, përveç All-llahut’.
Madje edhe nëse e thonë fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’, përsëri nuk janë besimtarë, dhe nuk iu bën dobi kjo fjalë, nëse ata nuk besojnë në realitetin dhe të vërtetën që përmban kjo fjalë.
Ka shumë njerëz të cilët thonë ‘La ilahe Il-lall-llah’, por nuk dinë se ç’farë kuptimi ka, nuk dinë atë që përmban kjo fjalë prej teuhidit, nuk e mohojnë shirkun. Të tillëve nuk ka dyshim se nuk iu bën dobi kjo fjalë, dhe se nuk i bën muslimanë, edhe nëse pretendojnë se janë muslimanë.
Ai që pretendon se është musliman, por, ndërkohë nuk e di se ç’farë është Islami, as imani, as La ilahe Il-lall-llah, as teuhidi, dhe as shirku, i tilli nuk është besimtar musliman, dhe se pretendimi i tij që është musliman, nuk e bën atë musliman.
Imani (besimi) nuk është pretendim, por është dije, njohje, besim, pohim, bindje, vërtetim, dëshmi, fjalë dhe punë.
Njeriu nuk konsiderohet musliman derisa të besoje me bindje, të pohoje dhe të vertetoje njëshmërinë e All-llahut, të mohoje dhe të braktise shirkun.
Me këtë njeriu e saktëson Islamin e tij, e saktëson imanin e tij.
(Saktësimi i Islamit, i imanit dmth: të qenurit i saktë, i vlefshëm, i vërtetë)
Nëse njeriu e saktëson Islamin e tij, e saktëson besimin e tij, atëherë ai është musliman besimtar.
Në të kundërtën, jo.
Saktësimi i Islamit, saktësimi i besimit është kur robi e di se ç’farë do të thotë La ilahe Il-lall-llah, që është:
Njëshmëria e All-llahut, të adhurohet vetëm All-llahu dhe mos t’i bëhet ortak asgjë.
T’a besoje, t’a pranoje dhe t’a pohoje atë me zemër.
T’a pranoje atë që kërkon kjo fjalë, kushtet e kësaj fjale, dhe mos t’i refuzoje.
Të mohoje shirkun dhe të distancohet prej tij.
T’a shprehe me gojë ‘La ilahe Il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah (përveç nëse ka probleme me gjuhën, nuk flet dot).
Me këtë konsiderohet që e ka saktësuar islamin e tij, ka saktësuar imanin e tij, dhe konsiderohet musliman besimtar.
Ne njohim shumë që thonë se jemi muslimanë, por në realitet nuk janë muslimanë, siç janë një pjesë e madhe e Shijave, të cilët kanë kufër të hapur dhe shirk të hapur, dhe se dijetarët me unanimitet kanë gjykuar për një pjesë të tyre që janë qafira (jobesimtarë), edhe pse ata thonë që jemi muslimanë.
Pra, teuhidi është baza e Islamit, është baza e Imanit.
Nuk ka Islam pa teuhid.
Nuk ka Iman pa teuhid.
Sado që njeriu të pretendoje se është besimtar, nëse ai nuk e ka teuhidin, nëse ai nuk e njëson dhe veçon All-llahun në adhurim, nese ai nuk e mohon shirkun dhe nuk e braktis atë, ai nuk është besimtar musliman.
Personi i cili beson se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut nuk konsiderohet musliman besimtar derisa të besoje në teuhidin e adhurimit.
Të besoje në La ilahe Il-lall-llah – se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, t’a pohoje atë dhe t’a pranoje atë me kushtet e saj. T’a thotë dhe t’a vërtetoje atë. T’a mohoje dhe t’a braktise shirkun.
Idhujtarët në kohën e Profetit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) besonin se All-llahu është Zoti i botërave, se All-llahu është Krijuesi, dhe se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut.
All-llahu (azze ue xhel-le) thotë:
{و لَئِن سأَلْتَهم مَنْ خَلَق السماواتِ والأرضَ لَيَقُولُنَّ اللهُ}
{Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe tokën ata do të thonë All-llahu}
Idhujtarët edhe pse besonin se All-llahu eshtë Zoti i botërave, Ai është Krijuesi dhe se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, ata përsëri u konsideruan jobesimtarë, idhujtarë, sepse ata nuk e pranuan Teuhidin e Adhurimit – njëshmërinë e All-llahut në adhurim. E refuzuan fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’, nuk e pranuan atë. Nuk i braktisën idhujt dhe as nuk e mohuan adhurimin e të tjerëve përveç All-llahut.
All-llahu i Lartësuar thotë:
{أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ﴾
{(idhujtarët thanë): A (don që gjithë) të adhuruarit t’i bëje një të adhuruar të vetëm? Vërtet, kjo është diçka shumë e çuditshme}
Ata e kuptonin se ç’farë do të thotë kjo fjalë, e dinin se La ilahe Il-lall-llah do të thotë: “Të adhurohet vetëm All-llahu, të lihet dhe të braktiset adhurimi i çdo gjëje dhe çdokujt tjetër përveç All-llahut.”
Ata nuk pranuan të lënë adhurimin e idhujve, kështu që refuzuan fjalën La ilahe Il-lall-llah, fjalën e teuhidit, sepse e dinin se nëse e pranojnë atë, kjo do të thotë që duhet të lënë adhurimin e idhujve, adhurimin e të tjerëve. Por ata nuk e donin këtë, kështu që refuzuan fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’, refuzuan njëshmërinë e All-llahut në adhurim.
All-llahu i konsideroi ata mohues, idhujtarë, edhe pse besonin se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut.
Pra, besimi se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, nuk e bën robin besimtar, derisa të besoje dhe të pohoje fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’, njëshmërinë e All-llahut në adhurim dhe të mohoje e të braktise shirkun.
Personi i cili nuk e di fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’, nuk është musliman.
Madje edhe nëse e di fjalën ‘La ilahe Il-lall-llah’ dhe e thotë, por nuk ia di kuptimin, nuk beson në atë që përmban kjo fjalë dhe nuk e refuzon shirkun, ai nuk është musliman besimtar.
Ka shumë njerëz të cilët thonë ‘La ilahe Il-lall-llah’, por nuk e dinë se ç’farë kuptimi ka. Nuk e dinë atë që përmban kjo fjalë, nuk e dinë se ç’farë është njëshmëria e All-llahut në adhurim dhe nuk mohojnë shirkun. Të tillëve nuk ka dyshim se nuk ju bën dobi kjo fjalë, dhe se nuk i bën muslimanë, edhe nëse pretendojnë se janë muslimanë.
Ka shumë që pretendojnë se janë muslimanë, por, ndërkohë nuk dinë se ç’farë është Islami, as imani, as La ilahe Il-lall-llah, as Teuhidi, dhe as Shirku.
Të tillët nuk janë besimtarë muslimanë, dhe se pretendimi i tyre që janë muslimanë nuk i bën muslimanë.
Ne njohim shumë që thonë se jemi muslimanë, por në realitet nuk janë muslimanë, siç janë një pjesë e madhe e Shijave, të cilët pretendojnë se janë muslimanë, por realiteti tregon se ata nuk janë muslimanë.
Dijetarët kanë gjykuar për shumë prej tyre se janë jobesimtarë, mohues.
Imani (besimi) nuk është pretendim, por është dije, njohje, besim, pohim, bindje, vërtetim, dëshmi, fjalë dhe punë.
Nëse njeriu e saktëson Islamin e tij, besimin e tij, atëherë është musliman, besimtar. Në të kundërtën, jo.
(Saktësimi i Islamit, i imanit dmth: të qenurit i saktë, i vlefshëm, i vërtetë)
Saktësimi i Islamit, saktësimi i besimit është kur robi e di se ç’farë do të thotë La ilahe Il-lall-llah, që është:
Njëshmëria e All-llahut, të adhurohet vetëm All-llahu dhe mos t’i bëhet ortak asgjë.
T’a besoje, t’a pranoje dhe t’a pohoje atë me zemër.
T’a pranoje atë që kërkon kjo fjalë, kushtet e kësaj fjale, dhe mos t’i refuzoje.
T’a mohoje shirkun dhe të distancohet prej tij.
T’a shprehe me gojë ‘La ilahe Il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah (përveç nëse ka probleme me gjuhën, nuk flet dot).
Me këtë konsiderohet që e ka saktësuar islamin e tij, ka saktësuar imanin e tij.
I tilli është musliman, besimtar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم