:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ MIRËSIA E NGRËNIES SË SYFYRIT
Ngrënia e syfyrit është e pëlqyer.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka nxitur besimtarët që të hanë syfyr, dhe ka thënë se në ngrënjen e syfyrit ka bereqet:
تسحروا فإن في السَحور بركة
“Hani syfyr, sepse në ngrënjen e syfyrit ka bereqet.”
[Buhari dhe Muslimi]
Kuptimi “ka bereqet” – Ibn Haxheri jep dy interpretime:
Ibn Haxheri thotë:
“Bereqeti është në shumë aspekte. Prej tyre: pasimi i sunnetit, kundërshtimi i ithtarëve të librit, forcimi për adhurim.. po ashtu është sebep për dhikër dhe dua në kohën kur mendohet pranimi i duasë.”
[Fet’hul Bari]
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
فَصْلُ ما بين صيامنا و صيام أهل الكتاب أكْلَة السَحَر.
“Dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit është ngrënja e syfyrit.”
[Muslimi]
Kjo sepse nëse ata flinin, nuk iu lejohej më të hanin deri në perëndimin e diellit.
[MUHAMMED BIN ALIJ EL ETJUBI — البحر المحيط الثجاج 20/556-557]
Pra, ngrënja e syfyrit është e pëlqyer. Është ushqim dhe vakt i bereqetshëm.
Ti han dhe shijon, ndërkohë shpërblehesh për të. Mirësia e ngrënjes së syfyrit është e madhe dhe nuk duhet të neglizhohet.
■ MIRËSIA E NGRËNJES SË SYFYRIT ARRIHET QOFTË EDHE ME NGRËNJEN E NJË KAFSHATE, APO PIRJEN E NJË GLLËNKE UJI
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
السحور أكْلَةُ بركةٍ فلا تَدَعوه و لو ان يَجْرَع أحدكم جُرْعة من ماء، فإن الله و ملائكته يصلون على المتسحِّرين.
“Ngrënja e syfyrit është ushqim i bereqetshëm. Mos e lini atë qoftë edhe me pirjen e një gllënke ujë, sepse me të vërtetë All-llahu i lavdëron dhe i mëshiron ata që hanë syfyr, dhe melaiket luten për ata.”
[Transmeton AHMEDI / Thotë Albani: hasen– صحيح الجامع 3683 ]
Thotë SAN’ANI se EL IRAKI ka thënë:
“Mirësia e syfyrit arrihet me ngrënjen e një kafshate.”
[Et-tenuir 7/485]
■ USHQIMI MË I MIRË QË HA BESIMTARI NË SYFYR
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
نعم سحور المؤمن التمر
“Prej më të mirave ushqime që ha besimtari në syfyr është hurma.”
[Ebu Davudi / Albani thotë: Sahih — Sahih Ebu Davud]
Thotë shejh Abdul Muhsin El Abbadi All-llahu e ruajt:
وهذا يدل على أنَّ التسحُّر بالتمر ممدوح؛ لأن (نِعم) هذه من صيغ المدح، كما هو معلوم. .
“Ky hadith tregon se ngrënja syfyr me hurma është e pëlqyer (e lavdëruar).”
[Sherh Sunen Ebi Dawud 8/271]
■ AI I CILI ZGJOHET XHUNUB HA SYFYR DHE LAHET PASI TË HYJE AGIMI (SABAHU)
Ai që zgjohet xhunub në kohën e syfyrit, i lejohet të hajë syfyr dhe të lahet pasi të hyje sabahu. Dmth: t’a vonoje larjen deri pas hyrjes së agimit (sabahut).
Thotë Bin Bazi për personin që bëhet xhunub në pjesën e fundit të natës:
“Të haje syfyr, pastaj të lahet pas ezanit të sabahut. Nuk ka problem.”
Dhe argumentohet me hadithin e Aishes – radijall-llahu anhe – e cila thotë:
((Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem u gdhinte xhunub pastaj lahej dhe agjëronte))
[Bukhari dhe Muslimi]
Ky është edhe mendimi i shejkh Albanit, Ibn Uthejminit etj.
Disa mendojnë se duhet me u la pastaj me ngrënë syfyr, ashtu që të mos futesh në agjërim përveçse i larë.
Ky mendim nuk është i saktë.
Të jesh i larë nga xhunublliku nuk është kusht i agjërimit, dhe as prej obligimeve të agjërimit.
Vetëm se duhet të shpejtoje të lahet për të kapur namazin në xhami nëse është që e ka detyrë shkuarjen në xhami.
■ NGRËNJA SYFYR PASI KA DALUR KOHA DUKE MENDUAR SE JE BRENDA KOHE
Personi që ha dhe pi me mendimin se është akoma kohë syfyri, pastaj i bëhet e qartë se ka ngrënë, apo ka pirë pasi ka dalur koha e syfyrit, agjërimi i tij është i saktë, sepse ai nuk e ka bërë me qëllim, por nga mosdija.
[Albani, Bin Bazi, Uthejmini, Feuzani..]
Rregulli thotë: “Çdo gjë që e prish agjërimin, nëse e bën pa qëllim, pa dashje, apo nga harresa, apo mosdija, nuk t’a prish agjërimin.”
[Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini..]
Argument për këtë është fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
من نسي و هو صائم فأكل و شرب فليتم صومه فإنما أطعمه الله و سقاه
“Ai që ha apo pi nga harresa, duke qenë agjërueshëm le t’a plotësoje (t’a vazhdoje) agjërimin e tij sepse atë e ka ushqyer All-llahu dhe i ka dhënë të pije.”
[Buhariu dhe Muslimi]
Pra, çdo veprim i cili e prish agjërimin, nëse e bën nga harresa, ose mosdija rreth dispozitës së saj, apo e bën padashje (pa qëllim) nuk t’a prish agjërimin.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم