الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes janë disa dhikre dhe dua, të cilat i ka thënë Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-, ose ka nxitur për thënien e tyre në mëngjes dhe mbrëmje.
Prej tyre:
Si dhe prej tyre ka që dijetarët janë në mospajtim rreth saktësisë së tyre:
Në lidhje me këtë (dmth: kur ka mospajtim), përzgjedhim mendimin e shejh Albanit (All-llahu e mëshiroftë) duke qenë se ai është njeriu më i ditur i kohëve të fundit në njohjen e haditheve të sakta dhe të dobëta. Nësë nuk gjejmë gjykim të shejhut në një hadith, atëherë i referohemi të tjerëve.
1) Kategoria e parë:
Dhikër i cili është i saktë, por që thuhet vetëm në mëngjes. Ndërsa thënia e tij në mbrëmje është e pasaktë. Si dhe kufizimi i tij në tre herë është i pasaktë.
Për shembull dhikri:
((Radijtu bil-lahi Rabben, ue bil Islami dīnen, ue bi Muhammedin -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nebijjen))
Ky dhikër është i saktë, por ka mospajtim në lidhje me shtesën në hadith e cila përmend veçimin dhe kufizimin e tij në mëngjes dhe mbrëmje, si dhe thënien tre herë.
Më e sakta është se thënia e këtij dhikri është saktësuar vetëm në mëngjes, dhe jo në mbrëmje.
Thuhet një herë, dhe jo tre herë.
2) Kategoria e dytë:
Dhikër i cili është i saktë si dhikër, por kufizimi i tij në mëngjes dhe mbrëmje, si dhe në numër të caktuar nuk është i saktë.
Për shembull dhikri:
((Subhanall-llahi ue bihamdihi, adede khalkih, ue ridā nefsih, ue zinete arshih, ue mideede kelimetih))
Ky dhikër është i saktë [e transmeton Muslimi], por, kufizimi i tij në kohën e mëngjesit nuk përmendet në hadith, dmth: nuk përmendet se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- e ka thënë këtë në mëngjes, apo ka thënë që të thuhet në mëngjes.
Prandaj shumë prej dijetarëve të cilët e përmendin këtë dhikër në kapitull të veçantë, nuk përmendin kufizim të tij në një kohë të caktuar. Për shembull:
Më e sakta është se ky dhikër thuhet në çdo kohë, por thënia e tij në fillimin e ditës para lindjes diellit (në mëngjes), apo pas lindjes së diellit, [tre herë], është më parësore se sa në kohët tjera, duke u bazuar në veprimin e Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- i cili transmetohet se e ka thënë këtë në fillim të ditës, dhe e ka thënë tre herë.
3) Kategoria e tretë:
Dhikër i cili nuk është i saktë fare, qoftë në aspektin e kufizuar dhe të veçantë në kohë, qoftë në aspektin e përgjithshëm, të pakufizuar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم