:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me gjykimin e Namazit të Bajramit.
— Një pjesë e dijetarëve, prej tyre shumica e medhhebit Hanbeli, një pjesë e medhhebit Hanefi dhe Shafii thonë: “Është obligim Kifaje (dmth: e kanë detyrë vetëm disa. Nëse e falin një pjesë, bie obligimi nga të tjerët).”
— Një pjesë e dijetarëve thonë: “Namazi i Bajramit është obligim për çdo musliman që ka arritur moshën e pubertetit.”
— Ndërsa, shumica e dijetarëve thonë: “Namazi i Bajramit është sunnet i fortë, nuk është obligim.” Ky është mendimi i Malikive, i Shafive dhe i disa hanefive.
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë:
“Namazi i Bajramit është obligim për çdo musliman që ka arritur moshën e pubertetit.”
Ky është mendimi i Hanefive, i disa Malikive, i Ibn Tejmijes, Ibnul Kajjimit, San’aanit, Sheukaanit, Albanit, Bin Bazit, Ibn Uthejminit.
Edhe gratë e kanë obligim faljen e Bajramit.
Thotë shejh Albani All-llahu e mëshiroftë:
“Çdo femër muslimane që ka arritur moshën e pubertetit e ka obligim faljen e namazit të Bajramit.”
Thotë Umm Atijjeh:
((Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i ka urdhëruar gratë, ato që kanë arritur moshën e pubertetit dhe ato të cilat qëndrojnë në shtëpia (pasi kanë arritur kohën për martesë), të dalin në dy Bajramet))
[Muslimi, Buhariu]
Thonë këta dijetarë:
“Urdhëri i Profetit që të dalin edhe gratë, tregon se Namazi i Bajramit është obligim për çdo musliman i cili ka arritur moshën e pubertetit.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم