:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Pëlqehet bërja e Tekbireve në Bajramin e Fitrit.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Disa mendojnë se ka unanimitet.
Thuhet se Seid bin Musejjeb dhe Urwetu Ibn Zubejr prej Tabiinëve kanë thënë se Tekbiret e Fitër Bajramit janë obligim.
[E përmend këtë imam Neueuiju në El Mexhmu]
KOHA E TEKBIREVE
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me kohën e Tekbireve të Bajramit.
Shumica e dijetarëve thonë:
“Koha e fillimit të Tekbireve të Bajramit është pas perëndimit të diellit të ditës së fundit të Ramazanit, dhe fillimit të natës së Bajramit.”
Ky është mendimi i Ibn Tejmijes, i Bin Bazit, Ibn Uthejminit etj.
Një pjesë e dijetarëve thonë:
“Tekbiret e Fitër Bajramit fillojnë prej kur del nga shtëpia për të falur namazin e Bajramit dhe deri sa të vije imami për të falur namazin e Bajramit.”
Është transmetuar nga Ibn Umeri I cili kur dilte për të falur namazin e Bajramit bënte Tekbire derisa të vinte imami për të falur Namazin e Bajramit.
Ky është mendimi i Imam Malik.
Shejh Albani thotë:
“Tekbiret fillojnë pas namazit të sabahut të ditës së Bajramit. Pëlqehet që kur të dale personi për të falur Namazin e Bajramit të bëje Tekbire derisa të vije imami për të falur Namazin e Bajramit.”
Unë personalisht anoj te ky mendim.
Megjithatë duke qenë se nuk ka argument të prerë, çeshtja është e gjerë.
Kush dëshiron ia nis që pasi të perëndoje dielli në natën e Bajramit e deri në namazin e Bajramit.
Kush të dojë ia nis prej kur të fale namazin e Sabahut, ose kur të dale për të falur namazin e Bajramit, e derisa të vije imami për të falur namazin e Bajramit.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم