:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Bajrami është sunnet të falet ne musal-la (vend i hapur). Nuk është mirë të falet në xhami, madje disa dijetarë si Imam Malik e konsiderojnë bidat faljen në xhami, përpos për nevojë.
[Ibn el Haxh]
Duhet të kemi kujdes që mos të ketë statuja në sheshet dhe vendet e hapura ku falemi.
Shejkh Albani thotë:
“Nuk lejohet falja në ato vende të mbyllura si fusha futbolli, nëse ka figura, ose statuja, në ç’farëdo ane qofshin ato, para, mbrapa apo anash.”
Nese falet në shesh të hapur, nëse ka statuja nga para dhe statuja është afër safeve, kjo nuk bën.
Nëse statuja ndodhet larg dhe ka ndarje ndërmjet, nuk ka problem insha All-llahu.
Nëse ndodhet mbrapa safeve, insha All-llahu shpresojmë mos të ketë problem.
Nëse ka arsye si shiu, bora apo i ftohti i madh, në këto raste lejohet falja e Bajramit në xhami.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم