Si vepron personi të cilit i ikën Namazi i Bajramit me arsye?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Shumica e dijetarëve, prej tyre Malikitë, Shafiitë, dhe Hanbelitë thonë:
“Atij të cilit i ikën namazi i Bajramit me njerëzit, është e pëlqyer për të, që t’a fale atë.”


Shejh Bin Bazi thotë:
“Nëse jemi me mendimin se namazi i Bajramit është obligim, në këtë rast atij që i ikën namazi i Bajramit me xhemat, e ka detyrë t’a fale atë.
E nëse jemi me mendimin se është i pëlqyer, atëherë është e pëlqyer për të që t’a fale vetëm kur nuk e kap dot me njerëzit.”


Shejh Feuzani thotë:
“E fal namazin vetëm, sipas formës siç falet me imam.”


Disa dijetarë, prej tyre Hanefitë dhe Ibn Tejmije thonë:
“Nëse të ikën namazi i Bajramit me xhemat nuk falet më (as vetëm dhe as me xhemat). Kjo sepse nuk ka argument që tregon se duhet falur.”


Ibn Uthejmini thotë:
“Më e përafërta është se nuk falet më, nëse i ikën me xhemat, me njerëzit.”


Shekjh Albani thotë:
“Transmetimet që kanë ardhur nga të parët tanë të mirë janë të ndryshme:

Prej tyre ka që thonë se e fal 4 rekate.
Prej tyre ka që thonë se e fal 2 rekate.
Prej tyre ka që thonë se e fal vetëm.
Prej tyre ka që thonë se e fal me xhemat.

Nëse i mundesohet me e fal namazin me ndonjë grup, me xhemat, le t’a fale 2 rekate. E nëse e fal vetëm, le t’a fale 4 rekate.”

 

Thotë shejkh Albani në një vend tjetër:
الصواب تُقضي كما فاتت , هذه قاعدة فقهية أخذت من بعض المفردات من السنة النبوية , والصلاة تُقضى كما فاتت , فصلاة العيد ركعتان فمن فاتته بعذر شرعي صلاها ركعتين كما يصليها الإمام , أما صلاة أربع زائد ولا نجد له ما يشهد له من السنة .
سلسلة الهدى والنور شريط 376
“Më e sakta është se ai falet ashtu siç i ka kaluar. Ky është rregull në fikh.
(dmth: nëse namazi është dy rekate, atëherë e fal dy rekate. E nëse është katër rekate, e fal katër rekate)
Namazi i Bajramit është dy rekate, kështu që kush e humb atë për një arsye të pranuar fetare, ai e fal atë dy rekate, ashtu siç e fal imami.
Ndërsa mendimi se falet katër rekate nuk ka ndonjë argument që e mbështet nga suneti.”
[Silsilet el-Huda uen-Nur, kaseta nr. 376)


Mendimi më i përafërt është se e fal dy rekate, si atëherë kur e fal vetëm, ashtu edhe me xhemat. E fal siç falet me imamin. Edhe tekbiret shtesë i bën njejtë sikur me imamin.

E njëjta gjë edhe për gratë. Dhe kjo duke u bazuar në rregullin e fikhut të lartpërmendur.

Ndërsa atij që i ikën pa arsye, nuk e fal, por është detyrë për të pendimi. [Albani]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: