Falja e Xhumasë kur bie në ditë Bajrami

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((قد اجتمع في يومكم هذا عيدان، فمن شاء أجزأه من الجمعة وإنا مُجمعون))
((Në këtë ditë janë bashkuar dy festa…”
(do të thotë: është bashkuar Bajrami me ditën e Xhuma në të njejtën ditë)
Kush dëshiron, i mjafton (falja e Bajramit) nga xhumaja.
(do të thotë: ai që ka falur namazin e Bajramit, lejohet të mos marre pjesë në namazin e xhumasë)
Ndërsa ne do t’a falim xhumanë))


Ka mospajtim në lidhje me atë që fal Bajramin:
A e ka obligim t’a fale të xhumanë kur bie në ditën e Bajramit, apo bie obligimi i faljes së xhumasë?


Shumica e dijetarëve (Hanefitë, Malikitë, dhe Shafiitë) thonë:
“Nuk bie obligimi i të xhumasë. E ka detyrë të prezantoje në namazin e xhumasë.”

Ata argumentohen me faktin se namazi i xhumasë është obligim, All-llahu thotë:


{Kur të thirret ezani për namazin e xhumasë, shpejtoni për te përmendja e All-llahut}


Thonë: Ajeti është i përgjithshëm dhe nuk e ka veçuar rastin kur e xhumaja bie në ditën e Bajramit.

Ky argumentim është shumë i dobët, sepse hadithi i mësipërm është argument i qartë që tregon se obligimi i faljes së xhumasë bie, për atë i cili e fal namazin e Bajramit.


Po ashtu, ata argumentohen me faktin se namazi i Bajramit është i pëlqyer, ndërsa namazi i xhumasë është obligim. E pëlqyera nuk e shfuqizon atë që është obligim.

Ky pretendimin nuk është i saktë, sepse namazi i Bajramit është obligim sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Madje hadithi i mësipërm na jep të kuptojmë se falja e Bajramit është obligim.


Një pjesë e dijetarëve, prej tyre Hanbelitë thonë:
“Ai i cili e fal Bajramin, nuk e ka obligim të prezantoje në faljen e namazit të xhumasë.”


Thotë Ibn Kudameh:
وإن اتفق عيد في يوم جمعة سقط حضور الجمعة عمن صلى العيد إلا الإمام فإنها لا تسقط عنه إلا أن لا يجتمع له من يصلي به الجمعة.
“Nëse bie që festa (Bajrami) të jetë në ditën e xhumasë, atëherë obligimi për të marrë pjesë në namazin e xhumasë bie për atë që e ka falur namazin e Bajramit, përveç imamit. Për imamin nuk bie ky obligim, përveç nëse nuk mblidhen njerëz me të për t’a falur të xhumanë.”
[El Mugnii]


Thotë Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë:
الحمد لله، إذا اجتمع الجمعة والعيد في يوم واحد فللعلماء في ذلك ثلاثة أقوال:
أحدها: أنه تجب الجمعة على من شهد العيد، كما تجب سائر الجمع للعمومات الدالة على وجوب الجمعة.
الثاني: تسقط عن أهل البر، مثل أهل العوالي والشواذ، لأن عثمان بن عفان أرخص لهم في ترك الجمعة لما صلى بهم
العيد. والقول الثالث: وهو الصحيح: أن من شهد العيد سقطت عنه الجمعة، لكن على الإمام أن يقيم الجمعة ليشهدها من
شاء شهودها، ومن لم يشهد العيد، وهذا هو المأثور عن النبي -صلى الله عليه وسلم- وأصحابه: كعمر، وعثمان، وابن
مسعود، وابن عباس، وابن الزبير، وغيرهم. ولا يعرف عن الصحابة في ذلك خلاف، وأصحاب القولين المتقدمين لم يبلغهم ما في ذلك من السنة عن النبي -صلى الله عليه وسلم- لما اجتمع في يومه عيدان، صلى العيد، ثم رخص في الجمعة، وفي لفظ أنه قال: أيها الناس! إنكم قد أصبتم خيرا، فمن شاء أن يشهد الجمعة فليشهد، فإنا مجمعون، وأيضا فإنه إذا شهد العيد حصل مقصود الاجتماع، ثم إنه يصلي الظهر إذا لم يشهد الجمعة، فتكون الظهر في وقتها، والعيد يحصل مقصود الجمعة. وفي إيجابها على الناس تضييق عليهم، وتكدير لمقصود عيدهم، وما سن لهم من السرور فيه، والانبساط، فإذا حبسوا عن ذلك عاد العيد على مقصوده بالإبطال، ولأن يوم الجمعة عيد، ويوم الفطر والنحر عيد، ومن شأن الشارع إذا اجتمع عبادتان من جنس واحد أدخل إحداهما في الأخرى، كما يدخل الوضوء في الغسل، وأحد الغسلين في الآخر. والله أعلم
“Nëse bashkohen e xhumaja dhe bajrami në një ditë, dijetarët kanë tre mendime rreth kësaj çështjeje:

I pari: Namazi i xhumasë është detyrë për atë që e ka falur namazin e bajramit, ashtu siç është detyrë çdo xhuma tjetër, duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme që tregojnë obligueshmërinë e xhumasë.

I dyti: E xhumaja bie për banorët e zonave të largëta (si fshatarët dhe ata që jetojnë larg qytetit), sepse Uthman ibn Affan ua lejoi atyre të mos marrin pjesë në xhuma pasi kishte falur me ta Bajramin.

I treti (mendimi më i saktë): Kush e fal namazin e bajramit, i bie detyrimi i xhumasë.

Por imami duhet t’a fale të xhumanë në mënyrë që të marrin pjesë ata që dëshirojnë dhe ata që nuk e kanë falur bajramin. Ky mendim transmetohet nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe nga shokët e tij si: Umeri, Uthmani, Abdull-llah ibn Mes’ud, Abdull-llah ibn Abbas, Abdull-llah ibn Zubejr dhe të tjerë.  Dhe nuk dihet që sahabët të kenë pasur kundërshtim në këtë çështje.

Ndërsa sa i përket dy mendimeve të para, atyre nuk iu ka arritur sunneti i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për këtë çështje:

((Kur në një ditë u bashkuan dy festa, ai fali namazin e bajramit dhe më pas dha leje për xhumanë))

Ndërsa në një transmetim tjetër thotë:

((O njerëz! Ju ja keni qëlluar mirësisë (dmth: e falët Bajramin). Kush dëshiron të marre pjesë në faljen e xhumasë, le të marre pjesë. Ne do ta falim))

Gjithashtu (tjetër argument që tregon se bie obligimi i xhumasë për atë që fal Bajramin, është fakti se) kur falet bajrami, arrihet qëllimi i tubimit.
… Kështu, bajrami përmbush një pjesë të qëllimit të xhumasë.

Bërja obligim e të xhumasë në këtë rast do të ishte vështirësim për njerëzit dhe do t’ua zbehte gëzimin e bajramit dhe qëllimin e tij të lumturisë dhe kënaqësisë. Nëse njerëzit do pengohen (privohen) nga kjo, atëherë prishet qëllimi i bajramit.

Po ashtu, dita e xhumasë është feste dhe dita e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit janë festa. Nga urtësia e Sheriatit është që kur bashkohen dy adhurime të të njëjtit lloj, njëra përfshihet në tjetrën (dmth: futet njëra te tjetra), siç futet (hyn) abdesi në gusl, ose një gusël (larje) në tjetrën.
Allahu e di më së miri.”
[Mexhmu el Fetawa]


Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
و إذا وافق العيد يوم الجمعة جاز لمن حضر العيد أن يصلي جمعة و أن يصلي ظهرا.
فقد ثبت عنه صلى الله عليه وسلم أنه رخص في الجمعة لمن حضر العيد،  و قال : (( اجتمع في يومكم هذا عيدان،  فمن شهد العيد فلا جمعة عليه )) ، و لكن لا يضع صلاة الظهر،  و الأفضل أن يصلي مع الناس جمعة. “
“Nëse festa e Bajramit përkon me ditën e xhumasë, lejohet për atë që e ka falur namazin e Bajramit që të zgjedhë:

— Ose të fale xhumanë.

— Ose të fale drekën.

 Kjo duke u bazuar në atë që është vërtetuar nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ai ia ka lejuar atij që fal Bajramin të mos e fale të xhumanë. 

Ka thënë:
((Janë bashkuar në këtë ditë tuajën dy festa; kush e ka falur Bajramin, nuk e ka obligim xhumanë))

Por, mos ta lerë namazin e drekës.
Dhe më e mira është që të falë të xhumanë bashkë me njerëzit”


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“فمن حضر العيد سقطت عنه حضور الجمعة “
“Kush e fal Bajramin i bie obligimi i prezantimit në namazin e xhumasë.”


U pyet shejh Albani All-llahu e mëshiroftë:
صلاة الجمعة إذا جاءت في يوم عيد، هل تسقط كليا، يعني يرخص بأن لا يصليها المسلم؟
Nëse e xhumaja bie në ditën e Bajramit, a bie obligimi i të xhumasë? A i lejohet muslimanit që mos t’a fale të xhumanë?

U përgjigj shejhu:
نعم…
و الذين يصلون العيد فهم بالخيار , من شاء ترك و من شاء صلى.
“Po… ata që falin Bajramin u lejohet të zgjedhin: kush të doje mos t’a fale xhumanë, kush të doje t’a fale.”


Nuk ka dyshim se ky mendim është mendimi i saktë, sepse argumenti për këtë është i qartë.

Ndërsa ata që thonë të kundërtën, nuk kanë argument, përpos argumente të përgjithshme.




DISA E KUSHTËZOJNË QË TË DËGJOSH HUTBEN E BAJRAMIT NËSE NUK DO TË FALËSH TË XHUMANË

Thonë: “Duhet t’a dëgjosh hutben e Bajramit nëse do që të mos e falësh të xhumanë.”

Me pretendimin e tyre se hutbeja e Bajramit e zëvendëson hutben e xhumasë.

Unë nuk di se ku e kanë marrë këtë fjalë.

Kam dëgjuar disa fetwa të Bin Bazit, Ibn Uthejminit, kam dëgjuar atë që thotë shejh Albani, kam lexuar fjalët e disa prej atyre që e lejojnë mosfaljen e xhumasë në rastin kur e fal Bajramin, ama asnjëri nuk e ka përmendur këtë kusht.

Pastaj nëse është dikush që e ka përmendur, ku e ka argumentin për këtë.

Ai që e thotë këtë, duhet të sjellë argument.

Nëse nuk ka argument, nuk i lejohet të flase.

All-llahu e di më së miri.




SA I PËRKET FALJES SË DREKËS

Shumica dërrmuese e dijetarëve thonë:
“Duhet falur namazi i drekës.”

Një pjesë e dijetarëve, prej tyre shejkh Albani thonë:
“Nëse e fal Bajramin, dhe nuk dëshiron t’a falësh të xhumanë, nuk e fal as drekën.”


Në lidhje me këtë, ndoshta do flas herë tjera – insha All-llahu –

Personalisht i përmbahem mendimit të shumicës.

Nuk shikoj ndonjë argument të qartë në lidhje me këtë.

Megjithatë ka nevojë për studim më të thellë.




A ËSHTË MË MIRË ME E FAL TË XHUMANË APO JO?

Shumë dijetarë thonë:
Është më mirë me e fal të xhumanë.”

Fjala e mësipërme e Ibn Tejmijes jep të kuptohet se mosfalja e xhumasë vjen si shkak i mos mundimit të besimtarit në këtë ditë, në mënyrë që t’a përjetoje të plotë kënaqësinë e kësaj feste.

E nëse është kështu, atëherë kjo varet te personi.

Nëse një person ka angazhime me familjen, dhe nëse falja e xhumasë e pengon, ndoshta në këtë rast është më mirë mos të shkoje t’a fale.

T’a veproje këtë duke patur parasysh hadithin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë:

((All-llahu do që robi t’i marre (veproje) RUKHSAT* e Tij, ashtu siç do që ai t’i veproje obligimet e Tij))

*Rukhsa është leja për mos t’a vepruar një obligim, në formë lehtësimi për një kohë të caktuar, siç është rasti i mosfaljes së xhumasë në rastin konkret.

Apo duke e zëvendësuar me diçka më të lehtë, siç është rasti i kompensimit të agjërimit me ushqim për atë që nuk mundet etj.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: