Dita e Arafatit

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

● Vlera dhe mirësia e ditës së Arafatit

▪︎ Dita e Arafatit është ditë e madhe, ditë e begatë, ditë e zgjedhur tek All-llahu i Lartësuar.

▪︎ Në ditën e Arafatit, All-llahu e plotësoi fenë e Tij, dhe mirësinë e Tij ndaj njerëzve.


Ka transmetuar BUKHARI dhe MUSLIMI se një person prej jehudive i tha Umerit:
يا أمير المؤمنين آية في كتابكم تقرءونها،  لو علينا معشر اليهود نزلت لاتخذنا ذلك اليوم عيدا،
قال: أيُّ آية؟  قال: (( اليوم أكملت لكم دينكم و أتممت عليكم نعمتي و رضيت لكم الإسلام دينا ))
قال عمر : قد عرفنا ذلك اليوم و المكان الذي نزلت فيه على النبي صلى الله عليه وسلم:  و هو قائم بعرفة يومَ الجمعة
(O prijësi i besimtarëve! Një ajet në librin tuaj që e lexoni; sikur të kishte zbritur te ne jehuditë, do t’a bënim atë ditë, ditë feste.
Tha Umeri: cili është ai ajet?
Tha: ((Sot jua kam plotësuar fenë tuaj dhe e kam plotësuar mirësinë Time ndaj jush))
Tha Umeri: e dimë se cila është ajo ditë. E dimë edhe vendin ku i ka zbritur Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ai ka qenë në Arafat ditën e Xhuma.)


▪︎ Dita e Arafatit është ditë feste për ata që janë në Haxh. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
يوم عرفة و يوم النحر و أيام التشريق عيدنا  أهل الإسلام وهي أيام أكل و شرب
((Dita e Arafatit, dita e Kurbanit, dhe ditët e Teshrikut janë festa jonë, e ithtarëve të Islamit. Ato janë ditë ngrënje dhe pirje))
[Termidhiu. Shejkh Albani thotë: hadith hasen]


▪︎ Dita e Arafatit është ditë në të cilën betohet All-llahu i Madhëruar. Thotë All-llahu:
{و اليوم الموعود ¤ شاهد و مشهود}
{Betohem në ditën e premtuar ¤ dhe në dëshmitarin dhe të dëshmuarin}


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(اليوم الموعود يوم القيامة،و اليوم المشهود يوم عرفة و الشاهد يوم الجمعة)
((Dita e premtuar është dita e kijametit. Dita e dëshmuar është dita e Arafatit. Dëshmitari është dita e Xhuma))
[Termidhiu. Shejkh Albani thotë është hadith hasen]


▪︎ Dita e Arafatit (në mendimin e disa dijetarëve) është teku në të cilin betohet All-llahu تعالى
{و الشفع و الوتر}
{Betohem në çiftin dhe tekun}


Ibn Abassi (radijall-llahu anhuma) ka thënë:
“Çifti është dita e Kurbanit. Teku është dita e Arafatit.”
Të këtij mendimi janë Ikrime dhe Dahhak prej tabiinëve.


▪︎ Dita e Arafatit është ditë e madhe e ritualit të Haxhit
Nuk ka haxh pa qëndrimin në Arafat. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
الحج عرفة
((Haxhi është Arafat))
Dmth: nuk ka haxh pa arafat.


▪︎ Dita e Arafatit është ditë në të cilën All-llahu – Subhaneh – zbret dhe afrohet te Haxhilerët. Dhe krenohet (mburret) me haxhilerët te melaiket.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ما من يوم أكثر من أن يْعتِق الله فيه عبدا من النار من يوم عرفة، و إنه ليدنو ثم يباهي بهم الملائكة فيقول ما أراد هؤلاء؟!
((Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër nga zjarri më shumë se sa në ditën e Arafatit. Ai afrohet…))

 

[[Në një transmetim që e konsideron të saktë Shuajb Arnauti]]:
ان الله ينزل الى السماء الدنيا فيباهي بهم الملائكة
[[ ((Ai zbret në qiellin e dunjasë dhe mburret te melaiket)) ]]
Dhe thotë: ç’farë deshirojnë këta?!))


Në një hadith thotë:
إن الله تعالى يباهي ملائكته عشية عرفة بأهل عرفة فيقول: انظروا الى عبادي أتوني شَعْثا غَبْرا
((All-llahu i Lartësuar krenohet (mburret) te melaiket e Tij (me haxhilerët) pasditen e Arafatit.
Thotë: “Shikoni robërit e Mi. Kanë ardhur te Unë (dmth: te shtëpia e shenjtë, në haxh) me flokë të shprishura dhe të pluhurosur.”))
[AHMEDI.  Shejkh Albani thotë se është Sahih (i saktë)]


Në një transmetim:
((Ju thotë All-llahu melaikeve:
اشهدوا ملائكتي أني قد غفرت لهم
“Dëshmoni o melaiket e Mi se Unë i kam falur ata.”))


— Kjo zbritje dhe afrim i All-llahut është i veçantë për haxhilerët në Arafat.


▪︎ Dita e Arafatit është ditë falje mëkatesh dhe lirim nga zjarri.

— Ibn Rexheb thotë: “Lirimi nga zjarri përfshin ata që janë në Arafat, dhe të gjithë besimtarët në të gjitha vendet.”
[Letaaiful Maarif]

● Agjërimi i ditës së Arafatit


Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem u pyet për agjërimin e Arafatit, tha:
((يكفر السنة الماضية و الباقية))
و في رواية:
((احتسب على ان يكفر السنة التي قبله والسنة التي بعده.))
((Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit para tij dhe vitit pas tij))


Kjo tregon për vlerën e madhe të kësaj dite, dhe vlerën e madhe të agjërimit të kësaj dite.


Shumica e dijetarëve thonë:
“Nuk është i pëlqyer agjërimi i ditës së Arafatit për atë që është në haxh.”


Thotë Ibn Uthejmini:
أما الحاج فإنه لا يسن له صوم يوم عرفة
لأن النبي صلى الله عليه وسلم كان مفطرا يوم عرفة في حجة الوداع.
“Sa i përket personit që është në haxh, nuk është prej sunnetit që të agjëroje ditën e Arafatit; sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk e ka agjëruar ditën e Arafatit në haxhin e lamtumirës.”

● Duaja ditën e Arafatit

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
خير الدعاء دعاء يوم عرفة،
و خير ما قلت أنا و النبيون من قبلي : لا اله الا الله وحده لا شريك له له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير.
((Duaja më e mirë është duaja e ditës së Arafatit. Më e mira që kam thënë unë dhe profetët para meje është LA ILAHE IL-LALL-LLAH UEHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU UE LEHUL HAMDU, UE HUE ALA KUL-LI SHEJ’IN KADIR.))


Kuptimi i fjalës së Profetit: ((Duaja (Lutja) më e mirë është lutja në ditën e Arafatit))
Dmth: duaja që ka shpërblimin më të madh, dhe përgjigje të shpejtë është ajo në ditën e Arafatit.


Ndërsa fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: ((Më e mira që kam thënë unë dhe profetët para meje…))
Dmth: Duaja më e mirë, apo dhikri më i mirë.


Disa dijetarë thonë: “Fjala Dua e përmendur në hadith është dhikër, por aludon për lutje.”


Disa dijetarë tjerë thonë: Është dhikër, dhe është për qëllim duaja e adhurimit. Sepse duaja është dy lloje:

1) Duaja e kërkesës, kur ti i kërkon All-llahut.
2) Duaja e adhurimit, ku nëpërmjet adhurimit kërkon më tej shpërblim, falje, mëshirë, ndihmë, sukses etj.

Dhe në këtë rast duaja këtu është për qëllim dhikri.”


Disa dijetarë thonë: Është dhikër që hapet me të duaja.”
Dmth: e thua këtë në fillim të duasë. Thuhet gjithashtu edhe gjatë duasë. Ose e kombinon, një herë dua, pastaj këtë dhikër, pastaj telbije.

Të gjitha këto mendime qëndrojnë.


A është duaja e Arafatit e veçantë vetëm për ata që janë në haxh apo është e përgjithshme?

Ka mospajtim:

Disa dijetarë thonë se lejohet edhe për ata që nuk janë në haxh, që të mblidhen dhe të luten në xhami, prej pas dreke. E quajnë ET-TE’RIF.

Më e sakta është që kjo gjë nuk është e ligjëruar siç thotë Bin Bazi etj.

Thotë Ibn Tejmije:
“Këtë gjë nuk e ka bërë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe as shokët e tij.”

Prandaj, duaja e Arafatit është e veçantë vetëm për ata që janë në haxh!

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: