:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
مفهومها العام كما أشرت إليه آنفاً، بأنها التذلل لله عز وجل محبة وتعظيماً، بفعل أوامره واجتناب نواهيه، على الوجه الذي جاءت به شرائعه، هذا المفهوم العام. والمفهوم الخاص – أعني تفصيلها – قال شيخ الإسلام ابن تيمية: هي ” اسم جامع لكل ما يجبه الله ويرضاه من الأقوال والأعمال الباطنة والظاهرة، كالخوف، والخشية، والتوكل، والصلاة، والزكاة، والصيام، وغير ذلك من شرائع الإسلام”
“Adhurimi (Ibadeti) në aspektin (në kuptimin) e tij të përgjithshëm është nënshtrim dhe përulje ndaj All-llahut me dashuri për Të dhe madhërim ndaj Tij, duke vepruar atë që Ai urdhëron dhe duke larguar nga ajo që Ai ndalon, në formën dhe mënyrën e përcaktuar në Sheriat.
Ndërsa në aspektin (në kuptimin) e veçantë (të hollësishëm, të detajuar), adhurimi është siç thotë Ibn Tejmije:
adhurimi është term i përgjithshëm (emër përmbledhës) që përfshin çdo gjë që All-llahu e do dhe është i kënaqur me të, prej fjalëve dhe punëve të brendshme dhe të jashtme, si: frika ndaj All-llahut, mbështetja, namazi, zekati, agjërimi, e të tjera prej dispozitave të Islamit.”
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“لكن العبادة المأمور بها تتضمن معنى الذل ومعنى الحب، فهي تتضمن غاية الذل لله تعالى بغاية المحبة له”
“Adhurimi i urdhëruar përmban kuptimin e përuljes dhe kuptimin e dashurisë.
Pra, ai përmban kulmin e përuljes ndaj All-llahut të Lartësuar së bashku me kulmin e dashurisë për Të.”
Imam Kurtubiu (Muhammed bin Ahmed, dijetar i madh Maliki, prej komentuesve të mëdhenj të Kur’anit; V.671.h Egjipt) All-llahu e mëshiroftë thotë:
“أصل العبادة التذلل و الخضوع “
“Origjina dhe baza e adhurimit është përulja dhe nënshtrimi.”
Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“العبادة كمال المحبة مع كمال الذل
“Adhurimi është dashuria e plotë (për All-llahun) me nënshtrim të plotë ndaj Tij.”
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“هي اسم جامع لكل ما يحبه الله ويرضاه من الأقوال والأعمال الظاهرة و الباطنة “
“Adhurimi është emër përmbledhës (që përfshin) çdo gjë që e do dhe e pëlqen All-llahu, prej fjalëve dhe punëve të jashtme dhe të brendshme.”
Kuptimi i fjalës së Ibn Tejmijes: “Prej fjalëve dhe punëve të brendshme dhe të jashtme” – dmth: prej fjalëve të zemrës dhe gjuhës, dhe punëve të zemrës dhe gjymtyrëve.
Fjala është dy lloje:
-Fjalë zemre, që është: besimi, vërtetimi, njohja, pohimi – ato që lidhen me besimin dhe vërtetimin.
-Fjalë gjuhe, që është: thënia e shehadetit.
Puna është dy lloje:
Punë zemre, që është: dashuria, frika, shpresa, mbeshtetja – ato që lidhen me dëshirën dhe e lëvizin zemrën.
Punë gjymtyre, që është: namazi, agjërimi, haxhi etj.
Disa dijetarë përmendin edhe punë gjuhe, e cila është ajo ç’farë nuk arrihet një punë përveç se me të, si për shembull: leximi i Kur’anit.
[e përmend këtë shejh Salih el Usajmi]
Pastaj ibn Tejmije përmend disa shembuj prej veprave të cilat janë adhurim.
Thotë (All-llahu e mëshiroftë):
“فالصلاة، والزكاة، والصيام، والحج، وصدق الحديث، وأداء الأمانة، وبر الوالدين، وصلة الأرحام، والوفاء بالعهود، والأمر بالمعروف، والنهي عن المنكر، والجهاد للكفار والمنافقين، والإحسان للجار، واليتيم، والمسكين، وابن السبيل، والملوك من الآدميين والبهائم، والدعاء، والذكر، والقراءة، وأمثال ذلك من العبادة”
“Namazi, zekati, agjërimi, haxhi, thënia e të vërtetës, përmbushja e amanetit, mirësia (respektimi) ndaj prindërve, mbajtja e lidhjeve farefisnore, përmbushja e marrëveshjeve, urdhërimi për të mirën dhe ndalimi nga e keqja, lufta (në rrugë të All-llahut). Bamirësia ndaj fqinjit, jetimit, të varfrit dhe udhëtarit. Butësia ndaj njerëzve dhe kafshëve, lutja, përmendja e All-llahut (dhikri), leximi i Kur’anit dhe të tjera të ngjashme janë adhurim.”
Dhe thotë:
“وكذلك حب الله ورسوله، وخشية الله، والإنابة إليه، وإخلاص الدين له، والصبر لحكمه، والشكر لنعمه، والرضا بقضائه، والتوكل عليه، والرجاء لرحمته، والخوف من عذابه، وأمثال ذلك من العبادة لله “
“Po ashtu (prej adhurimit janë): dashuria për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, frika prej All-llahut, kthimi tek Ai me pendim, sinqeriteti (pastërtia e nijetit) në adhurimin ndaj Tij. Durimi ndaj asaj që ka gjykuar dhe caktuar Ai. Falenderimi për begatitë e Tij, kënaqësia me caktimin e Tij, mbështetja tek Ai, shpresimi në mëshirën e Tij, frika nga dënimi i Tij, dhe të tjera të ngjashme – (të gjitha këto janë) prej adhurimit.”
Shejh Seadi (Abdur-rahman bin Nasir es-Seadij – prej dijetarëve të mëdhenj, komentues i Kur’anit, shejhu i Ibn Uthejminit; v.1957 Unejze Arabia Saudite) thotë:
“العبادة روحُها و حقيقتُها تحقيق الحب و الخضوع لله. فالحب التامُّ و الخضوع الكامل لله هو حقيقة العبادة.
متى خلت العبادة من هذين الأمرين أو من أحدهما فليس عبادة”.
“Esenca dhe thelbi i adhurimit është vërtetimi i dashurisë dhe nënshtrimit ndaj All-llahut.
Dashuria e plotë dhe nënshtrimi i plotë ndaj All-llahut është thelbi i adhurimit.
Nëse adhurimit i mungojnë këto të dyja, ose njëra nga këto të dyja, ai nuk konsiderohet adhurim.”
Pra, baza dhe thelbi i adhurimit është realizimi dhe vërtetimi i dashurisë dhe nënshtrimit ndaj All-llahut.
Ai i cili e realizon dhe e vërteton dashurinë dhe nënshtrimin ndaj All-llahut, ai e ka realizuar dhe vërtetuar adhurimin ndaj All-llahut për të cilin është krijuar.
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
” العبادة هي طاعة الله بامتثال ما أمر الله به على ألسنة الرسل”
“Adhurimi është bindja ndaj All-llahut duke zbatuar atë që Ai ka urdhëruar nëpërmjet të dërguarve.”
Ibn Kethiri – (prej dijetarëve të mëdhenj shafi, Imam i madh, muhaddith, dhe komentues i madh i Kur’anit, nxënësi i Dhehebiut, i Mizzit, dhe i Ibn Tejmijes; V.774.h. Damask) – All-llahu e mëshiroftë, thotë:
“و عبادته هي طاعته بفعل المأمور و تَرْك المحظور و ذلك هو حقيقة دين الإسلام، لأن الإسلام الاستسلام لله تعالى المتضمن غاية الانقياد و الذُلّ و الخضوع “.
“Adhurimi i Tij është bindja ndaj Tij me veprimin e urdhëresave dhe lënien e ndalesave, dhe kjo është esenca dhe thelbi i Islamit, ngase Islami është dorëzim ndaj All-llahut, e cila përmban kulmin e përuljes dhe nënshtrimit (ndaj All-llahut).”
Dashuria për All-llahun dhe nënshtrimi ndaj Tij nuk është thjesht pretendim, por duhet medoemos vërtetim. Që t’a vërtetosh atë duhet bindje ndaj asaj që urdhëron Ai.
All-llahu i Lartësuar thotë:
{قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ}
{Thuaj: nëse jeni që e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, ashtu që t’ju doje All-llahu dhe t’jua fale mëkatet tuaja}
Ka shumë që pretendojnë se e duan All-llahun, por nuk i nënshtrohen dhe nuk i binden Atij.
Vërtetues i dashurisë për All-llahun është bindja ndaj Tij duke zbatuar atë që urdhëron All-llahu.
Ai i cili nuk i bindet All-llahut në atë që Ai urdhëron, nuk e don All-llahun me dashuri e cila i bën dobi, edhe pse ai në realitet e don All-llahun.
Ka shumë njerëz që e duan All-llahun, por nuk i binden Atij, dhe adhurojnë të tjerë përveç Tij.
Kjo dashuria e tyre në këtë rast është ajo dashuri normale e krijesës për Krijuesin, e cila nuk ka arritur në nivelin e bindjes ndaj Tij.
All-llahu i Lartësuar na tregon për këtë realitet, ku thotë:
{وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللَّهِ أَندَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّه}
{Prej njerëzve ka që adhurojnë përveç All-llahut idhuj (të adhuruar të tjerë), dhe i duan ata siç duan All-llahun}
All-llahu pohon dashurinë e tyre për All-llahun, ndërkohë ata adhurojnë të tjerë përveç Tij. Që do të thotë se kjo dashuri nuk iu bën dobi, nuk i bën ata besimtarë, sepse nuk është në nivelin e bindjes dhe nënshtrimit ndaj All-llahut, ndaj urdhërave të Tij.
Te ne ka shumë të tillë, të cilët thonë se e duan All-llahun, ndërkohë nuk i binden Atij në më kryesoren, që është:
Këta nuk janë besimtarë, dhe dashuria e tyre për All-llahun aspak nuk ju bën dobi.
Pra, nëse njeriu nuk i bindet dhe nuk i nënshtrohet All-llahut, dashuria që ka për Të nuk konsiderohet adhurim e as besim, dhe si e tillë nuk bën dobi.
Prandaj dashuria për All-llahun shoqërohet me nënshtrimin dhe bindjen ndaj All-llahut.
Nuk ka dashuri për All-llahun (dmth: dashuri të pranuar te All-llahu) pa nënshtrim dhe bindje ndaj Tij -Subhaneh-.
Ai i cili i bindet All-llahut në atë që urdhëron Ai, i tilli ka realizuar dhe vërtetuar dashurinë dhe nënshtrimin ndaj All-llahut, dhe me këtë ka realizuar dhe vërtetuar adhurimin.
Nënshtrimi dhe bindja ndaj All-llahut me të cilin realizohet dhe vërtetohet adhurimi i All-llahut është tre kategori:
Sa i përket kategorisë së parë (bindja me të cilën robi saktëson adhurimin).
Kjo arrihet kur robi i bindet All-llahut në urdhërat e Tij që janë:
Me këto robi e ka përmbushur kategorinë e parë, dmth: e ka saktësuar adhurimin.
Sa i përket kategorisë së dytë:
Kjo arrihet kur robi plotëson kategorinë e parë dhe sipër kësaj i bindet All-llahut duke zbatuar të gjitha urdhëresat dhe duke u larguar nga të gjitha ndalesat të cilat i bëhen të ditura.
Me këto plotësohet adhurimi i obliguar, dhe arrihet grada e devotshmërisë.
Ndërsa sa i përket kategorisë së tretë:
Kjo arrihet atëherë kur robi plotëson kategorinë e dytë, dhe sipër kësaj i bindet All-llahut në ato gjëra të cilat janë Mustehab (të pëlqyera) veprimi i tyre, dhe largohet nga ato gjera që jan Mekruh (jo të pëlqyera) veprimi i tyre.
Me këto plotësohet adhurimi i pëlqyer dhe arrihen gradat më të larta të devotshmërisë, grada e Ihsanit.
Urdhëresat janë dy kategori:
Secila kategori ndahet në dy lloje.
1) Urdhëresat janë dy lloje:
2) Edhe Ndalesat janë dy lloje:
Urdhëresat janë:
Po ashtu edhe ndalesat janë:
Çdo urdhëresë me të cilën urdhëron All-llahu Subhaneh dhe i Dërguari i Tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) është punë të cilën e don All-llahu dhe është i kënaqur me të (e don dhe është i kënaqur që t’a veprojmë atë për hatër Tij).
Çdo ndalesë prej së cilës na ndalon All-llahu dhe i Dërguari i Tij, largimi prej saj për hatër të All-llahut është vepër që e don All-llahu dhe është i kënaqur me të.
Ky është kuptimi i fjalës së Ibn Tejmijes në përkufizimin e adhurimit, ku thotë:
“Adhurimi është emër përmbledhës i çdo gjëjë që e don All-llahu dhe është i kënaqur me të, prej fjalëve dhe punëve të brendshme dhe të jashtme.”
Pra, adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak saktësohet, realizohet, vërtetohet dhe plotësohet me bindjen ndaj All-llahut, duke zbatuar urdhëresat dhe duke u larguar nga ndalesat.
Sa më shumë njeriu shton zbatimin e urdhëresave dhe largohet nga ndalesat aq me shumë e realizon, vërteton dhe plotëson adhurimin e tij ndaj All-llahut Subahneh.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم