Kushtet e pranimit të adhurimit

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

قَالَ الفُضَيْلُ بْنُ عِيَاضٍ فِي تَفْسِيرِ قَوْلِهِ تَعَالىَ: ﴿الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلاً وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ﴾ [الملك: 2] «هُوَ أَخْلَصُهُ وَأَصْوَبُهُ»، قَالُوا: «يَا أَبَا عَليٍّ، مَا أَخْلَصُهُ وُأَصْوَبُهُ؟»، فَقَالَ: «إِنَّ العَمَلَ إِذاَ كَانَ خَالَِصًا وَلَمْ يَكُنْ صَوَابًا لَمْ يُقْبَلْ، وَإِذَا كَانَ صَوَابًا وَلَمْ َيَكُنْ خَالِصًا لَمْ يُقْبَلْ حَتَّى يَكُونَ خَالِصًا صَوَابًا. الخَالِصُ أََنْ يَكُونَ للهِ، وَالصَّوابُ أَنْ يَكُونَ عَلَى السُّنَّةِ»، ثُمَّ قَرَأَ قَوْلَهُ تَعَالَى: ﴿فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحًا وَلاَ يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا) [الكهف: 110] [«مدارج السّالكين» لابن القيّم: (2/ 93)].

Ka përmendur Ibnul Kajjimi në [Medeerixhus-Saalikiin] nga Fudejl ibn Ijaad (prej Pasuesve të Tabi’inëve; V.187.h Mekke) All-llahu e mëshiroftë, i cili në lidhje me komentin e Ajetit {I cili krijoi vdekjen dhe jetën që t’ju provoje se kush prej jush është më vepërmirë}, ka thënë:

“Dmth: Ai që e ka veprën më të sinqertë dhe më të saktë.
I thanë: Ç’farë është më e sinqertë dhe më e saktë?
Ai u përgjigj: Nëse një vepër është e sinqertë, por jo e saktë nuk pranohet.
Nëse është e saktë, por jo e sinqertë nuk pranohet, derisa të jetë: e sinqertë dhe e saktë.
E sinqertë – dmth: të jetë vetëm për All-llahun (e pastër dhe e sinqertë për Të).
E saktë – dmth: të jetë sipas sunnetit.
Pastaj lexoi fjalën e All-llahut:
{Dhe kush shpreson takimin me Zotin e tij le të bëje vepra të mira dhe në adhurimin e Zotit tij, mos t’i bëje ortak asgjë}


Fjala e All-llahut {Dhe në adhurimin e Zotit tij mos t’i bëje ortak asgjë} – Dmth: adhurimi (vepra e tij) të jetë për All-llahun, e pastër vetëm për Të, dhe jo për të tjerët, për qëllime tjera të dunjasë.


Pra, që të pranohet puna e mirë (adhurimi) duhet që:

E para: të jetë e sinqertë.
Sinqerteti është pastërtia e nijetit. Dmth: të jetë ai adhurim me nijetin vetëm për All-llahun, që të arrish kënaqësinë e All-llahut dhe shpërblimin e Tij.

E dyta: të jetë sipas sunnetit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.


Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
قال ابن تيمية : فَمَعَنا أصلان عظيمان: أن لا نَعْبد إلا الله،  و أن لا نَعْبُدَهُ إلا بما شَرَع، لا نعبده بعبادة مُبْتَدَعَة.
و هذان الأصلان هما تحقيق شهادة لا إله إلا الله وأن محمدًا رسول الله.
“Ne kemi dy baza të mëdha:

1) Të mos Adhurojmë askënd përveç All-llahut.

2) Dhe mos t’a adhurojmë Atë përveçse sipas asaj që e ka ligjëruar Ai – sipas sheriatit Tij, dhe jo t’a adhurojmë me adhurime (vepra) që janë të shpikura (bidate).

Këto dy baza janë vërtetimi dhe realizimi i shehadetit La ilahe il-lall-llah Muhammedun Rasulull-llah.”


Thotë Ibn Kethiri – All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن كثير :”و هذان ركنا العمل المُتَقَبَّل، لا بد أن يكون خالصا لله صوابا على شريعة رسول الله صلى الله عليه وسلم 
“Këto të dyja janë dy shtyllat e punës së pranuar. Medoemos puna duhet të jetë:

  • E sinqertë (e pastër) vetëm për All-llahun.

  • Dhe sipas sheriatit të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.”

 

Thotë Ibnul Kajjimi – All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن القيم: فلا يكون العَبْدُ مُحَقِّقا بِ[ إِيَّاكَ نَعْبُدُ ] إلا بأصْلَيْن عظيمين. أحدهما: مُتابَعة الرسول صلى الله عليه وسلم، و الثاني: إخلاص للمعبود.
“Robi nuk mund t’a realizoje dhe t’a vertetoje (fjalën e All-llahut): {VETËM TY TË ADHUROJMË}, përveçse me zbatimin e dy bazave.

E para: ndjekja (pasimi) i të Dërguarit -alejhis-selam-.
(dmth: të jetë adhurimi (puna) sipas sunnetit të Profetit -alejhis-selam-)

E Dyta: të jetë e sinqertë vetëm për All-llahun.
(Dmth: të jetë qëllimi i adhurimit (i punës) i pastër vetëm për All-llahun.”


Pra, që adhurimi (puna e mirë) të pranohet te All-llahu, dhe të shpërblehet robi për të, duhet medoemos të plotësoje dy kushte:


KUSHTI I PARË:

Ikhlasi, sinqeriteti – pastërtia e nijetit.
Dmth: të jetë qëllimi, nijeti i atij adhurimi, (i asaj pune) arritja e kënaqësisë së All-llahut dhe shpërblimit të Tij në botën tjetër, e pastër nga çdo qëllim tjetër prej qëllimeve dhe synimeve të kësaj bote.


KUSHTI I DYTË:

El Mutebeah – Puna (adhurimi) të jetë sipas sunnetit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

● KUSHTI I PARË: IKHLASI (SINQERITETI)

Sinqeriteti është pastërtia e nijetit (qëllimit) të adhurimit.

Dmth: të jetë nijeti i adhurimit, i punës së mirë, i pastër vetëm për All-llahun, që të arrihet kënaqësia e Tij dhe shpërblimi i Tij, dhe mos të përzihet me qëllime tjera prej qëllimeve të dunjasë.


Thotë All-llahu i Lartësuar:
{وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ}
{Dhe ata nuk u urdhëruan me tjetër gjë përveçse t’a adhurojnë vetëm All-llahun, duke qenë të sinqertë në adhurimin e tij}


Thotë shejh Seadi në [Tefsirin e tij]:
“أي: قاصدين بجميع عباداتهم الظاهرة والباطنة وجه الله، وطلب الزلفى لديه،”
“Kuptimi: Duke patur për qëllim dhe duke synuar me të gjitha adhurimet e tyre (punët e mira) të dukshme dhe të brendshme, fytyrën e All-llahut, dhe afrimin tek Ai.”


Thotë All-llahu – Subhaneh:
{وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ فَسَوْفَ نُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا}
{Dhe kush e bën atë, duke dëshiruar (duke pasur për qëllim) kënaqësinë e All-llahut, ne do i japim shpërblim të madh}


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإن ابتغاء مرضاته سبحانه هو الإخلاص”.
“Kërkimi i kënaqësisë së Tij -Subhaneh- është Ikhlasi (sinqeriteti, pastërtia e nijetit).”


Ky ajet tregon se nëse puna bëhet me qëllimin e arritjes së kënaqësisë së All-llahut, ajo punë pranohet dhe ka shpërblim për të. Në të kundertën, jo.


Thotë All-llahu i Lartësuar:
{وَمَثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمُ ابْتِغَاءَ مَرْضَاتِ اللَّهِ}
{Dhe shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre duke kërkuar me këtë kënaqësinë e All-llahut …}


Thotë All-llahu – Subhanehu:
{وَمَا تُنفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ ۚ}
{Dhe nuk jepni (nuk shpenzoni prej pasurisë) vetëm se duke kërkuar fytyrën e All-llahut}


Thotë ibn Uthejmini:
يعني ما تنفقون إنفاقا ينفعكم إلا ما ابتغيتم به وجه الله، فأما ما ابتغي به سوى الله فلا ينفع صاحبه بل هو خسارة عليه، وقوله: ((إلا ابتغاء)) أي طلب، وقوله: ((ابتغاء وجه الله)) المراد به الوجه الحقيقي، وذلك أن الإنسان إذا كان من أهل الجنة فإنه ينظر إلى الله عزوجل ينظر إليه نظرا حقيقيا بالعين كما قال الله تعالى:
“Kuptimi: “Nuk ka diçka që jepni dhe t’ju bëje dobi, përveç asaj me të cilën kërkoni me të fytyrën e All-llahut. Ndërsa ajo që jipet duke kërkuar me të diçka tjetër (përpos fytyrës së All-llahut dhe kënaqësisë së Tij), ajo nuk i bën dobi dhënësit, madje është humbje (dështim) për të.”


Thotë All-llahu – Subhaneh:
{إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا}
{Ne ju ushqejmë për fytyrë të All-llahut, dhe nuk duam nga ju shpërblim dhe as falenderim}


Është transmetuar nga Muxhahid dhe Seid bin Xhubejr -Tabi’inë, dijetarë dhe komentues të medhenj të Kur’anit,  All-llahu i mëshiroftë- se kanë thënë:
أما والله ما قالوه بألسنتهم، ولكن علمه الله من قلوبهم، فأثنى عليهم ليَرْغَب في ذلك راغب.
“Pasha All-llahun, ata nuk e thanë këtë me gjuhët e tyre, por All-llahu e dinte atë nga zemrat e tyre, prandaj i lavdëroi ata që të nxitet ai që e dëshiron të njejtën gjë.”


Dmth: ata nuk e kanë thënë me gojë që ne po ju ushqejmë për hatër të All-llahut dhe se nuk duam prej jush falenderim.

Por, nijeti i tyre në zemër me këtë veprim ka qenë kërkimi i fytyrës së All-llahut dhe kënaqësisë së Tij.

All-llahu e dinte këtë nga zemrat e tyre, dhe e tha për të lavdëruar punën dhe nijetin e tyre.

Dhe për të treguar se vetëm ajo që bëhet për All-llahun ka shpërblim, si dhe për t’i nxitur me këtë, ata që e dëshirojnë shpërblimin e All-llahut.


Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i tha Seadit (radijall-llahu anhu):
إنَّكَ لَن تُنفِقَ نَفَقةً تَبتَغي بها وجهَ اللهِ إلَّا أُجِرتَ عليها، حتَّى ما تَجعَلُ في فَمِ امرَأتِكَ.
((Ti nuk jep (shpenzon) diçka duke kërkuar me të fytyrën e All-llahut vetëm se shpërblehesh për të, deri edhe për atë (ushqim, apo pije) që e fut në gojën e gruas tënde))
[Buhariu, etj.]


Thotë All-llahu i Lartësuar në një hadith kudsi:
أنا أغنى الشركاء عن الشرك، من عمل عملا أشرك فيه معي غيري تركته و شركه))
((Unë jam më i panevojshmi i ortakëve për ortakëri. Kush vepron një punë (adhurim) dhe më shoqëron mua dikë në të, unë e lë atë dhe ortakërinë (shirkun) e tij))
[Muslimi etj]


Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
ومعناه: أنا غنيٌّ عن المشاركة وغيرها، فمن عمل شيئًا لي ولغيري لم أقبله، بل أتركه لذلك الغير، والمراد أنَّ عمل المرائي باطل لا ثواب فيه ويأثم به.
“Kuptimi: Unë jam i panevojshëm për ortakëri.
Kush vepron një punë për Mua dhe për dikë tjetër, Unë nuk e pranoj atë (punë), por e lë atë për tjetrin.

Dmth: puna e syefaqësorit (atij që i bën punët me qëllim që të duket e të lavdërohet) është e kotë. Nuk ka shpërblim për të, dhe me këtë ai bën mëkat.”
[Sherh Sahih Muslim]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
يعني تركت هذا الرجل الذي أشرك معي فلم ألتفت إليه ولم أجازه على عمله،
“Kuptimi: E lë këtë njeri i cili më bëri ortak, nuk kthehem te ai, dhe nuk e shpërblej për punën e tij.”


Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
(( إنَّما الأعمالُ بالنِّيَّاتِ وإنَّما لِكلِّ امرئٍ ما نوى))
((Veprat vlerësohen (shpërblehen) sipas qëllimeve (nijetit), dhe çdo njeriu i takon (dhe do të marrë) atë që ka pasur për qëllim..))
[Buhari & Muslimi]

Ky hadith tregon për rëndësinë e nijetit (e qëllimit).

Dhe se çdo punë vlerësohet mbi bazën e qëllimit.

Nëse adhurimi është me nijetin për All-llahun, me qëllimin që të arrije kënaqësinë e All-llahut dhe shpërblimin e Tij, atëherë adhurimi është i pranuar.

Nëse qëllimi është diçka tjetër prej qëllimeve të dunjasë, si syefaqësia, dëshira për t’u dukur, apo dëshira për t’u lavdëruar, apo për t’u mbrojtur -si rasti i hipokritëve- , ose për të arritur privilegje, poste, famë etj, atëherë ky adhurim (kjo punë) nuk pranohet. Është e refuzuar.


Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
((لا أجْرَ لِمَنْ لا حِسْبَةَ لَهُ))
((Nuk ka shpërblim për atë që nuk llogarit shpërblim))


Ibn Rexheb (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
لا أجر لمن لم يَحْتَسِب ثواب عمله عند الله- عز و جل-.
“Kuptimi: Nuk ka shpërblim për atë i cili nuk llogarit shpërblimin e punës së tij te All-llahu i Lartësuar.”

Dmth: Ai i cili me punën (adhurimin) që bën ka për qëllim arritjen e diçkaje të kësaj dunjaje, dhe nuk ka për qëllim me të shpërblimin tek All-llahu, shpërblimin e botës tjetër, atëherë ky adhurim (kjo punë) nuk i pranohet, dhe nuk shpërblehet për të


Pra, Ikhlasi, sinqeriteti -pastërtia e nijetit- është që puna e gjitha të bëhet vetëm për All-llahun, me qëllim arritjen e kënaqësisë së Tij dhe shpërblimit të Tij.

Ai i cili bën një punë (adhurim) dhe nijeti i tij nuk është i pastër vetëm për All-llahun, por ka qëllime dunjaje, atëherë puna e tij (adhurimi i tij) nuk pranohet.

Kjo sa i përket kushtit të parë të pranimit të adhurimit (të punës së mirë).

Duhet të dimë se me fjalën adhurim janë për qëllim dy gjëra:

E para: Vepra, puna, si: namazi, zekati, agjërimi etj. Këto punë quhen adhurime.
Kjo është ajo që është për qëllim në përkufizimin e Ibn Tejmijes kur thotë:
“Adhurimi është emër përmbledhës i çdo gjëje që e don All-llahu dhe është i kënaqur me të, prej fjalëve dhe punëve të brendshme dhe të dukshme.”

E dyta: Veprimi. Veprimi i robit kur kryen nje punë të mirë quhet adhurim.
Dhe në lidhje me këtë është përkufizimi tjetër i Ibn Tejmijes dhe të tjerëve prej dijetarëve kur thonë:
“Adhurimi është bindje ndaj All-llahut duke zbatuar atë që Ai ka urdhëruar nëpërmjet të dërguarve.”


Fjala: “Adhurimi është bindje ndaj All-llahut duke zbatuar” është veprimi.

Ndërsa fjala: “Atë që ai e ka urdhëruar” është vepra, puna.


Shembull:
Namazi është vepër, punë.
Ndërsa falja (kur fal namazin) është veprim.
Si vepra, ashtu edhe veprimi, quhen adhurim.


Çdo vepër, fjalë apo punë, të cilën sheriati e konsideron adhurim, është adhurim.

Ndërsa atë vepër, ose punë të cilën sheriati nuk e konsideron adhurim, nuk është adhurim.

Prandaj thotë Ibn Tejmije:
“Fjalë dhe punë të cilat i don All-llahu dhe është i kënaqur me to.”

Askush nuk e din se ç’farë don dhe pëlqen All-llahu prej punëve që janë adhurim, përveç atë (punë) që Ai Vet na e ka treguar.

Dhe për këtë Ai na ka dërguar të dërguar dhe ka zbritur libra për të na treguar se ç’farë don nga ne, pse na ka krijuar, dhe për të na treguar se si t’a realizojmë atë.

Kështu që detyra jonë eshtë pasimi dhe ndjekja e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, të mësojmë atë që na tregon dhe na mëson ai për All-llahun dhe gjithçka që lidhet me adhurimin e All-llahut të Lartësuar.

● KUSHTI I DYTË I PRANIMIT TË ADHURIMIT: EL MUTEBEAH

Kushti i dytë i pranimit të adhurimit është El Mutebeah.

El Mutebeah është pasimi dhe ndjekja e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Dmth: të jetë adhurimi në përputhje me sheriatin e Profetit, sipas sunnetit tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në të gjitha çështjet e adhurimit dhe detajet e tij.

All-llahu i Lartësuar, ashtu sikurse nëpërmjet të dërguarve na tregon qëllimin e krijimit, po nëpermjet tyre na tregon dhe na mëson se si realizohet ai.

All-llahu nëpërmjet të Dërguarit tonë sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem na mëson veprat, fjalët dhe punët me të cilat realizohet adhurimi. Na mëson formën, mënyrën, kohën, masën dhe çdo detaj që lidhet me adhurimin.

Dhe njeriut nuk i mbetet tjetër përpos pasimit dhe ndjekjes së Profetit. T’i bindet atij dhe të zbatoje atë që thotë ai -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.

Dhe ky është kushti i dytë prej dy kushteve të pranimit të adhurimit.


All-llahu i Lartësuar thotë:
{قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ}
{Thuaj: Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit}


All-llahu -Subhaneh- thotë:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ}
{O ju që keni besuar! Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të Dërguarit}


All-llahu -Subhanehu ue Teaala- thotë:
{قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ}
{Thuaj: Nëse e doni All-llahun atëherë më ndiqni mua ashtu që t’ju doje All-llahu dhe t’jua fale mëkatet tuaja. All-llahu është Falës dhe Mëshirues}


All-llahu -Subhaneh- thotë:
{وَ مَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا}
{Ç’farë t’ju jape i Dërguari merreni, dhe ç’farë t’ju ndaloje prej saj ndalohuni (largohuni)}


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((من أطاعني فقد أطاع الله، و من عصاني فقد عصى الله))
((Kush me bindet mua i është bindur All-llahut, dhe kush më kundërshton mua ka kundërshtuar All-llahun))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
كُلُّ أُمَّتي يَدخُلونَ الجَنَّةَ إلَّا مَن أبى، قالوا: يا رَسولَ اللهِ، ومَن يَأبى؟ قال: مَن أطاعَني دَخَلَ الجَنَّةَ، ومَن عَصاني فقد أبى.
((I gjithë umeti im do të hyje në Xhennet, përveç atij që refuzon.
I thanë: O i Dërguari i All-llahut, e kush refuzon?
Tha: Kush më bindet mua hyn në xhennet, dhe kush më kundërshton mua ai ka refuzuar))
[Buhariu]


All-llahu -Subhaneh ue Teaala- thotë:
{فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ}
{Le të ruhen (dhe të frikësohen) ata që kundërshtojnë urdhërin e tij, që mos t’i godase ndonjë fitne (devijim), ose që mos t’i godase një dënim i dhembshëm}


Urdhëri i Profetit është rruga dhe sunneti i tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).


Ibn Kethiri në [Tefsirin e tij] thotë:
“وهو سبيله ومنهاجه وطريقته [ وسنته ] وشريعته.
فتوزن الأقوال والأعمال بأقواله وأعماله ، فما وافق ذلك قبل ، وما خالفه فهو مردود على قائله وفاعله ، كائنا ما كان ، كما ثبت في الصحيحين وغيرهما ، عن رسول الله صلى الله عليه وسلم أنه قال : ” من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد”
“Urdhëri i tij është rruga e tij, metodologjia e tij, sunneti i tij dhe sheriati i tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).
Fjalët dhe punët peshohen me fjalët e tij dhe punët e tij. Ç’farë përputhet me të, pranohet. Dhe ç’farë e kundërshton atë (dmth: fjalën dhe punën e Profetit) i refuzohet atij ajo që ka thënë dhe vepruar, kushdo qoftë ai. Siç transmetohet në Dy Sahihet [Buhariu dhe Muslimi] e të tjerë, nga i Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë:
((Kush bën një vepër e cila nuk është në përputhje me fenë tonë, ajo është e refuzuar -nuk pranohet-))

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((فمن رَغِب عن سنتي فليس مني))
قال ابن حجر: : “فمن رغب عن سنتي، المراد بالسنة الطريقة لا التي تقابل الفرض، والرغبة عن الشيء الإعراض عنه إلى غيره، والمراد من ترك طريقتي وأخذ بطريقة غيري فليس مني”
((Kush e len sunnetin (rrugën) time, ai nuk është prej meje))
[Buhariu dhe Muslimi]


Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Qëllimi (me fjalën) ‘Sunnet’ është rruga dhe jo (sunneti që është) e kundërta e farzit.
Kuptimi është: kush e len rrugën time dhe ndjek rrugë tjetër, ai nuk është prej meje.”
[Fet’hul Baarii]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Sunneti në këtë hadith është për qëllim sheriati i tij, dhe jo thjesht sunneti me kuptimin: ç’farë nuk është farz.” -F


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Ai i cili len diçka me përtaci, ai nuk është prej Profetit, vetëm në atë gjë.” -F


Fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Nuk është prej meje)) dmth: nuk është në rrugën time.


Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
فمعنى ليس مني أي على طريقتي ولا يلزم أن يخرج عن الملة
“Kuptimi i ((nuk është prej meje)) dmth: nuk është në rrugën time (sunnetin tim).
Dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai del nga feja (Islami).”
[Fet’hul Baarii]


Pra, ai i cili vepron një adhurim që nuk përputhet me sunnetin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ai ka dalur nga rruga e Profetit në atë gjë. Nuk i pranohet ai adhurim, dhe jo se ka dalur nga feja.


Thotë All-llahu i Lartësuar:
{لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ}
{Me të vërtetë, ju keni shembullin e mirë tek i Dërguari i All-llahut}


Ibn Umeri (radijall-llahu anhuma) ka thënë:
إن الله بعث إلينا محمدا و لا نعلم شيئا فإنما نفعل كما رأينا محمدا صلى الله عليه وسلم.
“Me të vërtetë All-llahu dërgoi tek ne Muhammedin -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- dhe ne nuk dinim asgjë (dmth: nuk dinim se ç’farë është feja dhe adhurimi). Ne vepronim siç e shihnim Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.”

Dmth: vepronin ato adhurime që i vepronte Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Ashtu siç vepronte Profeti, vepronin dhe sahabët.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((صلوا كما رأيتموني أصلي))
((Faluni siç më shikoni duke u falur))
[Buhariu dhe Muslimi]


Thotë sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((خذوا عني مناسككم))
((Merrini nga unë ritet e haxhit))
[Ahmedi, Muslimi, Nesaiu]

Dmth: bëni haxh siç po më shihni mua duke bërë haxhin dhe siç ju them unë.


Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
((عليكم بسنتي))
((Përmbajuni sunnetit tim))
[Ebu Dawudi, Termidhi. Sahih – Albani]
Dmth: përmbajuni rrugës time, sheriatit tim.

Sunneti i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është e gjithë feja, i gjithë adhurimi.

Baza dhe thelbi i fesë është adhurimi i All-llahut pa i bërë ortak.

Adhurimi është feja e All-llahut, dhe feja e All-llahut është adhurimi i Tij pa i bërë ortak.

All-llahu -Subhaneh- e ka plotësuar dhe përsosur fenë e Tij.


All-llahu i Lartësuar:
{اليَوْمَ أكْمَلْتُ لَكُم دِينَكم}
{Sot jua plotësova fenë tuaj}


Gjithçka që ka lidhje me fenë, me adhurimin, është e sqaruar.

Nuk ka diçka (nuk ka adhurim) që të afron tek All-llahu vetëm se e ka sqaruar sheriati (feja jonë) dhe e ka sqaruar Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((ما تركتُ شيئا يُقَرِّبكم إلى الله إلا و أمرتكم به))
((Nuk kam lënë gjë që ju afron tek All-llahu vetëm se ju kam urdhëruar me të))
[Në gjykimin e shejh Albanit është Sahih]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((ما تركت من شيء يُقَرِّبكم الى الجنة إلا و قد حدَّثْتُكم به، و لا تركت من شيء يُبَعِّدُكم عن النار إلا و قد حدَّثتُكم به))
((Nuk kam lënë gjë që ju afron te xhenneti, vetëm se ju kam treguar për të.
Dhe nuk kam lënë gjë që ju largon nga zjarri, vetëm se ju kam treguar për të.))
[Në gjykimin e shejh Albanit është Sahih]


Pra, çdo vepër (fjalë apo punë) që është adhurim, me të cilën njeriu adhuron All-llahun dhe i afrohet Atij është e sqaruar.

Njeriut nuk i mbetet tjetër përpos ndjekjes dhe pasimit. Dhe aspak nuk i lejohet që të veproje një adhurim nga mendja e tij, apo e dikujt tjetër.

Kushdo që e adhuron All-llahun me një adhurim me të cilin nuk e ka adhuruar i Dërguari i Tij alejhis-selam,  ai adhurim është i refuzuar (i pa pranuar).

Veprimi i tillë konsiderohet bidat (shpikje, risi) në fenë e All-llahut.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد))
((Kush shpik në fenë tonë ç’farë nuk është prej saj, ajo është e refuzuar))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:
((من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد))
((Kush bën një vepër e cila nuk ështe në përputhje me fenë tonë, ajo është e refuzuar -nuk pranohet-))
[Buhariu & Muslimi]


Thotë shejh Abdul Muhsin El Abbad -All-llahu e ruajt-:
“و هو دليل على أحد شرطي قبول العمل”
“Ky hadith është argument për njërin nga dy kushtet e pranimit të punës -adhurimit- (që është pasimi i Profetit -alejhis-selam-).”
[Kitab el hath-th ala It-tiba es-Sunnet uet- Tehdhir minel Bide. Faqja: 56. elibana org]


Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإنه صريح في رد كل البدع والمخترعات. [شرح النووي على مسلم: الجزء 10]
“Ky (hadith) është i qartë në refuzimin e çdo bidati (risie në fe) dhe çdo gjëje të shpikur.”
[Sherh Sahih Muslim]


أن سعيد بن المسيب رحمه الله رأى رجلا يُكَرِّر الركوع بعد طلوع الفجر فنهاه.
فقال يا أبا محمد أ تُعَذِّبُنِي الله على الصلاة؟ قال : لا، ولكن يعذبك على خلاف السنة”
Seid ibn el Musejjeb (prej dijetarëve të mëdhenj Tabi’in) All-llahu e mëshiroftë, shikoi një person duke falur disa rekate pas lindjes së agimit (dmth: para ikametit të namazit të sabahut), dhe e ndaloi nga kjo.
Ai i tha: o Ebu Muhammed! A do më dënoje All-llahu pse po falem?
I tha: jo. Por të dënon për shkak të kundërshtimit të sunnetit.” -F.


Sunneti është dy rekate para namazit të sabahut. Ky person falte më shumë se dy rekate, dhe me këtë po vepronte diçka që nuk e ka vepruar Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Seidi e ndaloi nga kjo dhe i tha që nuk lejohet. Ai u habit kur i tha se nuk lejohet, sepse ‘NUK LEJOHET’ do të thotë se për të ka dënim.

Prandaj edhe i tha: a do më dënoje All-llahu pse po falem?

Sedi i tha: nuk të dënon All-llahu pse po falesh, por të dënon pse kundërshton sunnetin me një namaz të cilin nuk e ka falur Profeti alejhis-selam.

Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- ka falur dy rekate para namazit të sabahut, dhe ne duhet t’a pasojmë atë dhe të falim dy rekate.

Nese fal më shumë se dy rekate, atëherë e ke kundërshtuar Profetin -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- dhe ai që kundërshton Profetin -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-, All-llahu e kërcënon me dënim.

Pra, jo vetëm që nuk ka shpërblim dhe nuk i pranohet adhurimi, por, edhe kërcënohet me dënim.

Kjo tregon për rëndësinë e madhe të pasimit të Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe rrezikun e madh nëse e kundërshtojmë Profetin dhe bejmë punë (adhurime) të cilat nuk i ka bërë ai sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

REALIZIMI I EL MUTEBEAH (I PASIMIT TË PROFETIT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI UE SEL-LEM)

Pasimi i Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nuk mund të realizohet përveçse nëse adhurimi përputhet me Sunnetin e tij, me sheriatin e tij në gjashtë gjëra.


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
لا يمكن أن تتحقق المتابعة إلا إذا وافقت العبادة للشريعة في أمور ستة:
أولا : السبب.
الثاني : الجنس.
والثالث : القدر.
والرابع : الكيفية.
والخامس : الزمان.
والسادس : المكان.
“Nuk mund të realizohet pasimi (El Mutebeah), përveç nëse adhurimi përputhet me sheriatin në gjashtë gjëra:

1) Shkaku (Sebepi).
2) Lloji.
3) Masa (numri).
4) Mënyra, forma.
5) Koha.
6) Vendi.”
[Fetawa el Haram el Mekij 1418. Alathar.net]


Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë i shpjegon këto, porse unë do i përmendi me kuptim dhe jo fjalë për fjalë, shpjegimin e tij të këtyre gjashtë gjerave.

 

E para: Sebepi (të përputhet me sebepin, me shkakun e tij)

Nëse një person vepron një vepër që është adhurim, por me një sebep i cili nuk ka bazë në sunnetin e Profetit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), ajo vepër konsiderohet bidat dhe është e refuzuar.


Për shembull:
Falja namaz nate në natën e 27 të muajit Raxheb me sebepin (shkakun) se kjo natë është nata e Mi’raxhit, ky adhurim nuk pranohet.
Namazi i natës është adhurim, ama sebepi (shkaku) për të cilin po e fal, që eshtë nata e Mi’raxhit nuk ka bazë në fe, në sheriatin e Profetit dhe sunnetin e tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).
Kështu që nuk përputhet me sunnetin në sebepin e tij, dhe si e tillë nuk pranohet.


Shembull tjetër:
Festimi i mevludit (i ditëlindjes së Profetit alejhis-selam).
Nderimi i Profetit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) është adhurim.
All-llahu na ka urdhëruar t’a nderojmë Profetin alejhis-selam, ama sebepi që është ditëlindja e tij, nuk ka bazë në fe, në sunnetin e Profetit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).
Dmth: nuk ka argument në sunnetin e Profetit se kur të jetë ditëlindja e Profetit, ju duhet t’a festoni në nderim të tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Prandaj ky veprim është bidat (risi), nuk pranohet sepse nuk përputhet me sunnetin në sebepin e tij.

 

E dyta: Lloji (dmth: të përputhet me sheriatin në llojin e tij)

Nëse një person vepron një adhurim i cili ka bazë në sheriat, në sunnetin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, porse lloji që ai ka zgjedhur nuk ka bazë, ky adhurim nuk pranohet; për shkak se nuk është përputhur me sunnetin e Profetit në llojin e tij.


Për shembull:
Bërja kurban me kalë.
Kurbani është adhurim dhe sheriati ka përcaktuar llojet me të cilat bëhet kurbani.
Kali nuk është prej llojit me të cilin bëhet kurban.
Nëse bën kurban me kalë, ky kurban nuk është i pranuar sepse nuk përputhet me sheriatin e Profetit (me sunnetin e tij) alejhis-selam, në llojin me të cilin bëhet kurban.

 

E treta: Masa (të përputhet me sheriatin -me sunnetin- në masën e tij)

Nëse bën një adhurim i cili është i përcaktuar në masë (në numër) dhe ti shton sipër masës dhe numrit të përcaktuar, ky adhurim nuk pranohet sepse nuk përputhet me sunnetin në masën e përcaktuar në sunnet.


Për shembull:
E fal drekën 5 rekate. Shton një rekat me vetëdije, ose shton një sexhde.
Adhurimi i tij, namazi i tij është i pa pranuar, sepse nuk përputhet me sunnetin në masën e përcaktuar prej tij.

 

E katërta: Forma (të përputhet me sunnetin në formën dhe mënyrën e tij)

Nëse bën një adhurim në një formë dhe mënyrë tjetër nga ajo që është e ligjëruar në sheriatin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ai adhurim është i pa pranuar, sepse nuk përputhet me sunnetin (me sheriatin) në formën e përcaktuar prej tij.


Për shembull:
Kur fal namaz, bie në sexhde në fillim, dhe pastaj bie në ruku. Ndryshon formën me vetëdije.
Ky adhurim, ky namaz është i pa pranuar, sepse nuk përputhet me sunnetin në formën dhe mënyrën e përcaktuar prej tij.

 

E pesta: Koha (të përputhet me sunnetin në kohën e tij)

Nëse një adhurim i cili në sheriat është i përcaktuar në një kohë të posaçme, dhe ti e bën në një kohë tjetër, jo në kohën e tij, ky adhurim është i pa pranuar, sepse nuk përputhet me sheriatin në kohën e përcaktuar prej tij.


Shejh Ibn Uthejmini thotë:
“Kam dëgjuar se disa njerëz, në Ramazan therin dele në formë afrimi te All-llahu (dmth: bëjnë kurban). Ky veprim është bidat (është i pa pranuar), sepse nuk ka diçka që ther, me të cilën i afrohesh All-llahut, përpos  kurbanit (në festën e Kurban Bajramit), apo akika, ose hed’j (për ata që janë në haxh).
Ama therja e ndonjë bagëtie në Ramazan me nijetin e kurbanit, si kurbani i Bajramit, kjo është bidat. Sepse nuk përputhet me sunnetin në kohën e përcaktuar të kurbanit që është në 4 ditët e Kurban Bajramit.”


Shembull tjetër:
Nëse Sadakanë e Fitrit e jep pas faljes së Bajramit, ajo nuk pranohet, sepse nuk përputhet me sheriatin në kohën e përcaktuar prej tij që është para faljes së Bajramit.

 

E gjashta: Vendi (të përputhet me sheriatin -me sunnetin- në vendin e përcaktuar prej tij)

Nëse një adhurim të cilin sheriati e ka lidhur me një vend të caktuar e vepron në një vend tjetër dhe jo në vendin e tij të përcaktuar, ai adhurim nuk pranohet, sepse e ka kundërshtuar sheriatin në vendin në të cilin veprohet ai adhurim.


Për shembull:
I’tikafi bëhet në xhami. Nëse dikush bën I’tikaf jashtë xhamie, i’tikafi i tij nuk pranohet, sepse bie ndesh me sheriatin i cili ka përcaktuar vendin e I’tikafit (që është xhamia).
Nuk pranohet, sepse nuk përputhet me sunnetin në vendin e përcaktuar prej tij.


Pra, që të realizohet el Mutebeah (pasimi i Profetit) dhe të pranohet adhurimi, duhet që adhurimi të përputhet me sunnetin e Profetit (me sheriatin e tij) sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në këto gjashtë gjëra.

[Marrë nga Libri i Ibn Uthejminit: الإبداع في كمال الشرع و خطر الابتداع ; Me kuptim, jo fjalë për fjalë]

 

Pra, që të pranohet adhurimi ka dy kushte:

1) Ikhlasi.
Të jetë adhurimi i sinqertë vetëm për All-llahun, me nijetin e arritjes së kënaqësisë dhe shpërblimit të Tij -Subhaneh-. Dhe i pastër nga çdo nijet dhe qëllim tjetër prej qëllimeve të dunjasë.


2)
El Mutebeah – pasimi dhe ndjekja e Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Dmth: të jetë ajo punë, ai adhurim në përputhje me sheriatin e Profetit, me sunnetin e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

El Mutebeah – Pasimi i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk mund të realizohet përveçse nëse adhurimi përputhet me sheriatin (me sunnetin) e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në gjashtë gjërat të cilat u përmendën më lart.


Dhe si përfundim, ashtu siç dihet, njerëzit kanë shpikur shumë gjëra të cilat i konsiderojnë adhurime, por që në realitet nuk janë adhurime.

Që t’a njohim këtë (dmth të njohim atë që është adhurim i saktë nga ai që nuk është adhurim) duhet që t’u referohemi Sahabëve – radijall-llahu anhum –

Çdo vepër – fjalë dhe punë – të cilën sahabët e konsiderojnë adhurim dhe e kanë vepruar, e konsiderojmë adhurim dhe e veprojmë.

Ndërsa atë vepër të cilën Sahabët nuk e kanë konsideruar adhurim dhe nuk e kanë vepruar, as ne nuk e konsiderojmë adhurim dhe nuk e veprojmë.

Ç’farë nuk ka qenë fe në kohën e tyre, nuk është fe as sot.


Shejh Albani thotë:
“Ka thënë imam Malik – All-llahu e mëshiroftë:
Ç’farë nuk ka qenë në atë kohë fe (dmth: në kohën e sahabëve), nuk mund të jetë fe sot.
Nuk rregullohet (përmirësohet) fundi i këtij ummeti, përpos me atë që është rregulluar (përmirësuar) fillimi i tij.”

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: