Kapitulli i parë: Vlera e teuhidit dhe gjynahet që fshin (vërtetimi dhe realizimi) i tij

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Autori Muhammed bin Abdul Uehhab (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
باب فضل التوحيد و ما يُكَفِّر من الذنوب.
“Kapitulli në lidhje me sqarimin e vlerës së teuhidit dhe mëkateve që shlyen ai.”
(Dmth: mëkatet që shlyen vërtetimi dhe realizimi i tij.)


و قولِ الله تعالى : الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ
“Dhe (sqarim) i fjalës së All-llahut të Lartësuar:

{ATA TË CILËT BESOJNË DHE NUK E PËRZIEJNË BESIMIN (imanin – teuhidin) E TYRE ME PADREJTËSI (shirk), ATYRE U TAKON SIGURIA DHE ATA JANË TË UDHËZUAR}


Ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi nga Ubadeh bin Es-Samit (radijall-llahu anhu) se ka thënë:
“I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
و عن عبادة بن الصامت رضي الله عنه قال: قال رسول الله ﷺ: “من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه، والجنة حق والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل” أخرجاه.
((Kush dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai meriton adhurimin, Ai nuk ka ortak, dhe se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij, dhe se Isa është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij (bëhu) dhe shpirt (i krijuar) prej Tij (të cilin e fryu -e hodhi- Xhibrili) te Merjemja, dhe se xhenneti është i vërtetë, dhe zjarri (xhehennemi) është i vërtetë, All-llahu e fut atë në xhennet sado vepra që të ketë))
(– dmth: sado pak vepra të mira të ketë, dhe sado të shumta të jenë veprat e tij të këqija.)


Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Itbani se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ولهما في حديث عتبان:  “فإن الله حرم على النار من قال لا إله إلا الله، يبتغي بذلك وجه الله
((Me të vërtetë All-llahu ia ka bërë haram zjarrit të djeg atë që thotë La ilahe il-lall-llah duke kërkuar (pasur për qëllim) me të Fytyrën e All-llahut))


Ka përcjellë Ebu Seid el Khudrij nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
وعن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه عن رسول الله ﷺ قال: قال موسى: يا رب علمني شيئا أذكرك وأدعوك به. قال: قل يا موسى: لا إله إلا الله؛ قال: يا رب كل عبادك يقولون هذا. قال: يا موسى لو أن السموات السبع وعامرهن غيري والأرضين السبع في كفة، ولا إله إلا الله في كفة، مالت بهن لا إله إلا الله رواه ابن حبان والحاكم وصححه.
((Musa (i ka kërkuar All-llahut dhe i) ka thënë: “O Zoti im, më mëso diçka me të cilën të përmendi Ty dhe të lutem Ty me të.
Tha (All-llahu): O Musa thuaj La ilahe il-lall-llah.
Tha (Musa): Zoti im të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.
All-llahu i tha: O Musa, sikur shtatë qiejt dhe banorët e tyre, përveç Meje, si dhe shtatë tokat të vendosen në një anë të peshores dhe fjala La ilahe il-lall-llah në anën tjetër të saj, La ilahe il-lall-llah do peshonte më rëndë -më shumë-“))
[Transmeton Ibn Hibban, dhe el Hakim i cili e konsideron të saktë]

(Në gjykimin e shejh Albanit ky hadith është i dobët)


Termidhiu transmeton nga Enesi se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të thotë:
وللترمذي وحسنه عن أنس رضي الله عنه: سمعتُ رسول الله ﷺ يقول: قال الله تعالى: يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة.))
((All-llahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më vjen me pothuajse (ose, sa) Toka me gjynahe, pastaj më takon (ditën e gjykimit) pa më shoqëruar asgjë, Unë do të vij ty me po aq falje.”))
[Termidhiu e konsideron hadith Hasen]

● Shpjegimi

Autori (rahimehull-llah) në këtë kapitull sqaron vlerën dhe mirësinë e teuhidit.
Si dhe vlerën dhe rëndësinë e tij në shlyerjen e mëkateve.

Autori për këtë kapitull sjell disa argumente.

Sa i përket argumentit të parë që sjellë autori, ai është ajeti:

{ATA TË CILËT BESOJNË DHE NUK E PËRZIEJNË BESIMIN (imanin) E TYRE ME PADREJTËSI (shirk), ATYRE U TAKON SIGURIA DHE ATA JANË TË UDHËZUAR}

{ATA QË BESOJNË} – dmth: Ata që e njesojnë dhe e veçojnë All-llahun e Lartësuar në adhurim.

Ka transmetuar Buhariu nga Abdull-llah bin Mes’ud (radijall-llahu anhu), i cili ka thënë:
لما نزلت هذه الآية { الذين آمنوا و لم يَلبِسوا إيمانهم بظلم }  شَقَّ ذلك على أصحاب النبي – صلى الله عليه وسلم- ، و قالوا أيُّنا لم يظلم نفسه؟ فقال رسول الله – صلى الله عليه وسلم- : (( ليس كما نَظُنّون،  إنما هو كما قال لقمان لابنه: { يا بني لا تشرك بالله إن الشرك لظلم عظيم }. ))
و عند الترمذي : (( ليس ذلك إنما هو الشرك ))
“Kur zbriti ajeti {ATA TË CILËT BESOJNË DHE BESIMIN E TYRE NUK E PËRZIEJNË ME PADREJTËSI}, i rëndoi ky ajet shokët e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe thanë: kush prej nesh nuk i bën padrejtësi vetes së tij?
I Dërguari i All-llahut tha: ((Nuk është siç po mendoni ju, por, është siç i tha Lukmani birit të tij:
{O BIRI IM! MOS I SHOQËRO ALL-LLAHUT ORTAK, SEPSE ME TË VËRTETË SHIRKU (ortakëria) ËSHTË PADREJTËSIA MË E MADHE}))


Në një transmetim te Termidhiu thotë: ((Nuk është (ai që po mendoni), por, është (për qëllim) shirku))

Sahabët menduan se fjala padrejtësi në këtë ajet është për qëllim çdo lloj padrejtësie, dhe kjo i rëndoi (i shqetësoi) ata, sepse nuk ka njeri i cili nuk bën padrejtësi (mëkat), dhe si rezultat i bie që askush mos të ketë siguri dhe as të jetë i udhëzuar.
Por, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i qetësoi sahabët duke iu sqaruar se nuk është për qëllim çdo padrejtësi (mëkat), por është për qëllim padrejtësia më e madhe (mëkati më i madh) që është shirku.


Padrejtësia është tre lloje:

  1. Padrejtësia më e madhe që është shirku.
  2. Padrejtësia e njeriut ndaj vetes së tij me bërjen e mëkateve.
  3. Padrejtësia ndaj robërve duke shkelur të drejtat e tyre.

Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
والظلم ثلاثة أنواع:
ظلم الشرك وهو الظلم الأكبر.
والثاني: ظلم النفس بالمعاصي.
الثالث: ظلم العباد بالقتل أو بالضرب أو بالمال أو بالعرض.
“Padrejtësia është tre lloje:
— Padrejtësia e shirkut, e cila është padrejtësia më e madhe.
— Padrejtësia ndaj vetvetes me bërjen e mëkateve.
— Dhe padrejtësia ndaj njerëzve, si: vrasja, rrahja, cënimi i pasurisë ose cënimi i nderit të tyre.”
[Sherh Kitab et-Teuhid lish-shejh Bin Baz. binbaz org sa]

Ajeti ka për qëllim llojin e parë të padrejtësisë që është shirku.

Besimtari i cili është i distancuar nga shirku ka arritur siguri dhe është i udhëzuar, i shpëtuar.

Siguria dhe udhëzimi është dy lloje:

  1. Siguri dhe udhëzim i plotë.
  2. Siguri dhe udhëzim i mangët.

Ai i cili ruhet nga shirku është futur në rrethin e sigurisë dhe të udhëzimit. Dmth: për të ka siguri nga dënimi i zjarrit, por jo të plotë, me kuptimin se: mund të dënohet për mëkatet dhe padrejtësitë e tjera, por, dënimi i tij është i përkohshëm, dhe përfundimi i tij është xhenneti.

Ndërsa ai i cili krahas distancimit nga shirku, distancohet dhe ruhet edhe nga llojet e tjera të padrejtësisë, i tilli ka siguri të plotë dhe udhezim të plotë.

Dmth: është i siguruar nga dënimi plotësisht dhe hyn në xhennet (me lejen e All-llahut), pa u ndëshkuar aspak.

Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإن من لم يَلبِس إيمانه بهذ الظلم كان من أهل الأمن و الاهتداء “
“Ai që nuk e përzien besimin (imanin – teuhidin) e tij me këtë padrejtësi (që është shirku), i tilli është prej atyre që kanë siguri dhe udhëzim.”


Dhe thotë:
“و هذا لا ينفي أن يؤاخذ أحدهم بظلمه لنفسه بذنب إذا لم يتب “.
“Por, kjo (dmth: distancimi nga padrejtësia e madhe -shirku-), nuk e mohon që ndonjëri prej tyre të dënohet për padrejtësinë ndaj vetes së tij me një mëkat prej të cilit nuk është penduar.”


Dhe thotë:
“فمن سَلِم من أجناس الظلم الثلاثة: الشركِ و ظلمِ العباد و ظلمِهِ لنفسه بما دون الشرك كان له الأمن التام و الاهتداء التام،
و من لم يَسلَم من ظُلْمه لنفسه كان له الأمنُ و الاهتداءُ مطلقا،  بمعنى : أنه لا بد أن يَدخُل الجنة كما وُعِد ذلك في الآية الأخرى ، و قد هداه الله الى الصراط المستقيم الذي تكون عاقبته فيه الى الجنة ، و يحصل له من نَقْص الأمن و الاهتداء بحسب ما نَقَصَ من إيمانه  بظلمه لنفسه.
و ليس مراد النبي صلى الله عليه وسلم بقوله : (( إنما هو الشرك )) أن من لم يشرك الشرك الأكبر يكون له الأمن التام و الاهتداء التام. فإن أحاديثه الكثيرة مع نصوص القرآن تُبَيِّن أن أهل الكبائر مُعَرَّضون للخوف، لم يحصل لهم الأمن التام و الاهتداء التام الذي يكونون به مهتمين الى الصراط المستقيم صراط الذين أنعم الله عليهم من غير عذاب يَحصُل لهم ، بل معهم أصل الاهتداء الى هذا الصراط،  و معهم أصل نعمة الله عليهم و لا بد لهم من دخول الجنة “
[ ذكر هذا عبد الرحمن بن حسن في ” فتح المجيد ” ]
[ الكلام على حقيقة الإسلام 122-124 ]
“Kush shpëton nga tre llojet e padrejtësisë:
(nga) shirku, padrejtësia ndaj njerëzve dhe padrejtësia ndaj vetes me gjynahe që janë poshtë shirkut, ai do të ketë siguri të plotë dhe udhëzim të plotë.

Dhe kush nuk shpëton (dmth: kush nuk distancohet) nga padrejtësia ndaj vetvetes (duke bërë gjynahe), ai ka siguri dhe udhëzim të përgjithshëm (dmth: futet te ata që kanë siguri, por jo të plotë), me kuptim se ai patjetër do të hyjë në Xhennet, siç është premtuar në ajetin tjetër, kjo duke qenë se All-llahu e ka udhëzuar atë në rrugën e drejtë, dhe fundi i tij në këtë rrugë është Xhenneti.

Dhe atij (dmth: ai që nuk distancohet nga padrejtësia ndaj vetes) i pakësohet siguria dhe udhëzimi i tij në varësi të mangësisë së imanit të tij, për shkak të padrejtësisë ndaj vetes me mëkate.

Dhe nuk është qëllimi i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem me fjalën e tij: ((Me të është për qëllim shirku)) se kush nuk bie në shirkun e madh do të ketë patjetër siguri të plotë dhe udhëzim të plotë, jo. Sepse hadithet e tij të shumta dhe tekstet e Kur’anit tregojnë se ata që bëjnë gjynahe të mëdha janë të ekspozuar ndaj frikës -dënimit-, (gjë që tregon se) ata nuk e kanë sigurinë e plotë dhe udhëzimin e plotë, me të cilin janë të udhëzuar në rrugën e drejtë (rrugën e atyre që All-llahu i ka begatuar) pa u prekur nga ndonjë dënim.

Por, (edhe pse nuk kanë siguri dhe udhëzim të plotë), ata kanë bazën e udhëzimit drejt kësaj rruge dhe kanë bazën e mirësisë dhe begatisë së All-llahut mbi ta. Dhe në fund, ata patjetër do të hyjnë në Xhenet.” (edhe nëse dënohen për padrejtësitë e tjera).”
[E ka përmendur këtë fjalë të Ibn Tejmijes, Abdur-rahman bin Hasen në (Fet’hul Mexhid)]


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإن سلم من الشرك الأكبر ولكن عنده شيء من الشرك الأصغر أو المعاصي فإن عنده أصل الأمن وعنده أصل الهداية، لكن هدايته غير كاملة وأمن غير كامل، وهو على خطر من دخول النار بالمعاصي التي يموت عليها لكن معه أصل الأمن وأصل الهداية، فمن مات على التوحيد الخالص لله والإيمان برسوله ﷺ فمعه أصل الأمن ومعه أصل الهداية، لكنهما ليسا كاملين إلا بترك المعاصي، فمن ترك المعاصي وأنواع الظلم كله صار له الأمن الكامل والهداية الكاملة”
“Nëse njeriu shpëton (distancohet) nga shirku i madh, por ka diçka prej shirkut të vogël ose prej gjynaheve (prej të cilave nuk është penduar), atëherë ai e ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit, por udhëzimi i tij nuk është i plotë dhe siguria e tij nuk është e plotë.
I tilli është në rrezik që të hyje në zjarr për shkak të gjynaheve me të cilat vdes (pa u penduar). Por, megjithatë, ai ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit (që edhe nëse dënohet, dënohet përkohësisht, pastaj del nga zjarri dhe hyn në xhennet).

Kush vdes me teuhidin e pastër për All-llahun (pa i bërë shirk) dhe besimin në të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ai ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit, por ato nuk janë të plota; përveçse me lënjen e gjynaheve.
Prandaj, kush i le gjynahet dhe të gjitha llojet e padrejtësisë, do të fitoje sigurinë e plotë dhe udhëzimin e plotë.”


Dhe thotë:
“فمن وقاه الله أنواع الظلم كلها صارت له الجنة لأول وهلة، ودخل الجنة من أول وهلة، وصار له الأمن الكامل والهداية الكاملة”
“Atë që All-llahu e ka ruajtur nga të gjitha llojet e padrejtësisë (nga shirku, mëkatet dhe padrejtësia ndaj njerëzve), atij i takon Xhenneti që në çastin e parë; menjëherë (me grupin e parë, pa u ndëshkuar, dhe pa llogari). I tilli ka siguri të plotë dhe udhëzim të plotë.”
[Sherh Kitab et-Teuhid Bin Baz. binbaz org.sa]


Pra, kush distancohet nga shirku, që është padrejtësia më e madhe ai ka siguri dhe është i udhëzuar. Vetëm se siguria e tij nuk është e plotë, që do të thotë se mund të dënohet për padrejtësitë e tjera, ama duke qenë se e ka teuhidin e pastër nga shirku, nuk e ka përzier me shirk, do shpëtoje nga zjarri, do dale nga ai edhe nëse dënohet, dhe përfundimi i tij është xhenneti.

Dhe kjo tregon për vlerën e teuhidit të pastër, të papërzier me shirk, se si (me lejen e All-llahut) e shpëton ithtarin e tij nga zjarri, dhe e fut në xhennet.

Kjo është ajo që ka për qëllim autori me këtë ajet në lidhje me kapitullin -siç thotë shejh Salih Ali Shejh- All-llahu e ruajt.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: