الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Autori Muhammed bin Abdul Uehhab (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
باب فضل التوحيد و ما يُكَفِّر من الذنوب.
“Kapitulli në lidhje me sqarimin e vlerës së teuhidit dhe mëkateve që shlyen ai.”
(Dmth: mëkatet që shlyen vërtetimi dhe realizimi i tij.)
و قولِ الله تعالى : الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ
“Dhe (sqarim) i fjalës së All-llahut të Lartësuar:
{ATA TË CILËT BESOJNË DHE NUK E PËRZIEJNË BESIMIN (imanin – teuhidin) E TYRE ME PADREJTËSI (shirk), ATYRE U TAKON SIGURIA DHE ATA JANË TË UDHËZUAR}
Ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi nga Ubadeh bin Es-Samit (radijall-llahu anhu) se ka thënë:
“I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
و عن عبادة بن الصامت رضي الله عنه قال: قال رسول الله ﷺ: “من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه، والجنة حق والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل” أخرجاه.
((Kush dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai meriton adhurimin, Ai nuk ka ortak, dhe se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij, dhe se Isa është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij (bëhu) dhe shpirt (i krijuar) prej Tij (të cilin e fryu -e hodhi- Xhibrili) te Merjemja, dhe se xhenneti është i vërtetë, dhe zjarri (xhehennemi) është i vërtetë, All-llahu e fut atë në xhennet sado vepra që të ketë))
(– dmth: sado pak vepra të mira të ketë, dhe sado të shumta të jenë veprat e tij të këqija.)
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Itbani se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ولهما في حديث عتبان: “فإن الله حرم على النار من قال لا إله إلا الله، يبتغي بذلك وجه الله
((Me të vërtetë All-llahu ia ka bërë haram zjarrit të djeg atë që thotë La ilahe il-lall-llah duke kërkuar (pasur për qëllim) me të Fytyrën e All-llahut))
Ka përcjellë Ebu Seid el Khudrij nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
وعن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه عن رسول الله ﷺ قال: قال موسى: يا رب علمني شيئا أذكرك وأدعوك به. قال: قل يا موسى: لا إله إلا الله؛ قال: يا رب كل عبادك يقولون هذا. قال: يا موسى لو أن السموات السبع وعامرهن غيري والأرضين السبع في كفة، ولا إله إلا الله في كفة، مالت بهن لا إله إلا الله رواه ابن حبان والحاكم وصححه.
((Musa (i ka kërkuar All-llahut dhe i) ka thënë: “O Zoti im, më mëso diçka me të cilën të përmendi Ty dhe të lutem Ty me të.
Tha (All-llahu): O Musa thuaj La ilahe il-lall-llah.
Tha (Musa): Zoti im të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.
All-llahu i tha: O Musa, sikur shtatë qiejt dhe banorët e tyre, përveç Meje, si dhe shtatë tokat të vendosen në një anë të peshores dhe fjala La ilahe il-lall-llah në anën tjetër të saj, La ilahe il-lall-llah do peshonte më rëndë -më shumë-“))
[Transmeton Ibn Hibban, dhe el Hakim i cili e konsideron të saktë]
(Në gjykimin e shejh Albanit ky hadith është i dobët)
Termidhiu transmeton nga Enesi se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të thotë:
وللترمذي وحسنه عن أنس رضي الله عنه: سمعتُ رسول الله ﷺ يقول: قال الله تعالى: يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة.))
((All-llahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më vjen me pothuajse (ose, sa) Toka me gjynahe, pastaj më takon (ditën e gjykimit) pa më shoqëruar asgjë, Unë do të vij ty me po aq falje.”))
[Termidhiu e konsideron hadith Hasen]
Autori (rahimehull-llah) në këtë kapitull sqaron vlerën dhe mirësinë e teuhidit.
Si dhe vlerën dhe rëndësinë e tij në shlyerjen e mëkateve.
Autori për këtë kapitull sjell disa argumente.
Sa i përket argumentit të parë që sjellë autori, ai është ajeti:
{ATA TË CILËT BESOJNË DHE NUK E PËRZIEJNË BESIMIN (imanin) E TYRE ME PADREJTËSI (shirk), ATYRE U TAKON SIGURIA DHE ATA JANË TË UDHËZUAR}
{ATA QË BESOJNË} – dmth: Ata që e njesojnë dhe e veçojnë All-llahun e Lartësuar në adhurim.
Ka transmetuar Buhariu nga Abdull-llah bin Mes’ud (radijall-llahu anhu), i cili ka thënë:
لما نزلت هذه الآية { الذين آمنوا و لم يَلبِسوا إيمانهم بظلم } شَقَّ ذلك على أصحاب النبي – صلى الله عليه وسلم- ، و قالوا أيُّنا لم يظلم نفسه؟ فقال رسول الله – صلى الله عليه وسلم- : (( ليس كما نَظُنّون، إنما هو كما قال لقمان لابنه: { يا بني لا تشرك بالله إن الشرك لظلم عظيم }. ))
و عند الترمذي : (( ليس ذلك إنما هو الشرك ))
“Kur zbriti ajeti {ATA TË CILËT BESOJNË DHE BESIMIN E TYRE NUK E PËRZIEJNË ME PADREJTËSI}, i rëndoi ky ajet shokët e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe thanë: kush prej nesh nuk i bën padrejtësi vetes së tij?
I Dërguari i All-llahut tha: ((Nuk është siç po mendoni ju, por, është siç i tha Lukmani birit të tij: {O BIRI IM! MOS I SHOQËRO ALL-LLAHUT ORTAK, SEPSE ME TË VËRTETË SHIRKU (ortakëria) ËSHTË PADREJTËSIA MË E MADHE}))
Në një transmetim te Termidhiu thotë: ((Nuk është (ai që po mendoni), por, është (për qëllim) shirku))
Sahabët menduan se fjala padrejtësi në këtë ajet është për qëllim çdo lloj padrejtësie, dhe kjo i rëndoi (i shqetësoi) ata, sepse nuk ka njeri i cili nuk bën padrejtësi (mëkat), dhe si rezultat i bie që askush mos të ketë siguri dhe as të jetë i udhëzuar.
Por, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i qetësoi sahabët duke iu sqaruar se nuk është për qëllim çdo padrejtësi (mëkat), por është për qëllim padrejtësia më e madhe (mëkati më i madh) që është shirku.
Padrejtësia është tre lloje:
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
والظلم ثلاثة أنواع:
ظلم الشرك وهو الظلم الأكبر.
والثاني: ظلم النفس بالمعاصي.
الثالث: ظلم العباد بالقتل أو بالضرب أو بالمال أو بالعرض.
“Padrejtësia është tre lloje:
— Padrejtësia e shirkut, e cila është padrejtësia më e madhe.
— Padrejtësia ndaj vetvetes me bërjen e mëkateve.
— Dhe padrejtësia ndaj njerëzve, si: vrasja, rrahja, cënimi i pasurisë ose cënimi i nderit të tyre.”
[Sherh Kitab et-Teuhid lish-shejh Bin Baz. binbaz org sa]
Ajeti ka për qëllim llojin e parë të padrejtësisë që është shirku.
Besimtari i cili është i distancuar nga shirku ka arritur siguri dhe është i udhëzuar, i shpëtuar.
Siguria dhe udhëzimi është dy lloje:
Ai i cili ruhet nga shirku është futur në rrethin e sigurisë dhe të udhëzimit. Dmth: për të ka siguri nga dënimi i zjarrit, por jo të plotë, me kuptimin se: mund të dënohet për mëkatet dhe padrejtësitë e tjera, por, dënimi i tij është i përkohshëm, dhe përfundimi i tij është xhenneti.
Ndërsa ai i cili krahas distancimit nga shirku, distancohet dhe ruhet edhe nga llojet e tjera të padrejtësisë, i tilli ka siguri të plotë dhe udhezim të plotë.
Dmth: është i siguruar nga dënimi plotësisht dhe hyn në xhennet (me lejen e All-llahut), pa u ndëshkuar aspak.
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإن من لم يَلبِس إيمانه بهذ الظلم كان من أهل الأمن و الاهتداء “
“Ai që nuk e përzien besimin (imanin – teuhidin) e tij me këtë padrejtësi (që është shirku), i tilli është prej atyre që kanë siguri dhe udhëzim.”
Dhe thotë:
“و هذا لا ينفي أن يؤاخذ أحدهم بظلمه لنفسه بذنب إذا لم يتب “.
“Por, kjo (dmth: distancimi nga padrejtësia e madhe -shirku-), nuk e mohon që ndonjëri prej tyre të dënohet për padrejtësinë ndaj vetes së tij me një mëkat prej të cilit nuk është penduar.”
Dhe thotë:
“فمن سَلِم من أجناس الظلم الثلاثة: الشركِ و ظلمِ العباد و ظلمِهِ لنفسه بما دون الشرك كان له الأمن التام و الاهتداء التام،
و من لم يَسلَم من ظُلْمه لنفسه كان له الأمنُ و الاهتداءُ مطلقا، بمعنى : أنه لا بد أن يَدخُل الجنة كما وُعِد ذلك في الآية الأخرى ، و قد هداه الله الى الصراط المستقيم الذي تكون عاقبته فيه الى الجنة ، و يحصل له من نَقْص الأمن و الاهتداء بحسب ما نَقَصَ من إيمانه بظلمه لنفسه.
و ليس مراد النبي صلى الله عليه وسلم بقوله : (( إنما هو الشرك )) أن من لم يشرك الشرك الأكبر يكون له الأمن التام و الاهتداء التام. فإن أحاديثه الكثيرة مع نصوص القرآن تُبَيِّن أن أهل الكبائر مُعَرَّضون للخوف، لم يحصل لهم الأمن التام و الاهتداء التام الذي يكونون به مهتمين الى الصراط المستقيم صراط الذين أنعم الله عليهم من غير عذاب يَحصُل لهم ، بل معهم أصل الاهتداء الى هذا الصراط، و معهم أصل نعمة الله عليهم و لا بد لهم من دخول الجنة “
[ ذكر هذا عبد الرحمن بن حسن في ” فتح المجيد ” ]
[ الكلام على حقيقة الإسلام 122-124 ]
“Kush shpëton nga tre llojet e padrejtësisë:
(nga) shirku, padrejtësia ndaj njerëzve dhe padrejtësia ndaj vetes me gjynahe që janë poshtë shirkut, ai do të ketë siguri të plotë dhe udhëzim të plotë.
Dhe kush nuk shpëton (dmth: kush nuk distancohet) nga padrejtësia ndaj vetvetes (duke bërë gjynahe), ai ka siguri dhe udhëzim të përgjithshëm (dmth: futet te ata që kanë siguri, por jo të plotë), me kuptim se ai patjetër do të hyjë në Xhennet, siç është premtuar në ajetin tjetër, kjo duke qenë se All-llahu e ka udhëzuar atë në rrugën e drejtë, dhe fundi i tij në këtë rrugë është Xhenneti.
Dhe atij (dmth: ai që nuk distancohet nga padrejtësia ndaj vetes) i pakësohet siguria dhe udhëzimi i tij në varësi të mangësisë së imanit të tij, për shkak të padrejtësisë ndaj vetes me mëkate.
Dhe nuk është qëllimi i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem me fjalën e tij: ((Me të është për qëllim shirku)) se kush nuk bie në shirkun e madh do të ketë patjetër siguri të plotë dhe udhëzim të plotë, jo. Sepse hadithet e tij të shumta dhe tekstet e Kur’anit tregojnë se ata që bëjnë gjynahe të mëdha janë të ekspozuar ndaj frikës -dënimit-, (gjë që tregon se) ata nuk e kanë sigurinë e plotë dhe udhëzimin e plotë, me të cilin janë të udhëzuar në rrugën e drejtë (rrugën e atyre që All-llahu i ka begatuar) pa u prekur nga ndonjë dënim.
Por, (edhe pse nuk kanë siguri dhe udhëzim të plotë), ata kanë bazën e udhëzimit drejt kësaj rruge dhe kanë bazën e mirësisë dhe begatisë së All-llahut mbi ta. Dhe në fund, ata patjetër do të hyjnë në Xhenet.” (edhe nëse dënohen për padrejtësitë e tjera).”
[E ka përmendur këtë fjalë të Ibn Tejmijes, Abdur-rahman bin Hasen në (Fet’hul Mexhid)]
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“فإن سلم من الشرك الأكبر ولكن عنده شيء من الشرك الأصغر أو المعاصي فإن عنده أصل الأمن وعنده أصل الهداية، لكن هدايته غير كاملة وأمن غير كامل، وهو على خطر من دخول النار بالمعاصي التي يموت عليها لكن معه أصل الأمن وأصل الهداية، فمن مات على التوحيد الخالص لله والإيمان برسوله ﷺ فمعه أصل الأمن ومعه أصل الهداية، لكنهما ليسا كاملين إلا بترك المعاصي، فمن ترك المعاصي وأنواع الظلم كله صار له الأمن الكامل والهداية الكاملة”
“Nëse njeriu shpëton (distancohet) nga shirku i madh, por ka diçka prej shirkut të vogël ose prej gjynaheve (prej të cilave nuk është penduar), atëherë ai e ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit, por udhëzimi i tij nuk është i plotë dhe siguria e tij nuk është e plotë.
I tilli është në rrezik që të hyje në zjarr për shkak të gjynaheve me të cilat vdes (pa u penduar). Por, megjithatë, ai ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit (që edhe nëse dënohet, dënohet përkohësisht, pastaj del nga zjarri dhe hyn në xhennet).
Kush vdes me teuhidin e pastër për All-llahun (pa i bërë shirk) dhe besimin në të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ai ka bazën e sigurisë dhe bazën e udhëzimit, por ato nuk janë të plota; përveçse me lënjen e gjynaheve.
Prandaj, kush i le gjynahet dhe të gjitha llojet e padrejtësisë, do të fitoje sigurinë e plotë dhe udhëzimin e plotë.”
Dhe thotë:
“فمن وقاه الله أنواع الظلم كلها صارت له الجنة لأول وهلة، ودخل الجنة من أول وهلة، وصار له الأمن الكامل والهداية الكاملة”
“Atë që All-llahu e ka ruajtur nga të gjitha llojet e padrejtësisë (nga shirku, mëkatet dhe padrejtësia ndaj njerëzve), atij i takon Xhenneti që në çastin e parë; menjëherë (me grupin e parë, pa u ndëshkuar, dhe pa llogari). I tilli ka siguri të plotë dhe udhëzim të plotë.”
[Sherh Kitab et-Teuhid Bin Baz. binbaz.org.sa]
Pra, kush distancohet nga shirku, që është padrejtësia më e madhe ai ka siguri dhe është i udhëzuar. Vetëm se siguria e tij nuk është e plotë, që do të thotë se mund të dënohet për padrejtësitë e tjera, ama duke qenë se e ka teuhidin e pastër nga shirku, nuk e ka përzier me shirk, do shpëtoje nga zjarri, do dale nga ai edhe nëse dënohet, dhe përfundimi i tij është xhenneti.
Dhe kjo tregon për vlerën e teuhidit të pastër, të papërzier me shirk, se si (me lejen e All-llahut) e shpëton ithtarin e tij nga zjarri, dhe e fut në xhennet.
Kjo është ajo që ka për qëllim autori me këtë ajet në lidhje me kapitullin -siç thotë shejh Salih Ali Shejh- All-llahu e ruajt.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
و عن عبادة بن الصامت رضي الله عنه قال: قال رسول الله ﷺ: (( من شهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه، والجنة حق والنار حق، أدخله الله الجنة على ما كان من العمل )) أخرجاه.
((Kush dëshmon se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai meriton adhurimin, Ai nuk ka ortak, dhe se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij, dhe se Isa është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij dhe fjala e Tij drejtuar Merjemes (Kur tha bëhu dhe ai u bë) dhe shpirt (i krijuar) prej Tij (të cilin e fryu -e hodhi- Xhibrili te Merjemja). Dhe se xhenneti është i vërtetë, dhe zjarri (xhehennemi) është i vërtetë, All-llahu e fut atë në xhennet sado vepra që të ketë -apo sido që të jenë veprat e tij-))
[Transmeton Buhari dhe Muslimi]
Fjala: ((Sido (apo sado) që të jenë veprat e tij)) – dmth: sado vepra të mira apo të këqija të ketë.
Edhe nëse ka pak vepra të mira dhe shumë të këqija.
Shejh Salih Ali Shejh ka thënë:
“و لو كان مقصرا في العمل و عنده ذنوب و عصيان”
“Dmth: edhe nëse ka lënë mangut në vepra (të mira) dhe ka gjynahe dhe mëkate.” -F-
Thotë shejh Abdur-rahman bin Hasen – All-llahu e mëshiroftë:
“و معنى قوله (( على ما كان من العمل )). أي: من صلاح أو فساد “
“Fjala e tij – alejhis-selam: ((Sado – apo sido që të jenë veprat e tij)) dmth: sido që te jenë, të mira ose të këqija.”
[Fet’hul Mexhid]
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë në [El Kaul el Mufid] në lidhje me këtë hadith:
إدخال الجنة ينقسم إلى قسمين
الأول : إدخال كامل لم يُسبَق بعذاب لمن أتمَّ العمل .
و الثاني : إدخال ناقص مسبوق بعذاب لمن نَقَص العمل .
فالمؤمن إذا غَلَبت سيئاتُه حسناتِه إن شاء الله عذبه بقَدْرِ عمله، و إن شاء لم يُعَذِّبه.
“Hyrja në Xhennet ndahet në dy lloje:
E para: Hyrje e plotë, pa u paraprirë nga dënimi. Kjo për atë që i ka plotësuar veprat e mira (dmth: për atë që është penduar nga mëkatet).
E dyta: Hyrje jo e plotë, e paraprirë nga dënimi, kjo për atë që ka mangësi në veprat e tij (dmth: ka vdekur me mëkate, pa u penduar prej tyre).
Nëse të këqijat e besimtarit (mëkatet e tij), janë më shumë së veprat e mira, All-llahu, nëse do, e dënon sipas masës së veprave të tij. E nëse do, nuk e dënon fare.” -F-
Shejh Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë ka thënë:
وأن من مات على التوحيد والإيمان فله الجنة، لكن إن كانت له ذنوب وسيئات فهو تحت مشيئة الله، وإن لم يكن له ذنوب ولا سيئات ومات على توبة دخلها من أول وهلة.
“Ai që vdes në teuhid, në besim, atij i takon Xhenneti. Mirëpo, nëse ka gjynahe dhe vepra të këqija, ai është nën dëshirën e All-llahut; nëse do, e fal, e nëse do, e dënon.
Ndërsa nëse nuk ka gjynahe e mëkate dhe vdes i penduar, ai hyn në Xhennet që në çastin e parë (pa u dënuar).” -F-
Pra, besimtari i cili e ka saktësuar besimin e tij (teuhidin e tij), All-llahu i Lartësuar do e fute në xhennet, sido që të jenë veprat e tij. Edhe nëse veprat e këqija të tij janë më shumë se veprat e mira.
Personi i tillë, edhe nëse dënohet për mëkatet e tij, përfundimi i tij është xhenneti, dhe kjo si shkak i saktësimit të teuhidit dhe distancimit nga shirku.
Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( فإن الله حرم على النار من قال لا إله إلا الله، يبتغي بذلك وجه الله.))
((Me të vertetë All-llahu ia ka ndalur zjarrin (dënimin në zjarrin e xhehnemit) atij që thotë: La ilahe il-lall-llah duke kërkuar (patur për qëllim) me të Fytyrën e All-llahut))
[Buhariu dhe Muslimi]
Dmth: Personi i cili e ka saktësuar teuhidin e tij dhe e ruan atë (teuhidin) nga shirku, All-llahu nuk e dënon me zjarrin e Xhehnemit, edhe nëse vdes me mëkate.
Mendimi i parë
Shejh Salih Ali Shejh ka thënë:
“و الذي أتى بالتوحيد و انتهى عن ضده و كانت عنده بعض الذنوب و المعاصي و مات من غير توبة فهو تحت المشيئة، إن شاء الله عذبه ثم حرم عليه النار، و إن شاء الله غفر له و حرم عليه النار ابتداء”
“Ai që e ka realizuar teuhidin dhe është larguar nga e kundërta e tij, por ka mëkate dhe gjynahe, dhe ka vdekur pa u penduar prej tyre, ai është nën dëshirën e All-llahut.
Nëse All-llahu dëshiron, e dënon për një kohë dhe pastaj ia ndalon përgjithmonë Zjarrin. E nëse dëshiron, ia fal mëkatet dhe ia ndalon Zjarrin që në fillim (dmth: nuk e dënon fare).”
Kështu thonë edhe disa dijetarë të tjerë.
Pra, personi i cili vdes me teuhid të pastër, por ka mëkate prej të cilave nuk është penduar, ai mund të dënohet në zjarr, siç e tregojnë këtë argumentet e tjera të cilat tregojnë se shumë prej atyre që kanë vdekur në teuhidin e pastër nga shirku do të dënohen me zjarr për shkak të mëkateve të tyre, prej të cilave nuk janë penduar.
Por pasi t’a kryejnë dënimin, All-llahu -Subhaneh- i nxjerr nga zjarri.
Dhe në këtë kuptim hadithi interpretohet më ndalesën e qëndrimit përgjithmonë. Pra, fjala e tij ((ndalohet nga zjarri)), dmth: edhe nëse dënohet, nuk dënohet përgjithmonë.
Që do të thotë se ai i cili ka vdekur me teuhidin e pastër, ia bën të ndalur zjarrin që ta djeg përgjithmonë. Dënohet përkohësisht, por jo gjithmonë.
Ndërsa ai i cili vdes me teuhid të pastër, si dhe i penduar nga mëkatet, i tilli nuk dënohet fare.
Mendimi i dytë
Disa dijetarë thonë:
“Në këtë hadith është për qëllim ai i cili i ka plotësuar veprat e mira të tij, dhe kjo duke u ndaluar nga ndalesat dhe duke vepruar urdhëresat, sepse fjala e Profetit: ((Duke kërkuar me të fytyrën e All-llahut)) – tregon se ai që thotë La ilahe il-lall-llah duke kërkuar me të fytyrën e All-llahut, i tilli merr shkaqet që çojnë te arritja e asaj që kërkon, që janë veprimi i urdhëresave dhe ndalimi nga ndalesat. Sepse në të kundërtën, i bie që të jetë gënjeshtar dhe kontradiktor.”
[E përmend këtë Ibn Uthejmini nga Ibn Tejmije]
Mendimi më i përafërt është mendimi i parë; sepse hadithi tregon për ndalim nga zjarri (shpëtim nga zjarri), dhe shpëtimi është atëherë kur robi i ekspozohet dënimit për shkak të mëkateve.
Që do të thotë se ai ka mëkate prej të cilave nuk është penduar, por nëse don All-llahu e fal për shkak të teuhidit të tij.
Dhe kjo tregon për vlerën e madhe të teuhidit.
Ka përcjellë Ebu Seid el Khudrij -radijall-llahu anhu- nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:
وعن أبي سعيد الخدري رضي الله عنه عن رسول الله ﷺ قال: قال موسى: يا رب علمني شيئا أذكرك وأدعوك به. قال: قل يا موسى: لا إله إلا الله؛ قال: يا رب كل عبادك يقولون هذا. قال: يا موسى لو أن السموات السبع وعامرهن غيري والأرضين السبع في كفة، ولا إله إلا الله في كفة، مالت بهن لا إله إلا الله رواه ابن حبان والحاكم وصححه.
((Musa (i është lutur All-llahut dhe i) ka thënë: O Zoti im! Më mëso diçka me të cilën të përmendi Ty dhe të lutem Ty me të.
Tha (All-llahu): O Musa thuaj La ilahe il-lall-llah.
Tha (Musa): Zoti im të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.
Tha (All-llahu): O Musa, sikur shtatë qiejt dhe banorët e tyre, përveç Meje, si dhe shtatë tokat të vendosen në një anë të peshores dhe fjala La ilahe il-lall-llah në anën tjetër të saj, La ilahe il-lall-llah do peshonte më rëndë -më shumë-))
[Transmeton Ibn Hibban, dhe el Hakim i cili e konsideron të saktë]
Shejh Albani e konsideron të dobët këtë hadith.
Duke qenë se ky hadith është i dobët nuk do ndalem në shpjegimin e tij.
Është transmetuar një hadith i ngjashëm i cili në gjykimin e disa dijetarëve, prej tyre shejh Albanit është i saktë.
Ka transmetuar Imam Ahmedi e të tjerë nga Abdull-llah bin Amr -radijall-llahu anhuma- i cili tregon se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إنَّ نبيَّ اللهِ نوحًا صلَّى اللهُ عليه وسلَّمَ لمَّا حضَرَتْه الوفاةُ قال لابنِه: إنِّي قاصٌّ عليك الوصيَّةَ: آمُرُكَ باثنتَينِ، وأنهاكَ عن اثنتَينِ: آمُرُكَ بلا إلهَ إلَّا اللهُ؛ فإنَّ السَّمواتِ السَّبعَ والأرَضينَ السَّبعَ لو وُضِعَتْ في كِفَّةٍ، ووُضِعَتْ لا إلهَ إلَّا اللهُ في كِفَّةٍ؛ رجَحَتْ بهنَّ لا إلهَ إلَّا اللهُ، ولو أنَّ السَّمواتِ السَّبعَ والأرَضينَ السَّبعَ كُنَّ حَلْقةً مُبْهَمَةً؛ قصَمَتْهنَّ لا إلهَ إلَّا اللهُ، وسبحانَ اللهِ وبحَمدِه؛ فإنَّها صلاةُ كلِّ شيءٍ، وبها يُرزَقُ الخلقُ، وأنهاكَ عن الشِّركِ والكِبرِ،
“Kur profetit të All-llahut, Nuhut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, iu afrua vdekja, i tha djalit të tij [në një transmetim: u tha dy djemve të tij]: Unë po të tregoj ty porosinë time.
Unë të urdhëroj për dy gjëra dhe të ndaloj nga dy gjëra. Të urdhëroj me fjalën: “La ilahe il-lall-llah”, sepse sikur shtatë qiejt dhe shtatë tokat të vendoseshin në njërën anë të peshores, ndërsa “La ilahe il-lall-llah” të vendosej në anën tjetër, La ilahe il-lall-llah do rëndonte më shumë se ato.
Dhe sikur shtatë qiejt dhe shtatë tokat të ishin si një hallkë e mbyllur fort, “La ilahe il-lall-llah” do t’i copëtonte dhe do i thyente ato.
Si dhe (të urdhëroj) me fjalën: “Subhanall-llahi ue bihamdihi”, sepse ajo është lutja tesbihu i çdo gjëje (çdo krijese, dmth: çdo krijesë e madhëron All-llahun dhe e lavdëron Atë, qoftë me gjuhën e të folurit, apo me gjuhën e gjendjes), dhe me të (dmth: për shkak të bereqetit që ka ky dhikër, kjo lutje) furnizohen krijesat.
Dhe të ndaloj nga shirku dhe mendjemadhësia (kibri).”
Ky hadith tregon për rëndësinë dhe vlerën e madhe të fjalës La ilahe il-lall-llah, që është fjala e teuhidit – e njësimit dhe veçimit të All-llahut në adhurim.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((: قال الله تعالى: يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة.))
((All-llahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit! Nëse më vjen me pothuajse (ose sa) Toka gjynahe, pastaj më takon (ditën e gjykimit) pa më shoqëruar asgjë, Unë do të vij ty me po aq falje”))
[Termidhiu e konsideron hadith Hasen]
[Shejh Albani e konsideron Hasen, Sahih]
Thotë Bin Bazi:
يعني إذا أتى بالتوحيد الخالص الذي ليس معه سيئات،؛ لأن طاعة الهوى نوع من الشرك الأصغر .
فإذا لقي الله بالسلامة من الشرك كله و من المعاصي لَقِيَه الله بالمغفرة الكاملة و أدخله الجنة”.
“(Kuptimi i hadithit është): Nëse vjen me teuhidin e pastër, pa mëkate, sepse pasimi i dëshirave dhe pasioneve (dmth: mëkatet) janë lloj shirku i vogël..
Nëse e takon All-llahun i shpëtuar nga çdo lloj shirku dhe nga mëkatet, All-llahu do t’a takoje atë me falje të plotë dhe do t’a fute në Xhennet.”
Shejh Bin Bazi dhe disa të tjerë e komentojnë me kuptimin se ky shpërblim (që është falja e mëkateve sa do të shumta të jenë) arrihet nëse robi krahas teuhidit të pastër distancohet edhe nga mëkatet.
Ky mendim nuk është i qëlluar, sepse në hadith përmenden mëkatet.
Hadithi thotë: ((nëse e takon All-llahun me pothuajse sa toka mëkate, por pa i bërë shirk -ortak-))
Pra, hadithi ka për qëllim mëkatarin i cili vjen në ditën e gjykimit më teuhid të pastër nga shirku, por që ka mëkate prej të cilave nuk është penduar.
Dhe këtë e vërteton edhe hadithi i Bitakas (Kartës), i cili tregon se:
((Do vije në ditën e gjykimit një person me 99 regjistra të mëdha, të mbushura me mëkate, dhe do i vendosen në peshore. Dhe në anën tjetër të peshores i vendoset karta me fjalën La ilahe il-lall-llah Muhammedun Rasulull-llah. Dhe karta peshon më rëndë, dhe All-llahu e falë atë, nuk e dënon))
[Termidhi dhe Ahmed – Albani thotë hadith sahih]
Ky hadith tregon qartë se do të ketë prej mëkatarëve të mëdhenj, të cilët nuk janë penduar nga mëkatet e mëdha të tyre dhe All-llahu -Teaala- do i fale, e nuk do i dënoje, dhe kjo për shkak të teuhidit të pastër të tyre.
Shejh Salih Ali Shejh në komentimin e hadithit: ((O biri i Ademit nëse më vjen me pothuajse sa toka gjynahe (mëkate), pastaj më takon mua pa më shoqëruar asgjë, unë do të vijë ty me po aq falje)), thotë:
و مناسبة هذا الحديث للباب ظاهر و هي أنه من أتى بذنوب عظيمة و لو كانت كقُراب الأرض خطايا، يعني : كعِظَمِ و قَدْر الأرض، و لكنه لقي الله لا يشرك به شيئا لأتى الله لذلك العبد بمقدار تلك الخطايا مغفرة ، و هذا لأجل فضل التوحيد و عِظَم فضل الله- عز و جل – على عباده بأن هداهم إليه ثم أثابهم عليه.”
“Lidhja (përputhshmëria) e këtij hadithi me kapitullin është e qartë. (që do të thotë se) Kush vjen me mëkate të mëdha, edhe sikur ato të jenë sa madhësia e tokës, por e takon All-llahun pa i bërë Atij asgjë ortak, All-llahu do t’i vije atij robit me falje sa masa e atyre mëkateve. Dhe kjo është për shkak të vlerës së teuhidit dhe mirësisë së madhe të Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij që i udhëzoi në teuhid dhe pastaj i shpërbleu për të.”
Shejh Feuzani thotë:
إنه يستحق العذاب على ذنوبه و معاصيه و مخالفته، و لكن اللهُ غفر له بفضل التوحيد و السلامة من الشرك . فالمُوَحِّد تُرجى له المغفرة.
و قال : و ليس معناه أنه يقتصر على التوحيد و يترك الأعمال، و يَتَّكِل على أنه مُوَحِّد، لا. بل عليه أن يجتنب ما نهى الله عنه، و أن يخاف من عذاب الله – عز و جل –
“Ai e meriton dënimin për shkak të mëkateve, gjynaheve dhe kundërshtimeve të tij, por All-llahu e fal atë për shkak të mirësisë së teuhidit dhe shpëtimit (distancimit) nga shirku.
Pra, ai që është muwahhid (që e njëson dhe e veçon All-llahun në adhurim), shpresohet për të falje (e mëkateve).”
Dhe thotë:
“Dhe nuk është kuptimi i hadithit (dmth: mos t’a kuptoje hadithin) që ai të mjaftohet vetëm me teuhidin, dhe të lërë veprat dhe të mbështetet në faktin se është muwahhid (njësues, i All-llahut). Jo, por ai obligohet që të largohet nga ajo që All-llahu e ka ndaluar dhe të ketë frikë nga dënimi i All-lahut të Lartësuar.”
Pra, ai që vdes në teuhidin e pastër larg shirkut shpresohet për të falje e madhe.
Dhe kjo tregon për vlerën e madhe të teuhidit në shlyrjen e mëkateve sa do të shumta dhe të mëdha të jenë.
Por duhet të kemi kujdes, sepse kjo nuk do të thotë që të neglizhojmë urdhëresat dhe të vazhdojmë në mëkate. Jo, por është detyrë që të zbatojmë urdhëresat dhe të pendohemi nga mëkatet, dhe të kujtojmë argumentet e tjera të cilat tregojnë se shumë e shumë Muwahhidun (njësues dhe veçues të All-llahut në adhurim) do të hyjnë në zjarr për shkak të mëkateve prej të cilave nuk janë penduar.
Fund i kapitullit të parë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم