الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Është shumë e pëlqyer që t’a therësh kurbanin vetë, sepse vet therja e Kurbanit është adhurim i madh.
Thotë Ibn Uthejmini:
فإن الذبح من أكبر العبادات
“Therja e Kurbanit është prej adhurimeve më të mëdha.”
Kur e ther vetë zbaton një tjetër adhurim të madh që është përmendja e emrit të All-llahut kur e ther kubanin.
Nëse nuk e ther dot vetë, atëherë të prezantosh kur të theret kurbani.
Thotë Ibn Uthejmini:
فإن لم يحسن قال العلماء: يحضر ذبحها.
“Nëse nuk e ther dot, thonë dijetarët: atëherë të prezantoje në therjen e kurbanit.”
Duhet të prezantosh te therja e Kurbanit tënd, duhet të angazhohesh me këtë adhurim.
Duhet të të preokupoje ky adhurim.
Preokupimi, dhe angazhimi me këtë adhurim tregon përkushtim ndaj All-llahut dhe devotshmëri ndaj tij.
Dhe pikërisht ky është thelbi i adhurimeve.
Thotë All-llahu تعالى:
{لن ينال الله لحومها و لا دماؤها و لكن يناله التقوى منكم}
Kuptimi:
{Te All-llahu nuk arrin mishi i tyre dhe as gjaku i tyre, porse te Ai arrin devotshmëria juaj}
Ibn Abbasi رضي الله عنهما thotë:
Kuptimi: “Ngjitet te Ai devotshmëria.”
Dmth: ajo që ngjitet, ngrihet te Ai dhe arrin te Ai dhe shpërblen për të është devotshmëria.
[Kurtubiu në tefsirin e tij]
Kjo që bëjnë një pjesë e madhe duke ia lënë tjetrit të merret me kurbanin e tij, dhe vetëm pasi të mbaroje shkon për të marr mishin, kjo tregon dembelizëm ndaj këtij adhurimi.
Dhe kjo është dobësi në këtë adhurim, dhe si rezultat edhe shpërblimi është i dobët, i mangët.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم