Nëse kryetari i familjes bën kurban, nuk është prej sunnetit që dikush nga familja të bëje kurban tjetër

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Nëse kryetari i familjes, ose ndonjë tjetër nga familja bën kurban për veten dhe familjen (sipas mendimit të dijetarëve që e lejojnë që edhe një anëtar i familjes të bëje kurban për familjen), nuk është prej sunnetit që dikush nga familja të bëje kurban tjetër.


Është pyetur Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë):
هل من الأفضل أن تضحي المرأة عن نفسها مع أن زوجها يضحي عنه وعن أهل بيته وهي منهم ؟
فأجاب إبن العثيمين رحمه الله:
إن هذا غيرمشروع وخلاف السنة وأنه يكفي للبيت أضحية واحدة تشمل أهل البيت الواحد كلهم…
ويقول رحمه الله
فنجد أحياناً الزوج يضحي عنه وعن أهل بيته، فتأتي زوجته وتقول أريد أن أضحي أنا أيضا
وتأتي أخته، وتقول أريد أن أضحي
ثم تأتي البنت وتقول اريد أن أضحي
فتجتمع في البيت الواحد ضحايا متعددة
وهذا خلاف ماعليه السلف الصالح
فإن أكرم الخلق محمد صلى الله عليه وسلم لم يضح إلا بواحدة عنه وعن أهل بيته، ومعلوم أن له تسع نساء يعني تسع بيوت ومع ذلك ماضحى إلا بواحدة عنه وعن أهل بيته 
وضحى بأخرى عن أمته صلى الله عليه وسلم
وكان الصحابة يضحي الرجل منهم بالشاة الواحدة عنه وعن أهل بيته.
فما عليه كثير من الناس اليوم فهو إسراف ونقول لهؤلاء الذين يضحون بهذه الضحايا
إذا كان عندكم فضل مال فهناك أناس محتاجون لهذا المال من المسلمين”
لقاء باب المفتوح (٩٢/٣) فتاوى الشيخ
“A është më mirë që gruaja të bëje kurban për veten e saj, ndërkohë që burri i saj bën kurban për veten dhe familjen e tij, dhe ajo është prej tyre?”

Shejhu u përgjigj:
“Kjo nuk është e ligjshme dhe është në kundërshtim me Sunnetin. Mjafton një kurban për një shtëpi, që i përfshin të gjithë anëtarët e asaj shtëpie.”

Thotë:
“Ndonjëherë ndodh që burri bën kurban për veten dhe familjen e tij, pastaj vjen gruaja dhe thotë: ‘Dua të bëj edhe unë kurban’. Pastaj vjen motra dhe thotë: ‘Dua të bëj edhe unë kurban’. Pastaj vjen vajza dhe thotë: ‘Dua të bëj edhe unë kurban’. Dhe kështu mblidhen në një shtëpi shumë kurbane. Kjo është në kundërshtim me atë që kanë qenë selefët e mirë.

Krijesa më e nderuar Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk ka bërë, përveçse një kurban, për veten dhe familjen e tij. Dihet se ai kishte nëntë gra, domethënë nëntë shtëpi, megjithatë ka bërë vetëm një kurban për veten dhe familjen e tij. Ndërsa një tjetër e bëri për umetin e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Edhe sahabët, bënin një dele kurban, për veten dhe familjen.

Ndërsa ajo që bëjnë shumë njerëz sot është shpërdorim.

Dhe u themi këtyre që bëjnë shumë kurbane: nëse keni tepricë pasurie, ka muslimanë nevojtarë që kanë më shumë nevojë për këtë pasuri (dmth: t’i ndihmosh me para, apo gjëra tjera për të cilat kanë nevojë).”
[Likaa el-Baab el-Meftuuh” (92/3)]
[Fetwatë e Shejh Ibn Uthejmin” (25/175)]


Shumë dijetarë e lejojnë të bësh më shumë se një kurban.

Shejh Bin Bazi thotë se lejohet të bësh më shumë se një kurban.


Unë anoj te mendimi i atyre që thonë se kjo gjë nuk është prej sunnetit, sepse nuk e ka bërë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij.


Thotë Ebu Ejjub el-Ensari:
كَانَ الرَّجُلُ يُضَحِّي بِالشَّاةِ عَنْهُ وَعَنْ أَهْلِ بَيْتِهِ، فَيَأْكُلُونَ وَيُطْعِمُونَ. صححه الألباني في صحيح الترمذي.
“Njeriu (në kohën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) bënte kurban një dele për veten dhe për familjen e tij. Ata hanin prej saj dhe u jepnin të tjerëve.”
[Termidhi. Albani thotë hadith Sahih]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: