الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● Pëlqehet t’a mpreh thikën. [Shumica e dijetarëve]
— Disa dijetarë e konsiderojnë obligim që thika të jetë e mprehtë. Që do të thotë se nëse nuk është e mprehtë ka bërë haram, por, kurbani është i saktë.
قال [ فتح ذي الجلال والإكرام 6/64] : من فوائد الحديث : وجوب حد الشفرة لقوله: ( وليحد أحدكم شفرته )
و إذا قلنا بوجب حد الشفرة صار الذبح بشفرة ليست حادة حراما.
● Të mos e mpreh thikën në sy të bagëtisë tjetër.
Është e papëlqyer (Mekruh) t’a ther bagëtinë në sy të bagëtisë tjetër.
● Është kusht që ai i cili e ther kurbanin të jetë musliman, besimtar. Ose jehudi apo i krishterë, besimtarë në fenë e tyre.
[Unanimitet i Dijetarëve]
— Ai që i thotë vetës jehudi, apo i krishterë dhe nuk beson në fenë tij, nuk pranohet therja e tij.
● Disa mendojnë se mjafton që vetëm pronari i kurbanit të thotë Bismil-lah, që do të thotë se nëse kasapi nuk thotë Bismil-lah, s’ka problem.
Shejh Ibn Uthejmini thotë:
“Kjo nuk është e saktë. Kasapi (ai që e pret), ai thotë Bismil-lah. Sepse therja është veprim i kasapit, dhe ai do e përmende emrin e All-llahut për veprimin e tij.”
و الذي يسمى : الذابح لأنه فعله، فهو يسمي على فعله.
● A duhet që jehudiu dhe i krishteri besimtar, që ther kubanin e muslimanit të thotë Bismil-lah, dhe nëse nuk e thotë a është e pranuar therja?
Ka mospajtim të madh në lidhje me këtë.
— Një pjesë thonë: “Është kusht që t’a përmende emrin e All-llahut qoftë duke thënë: NË EMËR TË ZOTIT. Nëse nuk e përmend, nuk lejohet.”
— Disa thonë: “Nuk është kusht. Edhe nëse nuk e përmend, pranohet.”
— Disa thonë: “Nëse e përmend emrin e jezusit kur e ther, nuk lejohet mishi.”
— Disa tjerë thonë: “Lejohet.”
Mospajtimi është shumë i madh.
Ajo te e cila anoj është: “Nëse nuk e përmend emrin e Zotit, dhe asnjë emër tjetër, therja konsiderohet e saktë, dhe mishi është hallall.”
[Siç thotë IBN BAZI etj]
— Nëse nuk dihet se a e ka përmend emrin e Zotit, apo emrin e jezusit, origjina është që lejohet dhe mishi hahet, siç thotë Lexhnja (Komisioni i Përhershëm).
— Nëse e di (me dëshmitarë të sigurt), apo e dëgjon vetë që e përmend emrin e jezusit, apo përmend trinitetin kur e ther bagëtinë, mos e ha mishin e saj.
● Kasapi duhet të përmend emrin e atij që bën kurbanin.
Të thotë: “O All-llah! Ky (kurban) është nga filani.”
— Disa dijetarë thonë se edhe nëse nuk e përmend, kurbani është i saktë (i vlefshëm).
● Nuk lejohet t’i jepet kasapit asgjë prej kurbanit si shpërblim (apo pagesë) për therjen.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم