الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● Pëlqehet të kthehet bagëtia nga kibla.
Thotë Bin Bazi:
و السنة توجيهها الى القبلة
“Prej sunnetit është t’a kthesh nga kibla.”
[Albani, Ibn Uthejmin, Lexhnja]
● Thënia BISMIL-LAH kur t’a therim.
Përmendja e emrit të All-llahut është kusht.
Nëse nuk thuhet me qëllim, nuk pranohet kurbani.
Nëse harron të thotë Bismil-lah, kurbani është i saktë.
[Shumica]
● Thënia ALL-LLAHU EKBER.
Pëlqehet pas fjalës Bismil-lah të thotë: ALL-LLAHU EKBER.
● Pastaj pëlqehet të thotë:
ALL-LLAHUMME HADHA MINKE UE LEK.
“O All-llah! Ky (kurban) është prej Teje dhe për Ty.”
(Dmth: është rizk prej Teje, dhe e bëj sinqerisht për Ty)
● Pastaj pëlqehet të thotë:
HADHA ANNI.
“Ky (kurban) është nga unë.”
— Nëse është kryetar familje thotë:
HADHA ANNI UE AN EHLI BEJTI
“Ky (kurban) është nga unë dhe nga njerëzit e shtëpisë time.”
● Pastaj pëlqehet të thotë:
TEKABBEL MINNI
“Pranoje prej meje.”
— Nëse është kryetar familje thotë:
TEKABBEL MINNI UE MIN EHLI BEJTI
“Pranoje prej meje dhe prej njerëzve të shtëpisë sime.”
● Pastaj e ther.
● Thika duhet të jetë e mprehtë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم