Ndarja e mishit të kurbanit në tre pjesë

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Disa dijetarë thonë:
“Pëlqehet që një të tretën t’a mbash, një të tretën t’a japësh sadaka dhe një të tretën t’a dhurosh.”


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Nuk ka argument për ndarjen e mishit në tre pjesë të barabarta. Ka argument me e nda në tre pjesë, por jo me një të tretën (dmth: jo ndarje të barabarta).”


Ndarja pëlqehet në tre pjesë duke u bazuar te hadithi:
((HANI, REZERVONI, DHE JEPNI SADAKA))


Disa dijetarë thonë:
“E ndan në dy pjesë: gjysmën për vete dhe gjysmën për nevojtarët.”

Edhe kjo nuk ka argument.


Ajo që ka argument është:
“Të hash vetë dhe familja. Të mbash (rezervosh), të japësh sadaka dhe të japësh dhuratë.”

Pastaj se si e ndan, sa kile për vete, sa kile për sadaka dhe sa kile dhuratë, nuk ka argument.


— Është mirë t’i dhurosh komshiut, edhe nëse është qafir.

— Edhe atij që është i pasur lejohet t’i dhurosh mish Kurbani.

— Edhe qafirit lejohet me i dhënë mish Kurbani. [Ibn Uthejmini]


● Ai i cili t’a ther kurbanin tënd, lejohet me ngrënë prej kurbanit tënd.

Është e ndaluar t’a paguash (t’a shpërblesh) nga mishi, apo pjesë tjera të Kurbanit për therjen.


● Nuk lejohet të shesësh diçka prej kurbanit.
[Ibn Uthejmini etj]


● Nuk lejohet t’a ndërrosh mishin e Kurbanit, lekurën, apo pjesë tjera me diçka,
ç’farëdo qoftë ajo. [Ibn Uthejmini]


● Hedhja e lekurës së Kurbanit – Nuk bën t’a hedhësh (t’a gjuash) lëkurën e Kurbanit.

–Është mirë t’a japësh sadaka.

–Ose t’ia dhurosh dikujt.

–Nëse nuk gjen njeri, apo nuk e merr njeri, e shet dhe paratë e saj i jep sadaka.

–Nëse nuk e shet dot, atëherë s’ka problem t’a gjuash (t’a hedhësh) në mbeturina.


● Personi (nevojtar, apo i pasur) i cili ka pranuar (ka marrë) mish Kurbani nga tjetri, lejohet t’a shesë, sepse tani mishi ka kaluar në pronësi të tij, dhe i lejohet të bëj me pronën e tij
ç’farë të doje (kuptohet: brenda kufijve të sheriatit). [Ibn Uthejmini]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: