Mishi i Kurbanit

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


● Duhet të hash prej mishit të Kurbanit tënd.

— Thotë All-llahu – Subhaneh:
{فكلوا منها}
{Hani prej tij}


— Disa dijetarë thonë: Është obligim.”

Shejh Albani thotë: “Medoemos duhet të hash prej Kurbanit tënd.”
لا بد من ان تاكل من هذه الأضحية.


— Nëse ke bërë disa kurbane, duhet të hash prej të gjithave, sepse secila ka gjykim në vete.

— Nëse ke shumë kurbane, merr prej të gjithave nga një copë, zieji në një tenxhere, ha dhe pi prej lëngut, siç ka bërë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

— Nuk ka masë të caktuar se sa duhet të hash.


● Është detyrë (obligim) të bësh sadaka te nevojtarët me mishin e kurbanit tënd. [Shafiitë, Hanbelitë]

Imam Neueuiu thotë: Është obligim.”

Ibn Uthejmini thotë: Është detyrë.”

Hanefitë dhe Malikitë thonë: Është e pëlqyer. Nuk është obligim.”


Unë anoj te ajo që është obligim (detyrë), sepse tekstet kanë ardhur në formë urdhërore.


All-llahu thotë:
{فكلوا منها و أطعموا بائس الفقير}
{Hani prej tij dhe ushqeni nevojtarin}


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
“كلوا و ادخروا و تصدقوا”
((Hani -prej kurbanit-, mbani -rezervoni-, dhe jepni sadaka -prej tij-))
[Bukhari/Muslimi]


— Prej çdo Kurbani që ke bërë (nëse ke bërë më shumë se një) duhet me dhënë nga një pjesë sadaka për nevojtarët, sepse secili ka gjykim në vete.


● Masa se sa duhet me dhënë sadaka.

Nuk ka argument në lidhje me këtë.

— U jepet perparësi nevojtarëve që i ke të afërm.

— E mira është t’u japësh atë ditë (ditën e Kurbanit) që të gëzohen edhe ata në atë ditë. Nëse nuk mundesh, bën edhe ditët tjera.

— Nëse nuk u jep me qëllim, apo i prishet mishi prej neglizhencës së tij, dhe s’ka ç’farë t’i jape nevojtarit.. apo ia vjedhin nga neglizhenca e tij.. apo i dëmtohet nga neglizhenca e tij, dhe s’ka ç’farë t’i jape nevojtarit.. obligohet me ble mish dhe me ia dhënë nevojtarit.
[Neueuiu, Behuti – dijetar i madh Hanbeli, Ibn Uthejmini etj]

— Nëse i demtohet mishi, jo nga neglizhenca, apo ia vjedhin, apo i bie në një vend ku nuk e nxjerr dot, pasi i ka marrë sebepet, dhe nuk ka neglizhuar, në këtë rast nuk obligohet me gjë.
[Ibn Uthejmini]


— MASA se sa me ble, nuk ka argument. Kjo kthehet te URFI.
Ajo që njihet ne URF (traditën e popullit) është NJË E ZIER në një tenxhere. Dhe kjo varet se sa anëtarë janë.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: