الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Disa dijetarë thonë:
“Pëlqehet që një të tretën t’a mbash, një të tretën t’a japësh sadaka dhe një të tretën t’a dhurosh.”
Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“Nuk ka argument për ndarjen e mishit në tre pjesë të barabarta. Ka argument me e nda në tre pjesë, por jo me një të tretën (dmth: jo ndarje të barabarta).”
Ndarja pëlqehet në tre pjesë duke u bazuar te hadithi:
((HANI, REZERVONI, DHE JEPNI SADAKA))
Disa dijetarë thonë:
“E ndan në dy pjesë: gjysmën për vete dhe gjysmën për nevojtarët.”
Edhe kjo nuk ka argument.
Ajo që ka argument është:
“Të hash vetë dhe familja. Të mbash (rezervosh), të japësh sadaka dhe të japësh dhuratë.”
Pastaj se si e ndan, sa kile për vete, sa kile për sadaka dhe sa kile dhuratë, nuk ka argument.
— Është mirë t’i dhurosh komshiut, edhe nëse është qafir.
— Edhe atij që është i pasur lejohet t’i dhurosh mish Kurbani.
— Edhe qafirit lejohet me i dhënë mish Kurbani. [Ibn Uthejmini]
● Ai i cili t’a ther kurbanin tënd, lejohet me ngrënë prej kurbanit tënd.
Është e ndaluar t’a paguash (t’a shpërblesh) nga mishi, apo pjesë tjera të Kurbanit për therjen.
● Nuk lejohet të shesësh diçka prej kurbanit. [Ibn Uthejmini etj]
● Nuk lejohet t’a ndërrosh mishin e Kurbanit, lekurën, apo pjesë tjera me diçka, ç’farëdo qoftë ajo. [Ibn Uthejmini]
● Hedhja e lekurës së Kurbanit – Nuk bën t’a hedhësh (t’a gjuash) lëkurën e Kurbanit.
–Është mirë t’a japësh sadaka.
–Ose t’ia dhurosh dikujt.
–Nëse nuk gjen njeri, apo nuk e merr njeri, e shet dhe paratë e saj i jep sadaka.
–Nëse nuk e shet dot, atëherë s’ka problem t’a gjuash (t’a hedhësh) në mbeturina.
● Personi (nevojtar, apo i pasur) i cili ka pranuar (ka marrë) mish Kurbani nga tjetri, lejohet t’a shesë, sepse tani mishi ka kaluar në pronësi të tij, dhe i lejohet të bëj me pronën e tij ç’farë të doje (kuptohet: brenda kufijve të sheriatit). [Ibn Uthejmini]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم