Çeshtje të ndryshme të Kurbanit (disa familje në një shtëpi, të ardhurat i kanë të ndryshme, ka disa gra në shtëpi të ndryshme etj)

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

● Një kurban mjafton për gjithë familjen

Nëse kryetari i familjes, ose kujdestari i familjes bën kurban për veten dhe familjen e tij, kurbani i tij mjafton për të gjithë anëtarët e familjes.


عن عَطَاءَ بْنَ يَسَارٍ قال: سَأَلْتُ أَبَا أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيَّ كَيْفَ كَانَتْ الضَّحَايَا عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ : كَانَ الرَّجُلُ يُضَحِّي بِالشَّاةِ عَنْهُ وَعَنْ أَهْلِ بَيْتِهِ فَيَأْكُلُونَ وَيُطْعِمُونَ حَتَّى تَبَاهَى النَّاسُ فَصَارَتْ كَمَا تَرَى ) .
Ataa bin Jaasir thotë: E pyeta Ebu Ejjub el-Ensari:
“Si bëheshin kurbanet në kohën e të Dërguarit të All-llahut?”
Ai tha: “Njeriu bënte kurban një dele për veten dhe për familjen e tij. Hanin prej saj dhe u jepnin të tjerëve, derisa njerëzit filluan të mburren, e pastaj u bë siç po e sheh.”
[Termidhi, Ibn Maxheh]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
إذا كانوا عائلة في بيت واحد كفتهم أضحية واحدة؛ لأن النبي صلى الله عليه وسلم ضحى بأضحية واحدة عنه وعن أهل بيته، وكان نساؤه اللاتي معه تسع نساء، ومع ذلك ضحى عنهن بأضحية واحدة، أما إذا كان هؤلاء الأبناء كل واحد في بيت منفرد عن الآخر، فإن على كل واحد منهم أضحية،  و لا تطفي أضحية الوالد عنهم.”
“Nëse janë një familje në një shtëpi, atyre u mjafton një kurban i vetëm, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka bërë një kurban të vetëm, për veten dhe familjen e tij. Gratë e tij ishin nëntë, megjithatë ai bëri një kurban për të gjithë ato.”
[Audio]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
البيت الواحد يضحي القيم على البيت ، ان كان الأب أو الزوج أو الأخ الأكبر. المهم القيم على البيت هو الذي يضحي و ينوي عنه و عنهم جميعا.
من الذي يعتبر الراعي لهذا البيت؟
أكبر الاولاد . إذا هو الذي يضحي، و الأم تدخل في أضحيت الولد.
“Për një shtëpi mjafton që kurbanin ta bëjë përgjegjësi (kujdestari, i pari) i shtëpisë, qoftë babai, burri apo vëllai i madh. Me rëndësi është që kujdestari dhe përgjegjësi i familjes, ai bën kurban për veten dhe për të gjithë familjen e tij.

Pyeti shejhu: cili është kujdestari i shtëpisë?
I tha: Djali i madh.
Tha shejhu: atëherë ai e bën kurbanin.
Ndërsa nëna hyn në kurbanin e tij (dmth: nuk ka nevojë të bëje nëna kurban. Nëna hyn në kurbanin e djalit që është kujdestari i familjes).”
[Lika El Beeb el meftuuh.  Audio]

● Nëse jetojnë dy familje apo më shumë në një shtëpi, mjafton një kurban për të gjithë

Thotë Ibn Uthejmini:

“يجوز أن يقتصر أهل بيت واحد و لو كانوا عائلتين عل أضحية واحدة”

“Lejohet që në një shtëpi, edhe nëse janë dy familje që jetojnë në të, lejohet të mjaftohen me një kurban të vetëm.”

[Nurun aled Derb.  Audio]

● Nëse burri ka disa gra, dhe secila është në shtëpinë e vet, mjafton një kurban për të gjithë

Personi i cili ka dy gra, apo tre, secila në shtëpinë e vet, një kurban mjafton për të gjithë, edhe pse janë në shtëpi të ndara, ngase të gjitha janë familja e tij.

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka patur nëntë gra, secila në shtëpinë e vet, dhe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka bërë vetëm një kurban për të gjithë.

Shejh Abbadi (All-llahu e ruajt) thotë:
“Mjafton një kurban për të gjitha.”
[Sherh Sunen et-Termidhi. Kitabul Edahi 173. alathar net. Audio]

Po kështu thotë edhe Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë), e të tjerë.

● Nëse jetojnë dy vëllezër në një shtëpi, secili në llogarinë e vet, por hanë bashkarisht, një kurban mjafton

Nëse jetojnë në një shtëpi dy vëllezër secili në llogarinë e vet, pëlqehet (sipas disa dijetarëve) që secili të bëje kurban më vete.

Është pyetur shejh Bin Bazi në lidhje me kurbanin e dy vëllezërve që banojnë në një shtëpi, ndërkohë ushqimin dhe pijen e tyre e kanë të përbashkët, por rrogën secili e mban vetë (dmth: nuk e kanë paranë të përbashkët).
سئل الشيخ ابن باز عن أضحية: أخوين ساكنين في بيت واحد وأكلهما وشربهما واحد، ولكن رواتب كل منهما على حدة. فأجاب بقوله : إن كان الواقع كما ذكر فالمشروع أن يضحي كل واحد منهما عن نفسه وعائلته بأضحية واحدة لكونهما عائلتين .. إلخ

Shejhu u përgjigj duke thënë:
“Nëse realiteti është ashtu siç u përmend, atëherë është e pëlqyer që secili prej tyre të bëje një kurban për veten dhe familjen e tij, sepse konsiderohen dy familje…”


Disa dijetarë thonë:
“Mjafton një kurban për të dy (familjet), por, duhet t’a bëjnë me radhë. Një vit njëri, një vit tjetri.


U pyet Ibn Uthejmini në lidhje me dy vëllezër të cilët jetojnë bashkë, por secili ka llogarinë (rrogën) e vet, a mjafton një kurban për të dy?
يكفيهم أضحية واحدة يتناوبونها،  يعني هذا العام يضحي زيد و العام الثاني يضحي عمرو ،.. على الجميع… و لا يشتركون في قيمة الأضحية.

U përgjigj shejhu:
“Mjafton për ta një kurban i vetëm, por t’a bëjnë me radhë. Pra, këtë vit bën kurban njëri, vitin e ardhshëm tjetri… për të gjithë…
Por, jo të marrin pjesë bashkarisht në pagesën e kurbanit.”
[Pyetje nëpërmjet telefonit. ALUthaymeen. Audio]


U pyet Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
سئل الشيخ ابن عثيمين رحمه الله: ” هل تجوز أضحية واحدة لأخوين شقيقين في بيت واحد مع أولادهم أكلهم وشربهم واحد؟
فأجاب: نعم يجوز ذلك. يجوز أن يقتصر أهل البيت الواحد ولو كانوا عائلتين على أضحية واحدة
A lejohet një kurban i vetëm për dy vëllezër që jetojnë në një shtëpi, bashkë me fëmijët e tyre, ndërkohë ushqimin dhe pijen e kanë të përbashkët?

U përgjigj shejhu:
“Po, kjo lejohet. Lejohet që banorët e një shtëpie, edhe nëse janë dy familje, të mjaftohen me një kurban të vetëm.”
[Fetawa Nurun aled Derb]

● Nëse jetojnë të ndarë secili në shtëpinë e tij, atëherë secili bën kurban për veten e tij dhe familjen e tij

Thotë Ibn Uthejmini:

“أما إذا كان هؤلاء الأبناء كل واحد في بيت منفرد عن الآخر، فإن على كل واحد منهم أضحية، ولا تكفي أضحية الوالد عنهم”

“Ndërsa nëse këta djem jetojnë secili në shtëpi të ndarë nga tjetri, kurbani i babit nuk mjafton për ta.

Por, secili prej tyre duhet të bëjë kurban më vete.”

● Nëse jetojnë në një shtëpi, dhe kanë një të parë (kujdestar), hanë bashkarisht, por llogaritë i kanë të ndara

Nëse në një shtëpi jetojnë dy familje, dhe llogaritë i kanë të ndara, por të gjithë janë nën kujdestarinë e babait, apo të vëllaut të madh, dhe hanë bashkarisht, në këtë rast mjafton një kurban për të gjithë (insha All-llah), sepse të gjithë konsiderohen një familje, përsa kohë kanë një të parë, dhe janë nën kujdestarinë e tij. Edhe pse i kanë llogaritë e ndara.

● Nëse jetojnë në një shtëpi, por secili ka dhomën e tij me familjen e tij, dhe secili gatuan në vete, secili bën kurban

Këta konsiderohet si të jenë të ndarë, kështu që secili (nëse kanë mundësi) duhet të bëjnë kurban më vete.

All-llahu e di më së miri

● Nëse kujdestari jeton në një shtëpi tjetër, mjafton një kurban për të gjithë

Nëse një person jeton me familjen e tij, ndërsa prindërit e tij, vëllezërit dhe motrat e tij jetojnë në tjetër shtëpi, ndërkohë ai shpenzon, dhe kujdeset për ta, në këtë rast mjafton një kurban që e pret ai, edhe për veten dhe për ata që i ka nën kujdestari, edhe pse nuk jeton me ata.

U pyet shejh Feuzani në lidhje me këte rast, dhe tha:
“Mjafton një kurban që e bën për veten, dhe për ata që i ka nën kujdestari.”

Kjo është e saktë, sepse përderisa shpenzon për ta dhe i ka nën kujdestarinë e tij, atëherë këta janë familja e tij, edhe pse jeton larg tyre.

● Nëse kryetari i familjes nuk ka mundësi për të bërë kurban, lejohet që të bëje kurban gruaja, ose ndonjë anëtar tjetër i familjes

Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
المهم أن هذا البيت يخرج منه أضحية ، سواء من كان الذي أخرج الأضحية هو الأب أو الوالد ، ثم سواء كان الولد هو الكبير أوالصغير ، المهم على كل أهل بيت في كل عام أضحية
“E rëndësishme është që në shtëpi të bëhet kurban, (dmth: familja të bëje kurban), qoftë babai ai që e bën, apo fëmija, i madhi ose i vogli. E rëndësishme është që çdo shtëpi (çdo familje) të bëje kurban në çdo vit.”
[Silsiletul hude uen-nur 406. alathar net]

Dmth: nëse kryetari i familjes nuk ka mundësi, dhe dikush nga anëtarët ka mundësi, lejohet që të bëje ai kurban, për veten dhe familjen. Madje në mendimin e disa dijetarëve është obligim.


Disa dijetarë thonë se e mira në këtë rast është që të ndihmohet kryetari i familjes me para, që t’a bleje ai.


Disa dijetarë tjerë thonë se duhet të marrin pjesë bashkarisht në vlerën (pagesën) e Kurbanit.


Ndoshta më e përafërta dhe më larg dyshimit në këtë rast është që të ndihmohet i pari i shtëpisë nëse nuk e ka shumën e mjaftueshme (me nijetin për t’a ndihmuar, jo për të qenë ortak në blerjen e kurbanit), ashtu që t’a blejë ai kurbanin, dhe t’a bëjë ai për veten dhe familjen.

● Nëse një grup njerëzish jetojnë bashkarisht dhe shpenzimet i kanë të përbashkëta (sipas disa dijetarëve) lejohet të bëjnë një kurban për të gjithë

Shejh Salih Ali Shejh (All-llahu e ruajt) thotë:
إذا كان جماعة يسكنون مكانا واحدا و أكلهم واحد، – يعني: نفقتهم واحدة- يشتركون في الأكل ، و نفقتهم على هذا البيت واحدة، قال بعض أهل العلم : لهم حكم الأسرة الواحدة،  و يجوز أن يشتركوا في أضحية،  يُضحِّيها واحد منهم عنه و عن من في هذا
الدار ؛ لاشتراكهم في النفقة….
لكن إذا كان هذا يستقل بنفقة و هذا يستقل بنفقة و لو كانت قليلة، فإن هذا لا يجزىء؛ لأن الأصل عدم الاشتراك.”
“Nëse një grup njerëzish banojnë në një shtëpi, dhe ushqimi i tyre është i përbashkët (domethënë shpenzimet e tyre janë të përbashkëta), hanë bashkë dhe shpenzimet e kësaj shtëpie janë të përbashkëta, (në këtë rast) disa dijetarë kanë thënë se ata marrin gjykimin e një familjeje të vetme, dhe lejohet që të marrin pjesë në një kurban të vetëm, të cilin e bën njëri prej tyre për veten dhe për të gjithë banorët e asaj shtëpie, kjo për shkak të përbashkimit në shpenzime.

Ama, nëse secili ka shpenzimet e veta të ndara, edhe nëse ndarja është e vogël, kurbani nuk është i vlefshëm, sepse parimi bazë është se nuk lejohet marrrja pjesë e disa personave në vlerën e një kurbani.”
[حكم الاشتراك في ثمن الأضحية.  Audio]

Shejh Salih anon te ky mendim.

Ky mendim qëndron nëse ata kanë një të parë tek i cili i dorëzojnë paratë. Dhe paraja që dorëzojnë çdo muaj ka tepricë për kurbanin, dhe përgjegjësi bën me to kurban.

Ama nëse paratë që dorëzojnë janë të mjaftueshme vetëm për shpenzimet e shtëpisë, dhe për kurban duhet me shtu secili para ekstra, në këtë rast më e përafërta është që nuk bën.


Në mendimin e atyre që thonë se familja bën që të marrin pjesë në vlerën (pagesën) e kurbanit, bën për këtë grup të cilët janë si një familje.

Duke u bazuar në hadithin:
((على كل أهل بيت في كل عام أضحية))
((Çdo familje në çdo vit duhet të bëjnë kurban))
[Ahmedi, etj Albani e konsideron Hasen]


Por, unë nuk jam shum i bindur te kjo.

All-llahu e di më së miri.

● A bën të marrin pjesë në pagesën e kurbanit edhe anëtarë tjerë, krahas kryetarit të familjes, qoftë ajo gruaja, apo fëmijët?

Ibn Uthejmini rahimehull-llah ka thënë:
اشتراك الإنسان و زوجته في قيمة شاة،  فإن هذا لا يصح ؛ لأنه لا يشترك اثنان في القيمة في شاة واحدة”
“Pjesëmarrja e një personi dhe e gruas së tij në pagesën e vlerës së një deleje (për kurban) nuk është e saktë (nuk është e vlefshme), sepse dy persona nuk bëhen ortakë në vlerën e një deleje të vetme.”
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmini. 25/46]

Edhe shejh Abdulaziz Ali Shejh (All-llahu e mëshiroftë) thotë se kjo gjë nuk është e vlefshme.


Disa dijetarë thonë: “Nëse kryetari i familjes nuk i ka paratë e mjaftueshme për të bërë kurban dhe merr pjesë edhe gruaja, apo ndonjë fëmijë i tij, lejohet. Është e vlefshme.”

Duke u bazuar në atë se kurbani është detyrë për gjithë familjen.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( على كل أهل بيت في كل عام أضحية ))
(( Çdo familje, për çdo vit duhet të bëjë kurban))
[Ahmedi etj. Albani e konsideron Hasen]


Kështu që nëse nuk ka mundësi kryetari i familjes, atëherë lejohet të marre pjesë në blerjen e kurbanit edhe ndonjë anëtar tjetër, sepse (sipas tyre) kërkesa për bërjen e kurbanit bie mbi të gjithë.


Unë anoj te ajo që paratë duhet të jenë të atij që bën kurbanin
, duke u bazuar te hadithi i Ebu Ejjub ku thotë:
((يضحي عنه و عن أهل بيته))
((Bënte kurban për veten dhe familjen e tij))


Nëse paraja është e përbashkët, kurbani nuk është i asnjërit, por është i të gjithëve, kështu që nuk mund të realizohet ajo ç’farë thotë hadithi ((Bënte kurban për veten dhe familjen e tij)), sepse nuk është e tij, por është e përbashkët.

Ndoshta hadithi ((Çdo familje në çdo vit duhet të bëje kurban)), mund të jetë argument që nëse nuk e bën dot kryetari, mund t’a bëje gruaja për veten dhe familjen, nëse ajo ka mundësi, ose ndonjë anëtar tjetër. 

E rëndësishme është që familja të bëjnë kurban.

Ama që të marrin pjesë në vlerën (pagesën) e kurbanit, nuk është shumë bindëse.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: