Vlera e Kurbanit

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Kurbani është bagëti e cila theret në ditët e caktuara që janë katër ditët e Kurban Bajramit, duke pasur për qëllim me të afrimin tek All-llahu – Subhaneh.

Kurbani është prej adhurimeve të mëdha, prej simboleve dhe dispozitave të mëdha fesë, me të cilin njeriu adhuron All-llahun, e madhëron Atë dhe shpreh me të mirënjohjen dhe falenderimin ndaj Tij – Subhaneh.


Thotë All-llahu i Lartësuar:
{فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ}
{Falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban (vetëm për Të)}


Thotë All-llahu – Subhaneh:
{قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ}
{Thuaj: namazi im dhe kurban im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për All-llahun, Zotin e botërave}


Thotë All-llahu – Subhaneh:
{ذَلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِنْ تَقْوَى الْقُلُوبِ}
{Dhe kush madhëron simbolet (ritualet, dispozitat) e All-llahut, kjo është prej devotshmërisë së zemrave}


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( ما عمِلَ آدمِيٌّ مِن عمَلٍ يومَ النَّحرِ أحبَّ إلى اللهِ مِن إهراقِ الدَّمِ؛ إنَّها لتَأْتي يومَ القيامةِ بقُرونِها وأَشْعارِها وأظْلافِها…)) 
((Nuk vepron njeriu një punë në ditën e Kurbanit që është më e dashur tek All-llahu se sa derdhja e gjakut të kurbanit (dmth: bërja kurban).
Ai (kurbani) do të vije Ditën e Kijametit (do të sillet) me brirët, qimet dhe thundrat e tij))
[Termidhi, Ibn Maxheh. Albani e konsideron Sahih]

Dmth: do vendoset në peshore i plotë, bashkë me qimet, brirët dhe thundrat. Do të shpërblehet për të gjitha, edhe për qimet dhe brirët të cilat robi i ka hedhur si të pavlera.
[Mul-la Alij, në (Mirkat el mefetih)]


— Fjala e tij: ((nuk vepron punë më të dashur tek All-llahu se sa kurbani)) – Dmth: prej punëve të veçanta që bëhen ditën e Kurbanit, dhe jo se është më e mirë se çdo punë, sepse namazet farz janë më të mira dhe më të dashura se kurbani.

Ky hadith tregon për vlerën e madhe që ka bërja e kurbanit.
Pra, duke qenë se bërja e kurbanit është puna me e dashur tek All-llahu prej të gjitha punëve të veçanta që bëhen në ditën e Kurbanit, kjo tregon për mirësinë dhe vlerën e madhe që ka bërja e kurbanit, prandaj nuk duhet neglizhuar, edhe pse në mendimin e shumicës së dijetarëve është i pëlqyer dhe jo obligim.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( إن أعظم الأيام عند الله تبارك و تعالى يوم النحر ))
و في رواية : أفضل الأيام
((Dita më e madhe tek All-llahu është dita e Kurbanit))
Në një transmetim:
((Dita më e mirë tek All-llahu është dita e Kurbanit))
[Ebu Dawudi, Ahmedi.  Albani thotë: hadith sahih]

Kjo ditë është më e mira dhe më e madhja, për shkak të adhurimeve të mëdha që bëhen në këtë ditë, ku ndër më të mëdhat dhe më të veçantat e kësaj dite është bërja e kurbanit, prej të cilit edhe e ka marr emrin – Dita e Kurbanit.

Ky hadith tregon për rëndësinë e madhe që ka bërja e kurbanit.


Ndërsa sa i përket disa haditheve, si për shembull hadithi që thotë:
((Për cdo qime ka sevap))
Apo hadithi:
((Në derdhjen e pikës së parë të gjakut i falen gjynahet))
Këto hadithe dhe të tjera janë të dobëta.

Në mendimin e shumë dijetarëve nuk ka hadith të saktë që tregon për vlerën e kurbanit.

Thotë Ibnul Arabij el Malikij, prej dijetarëve të mëdhenj Maliki:
“ليس في فضل الأضحية حديث صحيح “
“Nuk ka hadith të saktë në lidhje me vlerën e kurbanit.”

I vetmi hadith i saktë që tregon për vlerën e kurbanit, në gjykimin e disa dijetarëve, prej tyre shejh Albani, është hadithi i lartpërmendur.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: