الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Thotë autori Muhammed bin Abdul Uehhab -All-llahu e mëshiroftë-:
باب من حَقَّق التوحيد دَخَل الجَنَّةَ بِغَيْرِ حِساب
“Kapitulli në lidhje me sqarimin se kush e realizon teuhidin hyn në xhennet pa dhënë llogari.”
و قولِ الله تعالى : { إِنَّ إِبْرَاهِيمَ كَانَ أُمَّةً قَانِتًا للهِ حَنِيفًا وَلَمْ يَكُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ }
Dhe sqarim i fjalës së All-llahut të Lartësuar:
{ ME TË VËRTETË IBRAHIMI ISHTE UMMET (Prijës)**, I BINDUR NDAJ ALL-LLAHUT DHE I KTHYER TE AI (me teuhid). DHE AI NUK ISHTE PREJ IDHUJTARËVE }
(** Fjala e All-llahut { ME TË VËRTETË IBRAHIMI ISHTE UMMET }.
‘Ummet’ këtu do të thotë:
— Njeri te i cili janë mbledhur të gjitha cilësitë e mira.
— Mësues i veprave të mira.
— Prijës në rrugën e drejtë.
— dhe shembull i mirë, ashtu që të ndiqet.)
و قال تعال : { وَ الَّذينَ هُمْ بِرَبِّهِمْ لا يُشْركونَ }
Thotë All-llahu i Lartësuar:
{ DHE ATA TË CILËT ZOTIT TYRE NUK I BËJNË SHIRK (ortakëri) }
عن حُصين بن عبد الرحمن قال: كنتُ عند سعيد بن جُبير فقال: أيكم رأى الكوكب الذي انقَضَّ البارحة؟ فقلتُ: أنا، ثم قلتُ: أما إني لم أكن في صلاة، ولكني لُدغْتُ، قال: فما صنعتَ؟ قلت: ارتقيتُ، قال: فما حَمَلك على ذلك؟ قلت: حديث حدَّثَناه الشعبي، قال: وما حدَّثَكم؟ قلتُ حدثنا عن بريدة بن الحُصيب أنه قال: “لا رُقْية إلا مِن عَيْن أو حُمَة”، قال: قد أحسَن مَن انتهى إلى ما سمع، ولكن حدثنا ابن عباس عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: “عُرضت عليّ الأُمم، فرأيتُ النبي ومعه الرَّهط والنبي ومعه الرجل والرجلان، والنبي وليس معه أحد، إذ رُفع لي سواد عظيم فظننتُ أنهم أمَّتي، فقيل لي: هذا موسى وقومه، فنظرتُ فإذا سواد عظيم، فقيل لي: هذه أمَّتك، ومعهم سبعون ألفا يدخلون الجنة بغير حساب ولا عذاب، ثم نهض فدخل منْزله، فخاض الناس في أولئك؛ فقال بعضهم: فلعلهم الذين صحِبوا رسول الله صلى الله عليه وسلم وقال بعضهم: فلعلهم الذين وُلِدُوا في الإسلام فلم يشركوا بالله شيئا، وذكروا أشياء، فخرج عليهم رسول الله صلى الله عليه وسلم فأخبروه، فقال: هم الذين لا يَسْتَرقون، ولا يَكْتَوُون، ولا يَتَطَيَّرون، وعلى ربهم يتوكلون، فقام عُكاشة بن مِحصَن فقال: ادع الله أن يجعلني منهم، قال: أنت منهم، ثم قام جل آخر فقال: ادع الله أن يجعلني منهم، فقال: سَبَقَك بها عكاشة“
Nga Husajn bin Abdur-rahman transmetohet se ka thënë:
“Isha te Seid ibn Xhubejri (tabi’in) dhe ai tha: « Kush prej jush e pa yllin që ra (u shkëput) mbrëmë? »
Thashë: Unë.
Pastaj thashë: Në realitet nuk isha duke u falur (dmth: nuk isha zgjuar dhe po falja namaz, jo), por (isha zgjuar sepse) më pickoi diçka (helmuese).
Ai tha: « Çfarë bëre? »
I thashë: kërkova të më bëjnë rukje.
Ai tha: « Ku u bazove për këtë? »
I thashë: Në një hadith që na e ka transmetuar Sha’biu (tabi’in).
Ai tha: « Ç’farë ju ka transmetuar? »
Thashë: Na ka transmetuar nga Burejde ibn el-Husajb (sahabi) se ka thënë: Nuk ka rukje përveçse nga syri i keq ose nga helmi (dmth: kur të pickon apo kafshon diçka që është helmuese).
Ai tha: « Ka vepruar shumë mirë ai që ndalet (bazohet) te ajo që ka dëgjuar (prej argumenteve). Por neve na ka treguar Ibn Abbasi nga Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – se ka thënë:
((M’u paraqitën ummetet (popujt), dhe pashë një profet, dhe bashkë me të një grup të vogël njerëzish (që i kanë besuar).
Dhe një profet dhe bashkë me të një ose dy njerëz.
Dhe një profet që nuk kishte me vete askënd (dmth: nuk i ka besuar askush nga populli i tij).
Dhe (në këtë kohë) pashë një turmë të madhe dhe mendova se ishte ummeti im. Por m’u tha: ‘Ky është Musai dhe populli i tij.’
Pastaj pashë një turmë shumë të madhe dhe m’u tha: ‘Ky është ummeti yt. Dhe me ta janë shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në Xhennet pa llogari dhe pa dënim.’))
Pastaj Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij.
Njerëzit filluan të diskutojnë se kush janë ata.
Disa thanë: ndoshta janë ata që e kanë shoqëruar të Dërguarin e All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -.
Disa tjerë thanë: ndoshta janë ata që kanë lindur në Islam dhe nuk i kanë bërë shirk All-llahut.
Dhe (kështu vazhduan duke) përmendur edhe mendime tjera.
Pastaj doli tek ata i Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – dhe ata i treguan për ç’farë kishin thënë. Ai tha:
((Ata janë të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk kërkojnë të mjekohen me hekur të nxehtë (me djegie), nuk besojnë në ogure dhe shenja ogurzeza (nuk besojnë se diçka apo dikush është ters, apo ndjell tersllik), dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten))
Në atë çast u ngrit Ukkashe ibn Mihsan dhe tha: Lute Allahun që të më bëjë prej tyre!
Ai i tha: (( Ti je prej tyre ))
Pastaj u ngrit një burrë tjetër dhe tha: Lute Allahun që të më bëjë edhe mua prej tyre!
I tha: (( Të parapriu në këtë Ukasheja ))
[ Buhariu dhe Muslimi ]
Autori – rahimehull-llah – e ka sjellur këtë kapitull si vazhdim i kapitullit para tij, i cili tregon për dobinë dhe vlerën e teuhidit.
Dhe me këtë don të na tregojë dhe sqarojë se prej dobive të mëdha të teuhidit është se, kush e realizon atë, hynë në xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.
Thotë shejh Sulejman bin Abdil-lah (nipi i autorit) në librin e tij [Tejsirul Azizil Hamid]:
“تحقيق التوحيد : هو معرفته و الاطلاع على حقيقته و القيام به علما و عملا “
“Realizimi i teuhidit është: njohja e tij, dija dhe mësimi i realitetit dhe thelbit të tij, si dhe zbatimi dhe përmbushja e tij në dije dhe punë.”
Thotë shejh Abdur-rahman bin Hasen (nipi i autorit) – All-llahu i mëshiroftë:
قال الشيخ عبد الرحمن بن حسن :
” تحقيقه : تَخْلِيصُه و تَصْفِيَتُه من شوائب الشرك و البدع و المعاصي “. [ فتح المجيد ]
“Realizimi i tij (i teuhidit) është: pastrimi i tij dhe dlirja e tij nga çdo përzierje dhe njollë e shirkut, nga bidatet dhe mëkatet. “
[ Fet’hul Mexhid ]
Thotë Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
فإن تحقيق التوحيد هو : تَخْلِيصُه و تَصْفِيَتُهُ من شَوائِب الشرك و البدع و المعاصي…
لأن الشرك إذا كان أكبر يُنافي التوحيد بالكلية،
و إن كان أصغر يُنافي كمالَهُ الواجب ،
و إن كان بدع و معاصٍ فهي تَقْدَح في التوحيد و تَنْقُص في ثوابه و تَخِلُّ به.
فلا يكون توحيد العبد كاملا إلا باجتناب الشرك و المعاصي و البدع”
“Realizimi i teuhidit është: pastrimi dhe dlirja e tij nga njollat e shirkut, nga bidatet dhe mëkatet..
Sepse nëse shirku është i madh, ai e kundërshton teuhidin tërësisht (dmth: e prish të gjithin).
E nëse është i vogël, ai e kundërshton plotësimin e tij të detyrueshëm.
Ndërsa bidatet dhe mëkatet e godasin atë, ia pakësojnë shpërblimin, e cënojnë dhe e dëmtojnë atë.
Prandaj teuhidi i robit nuk mund të jetë i plotë, përveçse duke iu shmangur shirkut, mëkateve dhe bidateve.”
[ Sherh Kitab et-Teuhid. Audoi, binbaz.org ]
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
“التحقيق معناه تخليص التوحيد من الشرك”
”Realizimi i teuhidit, kuptimi i tij është: Pastrimi i teuhidit nga shirku.”
[ Sherh Kitab et-Teuhid — Audio ]
Thotë shejh Feuzani – All-llahu e ruajt:
تحقيق التوحيد: تَصْفِيَتُه من الشرك الأكبر و الأصغر و من البدع و من المعاصي”
“Realizimi i teuhidit është: pastrimi i tij nga shirku i madh dhe i vogël, nga bidatet dhe mëkatet.”
[ Audio ]
Thotë Ibn Uthejmini:
قال ابن عثيمين في شرحه لكتاب التوحيد :
” وتحقيق التوحيد: تَخْلِيصُه من الشرك، ولا يكون إلا بأمور ثلاثة:
الأول: العلم; فلا يمكن أن تحقق شيئا قبل أن تعلمه، قال الله تعالى: {فاعلم أنه لا إله إلا الله}.
الثاني: الاعتقاد، فإذا علمت ولم تعتقد، واستكبرت، لم تحقق التوحيد، قال الله تعالى عن الكافرين: {أجعل الآلهة إلها واحدا إن هذا لشيء عجاب}، فما اعتقدوا انفراد الله بالألوهية.
الثالث: الانقياد، فإذا علمت واعتقدت، ولم تنقد، لم تحقق التوحيد، قال تعالى: {إنهم كانوا إذا قيل لهم لا إله إلا الله يستكبرون ويقولون أإنا لتاركوا آلهتنا لشاعر مجنون}.
فإذا حصل هذا، وحقق التوحيد; فإن الجنة مضمونة له بغير حساب”
“Realizimi i teuhidit është: pastrimi i tij nga shirku. Dhe kjo nuk mund të arrihet perveçse me tri gjëra:
— E para: Dija (dituria).
Nuk është e mundur t’a realizosh diçka para se t’a dish atë. All-llahu i Madhëruar thotë:
{ DIJE SE NUK KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ ALL-LLAHUT }
— E dyta: Besimi.
Nëse e di, (dmth: e njeh teuhidin dhe shirkun), por nuk e beson dhe tregohesh mendjemadh, nuk e ke realizuar teuhidin. All-llahu i Madhëruar thotë për jobesimtarët:
{ A I BËRI TË GJITHË TË ADHURUARIT NJË TË ADHURUAR TË VETËM?! ME TË VËRTETË KJO ËSHTË NJË GJË E ÇUDITSHME! }
Ata nuk besuan njësimin dhe veçimin e All-llahut në adhurim.
(dmth: nuk besuan se vetëm All-llahu meriton të adhurohet.)
— E treta: Nënshtrimi dhe dorëzimi.
Nëse e di dhe e beson, por nuk i nënshtrohesh, atëherë nuk e ke realizuar teuhidin. Thotë All-llahu i Madhëruar:
{ KUR U THUHEJ ATYRE: (thoni) LA ILAAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç All-llahut), ATA TREGOHESHIN MENDJEMËDHENJ DHE THOSHIN: A T’I BRAKTISIM TË ADHURUARIT TANË PËR (fjalën e) NJË POETI TË ÇMENDUR? }
Kur (robi) të arrijë përmbushjen e këtyre dhe realizon (me to) teuhidin, atëherë Xhenneti është i garantuar për të, pa dhënë llogari.”
[ El Kaul El Mufid ]
Pra, realizimi i teuhidit është:
“Pastrimi dhe dlirja e teuhidit nga i gjithë shirku; i madhi dhe i vogli, nga bidatet dhe mëkatet.”
Nëse njeriu e njeh teuhidin dhe e beson atë, e njeh shirkun dhe e mohon atë dhe distancohet prej tij, si dhe i nënshtrohet kërkesave të teuhidit që janë zbatimi i urdhëresave dhe largimi nga ndalesat dhe bidatet, atëherë e ka realizuar teuhidin
Argumentet që ka sjellur autori në këtë kapitull përmbajnë mohimin dhe distancimin nga i gjithë shirku i madhi dhe i vogli. Që do të thotë se, nuk mund të realizohet teuhidi përveçse me distancimin nga i gjithë shirku.
Në hadithin e ‘shtatëdhjetë mijë besimtarëve që do hyjnë në xhennet pa dhënë llogari’ përmenden tre gjëra. Njëra prej tyre është shirku i vogël, që do të thotë se pa distancimin nga shirku i vogël nuk mund të realizohet teuhidi.
Dhe dy të tjerat janë të qortueshme veprimi i tyre.
Autori me këto argumente don të na sqarojë se nëse robi realizon teuhidin duke u distancuar nga shirku i madh dhe i vogël, dhe distancohet nga kërkimi që t’i bëhet rukje, si dhe nga kërkimi që të mjekohet me hekur të nxehtë (me djegie), i tilli futet të grupi i këtyre 70 mijë, që hyjnë në xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.
Kjo tregon për vlerën e madhe të teuhidit, për rëndësinë e tij dhe shpërblimin e madh që arrin ai i cili e mban të pastër teuhidin nga çdo njollë e shirkut; të madh dhe te vogël.
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -:
(( فقيل لي : هذه أمَّتك، ومعهم سبعون ألفا يدخلون الجنة بغير حساب ولا عذاب))
((M’u tha: ‘Ky është ummeti ( populli ) yt. Dhe me ta janë shtatëdhjetë mijë që do të hyjnë në Xhennet, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.’))
فقال: ((هم الذين لا يَسْتَرقون، ولا يَكْتَوُون، ولا يَتَطَيَّرون، وعلى ربهم يتوكلون))
Pastaj tha:
((Ata janë të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk kërkojnë të mjekohen me hekur të nxehtë (me djegie), nuk besojnë në ogure, në shenja ogurzeza (nuk besojnë se diçka apo dikush është ters, apo ndjell tersllik), dhe vetëm në Zotin e tyre mbështeten))
[Buhariu, Muslimi]
Në këtë hadith Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – tregon se do të ketë prej ummetit (popullit) të tij, 70 mijë veta që do të hyjnë në Xhennet, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.
Janë transmetuar disa hadithe të tjera, të cilat tregojnë se, krahas këtyre 70 mijëve, do të ketë shumë të tjerë që do hyjnë në Xhennet, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.
Dhe mbi bazën e tyre, dijetarët thonë se, numri i atyre që hyjnë në Xhennet, pa dhënë llogari, nuk është i kufizuar në 70 mijë.
— Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((وعدني ربِّي أن يُدخِلَ الجنَّةَ من أمَّتي سبعينَ ألفًا لا حسابَ عليهم ولا عذابَ معَ كلِّ ألفٍ سبعونَ ألفًا وثلاثُ حَثياتٍ من حَثياتِ ربِّي))
((Më ka premtuar Zoti im se do të fusë në Xhennet nga ummeti im shtatëdhjetë mijë veta, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar. Me çdo njëmijë (prej tyre) edhe 70 mijë të tjerë, si dhe tri grushta nga Grushtat e Zotit tim))
[Transmeton Tirmidhiu, etj.]
Hadithin e konsideron Hasen (të mirë) Tirmidhiu.
Po ashtu edhe Ibn Haxheri.
Ndërsa shejh Albani e konsideron Sahih [Sahih Et-Tirmidhi 2437]
— Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
إنَّ اللهَ تعالى قد وَعَدني أن يُدخِلَ الجنَّةَ مِن أمَّتي سَبعينَ ألفًا بغيرِ حِسابٍ، فقال يَزيدُ بنُ الأخنَسِ: واللهِ ما أولئك في أُمَّتِك إلَّا كالذُّبابِ الأصْهَبِ في الذُّبَّابِ، فقال رسولُ اللهِ صلَّى اللهُ علَيه وسلَّم: إنَّ ربِّي عزَّ وجلَّ قد وعَدني سبعين ألفًا مع كلِّ ألفٍ سبعون ألفًا، وزادني ثلاثَ حَثَياتٍ.))
((Vërtetë, All-llahu i Lartësuar më ka premtuar se do të fusë në Xhennet nga ummeti im shtatëdhjetë mijë, pa llogari))
Jezid ibn el Akhnes tha: “Pasha All-llahun! Ata (dmth: numri i tyre) në (krahasim me numrin e madh të) ummetit tënd, nuk janë veçse si miza e kuqërremtë (e cila është e rrallë dhe e paktë) në mesin e mizave.”
(dmth: janë shumë pak në numër në krahasim me numrin e madh të ummetit )
Atëherë i Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – tha:
((Vërtet, Zoti im i Lartmadhëruar më ka premtuar shtatëdhjetë mijë, me çdo një mijë prej tyre edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë, dhe më ka shtuar tri grushta.))
[Transmeton Ahmedi. 22156]
Albani e konsideron sahih ne [ Sahih Et-Tergib. 3614.] ( hdith.com. – surahquran.com)
— Thotë në një hadith tjetër:
((إِنَّ ربِّي وعَدَنِي أنْ يُدْخِلَ مِنَ أمتي الجنة سبعين ألفا بغير حساب، ثم يتْبِعُ كلّ [ ب ] سبعين ألفا، ثم يحثي بكفَّيْه ثلاث حَثَيّات ، فكبر عمر، فقال صلَّى اللهُ عليهِ وسلَّمَ : إِنَّ السَّبْعِينَ الألفَ الأُوَلَ يُشَفِّعُهُمُ اللهُ في آبائِهِمْ وأُمَّهاتِهمْ وعَشَائِرِهِمْ))
((Vërtetë, Zoti im më ka premtuar se do të fusë prej ummetit tim në Xhennet shtatëdhjetë mijë veta, pa dhënë llogari. Pastaj do pasohen çdo një mijë, me shtatëdhjetë mijë të tjerë, pastaj (Zoti i Lartësuar) do marr me Dorën e Tij tri grushta.
Umeri bëri tekbir (tha All-llahu Ekber)!
Tha Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: ((Vërtetë, shtatëdhjetë mijë të parët, All-llahu do ju jap leje të ndërmjetësojnë për baballarët e tyre, për nënat e tyre dhe për të afërmit e tyre))
[Transmeton Ibn Hibban, etj.]
E konsideron të saktë Ibn Hibban.
Po ashtu edhe Albani në [Sahih Meuaarid edh-Dham’een.2234. – dorar.net]
— Dhe në një tjetër hadith thotë:
(( أُعطِيتُ سبعين ألفًا من أُمَّتي يدخلون الجنَّةَ بغيرِ حسابٍ وجوهُهم كالقمرِ ليلةَ البدرِ ، قلوبُهم على قلبِ رجلٍ واحدٍ ، فاستزدتُ ربي عزَّ و جلَّ ، فزادني مع كلِّ واحدٍ سبعين ألفًا))
((Më janë dhënë shtatëdhjetë mijë (ose, më është dhënë premtim nga All-llahu se shtatëdhjetë mijë) prej ummetit tim do hyjnë në Xhennet pa llogari. Fytyrat e tyre (bukuria dhe ndriçimi në fytyrat e tyre) sikur hëna në natën kur është e plotë, dhe zemrat e tyre janë si zemra e një njeriu të vetëm. Pastaj i kërkova Zotit tim të Lartësuar më shumë (dmth: t’a shtoje numrin e tyre) dhe ma shtoi. Me çdo njërin prej tyre, edhe 70 mijë të tjerë))
Shejh Albani e konsideron të saktë, në [Sahih El Xhaami.1057]
Në lidhje me këtë hadith ((Me çdo njërin prej tyre edhe shtatëdhjetë mijë)) ka mospajtim të madh.
Shumë dijetarë e konsiderojnë të dobët.
Këto hadithe tregojnë se numri i atyre që hyjnë në Xhennet, pa llogari dhe pa u dënuar është shumë, shumë i madh. Numri tyre shkon me miliona, madje me miliarda.
Thotë Bin Bazi:
” فالذين يدخلون الجنة بغير حساب ولا عذاب لا يحصيهم إلا الله “.
“Numrin e atyre që hynë në xhennet, pa dhënë llogari dhe pa u dënuar, nuk e di askush përveç All-llahut.”
[binbaz org]
Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
” سبعين ألف وارد في * مسند الإمام أحمد * بسند صحيح أن مع كل واحد سبعين ألف فلا يستطيع الإنسان الحصر نقول : إن النبي صلى الله عليه وسلم حصر هؤلاء بالأوصاف لا بالتعيين فقال : (( هم الذين لا يسترقون ولا يكتوون ولا يتطيرون وعلى ربهم يتوكلون ))”
“Eshtë transmetuar në Musnedin i Imam Ahmedit me zinxhir të saktë se ((Me çdo njërin prej tyre janë edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë)), kështu që nuk mundet njeriu t’a përcaktoje (dhe kufizoje numrin e atyre që hyjnë në Xhennet, pa llogari, në vetëm 70 mijë).
Ne themi: Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – i ka përcaktuar (kufizuar) ata me cilësitë dhe jo me individë. Thotë: ((Ata janë të cilët nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk kërkojnë të mjekohen me hekur të nxehtë (me djegie), nuk besojnë në ogure, në shenja ogurzeza (nuk besojnë se diçka apo dikush është ters, apo ndjell tersllik), dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten))”
[ Silsiletu likaa el Baab el Meftuuh , 222b. Audio. alathar net]
Thotë në një vend tjetër:
وقد ورد في مسند الإمام أحمد بإسناد جيد جداً ، أن مع كل واحد سبعين ألفاً ، كم يكون الجميع ؟ سبعين في سبعين ؟…
القارئ : إذا ضربت ياشيخ سبع في سبعة بتسعة وأربعين بتطلع أربع مليارات وتسعمئة مليون
القارئ : صح يا شيخ
الشيخ : إيه ، صحيح ؟
الشيخ : الحمد لله ، هذي نعمة ، نعمة ولله الحمد.”
“Është transmetuar në Musnedin e Imam Ahmedit me zinxhir shumë të mirë transmetimi se, ((Me çdo njërin prej tyre edhe shtatëdhjetë mijë veta të tjerë)).
Sa i bie të jetë numri i tyre?
— Nxënësi: i bie 4 miliard e 900 miljon.
— Shejhu: po, e vërtetë.
— Shejhu: Elhamdulil-lah! Kjo është mirësi e madhe, mirësi e madhe. Elhamdulil-lah.”
[ Sherh Kitab er-Rikak. Audio, 04b. alathar net ]
Mbi bazën e haditheve të lartpërmendura, dijetarët thonë se, All-llahu – Subhaneh – në fillim e përgëzoi Profetin e tij – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
— me 70 mijë (këta janë ‘shtatëdhjetë mijët e parë’).
— Pastaj ia shtoi për çdo 1000 (një mijë) prej tyre, 70 mijë të tjerë, që i bie, 4.970.000 (4 milion e 970 mijë).
— Pastaj ia shtoi, për çdo njërin prej tyre 70 mijë të tjerë, që i bie 4.900.070.000 (4 miliard e 900 miljon e 70 mijë.
— Pastaj i shtoi edhe tre grushta nga grushtat e Tij Fisnike dhe Bujare. Se sa është numri i besimtarëve për çdo grusht, vetëm All-llahu – Subhaneh – e di.
Pra, 4 miliard e 900 miljon e 70 mijë, si dhe numri i besimtarëve për çdo grusht të All-llahut – Subhaneh – të cilin vetëm All-llahu e di, shkon numri i atyre që hyjnë në Xhenet, pa dhënë llogari, në shifra që vetëm All-llahu i Lartmadhëruar e di.
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë:
فإن كانوا قاموا بحق هذه الكلمة ( لا إله إلا الله ) فهم الذين يدخلون الجنة بدون عذاب، لكن لا نقول بدون حساب…
و قال : لأن دخول الجنة بدون حساب يتطلب القيام ببعض فضائل من الأعمال”
“Nëse ata e kanë përmbushur të drejtën e kësaj fjale (dmth: fjalës La ilahe il-lall-llah), atëherë ata janë prej atyre që hyjnë në Xhennet pa u dënuar. Por nuk themi se hyjnë pa llogari…
Sepse hyrja në Xhennet pa llogari kërkon përmbushjen e disa veprave prej veprave të mira…”
(Dhe pastaj thotë):
“سبعون ألفا فقط يدخلون الجنة بدون حساب طبعا ولا عذاب “.
“Vetëm shtatëdhjetë mijë hyjnë në Xhennet pa llogari dhe natyrisht edhe pa u dënuar…”
(Pak më poshtë, po në këtë Audio, thotë):
أما بدون حساب سبعين ألفا بَس، صفتهم: (( هم الذين لا يَسْتَرقون و لا يكتوون و لا يتطيرون و على ربهم يتوكلون )) “
“Sa i përket hyrjes pa llogari, vetëm 70 mijë do të hyjnë, dhe cilësitë e tyre janë: ((Nuk kërkojnë t’u bëhet rukje, nuk kërkojnë të mjekohen me hekur të nxehtë (me djegie), nuk besojnë në ogure, në shenja ogurzeza (nuk besojnë se diçka apo dikush është ters, apo ndjell tersllik), dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten))”
[Silsiletul Hude uen-Nur. Audio. kaseta 708]
Në një fetwa tjetër thotë:
فهدول السبعين ألف هدول نخبة السبعينات الأخرى ؛ خواص ، فإذا هو استزاد من ربِّه فزاده سبعين ألف آخر هذا ليس معناه أنهم في نفس النسبة ، في نفس الفضيلة ؛ بمعنى – مثلًا – إذا كان صَعُبَ على بعض الحاضرين أنُّو يفهموا أنُّو هدول النخب الأول كما يقولوا اليوم ، نقول اليوم البعض ، فنحن نتساءل الآن تُرى أيُّ سبعين من هذه السبعينات يدخل الجنة قبله ؟ يأتي الجواب : هدول السبعين أول ، فبمثل هذا يظهر أنه لا تعارض بين هذا وبين ذاك الحديث”
“Këta shtatëdhjetë mijë janë elita e shtatëdhjetë mijëshave të tjerë; janë të veçantët. Kështu që kur ai (Profeti -alejhis-selam-) i kërkoi më shumë Zotit të tij, dhe Ai ia shtoi edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë. Kjo nuk do të thotë se ata janë në të njejtin rang dhe në të njëjtën vlerë…
(Dhe thotë):
Pyesim: cilët nga këto shtatëdhjetë mijë prej shtatëdhjetë mijëshave do të hyjnë të parët në Xhennet?
Përgjigja është: këta shtatëdhjetë mijët e parë. Dhe në këtë mënyrë bëhet e qartë se nuk ka kundërshtim midis këtij hadithi dhe atij hadithit tjetër (që thotë se me çdo njëmijë prej tyre, edhe shtatëdhjetë mijë të tjerë).”
[Silsiletul Hude uen-Nur. Audio, kaseta 162]
Ajo që kuptohet nga kjo fjalë e shejhut, është se, shejhu pohon se nuk janë vetëm 70 mijë ata që do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari, por shumë shtatëdhjetë mijësha të tjerë.
Ndërsa fjala e tij se “vetëm 70 mijë do hyjnë në xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar” ndoshta ka për qëllim se cilësitë e përmendura në hadithin e kapitullit, vetëm 70 mijë do i përmbushin – me lejen e All-llahut – dhe për këtë ata janë elita, janë më të mirët e tyre, dhe janë të parët që do hyjnë në xhennet pa llogari. Ndërsa shtatëdhjetë mijëshat e tjerë do hyjnë pas tyre.
Ose, ndoshta ka për qëllim se 70 mijët e parë do hyjnë pa llogari dhe pa u dënuar. Ndërsa shtatëdhjetë mijëshat e tjerë do hyjnë pa u dënuar, – sepse siç u përmend, shejhu bëri dallim ndërmjet hyrjes në Xhennet pa llogari, dhe hyrjes pa u dënuar, dhe pas kësaj përmendi fjalën që “Vetëm 70 mijë do të hyjnë në Xhennet pa llogari”. Kjo sepse hyrja pa llogari është gradë më e lartë se sa hyrja pa u dënuar.
Ose, mundet që të ketë qenë mendimi i tij me herët se vetëm 70 mijë do hyjnë pa llogari, pastaj më vonë e ka ndryshuar, duke pohuar se edhe të tjerë do hyjnë pa llogari, ama 70 mijët e parë do hyjnë në fillim sepse ata janë më të mirët, janë elita. Dhe kjo, duke u veçuar nga të tjerët me përmbushjen e cilësive të përmendura në hadith, të cilat shtatëdhjetë mijëshat e tjerë nuk i kanë përmbushur dot të gjitha.
— All-llahu e di më së miri —
Gjithsesi si do që të jetë, ajo që kuptohet nga fjalët e shejhut – si dhe duke ju referuar edhe haditheve të cilat ai i konsideron të sakta – është se ai pohon se do të ketë shumë shtatëdhjetë mijësha që do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.
Disa dijetarë pohojnë se mund të jenë më shumë se shtatëdhjetë mijë të cilët i përmbushin këto cilësi.
U pyet shejh Feuzani All-llahu e ruajt në lidhje me hadithin:
(( فاستزدت ربي فزادني مع كل ألف سبعين ألفا ))
((I kërkova Zotit tim më shumë, dhe Ai ma shtoi (numrin e tyre), me çdo njëmijë, shtatëdhjetë mijë të tjerë))
هل هؤلاء السبعين ألفا هم كالسابقين لا يكتوون و لا يتطيرون.
A janë këta shtatëdhjetë mijët (e tjerë) si (shtatëdhjetë mijët) e parë që nuk mjekohen me hekur të nxehtë dhe as nuk besojnë në shenja ogurzeza?
U përgjigj shejhu:
“كل من اتَّصَف بِصِفاتِهم إنه يكون مِثْلَهم “
“Çdokush që ka cilësitë e tyre është si ata.”
[Audio]
Nga kjo fjalë e shejhut kuptohet se numri i atyre që i përmbushin ato cilësi mund të jetë më shumë se 70 mijë.
Unë më shumë anoj te ajo që, këta 70 mijë, meqenëse dallojnë nga të tjerët, atëherë dallimi i tyre mund të qëndrojë në faktin se ata i kanë përmbushur ato cilësi, dhë të tjerët jo, sepse si do të ishin më të mirët dhe elita nëse nuk do kishin në veprat e tyre diçka më shumë se të tjerët.
— All-llahu e di më së miri —
Pra, ata që hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari, nuk janë vetëm 70 mijë, por shumë shtatëdhjetë mijësha të tjerë.
Si dhe, ata që do të hyjnë në Xhennet, pa dhënë llogari, nuk janë vetëm ata që i kanë përmbushur cilësitë e përmendura në hadith, por, çdo kush që e realizon teuhidin, edhe nëse nuk përmbush cilësitë e përmendura në hadith, përpos Et-Tetaj-jur -besimi në shenjat ogurzeza-, sepse besimi në to është shirk i vogël.
Dhe pikërisht kjo është ajo që ka për qëllim autori në këtë kapitull, ku thotë:
” Kush realizon teuhidin hyn në xhennet pa llogari “
Thotë shejh Sulejman bin Abdil-lah duke komentuar argumentin e parë të kapitullit, ajetin ku thuhet:
{ME TË VERTETË IBRAHIMI ISHTE UMMET, I BINDUR NDAJ ALL-LLAHUT DHE I KTHYER TE AI, DHE AI NUK ISHTE PREJ IDHUJTARËVE}
“مناسبة الآية للترجمة : من جهة أن الله تعالى و صف ابراهيم عليه السلام في هذه الآية بهذه الصفات الجليلة التي هي أعلى درجات تحقيق التوحيد؛ ترغيبا في اتباعه في التوحيد و تحقيق العبودية في اتباع الأوامر و ترك النواهي.
فمن اتَّبَعَه في ذلك فإنه يدخل الجنة بغير حساب ولا عذاب كما يدخل إبراهيم عليه السلام.”
“Lidhja dhe përputhshmëria e këtij ajeti me kapitullin është se, All-llahu i Madhëruar e ka përshkruar Ibrahimin -alejhis-selam- në këtë ajet me këto cilësi madhështore, të cilat janë gradat më të larta të realizimit të teuhidit. Dhe kjo për të nxitur ndjekjen e tij në teuhid dhe në realizimin e adhurimit me zbatimin e urdhëresave dhe ndalimin nga ndalesat. Prandaj, kush e ndjek Ibrahimin në këtë, do të hyjë në Xhenet pa llogari dhe pa dënim, ashtu siç do të hyjë Ibrahimi -alejhis-selam-.”
[Tejsirul Azizil Hamiid]
Thotë shejh Bin Bazi në lidhje me hyrjen në Xhennet pa llogari:
“أن المؤمن الذي استقام على أمر الله وترك محارم الله، ومات على الاستقامة فإنه يدخل الجنة بغير حساب ولا عذاب،”
“Besimtari i cili është i qëndrueshëm në zbatimin e urdhërave të All-llahut dhe lënien e ndalesave, dhe vdes në këtë qëndrueshmëri, hyn në xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
[binbaz]
Kështu thonë edhe dijetarët e tjerë.
Pra, çdo kush që realizon teuhidin dhe e vërteton atë, ai futet në Xhennet pa dhënë llogari, edhe nëse nuk përmbush të gjitha cilësitë e përmendura në hadithin e kapitullit.
Sa i përket atyre cilësive, dy të parat:
1) Mos kërkimi nga dikush për të bërë rukje.
2) Mos kërkimi për t’u mjekuar me hekur të nxehtë.
Këto dy cilësi, mos zbatimi i tyre nuk ndikon te realizimi i teuhidit.
Ndërsa cilësia e tretë: Et- Tetaj-jur, (besimi në shenjat ogurzeza) që është shirk i vogël, ndikon në realizimin e teuhidit, sepse, siç u përmend në mësimin e parë të këtij kapitulli:
“Që të realizosh teuhidin, duhet që të largohesh nga i gjithë shirku: i madhi dhe i vogli.”
Pra, ai që realizon teuhidin hyn në xhennet pa dhënë llogari, edhe nëse nuk i përmbush cilësitë e përmendura në hadithin e kapitullit, përpos Et-Tetej-jur.
Ndërsa ai i cili i përmbush të gjitha cilësitë e përmendura në hadithin e kapitullit, atëherë ai futet në Xhennet pa dhënë llogari me grupin e parë, me elitën, dhe më të mirët e 70 mijëshave.
Thonë dijetarët:
“ISTIRKA-ja është kërkimi i rukjes nga tjetri.”
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë -:
” الاسترقاء هو طلب الرقية “
“ISTIRKA-ja është kërkimi i rukjes (dmth: të kërkosh rukje nga dikush tjetër për veten tënde).”
[Fetawa abral hatif ues sejjara, Audio, kaseta 255]
Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
و هنا ” استرقى ” أي: طلب الرقية.
“ISTIRKA-ja është kërkimi rukjes (dmth: të kërkosh rukje nga dikush tjetër për veten tënde).”
Sa i përket se ç’farë është për qëllim me ‘ISTIRKAN’ — me mos kërkimin e rukjes — në këtë hadith, ka mospajtim.
Mendimi i shumicës së dijetarëve është mendimi i saktë.
Pra, kjo do të thotë: “Qëllimi në këtë hadith është se, ata nuk kërkojnë t’u bëhet rukje nga të tjerët – rukje sheriatike – dhe kjo për shkak të mbështetjes së tyre të fortë në All-llahun -Subhaneh-.”
Sa i përket ‘ISTIRKA-së (t’i kërkosh dikujt rukje për veten tënde), dijetarët thonë se ajo lejohet.
Por, është e papëlqyer. Më e mira është mos t’i kërkosh dikujt që të bëjë rukje ty, dhe kjo duke u bazuar në hadithin e 70 mijëve.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë -:
“أما الاسترقاء فإن الأفضل تركه”
“Sa i përket ISTIRKA-s, më e mira është t’a lësh atë.”
[ El Kaul El Mufid ]
Thotë shejh Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë -:
أما الاسترقاء والكي فيجوز عند الحاجة، ويُكره عند عدم الحاجة.
“ISTIRKA-ja — kërkimi i rukjes — dhe kërkimi i mjekimit me hekur të nxehtë lejohet në rast nevoje, ndërsa në raste jo të nevojshme është Mekruh (e papëlqyer).”
[binbaz org]
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë -:
في حديث ((من اكتوى أو استرقى فقد بَرِئَ من التوكل)) كراهة الاكتواء و الاسترقاء.
أما الأول : فلمَّا فيه من التعذيب بالنار. [ و لا يعذب بالنار الا رب النار ].
و أما الآخر : فَلَمَّا فيه من الاحتياج الى الغير فيما فيه الفائدة فيه مظنونة، غير راجحة”.
“Në Hadithin: ((Kush kërkon nga dikush mjekim me hekur të nxehtë (me djegie) apo kërkon nga dikush rukje, i është dobësuar/pakësuar mbështetja në All-llahun -dmth: teukkuli i tij është i mangët-)).
(Në këtë hadith) ka argument se është Mekruh (e papëlqyer) ‘IKTIUE-ja’ — kërkimi i mjekimit me hekur të nxehtë (me djegie) — dhe ‘ISTIRKA-ja’ — kërkimi i rukjes –“
[Transmeton Tirmidhiu]
Albani e konsideron Sahih në [ Sahih Et-Tirmidhi. 2055 ], dhe në [ Es-silsile Es-Sahiihah. 244 ]
Pra, ‘ISTIRKA-ja’ lejohet, nuķ është haram, por është e papëlqyer ( është mekruh ).
T’i bësh rukje vetes (Rukje Sheriatike), apo të tjerëve është e lejuar. Dhe për këtë ka unanimitet.
[E përmend këtë Ibn Haxheri në Fet’hul Baarii 10/195. Po ashtu Sheukani në (Nejlul Eutaar 8/231); dorar net]
Rukja në vetvete është e pëlqyer, është adhurim, është dua.
Kështu që pëlqehet t’i bësh vetes rukje – kur ke nevojë – ose t’i bësh rukje dikujt tjetër.
Ashtu sikurse duaja për veten apo për dikë tjetër.
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë -:
“الرقية عبادة سواء نَفَعَت أو ما نفعت، هي دعاء.,كرجل يدعو الله عزّ و جلّ فقد يستجاب له و قد لا يستجاب له
“Rukja është adhurim, si në rastin kur e bën dobinë e saj dhe në rastin kur nuk e bën (dmth: si në rastin kur realizohet efekti i saj dhe në rastin kur nuk realizohet). Ajo është lutje (dua).” [Audio]
Pra, kur njeriu ka nevojë për rukje, le t’i bëjë vetes së tij rukje, me ato sure dhe dua Profetike që di, qoftë vetëm me Fatihanë.
Kjo është gjë shumë e mirë, kështu që nuk ka pse t’i kërkojë tjetrit rukje, ndërkohë që ai ka mundësi t’i bëje vetes rukje.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
و هنا ” استرقى ” أي: طلب الرقية. فهؤلاء لا يطلبون من أحد أن يقرأ عليهم لقُوَّة اعتمادهم على الله و لعزة نفوسهم عن التذلل لغيره و لما في ذلك من التعلق بغيره.”
“ISTIRKA do të thotë: Kërkim i rukjes. Pra, këta nuk i kërkojnë askujt që t’u lexojë (t’u bëjë rukje) atyre, dhe kjo për shkak të mbështetjes së tyre të fortë në All-llahun, dhe dinjitetit të tyre në mos përuljen ndaj dikujt tjetër.
Si dhe për shkak se në të (në kërkimin e rukjes), ndodh lidhje e zemrës me dikë tjetër përveç Tij -Subhaneh-.“
[ El Kaul El Mufid ]
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt -:
و الطالب للرقية في قلبه مَيْل للراقي حتى يَرفَع ما به من جهة السبب….
لأن الناس في شأن الرقية تتعلق قلوبهم جدا أكثر من تعلقهم بالطِبّ…..
و هكذا حال أكثر الناس، لهم تعلق بها، فالقلب يتعلق بالراقي و يتعلق بالرقية، و هذا ينافي كمال التوكل على الله جل جلاله “.
“Kërkuesi i rukjes nga tjetri, në zemrën e tij ka anim (dmth: lidhet zemra) me atë që i bën rukje (duke shpresuar te ai) nga ana sebepit, që do ia largoje atë që e ka goditur…”
(Dhe thotë):
“Sepse njerëzit, në çeshtjen e rukjes, zemrat e tyre lidhen me të, më shumë se sa me mjekësinë (me mjekët dhe ilaçet)…”
(Dhe thotë):
“Kështu është gjendja e shumicës së njerëzve: ata kanë një lidhje të fortë me të (me rukjen). Zemra lidhet me personin që bën rukjen dhe lidhet edhe me vetë rukjen, dhe kjo bie ndesh me mbështetjen e plotë në All-llahun e Lartësuar.”
Pra, urtësia se përse ‘ISTIRKA-ja’ është mekruh qëndron në faktin se në të ka lidhje të fortë të zemrës me rukjen dhe me atë që bën rukje.
Dhe kjo lidhje e fortë e zemrës me sebepin bie ndesh me mbështetjen e plotë në All-llahun, dhe si e tillë bie prej tij grada e lartë e teukkulit, me të cilën gradë arrihen shpërblimet e mëdha dhe shkallët e larta në Xhennet.
Prandaj Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – në fund të hadithit thotë për ta:
((Dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten))
‘Dhe’ dmth: ‘Por’ — ((Por vetëm Zotit të tyre i mbështeten )).
Pra, nuk kërkojnë rukje për shkak të mbështetjes së fortë në All-llahun e Lartësuar.
Shumë dijetarë, dhe prej tyre shejh Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Feuzani, etj, thonë se kërkimi i rukjes nga tjetri të nxjerr nga 70 mijëshi.
Thotë shejh Feuzani:
“(( من استرقى )) معناه لا يكون من السبعين ألفا الذين يدخلون الجنة بلا حساب ولا عذاب “
“((Kush kërkon nga dikush rukje)), kuptimi i saj është se, ai nuk futet te 70 mijët të cilët hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
[Audio]
Pra kërkimi i rukjes nga tjetri e nxjerr përsonin nga 70 mijëshi.
U pyet shejh Albani në lidhje me personin i cili nuk mundet t’i bëje rukje vetes, dhe i kërkon dikujt me i bërë rukje. A e nxjerr nga 70 mijëshi?
الشيخ : فإذن لا بد أن تظل عند قيدك الأخير وهو أنه لا يستطيع أن يرقي نفسه
.السائل : لا يستطيع .
الشيخ : فحينئذٍ إذا كان لا يستطيع.
السائل : نعم .
الشيخ : فالأمر يعود الى الجواب السابق, يجوز.
.الشيخ : إي لا يتنافى حينئذٍ .
U përgjigj:
“Nëse nuk mundet, atëherë lejohet, dhe kjo nuk bie ndesh — (dmth: nuk e nxjerr nga 70 mijëshi).”
[ Fetawa abral hatif ues sejjara. Audio. kaseta 255 ]
Thotë shejh Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
“و لكن إذا دعت الحاجة لا بأس و لا يخرجه ذلك إذا دعت الحاجة عن السبعين، و لهذا أمر النبي صلى الله عليه وسلم عائشة أن تستحقي في بعض مرضها ….”
عند مسلم عن عائشة رضي الله عنها قالت: (( كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يأمرني أن أسترقي من العين )).
“Nëse e kërkon nevoja (dmth: kur nuk ka mundësi me i bërë vetes rukje), nuk ka problem të kërkoje nga tjetri rukje për veten, dhe kjo (në këtë rast) nuk e nxjerr nga 70 mijëshi.
Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – e urdhëroi (dmth: e udhëzoi dhe e orientoi) Aishen në një rast kur ajo ishte sëmurë, që të kërkoje për veten e saj rukje.
Transmeton Muslimi nga Aishe – radijall-llahu anha – se ka thënë:
((I Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – më urdhëronte të kërkoj rukje prej syrit të keq)).”
[ Muslimi. 2195 ]
[ binbaz org ]
((Më urdhëronte)) kuptimi është: urdhër në formë udhëzimi dhe orientimi, dhe jo urdhër në formë obligimi.
Thotë shejh Feuzani – All-llahu e ruajt:
“و عند الضرورة لا يخرجه ذلك عن كونه من السبعين ( ألفا )، عند الضرورة”
“Në raste të domosdoshme, nuk e nxjerr kjo (dmth: kërkimi i rukjes nga tjetri) nga shtatëdhjetë mijëshi.”
Pra, nëse personi nuk mundet t’i bëje rukje vetes, për shkak të gjendjes së rënduar, dhe kërkon rukje nga tjetri, në këtë rast nuk del nga 70 mijëshi.
— All-llahu e di më së miri —
Lejohet të kërkosh rukje nga dikush për dikë tjetër.
Për shembull: t’i thuash një personi që bën rukje, o filan! Bëji rukje filanit.
Apo, t’i thuash dikujt: o filan! Kërko dikë t’i bëje rukje këtij të sëmuri. Në këtë rast nuk ka problem, dhe kjo nuk futet te kërkimi i rukjes për veten.
Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – kur pa dikë sëmurë, iu tha të pranishmëve:
((ألا استرقيتم لها ))
((A nuk keni kërkuar dikë t’i bëje rukje?))
Ndërsa në një transmetim tjetër thotë:
((استرقوا لها, فإن بها النظرة))
((Kërkoni dikë t’i bëje asaj rukje, sepse atë e goditur syri i keq))
[ Buhariu 7181 ]
Të kërkosh rukje për tjetrin është gjë e mirë, është ndihmë ndaj vëllait tënd musliman.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në një rast të tillë ka thënë:
((من استطاع منكم أن ينفع أخاه فليفعل ))
((Kush ka mundësi nga ju t’a ndihmoje vëllanë e tij, le t’a bëje))
[ Muslimi 2199 ]
Pra, kërkimi i rukjes për dikë tjetër lejohet, madje është e pëlqyer, dhe kjo nuk e nxjerr atë nga ’70 mijëshi’.
Nëse dikush e sheh që je i sëmurë dhe të bën rukje, pa ia kërkuar ti, nuk ka problem.
Kjo nuk futet te kërkimi i rukjes për veten, dhe si e tillë nuk të nxjerr nga 70 mijëshi.
Thotë shejh Albani:
“فرق أن أرقي نفسي بنفسي و مِثلُه أن تَرقِني أنت من نَفْسِك، هذا كهذا، هذا مشروع ، و بين أن أقول لك ارقِني، هذا هو المكروه.”
“Ka dallim ndërmjet rukjes që i bëj vetes time dhe rukjes që më bën ti nga vetja jote, pa t’a kërkuar unë.
Kjo (në këtë rast) është e ligjëruar, e pëlqyer.
Dhe ndërmjet (rukjes kur e kërkoj atë) kur unë të them: më bëj rukje. Kjo është ajo që është mekruh.”
(dmth: të nxjerr nga 70 mijëshi)
[ Audio ]
Thotë Ibn Uthejmini:
“لكن لو أن أحدا من الناس هو الذي تقدم و قرأ عليك و لم تمنعه، فإن هذا لا يمنعه من دخول الإنسان في الحديث, لأنك لم تطلب الرقية, وكذلك لو أنك أنت رقيت على أخيك فإنك محسن إليه ولا تخرج بهذه الرقية من صفات هؤلاء السبعين ألفاً،
“Por, nëse dikush vjen vetë dhe të lexon (të bën rukje, pa ia kërkuar), dhe ti nuk e ndalon, kjo nuk e pengon atë (të cilit po i bëhet rukje, pa dëshirën e tij) që të përfshihet në hadith (në hadithin e 70 mijëve), sepse ti nuk e ke kërkuar rukjen.
Po kështu, nësë ti i bën rukje vëllait tënd, ti në këtë rast konsiderohesh bamirës ndaj tij, dhe nuk del – për shkak të kësaj rukje që po i bën atij – nga sifatet e atyre 70 mijëve.”
[ Silsiletul likaa el Baab el Meftuuh. AUDIO. 055b. /alathar ]
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
المرتبة الثالثة : أن يمنع من يَرقِيهِ ، و هذا خلاف السنة ، فإن النبي – صلى الله عليه وسلم – لم يمنع عائشة أن ترقيه, و كذلك الصحابة، لم يمنعوا أحدا أن يرقيهم ; لأن هذا لا يؤثر في التوكل”.
“Kategoria e Tretë është: T’a ndaloje atë që po i bën rukje.
Kjo (dmth: t’a ndaloje atë që po i bën rukje, për të mos i bërë) është në kundërshtim me sunnetin, sepse Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – nuk e ndaloi Aishen t’i bëje rukje atij – alejhis-selam-.
Po kështu edhe sahabët, nuk kanë ndaluar dikë i cili ka dëshiruar t’i bëje rukje atyre; sepse, kjo nuk ndikon në teuekkul.”
(Dmth: kur tjetri vet nga ana e tij, pa ia kërkuar dëshiron të të bëje rukje, kjo nuk ndikon në mbështetjen në All-llahun, dhe përderisa nuk ndikon në teuekkul, atëherë nuk ka problem)
[ Mexhmu Fetewa ue Resail El Uthejmin. 9/99 ]
[ El Kaul El Mufid Ala Kitab et-Teuhid. shamela.ws. المكتبة الشاملة]
Imam Neueuiju në [ Sherh Sahih Muslim] përmend fjalën e El Kadit, i cili thotë:
“Ana e jashtme e hadithit na jep të kuptojmë se nuk ka dallim ndërmjet kurimit me djegie, rukjes, dhe llojeve tjera të ilaçeve.
Ndërsa disa dijetarë mendojnë se kjo është e veçantë vetëm për rukjen dhe kurimin me hekur të nxehtë (me djegie), dhe se marrja e ilaçeve tjera nuk ndikojnë në teuekkul.”
[ Sherh Sahih Muslim ]
Ky mendim është më i sakti, sepse Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – nuk thotë: “Nuk kurohen me ilaçe.”
Ky është mendimi i Bin Bazit, Albanit, Uthejminit, Feuzanit, etj.
Thonë:
“Sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk ka thënë:
( لا يتداوون )
( Nuk kurohen me ilaçe )
Pra, kërkimi i kurimit me ilaçe nuk futet në hadithin e 70 mijëve.
Në lidhje me këte është një fetwa e shejh Abdul Muhsin el Abbad – All-llahu e ruajt – kur u pyet:
من سبق أن استرقى أو اكتوى ثم تاب هل يدخل في السبعين ألفا؟
Ai që më parë ka kërkuar rukje, apo kurim me hekur të nxehtë (me djegie) pastaj pendohet, (dmth: e len, nuk e vepron më), a hyn te 70 mijëshi?
U përgjigj shejhu:
فقال: “هو على خير”
“Ai është në khajr (mirësi të madhe).”
[ Shpjegim i Sunenit të Tirmidhiut ]
Përgjigja e shejhut jep të kuptohet se mund të hyje, sepse shejhu nuk e mohoi.
Nëse personi e len atë me nijetin që të hyje te 70 mijëshi, – insha All-llah – futet te 70 mijëshi.
Këtë mendim e përforcon ajo që transmetohet nga sahabiu Imran bin Husajn – radijall-llahu anhu – i cili thotë:
(وقد كان يُسَلَّمُ عليَّ، حتَّى اكتَويتُ، فتُرِكتُ، ثُمَّ تَرَكتُ الكَيَّ فعادَ.)
“Vërtetë, më jepnin selam (Melaiket), deri pa u kuruar më hekur të nxehtë (me djegie). Dhe (kur u kurova me djegie) e ndërprenë selamin. Pastaj kur e lash kurimin me djegie, filluan të më jepnin selam përsëri.”
[Transmeton Muslimi]
—————
Kejj-i nënkupton mjekimin e një plage ose sëmundje duke e djegur vendin me një mjet të nxehtë.
Këtu futet çdo lloj kurimi, mjekimi, apo trajtimi më djegie, qoftë me hekur të nxehtë, qoftë me zjarr direkt, qoftë me gjëra të tjera të ngjashme të cilat djegin vendin dhe japin ndjesinë e djegies me zjarr.
—————
Përdorimi i ‘Kejj-t’ është dy lloje:
— Lloji i parë: Përdorimi i Kejj-it pa qenë sëmurë, siç e përdornin jo arabët, me pretendimin se Kejji të mbron nga sëmundjet.
— Lloji dytë: Përdorimi i Kejj-it për nevojë, kur ështe sëmurë.
[E përmend këtë Ibn Kutejbeh në (Te’uiil Mukhtelef el Hadith. 329)]
Sa i përket llojit të parë, nuk ka dyshim që është gjë e kotë.
Thotë Ibn Kutejbeh – All-llahu e mëshiroftë:
وهذا هو الأمر الذي أبطله رسول الله صلى الله عليه وسلم ، وقال فيه : ( لم يتوكل من اكتوى)
“Kjo (dmth: përdorimi i Kejj-it, pa nevojë, pa qenë sëmurë), është ajo që e ka konsideruar të kotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – për të cilën ka thënë:
((Nuk është mbështetur në All-llahun kush përdor Kejj)).”
[Te’uiil Mukhtelef el Hadith. 329]
Kejji, pa nevojë – dmth: pa qenë sëmurë, është gjë e kotë. Arabët nuk e kanë vepruar.
Ajo që ka qenë e njohur te arabët është Kejj-i në raste kur ishin sëmurë, kur kishin probleme shëndetësore.
Prandaj, ajo që është për qëllim në hadithin e 70 mijëve: ((Nuk mjekohen me Kejj)) dhe në hadithet e tjera është kur personi përdor Kejj atëherë kur është sëmurë (dmth: kur ka nevojë për të, qoftë pak apo shumë).
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me fjalën “La Jekteuun”.
Disa dijetarë thonë:
“Kjo fjalë ka kuptimin se nuk kërkojnë të mjekohen me Kejj — dmth: me djegie (me hekur të nxehtë).”
Thotë shejh Ibn Uthejmini – Rahimehull-llah -:
(( لا يكتوون)) أي: لا يطلبون من أحد أن يكويهم “
“Fjala e Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -: (( La Jekteuun )) do të thotë:
Nuk kërkojnë nga tjetri mjekim me Kejj – me hekur të nxehtë (me djegie) -.”
Që do të thotë se, këtu futet vetëm ai që kërkon nga tjetri mjekimin me Kejj.
Ndërsa ai të cilin e mjekojnë pa e kërkuar, nuk futet në këtë hadith – dmth: nuk del nga 70 mijëshi.
Thotë Ibn Uthejmini:
“إذا كواك إنسان بدون طَلَبٍ منك فإنك لا تخرج من هؤلاء السبعين “
“Nëse dikush të bën Kejj (të mjekon me Kejj) pa e kërkuar ti, nuk del nga shtatëdhjetë mijëshi.”
Disa dijetarë tjerë thonë:
“Fjala IKTIUE do të thotë: bën Kejj (mjekohet me Kejj).”
Thotë Ibnul Melek er-Ruumi (prej dijetarëve të medhenj hanefi, muhadith dhe fakih i madh. v. 854.h) – All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن الملك -رحمه الله-:
«من اكتوى» بمعنى: كوى، من الكي. .
“Fjala (( IKTEUE )) do të thotë bëri Kejj.”
[Sherh El Mesaabih lil Begauij. 5/110. alsunna]
Thotë El Khattaabii – (prej dijetarëve të mëdhenj shafi.v.388.h) – All-llahu e mëshiroftë:
يُقَالُ: اكتوى الرجل إذا كُوِي، واسْتَكْوَى: إذا طلب أن يُكْوَى.
“Thuhet: IKTEUE kur i bëhet Kejj. Dhe: ISTEKUEE kur kërkon t’i bëhet Kejj.”
[Garibul Hadith. 2/408] [alsunna.net]
Pra, siç shihet ka mospajtim në lidhje me kuptimin e fjalës ‘IKTIUE’.
Ky mospajtim ndërmjet dijetarëve na jep të kuptojmë se fjala IKTIUE është më e gjerë sesa thjesht “kërkojnë”.
Kjo fjalë përfshin atë që kërkon mjekim me Kejj, atë që vetë mjekohet me Kejj, po ashtu edhe atë që e mjekojnë pa e kërkuar.
Thotë Abdur-rahman bin Hasen – All-llahu e mëshiroftë:
” و الظاهر ان قوله أعمُّ من أن يسألوا ذلك ( يعني الكي ) أو يُفعَل بهم ذلك باختيارهم “
“Fjala e tij (( La Jekteuun )) në kuptimin e drejtpërdrejtë të dukshëm është më e gjerë (më gjithëpërfshirëse) sesa thjesht t’a kërkojnë atë, apo që t’u bëhet atyre me zgjedhjen e tyre (pa e kërkuar).”
[Fet’hul Mexhid]
Thotë Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
“(( و لا يكتوون )) مطلقا و لو بغير سؤال”
“Fjala (( La Jekteuun )) – Nuk mjekohen me Kejj (dmth: me hekur të nxehtë -me djegie-) është në formë të përgjithshme, qoftë edhe pa e kërkuar vetë.”
Thotë shejh Feuzani – All-llahu e ruajt:
الكي مكروه سواءٌ كَوَيْتَ نَفْسَك أو كَواك غَيرُكَ، مكروه؛ لأنه تعذيب بالنار “.
“Kejj-i është mekruh (i papëlqyer), si në rastin kur i bën Kejj vetes, apo kur t’a bën dikush tjetër. Është i papëlqyer (në të dyja rastet), sepse është lloj torture me zjarr (shkakton vuajtjeje me anë të zjarrit).”
[ Audio ]
Mendimi më i saktë është se ‘IKTIUE-ja – fjala (( La Jekteuun )) përfshin:
– Atë që kërkon mjekim me Kejj.
– Atë që mjekohet vetë.
– Atë që e mjekojnë pa e kërkuar.
Dhe këtë e përforcon shkaku dhe urtësia e mos mjekimit me Kejj.
IKTIUE-ja ‘ — mjekimi/kurimi me Kejj është i lejuar, nuk është haram, por është i papëlqyer (mekruh).
Ibn Abdul Ber-r (prej dijetarëve të mëdhenj maliki.v.463.h) – All-llahu e mëshiroftë – thotë:
الكي باب من أبواب التداوي والمعالجة، ومعلوم أن طلب العافية بالعلاج والدعاء مباح… فلا يجب أن يمتنع من التداوي بالكي وغيره، إلا بدليل لا معارض له، وقد عارض النهي عن الكي من الإباحة ما هو أقوى، وعليه جمهور العلماء،”.
“Kejj-i është një nga mënyrat e kurimit dhe mjekimit, dhe dihet se kërkimi i shërimit përmes mjekimit dhe lutjes është i lejuar…
Prandaj, nuk obligohet njeriu të mos mjekohet me Kejj, apo me mjete tjera, përveçse nëse ka argument (që e ndalon), i cili (argument) nuk kundërshtohet nga ndonjë argument tjetër.
Ndërsa ndalesa nga Kejji (që përmendet në disa argumente) kundërshtohet nga disa argumente tjera më të forta, të cilat tregojnë lejueshmërinë e tij (dmth: tregojnë që lejohet Kejj-i), dhe këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve.”
[E përmend këtë në librin e tij (Et -Temhiid)]
Thotë Sulejman bin Abdil-lah në [Tejsirul Azizil Hamiid]:
الكي في نفسه فجائز كما في الصحيح من جابر بن عبد الله أن النبي صلى الله عليه وسلم بعث الى أبي بن كعب طبيبا فقطع عِرقا و كَوَاه…..”
“Mjekimi me Kejj, në vetvete është i lejuar, siç e tregon këtë ajo që transmeton Xhabir Bin Abdil-lah në Sahihun (e Muslimit), se ((Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – dërgoi te Ubejj Bin Ke’bi një mjek, i cili i preu një venë. Pastaj e dogji me hekur të nxehtë))…”
Thotë Bin Bazi:
“الكي جائز، لكن إذا تيسر دواء آخر فهو أفضل, ينبغي أن يكون الكي آخر الطب”
“Mjekimi me Kejj lejohet, por nëse është e mundshme një tjetër ilaç, kjo është më e mirë.
Pëlqehet që mjekimi me Kejj të jetë alternativa e fundit.”
[binbaz org]
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt:
” و الكي مكروه في أصله لأن فيه تعذيبا بالنار”
“Kejj-i në parim (në origjinë) është mekruh (i papëlqyer), sepse në të ka shkaktim vuajtjeje me anë të zjarrit (djegies).”
[Audio]
Pra, shumica e dijetarëve thonë se mjekimi me Kejj është i lejuar, por, konsiderohet i papëlqyer, përveçse në rast nevoje.
Dhe argument për këtë (dmth: që përdorimi i Kejj-it është i papëlqyer) janë:
1) Hadithi i kapitullit:
(( Nuk mjekohen me Kejj ))
2) Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
(( Nuk dëshiroj (nuk pëlqej) të mjekohem me Kejj ))
[Transmeton Buhari 5683 ]
3) Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
((الشِّفاءُ في ثَلاثةٍ: شَربةِ عَسَلٍ، وشَرطةِ مِحجَمٍ، وكَيَّةِ نارٍ، وأنهى أُمَّتي عَنِ الكَيِّ.))
شَرْطَة = ضربة تقطع العرق و تَشُقُه.
مِحْجَم = اسم للآلة التي بها يشرط موضع الحجامة.
و يطلق أيضا على الآلة التي تمص الدم و تجمعه.
(( Shërimi është në tre gjëra: në ngrënien e mjaltit, në hixhamen, dhe në Kejj-in. Por unë e ndalojë ummetin tim nga Kejj-i ))
[Buhariu 5680. etj ]
4) Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
((من اكتوى أو استرقى فقد بَرِئَ من التوكل))
((Kush mjekohet me Kejj — me djegie –, apo kërkon nga dikush rukje, është larguar/distancuar nga teukkuli -i plotë-))
Dmth: teukkuli i tij është i mangët.
[Transmeton Tirmidhiu.
Albani e konsideron të saktë, në Sahih Et-Tirmidhi. 2055]
Thotë shejh Albani në shpjegimin e këtij hadithi:
“في حديث ((من اكتوى أو استرقى فقد بَرِئَ من التوكل)) كراهة الاكتواء و الاسترقاء.
أما الأول : فلمَّا فيه من التعذيب بالنار.”.
“(Në këtë hadith) ka argument se është mekruh (e papëlqyer) IKTIUE-ja — mjekimi/kurimi me djegie…
Sepse në të ka formë torture – vuajtjeje me anë të zjarrit.”
[Es-silsileh Es-Sahiihah.1/435. Hadithi nr 244]
Pra, IKTIUE-JA, Kejji — mjekimi me djegie — është mekruh, (i papëlqyer).
Disa dijetarë e lidhin gjykimin e Kejj-it me dobinë dhe efikasitetin e tij për sëmundjen prej së cilës ankohet robi.
Thonë:
– Nëse njeriu është i sigurtë në dobinë dhe efikasitetin e Kejj-it për filan problem shëndetësor, atëherë nuk është mekruh mjekimi me të.
– E nëse ka luhatje, por më shumë anon nga mendimi se bën dobi, bën efekt, në këtë rast është mekruh mjekimi me të.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
فالمهم أن ما يغلب على الظن الانتفاع به لا يكره فيه الكي ،
“E rëndësishme është që (ajo sëmundje, apo problem shëndetësor) për të cilin është bindja se Kejj-i bën efekt te ajo, (dmth: është efikas për të), atëherë në këtë rast nuk është mekruh përdorimi Kejj-it.”
Dhe thotë:
الثاني : ما يكون مترددا لكن يترجح أن ينفع ، فهذا مكروه ، لأن الكي إيلام بالنار ، وربما يحصل من هذا الكي مُضاعَفات وقد تكون أكثر من المرض
الثالث : ما لا يظن نفعه لكن يقول أبي أخاطر أبي أضرب الخطر ، فالأقرب في هذا أنه حرام ، لأنه عدوان على البدن .
“E nëse është i luhatshëm (dmth: nuk është i bindur të efikasiteti i Kejj-it), por anon te mendimi se bën efekt/dobi (për atë sëmundje, apo problem shëndetësor që ka), në këtë rast është mekruh (i papëlqyer). Sepse Kejji shkakton dhimbje (të madhe), dhe ndoshta mund të shfaqen komplikime, të cilat mund të jenë më të rënda se vetë sëmundja.”
Dhe thotë:
“E nëse nuk mendon se Kejji ka dobi, por thotë: ‘po e bëj, po rrezikoj’, në këtë rast më e përafërta është se kjo është haram, sepse është dëmtim ndaj trupit.”
[Shpjegim i Sahihut te Buhariut, Beeb el Merdaa uet – Tibb. 03a. Audio . alathar net]
Shumë dijetarë të tjerë e lidhin gjykimin e Kejj-it më nevojën.
Që do të thotë se nësë është e nevojshme, nuk ka ndonjë problem t’a përdore Kejj-in.
Në këtë rast, nuk është mekruh.
Thotë ibn Abdul Ber-r:
“ما أعلم بينهم خلافًا أنهم لا يرون بأسًا بالكيِّ عند الحاجة.”
“Nuk di të ketë mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me atë se përdorimi i Kejj-it në rast nevoje, nuk ka problem (dmth nuk është mekruh).”
[E përmend këtë në librin e tij (Et-Temhhid)]
Thotë shejh Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
” ترك الكي؛ لأن الكي نوع من التعذيب، و لا يصار اليه إلا عند الحاجة “.
“Kejji është një lloj torture (dmth: shkakton dhimbje të madhe) dhe nuk është mirë t’a veproje, përveçse në rast nevoje.”
Thotë shejh Feuzani – All-llahu e ruajt:
” إذا لم يُوجَد غيرُ الكَيّ تكتوي و أنت مُحْتاج أو مُضطر اليه “.
” Kur nuk gjendet ilaç tjetër përveç Kejj-it, atëherë përdor Kejj-in, duke qenë se ti ke nevojë, ose je i detyruar (dmth: je në gjendje domosdoshmërie) për të.”
[ Audio ]
Fjala “nevojë” këtu, nuk është për qëllim e kundërta e saj që është ‘pa nevojë – dmth pa qenë sëmurë, apo pa pasur problem shëndetësor’.
Por, është për qëllim kur është sëmurë, kur ka problem shëndetësor, dhe ka nevojë për Kejj.
Dihet se kur robi është i sëmurë, nevoja e tij për ilaçin:
E para: Ose nuk është shumë e nevojshme, sepse e duron sëmundjen (dhimbjen) dhe nuk ka frikë se mund t’i shkaktoje dëmtim.
E dyta: Ose ka nevojë për ilaç (për mjekim), sepse nuk është prej atyre që durojnë, por ndërkohë nuk ka frikë se sëmundja mund t’i sjell dëmtime serioze në shëndetin apo në jetën e tij, nëse nuk mjekohet.
E treta: Ose ka nevojë për ilaçin, sepse ka frikë komplikacionet dhe dëmtimin që mund të sjellë sëmundja në shëndetin e tij, apo jetën e tij, nëse nuk mjekohet.
Nëse robi ka dhimbje, por mundet t’i duroje ato, si dhe nuk ka frikë se mund të dëmtohet nëse nuk mjekohet me Kejj, përdorimi i Kejj-it në këtë rast është mekruh, dhe e nxjerr nga 70 mijëshi.
Nëse ka frikë se mund të dëmtohet dhe të ketë pasoja në shëndetin e tij, apo rrezikohet jeta e tij nëse nuk mjekohet, në këtë rast mjekimi me Kejj nuk është mekruh, dhe nuk e nxjerr nga 70 mijëshi.
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë:
الشيخ : ( الذين لا يسترقون ، ولا يكتوون ) إلى آخره ،لا يسترقون بمعنى يعني ما بيتعاطوا الأدوية التي لا ضرورة لها.
( ولا يكتوون ) ليش الكي ما ينفع ؟ مبلى هو من خير الأدوية كما جاء في الحديث لكن كرهه الشارع ، لكن هل في تركه من ضرر ؟ لو فرضنا أنه في نوع من المرض يتطلَّب الكيَّ ، وإن لم يفعل خشي على الذي لا يكوى ، حينئذٍ يختلف الحكم …
الشيخ : واستوضح منه ، يعني لو ترك هذا وصبرنا عليه ساعات أو يوم أو أيام يترتب من وراه ضرر بالعاقبة ولا لا ؟ إن قال بيترتب ضرر, لا بد من المعالجة, وإن قال: لا, هذا يزول بطبيعة مقاومة الدم للدخيل هذا في البدن أنا ما أرى أن يعالجه.”
“Hadithi: ((Ata që nuk kërkojnë rukje dhe nuk mjekohen me Kejj))…
((Nuk kërkojnë rukje)) – do të thotë se nuk përdorin ilaçe për të cilat nuk kanë nevojë të domosdoshme për to.
(Ndërsa fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem):
((Dhe nuk mjekohen me Kejj)) – Pse nuk mjekohen me Kejj? A nuk bën dobi Kejj-i? Po, (bën dobi), madje ai është prej ilaçeve më të dobishme, – siç ka ardhur në hadith -. Por, Sheriati e ka konsideruar të papëlqyeshëm.
Megjithatë (pyesim), a ka ndonjë dëm në lënien e tij?
Nëse supozojmë se një lloj sëmundje kërkon mjekim me Kejj, dhe nëse nuk mjekohet (me Kejj) ekziston frika ndaj tij (dmth: ndaj të sëmurit se mund të ketë dëmtim serioz), në këtë rast ndryshon gjykimi (dmth : nuk është mekruh).”
Shejhu i thotë atij që pyeti:
“Kërko prej tij (dmth: prej doktorit) sqarim (më të hollësishëm). Domethënë: nëse e lëmë këtë (dmth: të sëmurin, e lëmë pa e mjekuar me Kejj), dhe presim disa orë, ose një ditë ose disa ditë, a do të shkaktoje kjo ndonjë dëm, apo jo?
Nëse (doktori) thotë: “Do të shkaktoje dëm”, atëherë patjetër duhet kuruar (me Kejj).
Por nëse thotë: “Jo, kjo (dmth: problemi shëndetësor që ka ai) largohet vet, për shkak të rezistencës natyrore të gjakut ndaj asaj që ka hyrë në trup”, atëherë unë nuk mendoj se duhet t’a mjekoje (me Kejj).”
[Fetawa abral hatif ues sejjara. Audio, kaseta 193]
Ndërsa në [al-albany.com. Audio, kaseta 70]
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë se, nëse robi që është i sëmurë, ka frikë se, nëse nuk mjekohet me Kejj, mund të ketë pasoja në shëndetin e tij, në këtë rast nuk është mekruh të mjekohet më Kejj, dhe nuk e nxjerr nga 70 mijëshi.
Ndërsa mendimi i atyre që e lidhin gjykimin me sigurinë, apo dyshimin në efektin e Kejj-it te sëmundja, nuk ia kanë qëlluar, sepse çeshtja nuk lidhet me sigurinë apo dyshimin në dobinë e Kejj-it, por lidhet:
E para: te Kejji si ilaç, i cili edhe pse është i dobishëm, Sheriati e konsideron mekruh, sepse shkakton dhimbje, dhe është formë torturimi – dënimi – dhe nuk dënon me zjarr përpos Zoti i zjarrit.
E dyta: si dhe lidhet me durimin dhe largimin e atij që ka nevojë për Kejj, për shkak të sëmundjes që e ka goditur. Dhe ky duron dhe largohet nga përdorimi i Kejj-it, edhe pse është i dobishëm. Sepse Sheriati e konsideron të papëlqyer si ilaç dhe premton shpërblim për atë që nuk e përdor, përveç kur është frika se nëse nuk e përdor mund të dëmtohet. Në këtë rast nuk është mekruh.
Sa i përket rastit kur për filan sëmundje ka ilaç tjetër që zëvendëson shumë mirë Kejj-in, dhe gjendet te personi, por ai përdor Kejj-in, dhe jo ilaçin tjetër, në këtë rast përdorimi i Kejj-it është mekruh (i papëlqyer) dhe e nxjerr atë nga 70 mijëshi. Sepse Kejj-i në këtë rast nuk është i nevojshëm, për shkak se ka ç’farë e zëvendëson atë prej ilaçeve që nuk janë mekruh.
Pra, mjekimi, kurimi dhe trajtimi me Kejj:
– Si në rastin kur e kërkon atë.
– Si në rastin kur nuk e kërkon, por ia bën dikush, pa e kërkuar.
– Si në rastin kur e bën vetë.
– Si në rastin kur Kejj-i bën dobi (bën efekt) për atë sëmundje, apo nuk bën efekt.
– Dhe si në rastin kur ka nevojë për Kejj, ndërkohë ka ilaç që e zëvendëson shumë mirë Kejj-in, dhe gjendet te personi, por ky përsëri shkon te Kejji.
Në të gjitha këto raste, përdorimi i Kejj-it është mekruh dhe të nxjerr nga 70 mijëshi.
Përveç në rastin kur nëse nuk mjekohet me Kejj është frika se dëmtohet në shëndetin e tij, në trupin e tij, apo rrezikon jetën e tij.
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë:
“قال في آخر الحديث : (( و أنهى أمتي عن الكي )). لماذا ؟ لأنه تعذيب بالنار، و لا يعذب بالنار إلا رب النار”
“Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – në fund të hadithit:
((Unë e ndaloj ummetin tim nga mjekimi me Kejj)).
Përse? Sepse shkakton vuajtjeje me anë të zjarrit, (dmth: është lloj torturimi/ndëshkimi me zjarr) dhe nuk ndëshkon me zjarr përveçse Zoti i zjarrit.”
[Silsiletul Hude uen-Nur. 708]
Thotë Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
“لأن الكي نوع من التعذيب “
“Sepse mjekimi me Kejj, është lloj prej llojeve të torturimit (dmth: shkakton vuajtje, dhe është si formë ndëshkimi).”
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt:
الكي مكروه في أصله؛ لأن فيه تعذيبا بالنار….
و العرب تعتقد أن الكي يُحدِث المقصود دائما، فلهذا تتعلق قلوبهم بالكي ….
وقال : فالنفي لأجل أن في الكي بخصوصه ما يتعلق الناس بهه من أجله “
“Kejji në parim është mekruh, sepse në të ka torturim (shkakton vuajtje) me zjarr…
Arabët besonin se Kejj-i gjithmonë e arrin qëllimin (dmth: bën efekt çdo herë), prandaj zemrat e tyre lidheshin me Kejj-in….”
Dhe thotë:
“Mohimi (dmth: mos mjekimi i tyre më Kejj) është për shkak se në Kejj, në veçanti, ka atë ç’farë njerëzit për shkak tij, lidhen me të.”
[Shpjegimi i Librit të teuhidit. Audio]
Dmth: duke qenë se Kejj-i është i dobishëm me lejen e All-llahut – njerëzit lidhen më të fortë, dhe kjo lidhje e fortë me sebepin bie ndesh me teuekkulin (mbështetjen) e plotë në All-llahun e Lartësuar.
Pra, shkaku dhe urtësia se përse IKTIUE-ja (Mjekimi me Kejj) është i papëlqyer (mekruh), qëndron në faktin se mjekimi me Kejj është lloj torture dënimi me zjarr, dhe nuk dënon/ndëshkon me zjarr përpos Zoti i zjarrit.
Si dhe për shkak se në të ka lidhje të fortë të zemrës me të, gjë e cila bie ndesh me mbështetjen e plotë në All-llahun e Lartësuar.
Duke qenë ky shkaku, atëherë i bie që përdorimi i Kejj-it është mekruh:
– si në rastin kur robi kërkon mjekim me të,
– si në rastin kur e mjekojnë atë, pa e kërkuar,
– dhe si rastin kur vetë mjekohet me të.
Përveçse në rast nevoje, siç u përmend pak më lart.
All-llahu Ea’lem
Sa i përket lazerit.
Shejh Feuzani – All-llahu e ruajt – është pyetur për përdorimin e lazerit për heqjen e qimeve, a është si Kejj-i, dhe a e nxjerr robin nga 70-mijëshi?
Shejhu është përgjigjur duke thënë se nuk e di realitetin (se si funksionon) lazeri
Dhe thotë:
“ان كان فيه نار و إحراق بالنار فهو مكروه”
“Nëse është djegie me zjarr, atëherë është mekruh (i papëlqyer).”
[ Audio ]
Shejh Sead Esh-Shethri – All-llahu e ruajt – thotë:
“استعمال الليزر في رفع الشعر لا يُسمى كَيًّا، و من ثَمَّ لا يدخل في مسمى الكي”
“Përdorimi i lazerit për heqjen e qimeve nuk quhet Kejj (kauterizim), dhe rrjedhimisht nuk futet në atë që përfshin dhe përmban Kejj-i.”
[ Audio ]
Ndërsa sa i përket bisturive elektrike, e të tjera të ngjashme, nuk di ndonjë fjalë dijetari në lidhje me to.
Por, personalisht në lidhje me bisturinë me djegie, anoj te ajo që futet të Kejj-i, sepse ajo djeg, le gjurmën e djegies dhe ka ndjesinë e djegies.
Dhe nëse bazohemi të shkaku se përse është mekruh Kejj-i, që është shkaktimi i vuajtjes me zjarr (me djegie), bisturia elektrike, e përmban këtë.
Por duke pasur parasysh se dhimbja nuk ndjehet, sepse është në gjumë, ose i mpirë, si dhe robi shkon për t’u operuar dhe jo për të bërë Kejj, personalisht anoj te ajo që në këtë rast, gjykimi ndryshon.
Ama, nëse, për shembull, heq lythat, ose diçka tjetër, me ndonjë mjet, me djegie, në këtë rast – anoj te mendimi se – futet te Kejj-i, dhe është mekruh, sepse ka shkuar enkas për këtë veprim që të kurohet/trajtohet me djegie, edhe nëse përdor mpirje.
Pra, çdo lloj mjeti i cili djeg dhe len gjurmën e djegies, dhe robi ndjen prej tij dhimbjen e djegies, futet te Kejj-i, dhe mjekimi, kurimi dhe trajtimi më të është mekruh.
Përveç në rastet e përmendura më lart.
All-llahu e di më së miri.
Është transmetuar se Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem –
(( كَوَى أسعدَ بنَ زُرارةَ منَ الشَّوكةِ))
((I ka bërë Kejj, Es’ad bin Zurarah prej ‘Sheukeh’ -një lloj sëmundje-))
[Transmeton Tirmidhi. Albani e konsideron Sahih në (Sahih Et-Tirmidhi. 2050)]
Disa dijetarë thonë: fjala ((I ka bërë)) mundet të ketë edhe kuptimin: i ka thënë dikujt t’i bëje atij.
Po ashtu është transmetuar se:
(( أنَّ رسولَ اللَّهِ صلَّى اللَّه عليْهِ وسلَّمَ كوى سعدَ بنَ معاذٍ في أَكْحَلِهِ مرَّتين))
((I Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – i ka bërë Kejj Se’d bin Muadh në damarin në fund të këmbës së tij, dy herë))
[Ebu Dawudi, etj. shejh Albani e konsideron të saktë në (Sahih Ebu Dawud. 3866)]
Në lidhje me këtë çeshtje ka mospajtim.
Disa thonë se, edhe ai që i bën tjetrit Kejj, pa nevojë është mekruh për të.
Imam Buhariu në Sahihun e tij thotë:
“باب: من اكتوى أو كوى غيره، وفضل من لم يكتو.”
“Kapitulli në lidhje me atë që mjekohet me Kejj, apo mjekon dikë tjetër me Kejj, dhe mirësia (vlera) e atij që nuk mjekohet me Kejj.”
Thotë El Aijnij në [ Umdeh ]: El Kermaanij – All-llahu i mëshiroftë – thotë:
فأشار بالجزأين الأولين، إلى إباحة الكي عند الحاجة، وأشار بالجزء الثالث إلى أن تركة أفضل عند عدم الحاجة إليه. اهـ.
“Me dy pjesët e para, ai (dmth: Buhariu) tregon lejueshmërinë e përdorimit të kejj-it në rast nevoje, ndërsa me pjesën e tretë tregoi se lënia e tij është më e mirë kur nuk ka nevojë për të.”
Pra, që tregon se — sipas mendimit të Buhariut — t’i bësh dikujt Kejj pa nevojë është jo e pëlqyer (mekruh).
Disa dijetarë bëjnë dallim ndërmjet atij që kërkon t’i bëhet Kejj, dhe atij që i bëhet Kejj pa e kërkuar — siç u përmend te ‘Gjykimi i Kejj-it’, pra, që tregon se ai që i bën Kejj tjetrit nuk ka të njejtin gjykim, por kjo në varësi të rastit.
Ndoshta më e përafërta është se, t’i bësh Kejj tjetrit pa nevojë është mekruh, kjo sepse, duke qenë se është mekruh më i bo vetes Kejj, atëherë edhe ai që i bën tjetrit Kejj, ka të njëjtin gjykim, sepse është sebep dhe ndihmëtar në këtë gjë, përveç në rast nevoje.
– Se kur konsiderohet rast nevoje, e kam përmendur atë te ‘Gjykimi i mjekimit me Kejj’ –
Nëse dikujt i ngatërrohet çeshtja e Kejj-it me Rukjen, i thuhet se, ka dallim ndërmjet Kejj-it dhe Rukjes.
Kjo sepse, ti bësh vetes rukje është e pëlqyer, kështu që, edhe ai që të bën rukje ty, është e pëlqyer për të.
Ndërsa te Kejj-i: t’i bësh vetes Kejj pa nevojë është mekruh (e papëlqyer), kështu që edhe ai që të bën Kejj ty është e papëlqyer për të, përveçse në rast nevoje.
All-llahu e di më së miri.
‘TIJERAH’ / ‘TETAJJUR’ – vjen nga ‘Et- TAJR’ që është zogu.
Arabët në periudhën e injorancës, kur ndonjëri prej tyre dilte për ndonjë nevojë (për shembull: për udhëtim), ai shkonte te foleja e ndonjë zogu — ose, nëse e shihte në tokë, apo diku –, e trembte atë për të fluturuar, që të shikonte se nga cili drejtim fluturon. Nëse zogu fluturon nga e djathta e tij, ai nisej për udhëtim (apo diçka tjetër).
Ndërsa nëse fluturon nga e majta e tij, atëherë e konsideronte atë si ogur të keq (shenjë që paralajmëron për diçka të keqe), dhe hiqte dorë nga udhëtimi (apo diçka tjetër).
Nga kjo është marrë fjala ‘TIJERAH’ / ‘TETAJJUR’ dhe me të përgjithësohet çdo gjë e ngjashme me të. Dmth çdo besim, mendim, apo ndjenjë në diçka se ajo është shenjë ogurzezë, ose ndjell tersllik.
Thotë shejh Salih Ali Shejh
ان الطيرة اسم عام ليس خاصا بالطير و حركاتها
“Tijerah është emër i përgjithshëm (që përfshin çdo gjë të ngjashme me të), dhe nuk është i veçantë vetëm me zogjtë dhe lëvizjet e tyre (dmth: me fluturimin e tyre djathtas apo majtas).”
[ Shpjegim i Librit të Teuhidit ]
TETAJJUR / TIJERAH, është:
Në fjalorin shqip, Ogur ka dy kuptime:
Më së shumti fjala Ogur përdoret më kuptimin besëtytnor, kur një diçka, ose dikush sjell mbarësi te tjetri.
Shembull:
– Filan gjë, apo filan person është ogurbardhë, dmth: sjell mbarësi, ose është shenjë që paralajmëron një të mirë.
– Filan gjë, apo filan person është ogurzi, dmth: sjell tersllik (mbrapshti).
Nëse me fjalën “filan gjë është ogurzi” është për qëllim se ajo gjë është e keqe, jo e mbarë, me këtë kuptim nuk ka problem; sepse dihet se ka gjëra të këqija, të mbrapshta.
Po ashtu, nëse me fjalën “filan person është ogurzi” është për qëllim me të, njeri jo i mbarë, në këtë kuptim nuk ka problem, sepse dihet që ka shumë që janë të mbrapshtë, jo të mbarë.
Por, edhe pse në aspektin kuptimor nuk ka gjë, më e mira është të mos përdoret, sepse duke qenë se përdoret edhe për keq, mund të keqkuptohet.
E nëse me fjalën “gjë ogurzezë”, ose me fjalën “person ogurzi”, është për qëllim kuptimi besëtytnor, dmth: diçka, ose dikush që sjell tersllik (të keqe, mbrapshti) tek të tjerët, ose që është shenjë e cila paralajmëron gjë të keqe, në këtë kuptim kjo është Tetajjur / Tijerah, dhe nuk lejohet të besohet.
Në përgjithësi fjala OGUR në shqip, përdoret në kuptimin besëtytnor.
Dhe më së shumti përdoret për oguret e zeza, ndërsa për oguret e bardha përdoret më pak.
“OGUR I BARDHË” në fjalorin shqip është ajo që sipas besëtytnive mendohet se filan gjë sjell fat, mbarësi (si për shembull: nëse një flutur e bardhë hyn në shtëpi sjell fat…).
Ose filan shenjë paralajmëron diçka të mirë (si për shembull: kur këndon gjinkalla pranë shtëpisë është shenjë që paralajmëron mbarësi financiare…).
Nëse me fjalën Ogur i bardhë është për qëllim kjo, atëherë kjo nuk është e vërtetë dhe nuk lejohet të besohet.
E nëse me fjalën Ogur i bardhë ose Ogurbardhë është për qëllim një ndjenjë e mirë (mendim i mirë) prej diçkaje të mirë që dëgjove apo shikove, në këtë rast nuk ka problem, por me kushtin që mos t’a shohësh si shenjë paralajmëruese, si dhe mos të bazohesh në të.
TERS – në fjalorin shqip, ka kuptimin: keq, jo mbarë, mbrapsht, së prapi, jo drejt.
Shembull: “i shkoi ters” dmth: i shkoi mbrapsht, së prapi.
“E mori për ters”, dmth: e kuptoi së prapi, jo drejt.
Kur thuhet: “Gjë ters” dhe “Person ters”, ka dy kuptime:
1) — Gjë ters, me kuptimin: diçka jo e mirë, e keqe, e mbrapsht.
— Person ters, me kuptimin: njeri jo i mbarë, njeri që i shkojnë punët mbrapsht, i prapë, i vështirë.
2) — Gjë ters, me kuptimin: gjë e cila i sjell tjetrit tersllik (të keqe, mbrapshti).
— Person ters, me kuptimin: njeri që sjell te tjetri tersllik (ndjell tersllik). Kur ai ndodhet në mesin disave, atyre ju shkon puna, apo diçka mbrapsht.
Kjo në këtë rast (kuptimi i dytë), me këtë kuptim është gabim, nuk është e vërtetë.
Kjo është Tetajjur/Tijerah, dhe si e tillë nuk lejohet të besohet.
Ndërsa sa i përket kuptimit të parë, qëndron, është e vërtetë. Por, më e mira është të mos përdoret, sepse duke qenë se kjo përdoret më së shumti në kuptimin besëtytnor, mundet që të keqkuptohet.
TERSLLIK: vjen nga fjala Ters, dhe ka dy kuptime:
E para: mbrapshti, prapësi, i shkojnë punët jo mbarë.
Shembull: “tersllik i madh në punë sot” dmth: sot puna ka shkuar shumë mbrapsht, shumë keq.
Mbi bazën e këtij kuptimi nuk ka problem si fjalë, por duke qenë se përdoret edhe me kuptim besëtytnor, atëherë më e mira është të mos përdoret.
E dyta: Si dhe ka kuptimin e ndelljes së tersit te tjetri.
Thuhet: “Gjë që ndjell tersllik”, dmth: sjell tersllik.
Thuhet: “Person që ndjell tersllik”, dmth: sjell tersllik.
Në këtë rast, me këtë kuptim besëtytnor është gabim, nuk qëndron, nuk është e vërtetë, dhe konsiderohet Tetajjur, e si e tillë nuk lejohet të besohet dhe as të thuhet.
NDJELL TERS: Fjala NDJELL në fjalorin shqip ka kuptimin: afron, terheq, i sjellë, thith.
Fjalët “NDJELL TERS” / “NDJELL TERSLLIK” / “NDJELL KEQ” / “NDJELL ZI” në kuptimin besëtytnor, do të thotë:
Sjell mbrapshti, sjell të keqe, prapësi, afron mbrapshti, afron të keqe, tërheq mbrapshti, tërheq të keqe, prapësi.
Besimi në ndjelljen e tersllikut, mendimi apo parandjenja se filan gjë ndjell tersllik konsiderohet Tetajjur/Tijerah, dhe si e tillë nuk lejohet.
———
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
(( لا عدوى ، و لا طيرة ))
(( Nuk ka sëmundje ngjitëse (që ngjitet te tjetri, përveç se me lejen e All-llahut), dhe nuk ka Tijerah ))
[Buhariu dhe Muslimi]
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
(( الطيرة شرك، الطيرة شرك، ثلاثا و ما منا إلا، و لكنَّ الله يُذهِبه بالتوكل ))
(( Tijerah është shirk, Tijerah është shirk – e përsëriti tri herë -. Nuk ka prej nesh vetem se (i vjen në zemrën e tij diçka prej Tijera-s), por, All-llahu e largon atë me teukkulin -me mbështetjen në All-llahun-))
[Ebu Dawudi, e të tjerë Albani e konsideron Sahih (Sahih Ebi Dawud. 3910)]
Një person i tha Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
و منا أُناس يتطيرون فقال (( ذلك شيءُ يَجِدُهُ أحدُكم في نفسه، فلا يَصُدَّنَّكم))
“Prej nesh ka njerëz që besojnë në Tijerah (në shenja ogurzeza, dhe në ndjelljen e tersllikut).”
Tha:
(( Ajo (Tijerah) ështe diçka (dmth: mendim, ose ndjenjë) që i vjen dikujt në zemrën e tij (apo në mendjen e tij), por, të mos ju pengoj -mos t’ju zmbrapse nga synimi-))
[Transmeton Muslimi]
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من رَدَّتْه الطِّيَرَةُ عن حاجَتِه، فقد أشرك))
((Kë e kthen Tijerah nga synimi i tij, ka bërë shirk))
[Ahmedi, Albani e konsideron hadith sahih (Sahih el Xhaamiu es-Sagir ue Zijedetuh. 6264)]
Dmth: Ai që kthehet mbrapsht nga ajo që kishte ndërmend të bënte për shkak të Tijera-s, ka bërë shirk.
All-llahu e di më së miri.
Thotë El Kar-raafi prej dijetarëve të medhenj Maliki (v.684.h Gaza) – All-llahu e mëshiroftë:
“فالتطير: هو الظن السيّئُ الكائن في القلب، والطِّـيَرة: هو الفعل المرتَّب على هذا الظن من فرار أو غيره “
“TETAJJUR-i është mendimi i keq që gjendet në zemër (dmth: mendimi i keq qe vjen në zemër kur sheh diçka, se ndoshta ajo është shenjë ogurzezë, apo mund të sjell tersllik).
Ndërsa TIJERAH është veprimi i bazuar mbi atë mendim që është largimi, zmbrapsja, ose diçka tjetër (prej frike se mund të të ndodhe gjë e keqe, ose nuk do kesh sukses në atë që ke ndërmarrë).”
[El Furuuk, 4/1367]
Kjo ndarje është në aspektin e veprës dhe ndikimit prej saj, dhe jo se ndryshojnë në realitetin që mbart secila fjalë prej tyre. Tijerah dhe Tetajjur, në bazë kanë të njejtin kuptim dhe të njejtin gjykim.
Prandaj shohim se dijetarët, ashtu si ‘Tijera-n’ që e komentojnë me fjalën ‘TESHEEUM’, po ashtu dhe ‘Tetajjur’ e komentojnë me të njejtën fjalë ‘TESHEEUM’, dhe nuk bëjnë dallim.
Thotë Ibn Haxheri (v.852.h) – All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن حجر: ” التطير و التشاؤم بمعنى واحد”
“Tetajjur dhe TESHEEUM kanë të njëjtin kuptim.”
[Fet’hul Baarii. 11/376 — alukah net]
Thotë Ibnul Ethiir (v.606.h.Musul) – All-llahu e mëshiroftë:
قال ابن الأثير: “الطيرة: بكسر الطاء وفتح الياء وقد تسكن، هي التشاؤم بالشيء”.
“Tijerah është Tesheeum prej diçkaje.”
[Enniheejetu fi Garib el Hadith. 3/152]
Thotë Neueuiju (v.676.h) – All-llahu e mëshiroftë:
وقال النووي: “والتطير التشاؤم”
“Tetajjur është Tesheeum.”
[Sherh Sahih Muslim. 4/2261]
TESHEEUM, dmth: kur diçka, apo dikë e konsideron ogurzi, si në aspektin e shenjës apo të ndjelljes.
— Thuhet: filan gjë është ogurzezë, dmth: shenjë që paralajmëron për gjë të keqe.
— Thuhet: filan gjë, ose filan person është ogurzi, dmth: ndjell tersllik (sjell tersllik).
Pra, Tijerah, Tetajjur dhe Tesheeum kanë të njëjtin kuptim.
Thotë Kurtubiu (v.671.h. Egjypt) – All-llahu e mëshiroftë:
” الطيرة : أن يسمع الإنسان قولا أو يرى أمرا يخاف منه ألَّا يحصل له غَرَضه الذي قَصَد تَحصيله “
“Tijerah është që, kur njeriu dëgjon një fjalë ose sheh diçka, frikësohet prej saj (duke menduar se kjo është shenjë e keqe që tregon) se nuk do i realizohet qëllimi që kishte synuar.”
[El Mufhim المُفهِم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم . 5/626]
Thotë Ibn Tejmije (v.728.h) – All-llahu e mëshiroftë:
“الطيرة بأن يكون قد فعل أمرا متوكلا على الله، أو يعزم عليه، فيسمع كلمة مكروهة مثل ما يتم، أو ما يفلح، ونحو ذلك فيتطير، ويترك الأمر فهذا منهي عنه”.
“Tijerah është kur vendos për të bërë një punë duke qenë i mbështetur në All-llahun, pastaj dëgjon një fjalë të papëlqyeshme (dmth: dëgjon dikë duke i thënë dikujt), si: ‘Nuk do realizohet’, ‘Nuk ka sukses’ e të ngjashme me to. Ky i merr (ato fjalë) ogur të keq (dmth: i merr si shenja paralajmëruese se nuk do realizohet puna e tij, nuk do të ketë sukses), dhe e lë atë punë. Kjo është e ndaluar.”
[Mexhmu el Fetawa. 23/41]
Thotë Ibnul Kajjimi (v.751.h) – All-llahu e mëshiroftë:
“التطير هو التشاؤم من الشيء المرئي أو المسموع “
“Tatajjur është Tesheeum (konsiderimi i diçkaje ogur i zi), prej asaj që shihet ose dëgjohet.”
[Miftaah Deerus – Seaadeh. 3/31. — alukah net]
Kuptimi i fjalës tij “Prej asaj që shihet ose dëgjohet”:
— “Prej asaj që shihet”, si për shembull: fluturimi majtas i zogut. Kjo është prej gjërave që shihen.
— “Prej asaj që dëgjohet”, si për shembull: zëri kukuvajkes. Kjo është prej gjërave që dëgjohen.
Thotë shejh Albani (v.1999.D) – All-llahu e mëshiroftë:
“معروف التطير عندكم، هو التشاؤم”
“Tijerah është e njohur tek ju. Ajo është Tesheeum.”
Thotë në një vend tjetër:
الطيرة في الإسلام محرمة وهي مشتقة من الطير وكانت من عادات الجاهلية. …… أنه لو واحد منهم إذا عزم على السفر وتهيأ للسفر وحضر الزاد والمزاد وكل شيء ما بقي إلا أن يركب الناقة أو الجمل ، ويركب ويمشي شوية وهي طار طير قدّام منه هذا الطير إذا أخذ يمينا خلاص هاي سفرة مباركة وإذا أخذ يسارا هذه سفرة مشؤومة من هنا سُميت الطيرة لأن لها علاقة بالطير الذي كان يتشاءم به الجاهلي
“Tijerah në Islam është e ndaluar. Ajo rrjedh nga fjala “TAJR” (zog), dhe ishte prej zakoneve të njerëzve të periudhës së injorancës…
Nëse njëri prej tyre vendoste të udhëtonte, përgatitej për udhëtim, merrte me vete ushqimet, pajisjet dhe gjithçka që i nevojitej, dhe nuk i mbetej veçse të hipte në deve për t’u nisur, ai hipte dhe ecte pak. Nëse përpara tij fluturonte një zog, shikonte nga cila anë do të fluturonte: nëse fluturonte djathtas, thoshte: “Ky është udhëtim i mbarë”. Ndërsa nëse fluturonte majtas, thoshte: “Ky është udhëtim që sjell tersllik (ndjellakeq)”.
Nga kjo është quajtur “Tijerah”, sepse lidhej me “Tajr” që është zogu, të cilin përsoni i periudhës së injorancës e konsideronte ogur të keq (fluturimin e tij nga e majta).”
[Silsiletul Hude uen-Nur. Audiu, kaseta 708]
Thotë shejh Bin Bazi (v.1999.D) – All-llahu e mëshiroftë:
“والتطير مصدر تطير تطيرًا وهو التشاؤم
“Tetajjur është Tesheeum” – (dmth: konsiderimi i diçkaje ogur i zi — shenjë që paralajmëron diçka të keqe, ose që ndjell tersllik).”
[ Sherh Kitab et-Teuhid ]
Pra, TIJERAH/ TETAJJUR është konsiderimi i dikujt, ose diçkaje si ogur i zi/ogur i keq. Që gjerësisht do të thotë:
– Besimi në shenjat ogurzeza (besimi se ajo që pe, apo dëgjove është shenjë që paralajmëron diçka të keqe).
– Besimi në ndjelljen e tersllikut (se diçka, apo dikush ndjell tersllik).
– Frika se ajo që shikove, apo dëgjove është shenjë ogurzie, apo ndjell tersllik.
– Mendimi, apo ndjenja se filan gjë që shikove, apo dëgjove mund të jetë shenjë ogurzie, apo ndjell (sjell) tersllik.
– Besimi, apo mendimi se po bëre filan gjë, në filan ditë, apo filan vend, ndjell tersllik.
– Besimi se po të ndodhi filan gjë (për shembull: thyerja e gotës), ndjell tersllik, ose është shenjë e keqe.
E të tjera të ngjashme
E të tjera të ngjashme.
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((الطيرة شرك الطيرة شرك))
((Tijerah është shirk, -e përsëriti tre herë-))
[Ebu Dawudi e të tjerë. Albani e konsideron Sahih (Sahih Ebi Dawud. 3910)]
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من رَدَّتْهُ الطيرةُ عن حاجَتِه فق أشرك))
((Kë e kthen Tijerah nga nevoja (synimi) i tij, ka bërë shirk))
[Ahmedi. shejh Albani e konsideron sahih (Sahih el Xhaami es-Sagiir ue Zijedetuh. 6264)]
Kuptimi hadithit: Ai që vendos për diçka dhe kthehet nga ajo (dmth: kthehet nga synimi i tij dhe e len atë për shkak të Tijera-s), ka bërë shirk.
Thotë el Ka-raafi – All-llahu e mëshiroftë:
وقال القرافي: “التطَيُّرُ والطِّيَرةُ حرام”
“Tetajjur dhe Tijerah janë haram.”
[Edh-Dhekhirah 13/254]
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë:
“والطيرة في الإسلام محرمة”
“Tijerah në Islam është e ndaluar -haram-.”
[Silsiletul Hude uen-Nur. Audio. Kaseta 708]
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
“الطيرة محرمة”
“Tijerah është e ndaluar, haram.”
[Audio]
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt:
“قال : (( الطيرة شرك )) ،يعني : شرك أصغر بالله جل و علا “
“Fjala e Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ku thotë: ((Tijerah është shirk)), dmth: është shirk i vogël.”
U pyet shejh Feuzani -All-llahu e ruajt-, a është Tetajjuri shirk i madh, apo i vogël?
U përgjigj:
“شرك أصغر”
“Është shirk i vogël.”
[Audio]
U pyet shejh Feuzani:
هل الطيرة شرك، أي مُخرِج من الملة؟
A është Tijerah shirk i cili të nxjerr nga feja (dmth: a është shirk i madh)?
U përgjigj shejhu:
لا، ليست مُخرِجَة من الملة إلا إذا اعتَقَدَ أن هذا الشيء يَفعَل من دون الله – عز و جل-، فهذا شرك أكبر يُخرِج من الملة.
أما إذا اعتقد أن هذا ااشيءَ سببٌ و لا يُحدِث شيئا من نفسه و انما هو سبب لشر هذا شرك أصغر”.
“Jo, nuk të nxjerr nga feja, përveç nëse personi beson se kjo gjë (dmth: ajo që ai e konsideron shenjë ogurzie) vepron nga vetja në mënyrë të pavarur nga All-llahu i Madhëruar, atëherë ky është shirk i madh, i cili e nxjerr njeriun nga feja.
Ndërsa nëse beson se kjo gjë (që ai e beson si shenjë ogurzie) është vetëm një shkak (sebep) dhe se nuk shkakton asgjë nga vetvetja, por është vetëm një shkak për ardhjen e së keqes, atëherë ky është shirk i vogël.”
[ Audio ]
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
تطير إنسان بشيء رآه أو سمعه، فإنه لا يعد مشركا شركا يخرجه من الملة، لكنه أشرك من حيث إنه اعتمد على هذا السبب الذي لم يجعله الله سببا، وهذا يضعف التوكل على الله ويوهن العزيمة، وبذلك يعتبر شركا من هذه الناحية، والقاعدة: (إن كل إنسان اعتمد على سبب لم يجعله الشرع سببا، فإنه مشركا شركا أصغر)
“Besimi i njeriut në Tijerah (në shenja ogurzeza), nuk konsiderohet që ka bërë shirk (të madh) që e nxjerr nga feja. Por ai ka bërë shirk në kuptimin se është mbështetur në një shkak (sebep) të cilin All-llahu nuk e ka bërë shkak. Kjo (dmth: besimi në Tijerah) e dobëson mbështetjen në All-llahun dhe ia dobëson vendosmërinë. Prandaj, në këtë kuptim konsiderohet shirk.
Rregulli thotë: Çdo njeri që mbështetet në një shkak të cilin Sheriati nuk e ka bërë shkak (sebep), ka bërë shirk të vogël.“
Dhe thotë:
قوله: (فقد أشرك) . أي: شركا أكبر إن اعتقد أن هذا المتشاءم به يفعل ويحدث الشر بنفسه، وإن اعتقده سببا فقط فهو أصغر؛ لأنه سبق أن ذكرنا قاعدة مفيدة في هذا الباب، وهي: (إن كل من اعتقد في شيء أنه سبب ولم يثبت أنه سبب لا كونا ولا شرعا، فشركه شرك أصغر؛ لأنه ليس لنا أن نثبت أن هذا سبب إلا إذا كان الله قد جعله سببا كونيا أو شرعيا، فالشرعي: كالقراءة والدعاء، والكوني: كالأدوية التي جرب نفعها)
“Fjala e Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ((Ka bërë shirk)); Domethënë: (besimi në Tijerah) është shirk i madh nëse beson se ajo që ai e konsideron ogur i zi, vepron dhe e sjell të keqen nga vetvetja.
E nëse e beson se ai është thjesht shkak, në këtë rast është shirk i vogël; kjo sepse kemi përmendur me herët një rregull të dobishëm në lidhje me këtë çështje që thotë: ‘Çdo kush që beson në një diçka se ajo është shkak (sebep), ndërkohë ajo nuk është vërtetuar që është sebep, as sebep natyror, dhe as sebep sheriatik, në këtë rast shirku i tij konsiderohet shirk i vogël.’
(Dmth: shirku i tij — që është mbështetja e tij në nje sebep të cilin All-llahu nuk e ka bërë sebeb — konsiderohet shirk i vogël), sepse nuk na lejohet ne të përcaktojmë (të pohojmë) se kjo gjë është sebep, përveç nëse All-llahu e ka bëre atë sebep, qoftë sebep natyror, apo sebep sheriatik.
Sebepi sheriatik: si leximi i Kur’anit, dhe duaja.
Sebepi natyror: si ilaçet, dobia (efikasiteti) i të cilave është provuar.”
Imam Dhehebiu – All-llahu e mëshiroftë – në librin e tij [El Kebaair. 116 – Mëkatet e mëdha – mëkati i 63] e rëndit Tijera-n prej mëkateve të mëdha.
Por thotë: “Mund të mos jetë prej mëkateve të mëdha.”
[El Kebaair.116. Mekati 63]
Ibnul Kajjimi në [I’laam El Muwekki’in] thotë:
وقد صحَّ عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: ((الطِّيَرة شركٌ))، فيحتمل أن يكون مِن الكبائر، وأن يكون دونها”.
“Mundet që (Tijerah) të jetë prej mëkateve të mëdha, por mundet që të jetë nën këtë.”
Dmth: mundet që të mos jetë prej mëkateve të mëdha.
Përderisa Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka quajtur shirk, atëherë të qenurit mëkat i madh ndoshta është më i përafërti si mendim.
— All-llahu e di më së miri —
Thotë Sulejman bin Abdil-lah bin Muhammed bin Abdul Uehhab – All-llahu i mëshiroftë -:
قوله : (( الطيرة شرك )) صريح في تحريم الطيرة، و أنها من الشرك لما فيها من تَعَلُّقِ القلب على غير الله.
“Thënia e tij: ((Tijerah është shirk)), tregon qartë se Tijerah është e ndaluar (haram) dhe se ajo është shirk, për shkak se në të ka lidhje të zemrës me dikë tjetër përveç All-llahut.”
[Tejsirul Azizil Hamiid]
Domethënë: Tijerah është e ndaluar dhe konsiderohet shirk, për shkak se ai i cili beson në të, e ka lidhur zemrën me të, në lidhje me atë çeshtje dhe jo me All-llahun
Pra, Tijerah / Tetajjuri është e ndaluar (është haram). Ajo është shirk i vogël.
Tijerah është shirk i madh në rastin kur robi beson se ajo vepron nga vetja – dmth: është ajo që të sjellë dëm, apo dobi në lidhje me atë që ka ndërmarrë ai -.
Në këtë rast është shirk i madh i cili e nxjerr njeriun nga feja. Kjo sepse ai i cili nga vetvetja sjell dëmin dhe dobinë është vetëm All-llahu, dhe kjo është prej atributeve dhe cilësive të Tij të veçanta.
Ai i cili i bën All-llahut ortak në atë që është e veçantë e Tij, ka bërë shirk të madh.
Urtësia dhe shkaku se përse Tijerah është shirk qëndron në atë se, ai i cili beson në Tijerah, ai i cili ndikohet prej Tijeras, është mbështetur në një shkak të cilin All-llahu nuk e ka bëre shkak (sebep), si dhe e ka lidhur zemrën me të në atë çeshtje.
Thotë Sulejman bin Abdil-lah bin Muhammed bin Abdul Uehhab – All-llahu i mëshiroftë:
قوله : (( الطيرة شرك )) صريح في تحريم الطيرة، و أنها من الشرك لما فيها من تَعَلُّقِ القلب على غير الله.
“Thënia e tij: ((Tijerah është shirk)), tregon qartë se Tijerah është e ndaluar (haram) dhe se ajo është shirk, për shkak se në të ka lidhje të zemrës me dikë tjetër përveç All-llahut.”
[Tejsirul Azizil Hamiid]
Domethënë: Tijerah është e ndaluar dhe konsiderohet shirk; për shkak se ai i cili beson në të dhe ndikohet prej saj, e ka lidhur zemrën me të në lidhje me atë çeshtje dhe jo me All-llahun e Lartësuar.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
لكنه أشرك من حيث إنه اعتمد على هذا السبب الذي لم يجعله الله سببا، وهذا يضعف التوكل على الله ويوهن العزيمة، وبذلك يعتبر شركا من هذه الناحية، والقاعدة: (إن كل إنسان اعتمد على سبب لم يجعله الشرع سببا، فإنه مشركا شركا أصغر)
“Por, ai ka bërë shirk në kuptimin se është mbështetur në një shkak të cilin All-llahu nuk e ka bërë shkak. Kjo (dmth: besimi në Tijerah) e dobëson mbështetjen në All-llahun dhe ia dobëson vendosmërinë. Prandaj, në këtë kuptim konsiderohet shirk.
(dmth: në kuptimin se ai i është mbështetur një shkaku të cilin All-llahu nuk e ka bërë shkak).
Rregulli thotë: Çdo njeri që mbështetet në një shkak të cilin Sheriati nuk e ka bërë shkak, ka bërë shirk të vogël.“
[Shpjegim i Librit të Teuhidit. Audio]
Thotë Abdur-rahman bin Hasen bin Muhammed bin Abdul Uehhab – All-llahu i mëshiroftë:
“التطير من عمل اهل الجاهلية و المشركين”
“Tetajjur-i është prej veprave të njerëzve të kohës së injorancës dhe idhujtarëve.”
[Fet’hul Mexhid]
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt:
“فالطيرة من صفات أهل الإشراك”
“Tijerah është prej sifateve të ithtarëve të shirkut.”
Pra, shkaku se përse Tijerah / Tetajjuri është shirk, qëndron në faktin se ai i cili beson në të, dhe ai i cili ndikohet prej saj, është mbështetur në një sebep të cilin All-llahu i Lartësuar nuk e ka bërë sebep, si dhe e ka lidhur zemrën me të.
All-llahu e di më së miri.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
واعلم أن التطير ينافي التوحيد ووجه منافاته له أن المتطير قطع توكله على الله وتعلق بهذا السبب الذي لا حقيقة له لأن هذا السبب لا حقيقة له ولا علاقة بين أن تسمع شيئا تكرهه أو ترى شيئا تكرهه أو تكون في شهر كذا أو في يوم كذا لا علاقة له بالحوادث فأنت الآن علقت قلبك بشيء – نعم- لا حقيقة له وقطعت التوكل والاعتماد على الله سبحانه وتعالى وهذا لا شك أنه يُخِلُّ بالتوحيد لأن التوحيد عبادة واستعانة (( إياك نعبد وإياك نستعين )) (( فاعبده وتوكل عليه )) التوكل هو روح الاستعانة في الحقيقة فالحاصل أن هذا أعني التطير ينافي التوحيد من وجهين :
الوجه الأول : أن الإنسان قطع توكله على الله واعتمد على غيره . ثانياً : أنه تعلق بما لا حقيقة له تعلق بأمر لا حقيقة له فأي رابطة بين هذا الأمر وبين ما يحصل لك؟”
“Dije se tijerah bie ndesh me teuhidin. Arsyeja pse bie ndesh me të është se, njeriu që beson në tijerah (në ogure të këqija dhe ndjelljen e tersllikut) e ka ndërprerë mbështetjen e tij në All-llahun (në lidhje me atë çështje) dhe e ka lidhur zemrën me një shkak (sebep) që nuk ka asnjë bazë reale. Kjo sepse, ky shkak nuk ka asnjë bazë reale dhe asnjë lidhje ndërmjet faktit që ti dëgjon diçka që nuk të pëlqen, ose sheh diçka që nuk të pëlqen, apo që ndodhesh në një muaj të caktuar ose në një ditë të caktuar (që ti e mendon atë si muaj apo ditë terslliku — pra, nuk ka asnjë lidhje ndërmjet këtyre) dhe ngjarjeve që të ndodhin.
Dhe ti në këtë rast e ke lidhur zemrën me diçka që nuk ka asnjë bazë reale dhe e ke ndërprerë mbështetjen tënde në All-llahun e Lartësuar (në lidhje me këtë çështje). Dhe kjo, pa dyshim që e cënon (e dëmton) teuhidin, sepse teuhidi është Ibaadeh (adhurim) dhe Istiaaneh (kërkimi i ndihmës prej All-llahut).
Thotë All-llahu – Teaala:
{Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë}
Dhe thotë All-llahu:
{Prandaj adhuroje Atë dhe mbështetu tek Ai}
Në të vërtetë, mbështetja në All-llahun (Teuekkuli) është thelbi i kërkimit të ndihmës prej Tij.
Pra, si rezultat, Tijerah bie ndesh me teuhidin në dy aspekte:
Aspekti i parë: Njeriu (që beson në Tijerah) e ka ndërprerë (shkëputur) mbështetjen në All-llahun (në atë çështje) dhe është mbështetur tek dikush ose diçka tjetër.
Aspekti i dytë: Ai e ka lidhur zemrën me diçka që nuk ka asnjë bazë reale; sepse ç’farë lidhje ka kjo gjë (dmth: ajo që ti e beson si shenjë ogurzie) me atë që do të të ndodhë ty? (s’ka asnjë lidhje).”
[Sherh Kitab et-Teuhid. Audio]
Dmth: prej teuhidit të plotë është mbështetja e plotë në All-llahun dhe lidhja e zemrës vetëm me Të.
Ai i cili mbështetet në shkaqe (sebepe) të cilat nuk janë realisht sebepe dhe e lidh zemrën me to, ai e ka dëmtuar teuekkulin, dhe me këtë ka rënë në shirk të vogël, dhe kjo e dëmton dhe e cënon teuhidin. Dmth: bie ndesh me përsosmërinë obligative të teuhidit dhe kundërshton realizimin obligativ të tij.
Besimtari e din se e gjithë e mira dhe e keqja, i gjithë dëmi dhe e gjithë dobia janë në dorën e All-llahut Subhaneh.
Nuk ndodh një e mirë vetëm se me lejen e Tij, dhe nuk ndodh një e keqe vetëm se me lejen e Tij.
Nuk ka diçka dhe as nuk është dikush që dëmton, përveçse me caktimin e All-llahut dhe lejen e Tij -Subhaneh-.
Nëse All-llahu i Lartësuar ka paracaktuar, për shembull: që të ndodhë një e keqe në udhëtim, apo që filan punë që ke ndërmarrë do shkojë keq, e të tjera, Ai nuk ka bërë për atë të keqe që do të ndodhë shenja paralajmëruese, që ti nëpërmjet tyre t’a dish atë, apo t’a parandjesh.
Dhe as nuk ka bërë njerëz të veçantë që nëse është me ty, apo e takon në rrugë është sebep në ndjelljen e asaj të keqeje.
Dhe as nuk ka bërë sende, apo levizje, apo zëra, apo ndodhi, e të tjera që ndjellin tersllik. Dmth: që janë sebep në ndjelljen e një të keqeje.
Si dhe, nuk ka bërë kohëra: ditë, apo natë, apo muaj, që janë sebep në sjelljen (ndjelljen) e tersllikut, që nëse vepron filan gjë në filan ditë, apo natë, ose muaj, ajo gjë do shkojë keq, ose do të ndodhë ndonjë e keqe. Jo.
Ajo e keqe që i ndodh njeriut, i ndodh sepse ka qenë e caktuar prej All-llahut -Teaala- për të ndodhur, dhe jo sepse ia preu rrugën filan gjë, as sepse filani është ters, dhe as sepse filan ditë është ters, etj.
Tijerah (besimi në shenja ogurzeza dhe në ndjelljen e tersllikut) është vepër e shejtanit, me të cilën i devijon njerëzit nga rruga e drejtë, i largon nga mbështetja në All-llahun duke i bërë që të mbështeten në gjëra koti, jo reale, jo të vërteta, dhe me këtë, dëmton teuhidin e robit, dëmton fenë e tij, madje edhe dunjanë e tij.
Pra, Tijerah dëmton dhe cënon teuhidin e robit.
Tijerah kundërshton realizimin obligativ të teuhidit, bie ndesh me përsosmërinë obligative të teuhidit – (me plotësimin obligativ të tij).
Plotësimi i Teuhidit është dy lloje:
1) Plotësimi obligativ i teuhidit.
2) Plotësimi i pëlqyer i tij.
“Plotësimi obligativ i teuhidit”, që ndryshe i thuhet edhe “Realizimi i teuhidit”, — ose “Teuhidi i plotë obligativ”, — ose “Përsosmëria obligative e teuhidit”, arrihet me zbatimin e atyre obligimeve me të cilat plotësohet dhe realizohet në masën obligative të tij.
Ky lloj është detyrë për besimtarin t’a realizoje dhe t’a plotësoje atë.
Ai që lë mangut ndonjë obligim me të cilin plotësohet teuhidi i plotë obligativ, ose vepron ndonjë vepër që është mëkat, ose shirk i vogël, si për shembull: besimi në Tijerah, i tilli nuk e ka plotësuar teuhidin obligativ, nuk e ka realizuar atë në masën obligative të tij.
Ndërsa “Plotësimi i pëlqyer i teuhidit” — ose “Përsosmëria e pëlqyer e teuhidit” — arrihet kur robi e ka plotësuar dhe realizuar plotësimin obligativ të tij, pastaj krahas kësaj shton vepra te pëlqyera (vullnetare), të cilat sa më shumë shton prej tyre aq më shumë shtohen gradat (shkallët) e përsosmërisë së teuhidit, si për shembull: mos kërkimi i rukjes nga tjetri, dhe mos mjekimi me Kejj janë prej gjërave të pëlqyera të cilat rrisin shkallën e teuhidit të pëlqyer.
Ky quhet “Teuhidi i plotë i pëlqyer”, — ose “Plotësimi i teuhidit të pëlqyer”, — ose “Përsosmëria e pëlqyer e teuhidit”.
Pra, kur thuhet: “Kjo gjë bie ndesh, ose kundërshton, ose cënon, apo dëmton “Plotësimin obligativ të teuhidit, ose thënë ndryshe “Përsosmërinë obligative të teuhidit”, ose thënë shkurt “Teuhidin”, do të thotë se teuhidi i tij është i mangët, nuk është në gradën e plotë obligative, nuk e ka realizuar atë në masën obligative të tij.
Dhe ai që nuk e realizon atë nuk futet në xhennet pa llogari.
All-llahu e di më së miri.
Ka transmetuar Ibn Mes’udi -radijall-llahu anhu- nga Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- se ka thënë:
(( الطيرة شرك ثلاثا، و ما منا إلا، و لكنَّ اللهَ يُذهِبه بالتوكل ))
(( Tijerah është shirk, — e përsëriti tri herë –. Nuk ka prej nesh vetëm se (dmth: vetëm se i vjen në zemër diçka prej Tijera-s). Por All-llahu e largon atë me teuekkulin -me mbështetjen në All-llahun-))
[ Ebu Dawudi, etj. Albani e konsideron hadith sahih (Sahih Ebi Dawud. 3910) ]
Fjala ((Nuk ka prej nesh vetëm se (dmth: vetëm se i vjen në zemër diçka prej Tijera-s))
Shumë dijetarë thonë se kjo është fjala e Ibn Mes’udit -Radijall-llahu anhu-.
Ndërsa disa dijetarë thonë: “Kjo është fjala e Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- dhe nuk është fjala e Ibn Mes’udit -radijall-llahu anhu-, sepse nuk ka argument që e dëshmon diçka të tillë.”
Shejh Albani në librin [Sahih Meuaarid edh-Dham’een] thotë se kjo është fjala e Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- dhe nuk është fjala e Abdull-llah bin Mes’udit, sepse nuk ka argument për këtë. Dhe përmend disa dijetarë si, El Bejhakiu, Ibnul Kataan të cilët e kanë këtë mendim.
Thotë shejhu në [Es-Silsiletu Es-Sahihah. 429]:
قلت: ولا حجة هنا في الإدراج فالحديث صحيح بكامله
“Nuk ka argument këtu që tregon se kjo është fjalë e futur nga transmetuesi (dmth: fjala e Abdull-llah bin Mes’udit -Radijall-llahu anhu-), hadithi i gjithi është i saktë.”
Dmth: i gjithë hadithi është fjalë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ky hadith na tregon se, çdo njeriu i vjen në zemër diçka prej Tijera-s.
Thotë Ibn Uthejmini – All-llahu e mëshiroftë:
“والمعنى: ما منا إنسان يسلم من التطير، فالإنسان يسمع شيئا فيتشاءم، أو يبدأ في فعل، فيجد أولَه ليس بالسهل فيتشاءم”
“Kuptimi i fjalës ((Nuk ka prej nesh vetëm se. -dmth: vetëm se i vjen diçka prej Tijerah-)),
Do të thotë: Nuk ka njeri prej nesh që shpëton nga Tetajjur.
Njeriu mund të dëgjoje diçka dhe i vjen një mendim apo ndjenjë terslliku. Apo fillon të bëjë një punë dhe has veshtirësi në fillimin e saj, dhe i vjen një ndjenjë terslliku.”
[Sherh Kitab et-Teuhid. Audio. — dhe në “El Kaul El Mufid”]
Thotë shejh Albani – All-llahu e mëshiroftë:
“لأن الطيرة التشاؤم يأتي الإنسان فجئة دون قَصْد. لكن القصد منه أن يتجاوب مع الطيرة أو لا يتجاوب “
“Sepse Tijerah i vjen njeriut papritur, pa qëllim (pa dëshirën e tij).”
[Audio]
Thotë shejh Salih Ali Shejh – All-llahu e ruajt:
أما إذا وقع في قلبه مجرد وقوعٍ و حصل له نوع تشاؤم و لكنه مضى و توكل على الله فهذا لا يكاد يسلم منه أحد و كما جاء في حديث ابن مسعود )) و ما منا الا، و لكن الله يذهبه بالتوكل ))
“Por, nëse kjo i vjen njeriut në zemër, dhe i ndodh një lloj ndjenje ogurzie dhe terslliku (prej asaj që shikoi apo dëgjoi), por, megjithatë vazhdon (me atë që kishte ndërmend të bënte) dhe i mbështetet All-llahut, atëherë kjo (dmth: thjesht kjo ndjenjë, apo mendim) është diçka nga e cila pothuajse nuk shpëton askush, ashtu siç ka ardhur në hadithin e Ibn Mesudit: ((Nuk ka asnjë prej nesh vetëm se. (dmth: vetëm se i vjen dicka prej Tijeras), por All-llahu e largon me teuekkulin -me mbështetjen tek Ai-)).”
Thotë Ibn Uthejmini në shpjegimin e hadithit:
((إنما الطيرة ما أمضاك أو ردك))
“Tijerah është vetëm ajo që të bën të vazhdosh (në atë që ke ndërmarrë), apo të kthen (prej saj).”
[Ky hadith në gjykimin e shejh Albanit është i dobët]
يعني : ما الطيرة إلا ما أمضاك أو ردك، لا ما حدث في قلبك و لم تلتفت إليه “
“Domethënë: Tijerah është vetëm ajo që të bën të vazhdosh (në atë që ke ndërmarrë) ose të kthehesh prej saj, dhe jo ajo që të vjen në zemër (si mendim, apo ndjenjë terslliku nga diçka) duke mos u kthyer nga ajo (duke mos e përfillur).”
Dmth: Tijerah është vetëm ajo që kur sheh ndonjë shenjë që ai e konsideron shenjë ogurzie, kthehet zmbrapset nga ajo punë që ka ndërmarrë, ose kur sheh ndonjë shenjë të mirë, vazhdon atë që ka ndërmarr. Dhe jo mendimi apo ndjenja e keqe që hyn në zemrën e robit pa dëshirën e tij.
Dhe thotë:
لكن إذا وقعت في قلبك و لم ترده و لم يستجب لها فهذا لا تَضُرُّهُ”
“Nëse ajo i vjen në zemër, por nuk e kthen dhe nuk i përgjigjet asaj (dmth: vazhdon në synimin e tij, duke mos e përfillur fare), atëherë në këtë rast nuk e dëmton atë.”
[Shpjegim i Librit të Teuhidit]
Dmth: Thjesht një mendim kalimthi apo ndjenjë që i vjen në zemër nuk ka problem, përderisa nuk zë vend në zemrën e tij, nuk e beson, dhe nuk i përgjigjet, dhe nuk e përfill, por vazhdon në atë që synon t’a bëjë dhe nuk kthehet mbrapsht.
Një person i tha Profetit -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-:
“منا أناس يتطيرون “
“Prej nesh ka njerëz që besojnë në Tijerah (në shenja ogurzeza dhe ndjelljen e tersllikut).”
Tha:
((ذلك شيء يجده أحدكم في نفسه، فلا يصدنَّكم))
((Ajo (dmth: Tijerah) është diçka (dmth: mendim apo ndjenjë) që i vjen dikujt, (dmth: i vjen në zemrën e tij, apo në mendjen e tij), por, të mos ju pengoje))
Dmth: të mos ju zmbrapse nga synimi, nga ajo që keni ndërmarrë
[Transmeton Muslimi]
Ky hadith tregon se njeriut i vjen në zemër diçka prej Tijjera-s.
Ama, nëse nuk e beson dhe nuk i përgjigjet, nuk e përfill, e mohon, nuk e len që të zërë vend në zemrën e tij, dhe nuk kthehet mbrapsht nga ajo ç’farë ka ndërmarrë, në këtë rast nuk ka problem ajo ç’farë i vjen si mendim apo ndjenjë kalimtare.
Pra, një mendim i keq, apo një ndjenjë e keqe që i vjen robit në zemër, kur sheh diçka apo dëgjon diçka prej atyre që injorantët ju thonë shenja ogurzeza, si për shembull: është duke ecur me makinë dhe sheh një gjarpër që po kalon rrugën, apo i del para një mace e zezë, dhe i vjen një mendim, apo i vjen një ndjenjë se ndoshta do bëje aksident, kjo edhe pse futet te Tijerah, siç është përmendur te përkufizimi i Tijera-s, ama, nëse nuk e beson, nuk zë vend në zemrën e tij dhe nuk i përgjigjet, nuk e përfill, por, vazhdon rrugën, vazhdon në atë që ka ndërmarrë dhe nuk kthehet mbrapsht, në këtë rast nuk ka gjynah, dhe as nuk ka problem, si dhe nuk konsiderohet që ka rënë në Tijerah, edhe pse e ka prekur zemrën e tij diçka prej Tijera-s.
Kjo sepse, këto konsiderohen mendime dhe ndjenja të paqëllimshme të cilat njeriu nuk i ndal dot, nuk mund t’i pengoje që mos të hyjnë në zemrën e tij.
Njeriut mund t’i vijnë në zemër mendime edhe më të këqija se Tijerah.
Por përderisa nuk i beson, nuk iu përgjigjet, nuk i përfill, dhe nuk i len ato të zënë vend në zemrën e tij, në këtë rast nuk ka gjynah.
Nga kjo kuptojmë se, ajo që është për qëllim, është mohimi i tijeras, dhe ndikimit të saj, dhe mos t’i përgjigjemi asaj, por të vazhdojmë në atë që kemi ndërmarrë.
Dhe nuk është për qëllim mos ardhja kalimthi e diçkaje prej Tijera-s në zemër, sepse kjo është diçka që pothuajse nuk shpëton askush, ngase njeriu nuk mund t’a ndale atë që i vjen në zemër pa dëshirën e tij.
Pra, fjala “LA JETETAJJERUN” do të thotë: nuk besojnë në shenja ogurzeza dhe në ndjelljen e tersllikut, dhe mohojnë faktin që ato të kenë ndikim në fatin e njeriut. Edhe nëse ju vjen në zemrën e tyre një ndjenjë prej Tijera-s, ata nuk i përgjigjen asaj, dhe as nuk e përfillin atë, duke qenë të bindur se ato nuk kanë asnjë lloj ndikimi në atë që i ndodh njeriut.
● Ndërsa fjala: ((Por All-llahu ia largon atë me teuekkulin -me mbështetjen e tij në All-llahun-)),
Dmth: Atë mendim dhe ndjenjë që i vjen në zemrën e tij, ia largon All-llahu me mbështetjen e tij në All-llahun e Lartësuar.
Kur besimtari sheh diçka, apo dëgjon diçka prej atyre që injorantët i besojnë si shenja ogurzeza dhe i vjen si ndjenjë e keqe se do të ndodhë diçka e keqe, ai në atë çast kujton se të gjitha çeshtjet janë në dorën e All-llahut, nuk ndodh gjë përveçse me caktimin e All-llahut. E din se nuk të dëmton gjë përveçse me lejen e All-llahut, si dhe e din se, All-llahu i Lartësuar nuk ka bërë shenja që të paralajmërojnë për një të keqe që do të ndodhë. Dhe kjo ia shton më shumë mbështetjen në All-llahun, mbështetje kjo, me të cilën All-llahu i jep sukses që mos t’a përfille atë ndjenjë të keqe që i erdhi në zemër. E bën të vazhdoje në atë që ka ndërmarrë, dhe ia largon fare atë ndjenjë të keqe që i erdhi në zemër.
Thotë Bin Bazi – All-llahu e mëshiroftë:
“يعني: قد يقع في نفسه شيء من التشاؤم ولكن بتذكره أن الأمور بيد الله يتوكل على الله ويَذهَب عنه ما يجد”
“Kuptimi (i hadithit): Mund t’i vije në zemrën e tij diçka prej ndjenjës së tersllikut, por, kur kujton se çështjet janë në Dorën e All-llahut, i mbështetet All-llahut, dhe i largohet ai mendim i keq që i ka ardhur në zemër.”
[Shpjegim i Librit të Teuhidit. Audio]
● Ndërsa sa i përket duasë që thuhet në këtë rast.
Hadithi që thotë:
((و لا تردَّ مسلمًا، فإذا رأى أحدكم ما يَكرَه؛ فليقل: اللهم لا يأتي بالحسنات إلا أنت، ولا يَدفَع السيئات إلا أنت، ولا حول ولا قوة إلا بك))
((Kur ndonjëri nga ju sheh diçka që nuk i pëlqen (dmth: diçka prej Tijeras – prej asaj që injorantët i besojnë si shenja ogurzeza-) le të thotë: All-llahumme laa je’ti bil haseneeti il-laa Ente, ue la jedfeus-sejjieeti il-laa Ente, ue laa haule ue laa ku-ueete il-laa bik))
Ka mospajtim në lidhje me këtë hadith.
Disa e konsiderojnë hadith sahih, prej tyre Imam Neueuiju.
Ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë hadith të dobët. Prej tyre:
– Mundhiriu në [Mukhtesar Sunen Ebi Dawud. 2/615. (marrë nga surahquran)]
– Ibn Kethiri në [Xheemi El Mesaaniid ue-Sunen. 7444. (marrë nga surahquran)]
– Siddik Khaan në [Fetawa Siddik Khaan.160. (marrë nga surahquran)]
– Albani në [Es-silsile Ed-Daiifeh. 1619]
All-llahu e di më së miri.
Ogur në shqip ka dy kuptime:
Kuptimi i parë: Shenjë, që sipas besëtytnive paralajmëron diçka të keqe, ose të mirë.
Thuhet: kjo gjë është ogur i mirë, domethënë: shenjë që paralajmëron diçka të mirë.
Kuptimi i dytë: Mbarësi/Fat.
Thuhet: “Ka ogur me të” dmth: ka mbarësi me të.
OGUR I BARDHË apo OGUR I MIRË, në fjalorin shqip është ajo që sipas besëtytnive mendohet se ndjell (sjell) fat, mbarësi. Thuhet: Filan gjë është ogur i bardhë, ose ogur i mirë, dmth: ndjell (sjell) mbarësi.
Si dhe shenjë që paralajmëron diçka të mirë.
OGUR I BARDHË/OGURI I MIRË përdoret në tre kuptime:
1) Në kuptimin e mbarësisë dhe fatit.
Thuhet: “Filan person është ogurbardh”, dmth: njeri i mbarë, njeri me fat.
2) Në kuptimin e shenjës që paralajmëron një të mirë.
Thuhet: “Filan gjë është ogur i mirë”, dmth: është shenjë që paralajmëron diçka të mirë, paralajmëron mbarësi. Si për shembull: disa besojnë se nëse këndon gjinkalla pranë shtëpisë është shenjë që paralajmëron mbarësi ekonomike.
3) Në kuptimin e ndjelljes së mbarësisë, fatit.
Thuhet: “Filan gjë është ogurbardhë”, dmth: ndjell (sjell) mbarësi, fat. Për shembull: disa besojnë se nëse një flutur e bardhë hyn në shtëpi, sjell mbarësi, fat.
Sa i përket kuptimit të parë, nuk ka ndonjë problem -insha All-llah-, sepse njeri me fat është për qëllim njeri me hise të mirë, me mbarësi.
Fat do të thotë: mbarësi, hise, risk.
Njeri me fat, dmth: njeri me mbarësi të madhe.
Fatmirë, fatbardhë, dmth: njeri me hise të mirë, me mbarësi.
Por, edhe pse në këtë kuptim nuk ka problem, më e mira është të mos përdoret fare si fjalë, ngase në shumicën e rasteve ajo përdoret ne kuptimin besëtytnor, dhe mund të ngatërrohet dhe të keqkuptohet.
Ndërsa sa i përket kuptimit të dytë, që është: “shenjë që paralajmëron diçka të mirë”, si dhe kuptimit të tretë, që është: “ndjellja e mbarësisë”, këto janë me kuptimin besëtytnor.
Kuptimi besëtytnor i ogureve të bardha është atëherë kur i beson si shenja që paralajmërojnë diçka të mirë, ose ndjellin (sjellin) mbarësi, dhe bazohet në ato, dmth: mbi bazën e saj ndërmerr një veprim ose qëndrim. Ky është kuptimi i tij besëtytnor.
Duhet të dimë se nuk ka ogure te bardha, ose ogure te mira, në kuptimin besëtytnor, siç pretendojnë shumë njerëz.
Dmth: nuk ka gjë, ç’farëdo qoftë ajo, që është ogur, shenjë, e cila kur ti e sheh, apo e dëgjon, ose të ndodh, paralajmëron për një mbarësi. Nuk ka, nuk ekziston!
Po ashtu nuk ka gjë që kur ti e sheh, apo e dëgjon është ogur që ndjell (sjell) mbarësi. Nuk ka, nuk ekziston!
Edhe pse shumë njerëz besojnë se ka gjëra të tilla, ama besimi dhe pretendimi i tyre është i kotë, i pa bazë, thjesht fjalë dhe gojëdhëna. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë fakt real për të.
Besimtarët në oguret e bardha janë dy lloje:
Besimi në oguret e bardha konsiderohet Tijerah në rastin kur personi beson realisht duke u bazuar dhe duke u mbështetur në to.
Për shembull: dëshiron të nise një tregti, dhe thotë: nëse njeriu i parë që e takoj është filani (të cilin ai e mendon si njeri të mbarë), do e nis atë tregti.
Ose, dëshiron të blejë një shtëpi, dhe thotë se nëse dëgjon ndonjë lajm të mirë para se të shkoje t’a shohe atë, atëherë ajo është shenjë e mirë, dhe do e bleje atë shtëpi, e të tjera të ngjashme. Në këtë rast kjo është Tijerah, sepse është bazuar në shkaqe të cilat All-llahu i Lartësuar nuk i ka bërë shkaqe; as shkaqe natyrore dhe as shkaqe sheriatike, — siç është përmendur kjo te shpjegimi i ogureve të zeza/oguret e këqija.
E nëse është thjesht besim i luhatshëm, nuk mbështetet dhe as nuk bazohet në ato, nuk merr vendime dhe as nuk mban qëndrime mbi bazën e saj, por vazhdon ne atë që ka ndërmarrë, në këtë rast nuk është Tijerah.
Por besimi i tij edhe pse i luhatshëm është gabim, duhet patjetër mohimi plotësisht i ogureve dhe të mos ketë luhatje në mohimin e tyre plotësisht.
Thotë Ibn Uthejmini – rahimehull-llah:
كما لو قال: سأزجر هذا الطير، فإذا ذهب إلى اليمين، فمعنى ذلك اليمن والبركة، فيقدم، فهذا لا شك أنه تطير؛ لأن التفاؤل بمثل انطلاق الطير عن اليمين غير صحيح؛ لأنه لا وجه له، إذ الطير إذا طار، فإنه يذهب إلى الذي يرى أنه وجهته، فإذا اعتمد عليه، فقد اعتمد على سبب لم يجعله الله سببا، وهو حركة الطير
“Si për shembull: dikush thotë: ‘Do ta tremb këtë zog; nëse fluturon nga e djathta, kjo do të thotë mbarësi’, dhe vazhdon me veprimin që dëshiron të bëjë (dmth: e sheh si shenjë që paralajmëron mbarësi në atë që ai synon).
Kjo në këtë rast, padyshim që është Tetajjur, sepse TEFEEUL-i me fluturimin e zogut nga e djathta (dmth: mendimi i saj si gjë e mirë prej së cilës shtyhesh të veprosh diçka) nuk është e saktë, sepse nuk ka asnjë bazë, pasi zogu, kur fluturon, shkon në drejtimin që synon. Nëse njeriu mbështetet tek kjo, atëherë është mbështetur në një shkak që All-llahu nuk e ka bërë shkak, që është ana nga fluturon zogu (gjë e cila nuk është shkak (sebep) real dhe i vërtetë).”
[ El Kaul El Mufiid ]
Pra, nëse atë gjë që ai e mendon si ogur të bardhë / ogur të mirë e beson se ajo është shenjë që të paralajmëron për diçka të mirë, apo që sjellë mbarësi dhe bazohet në atë, dmth: mbi bazën e saj vepron, ose mbi bazën e saj mban qëndrim, apo shtyhet prej saj për të marrë ndonjë vendim, në këtë rast kjo është Tijerah, dhe përsoni i tillë ka rënë në Tijerah.
E nëse nuk e beson atë si shenjë që paralajmëron një të mirë, dhe as si sebep që sjell mbarësi, si dhe nuk bazohet në të, por thjesht kur e sheh apo e dëgjon i hyn në zemër mendim i mirë, gëzim dhe ndjenjë e mirë se ajo që ka ndërmarrë do të ketë sukses, apo ajo e keqe që pret t’i largohet, do t’i largohet, e të tjera të ngjashme, në këtë rast s’ka problem, madje kjo është gjë e pëlqyer. Kjo konsiderohet “FE’L”, por me kushtin që mos të mbështetet në të, mos të bazohet në të, si dhe mos të mendoje se do të ndodhe patjetër, por të shpresoje.
Për shembull: del për të kryer një punë, dhe rrugës shikon një person të mirë, dhe i hynë në zemër një mendim i mirë dhe ndjenjë e mirë se ajo punë do shkojë mirë.
Ose, është një person i sëmurë dhe dëgjon dikë duke thënë, “shëndet” ose “shpëtim” dhe i hyn në zemër një ndjenjë e mirë se do shërohet.
Në këtë rast kjo ndjenjë e mirë, ky mendim i mirë që i hyri në zemër prej asaj që dëgjoi apo shikoi është gjë e mirë, e pëlqyer, sepse është mendim i mirë për All-llahun. Pra, mendon se All-llahu do ti jape sukses në atë punë, apo do t’a shëroje, etj.
Por me kushtin që mos të mbështetet në të dhe mos të bazohet në të. Të mos e mendoje atë si fakt të kryer: ‘meqenëse e pashë apo e dëgjova patjetër do ndodhe’, dhe mbështetet në të. Jo, por thjesht të shpresoje.
Thotë Ibn Uthejmini:
الثاني: أن يكون سبب المضي كلاما سمعه أو شيئا شاهده يدل على تيسير هذا الأمر له، فإن هذا فأل، وهو الذي يعجب النبي صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، لكن إن اعتمد عليه وكان سببا لإقدامه، فهذا حكمه حكم الطيرة، وإن لم يعتمد عليه ولكنه فرح ونشط وازداد نشاطا في طلبه، فهذا من الفأل المحمود.”
“E dyta: Që të jetë sebepi ai që ia shton dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar në atë që ka ndërmarrë, dhe shpresën në realizimin e saj. Një fjalë e mirë që e dëgjoi, ose diçka që shikoi e cila tregon lehtësim të asaj çeshtje që ka ndërmarrë.
Kjo në këtë rast konsiderohet FE’L, dhe kjo është ajo të cilën e ka pëlqyer Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Ama nëse mbështetet, dhe bazohet në atë fjalë të mirë që dëgjoi, apo në atë që shikoi, dhe (ajo) është sebep që ai të vazhdojë në atë që ka ndërmarrë, atëherë në këtë rast gjykimi i tij është gjykimi i Tijerah.
E nëse nuk mbështetet dhe nuk bazohet në atë, por thjesht gëzohet (dmth i hyn gëzim) dhe i shtohet zelli për atë që kërkon (të bëjë), kjo në këtë rast është FE’L i lavdëruar, i pëlqyer.”
[ El Kaul El Mufid]
Pra, ajo që bën dallimin ndërmjet atij që ka rënë në Tijerah dhe atij që nuk ka rënë në Tijerah në raport me oguret e bardha është mbështetja në to dhe marrja e tyre si shkaqe në ndonjë veprim, ose vendim, apo qëndrim.
Ai që mbeshtetet në ato dhe i merr si shkaqe (sebepe) mbi të cilat bazon ndonjë veprim, ose vendim, i tilli ka rënë në tijerah.
Ndërsa ai i cili nuk mbështetet në ato dhe nuk i merr si shkaqe mbi të cilat bazon ndonjë veprim ose vendim, i tilli nuk ka rënë në Tijerah.
Mbështetja në ogure dhe marrja e tyre si shkaqe mbi të cilat vendos për diçka, ose merr ndonjë vendim apo veprim, konsiderohet Tijerah sepse është mbështetur në shkaqe të cilat All-llahu nuk i ka bërë shkaqe.
Asnjë dhe asgjë prej atyre që njerëzit i quajnë ogure nuk i ka bërë All-llahu shkak (sebep) që paralajmëron për diçka të mirë ose të keqe, dhe as shkak që sjell mbarësi apo të keqe.
Dhe mbështetja në shkaqe që nuk janë shkaqe (sebepe) reale, konsiderohet shirk i vogël.
-siç është përmendur kjo te shpjegimi i ogureve të zeza-
Oguret e zeza konsiderohen Tijerah në të gjitha rastet: si atëherë kur i beson dhe mbështetesh në ato, dhe si atëherë kur nuk i beson dhe nuk mbështetesh në to, por thjesht të vjen në zemër një mendim dhe ndjenjë e keqe kur sheh apo kur dëgjon diçka prej tyre.
Ndërsa oguret e bardha konsiderohen Tijerah vetëm në rastin kur mbeshtetesh në ato, kur i merr si shkak mbi të cilin bazon ndonjë veprim, ose vendim.
Ndërsa mendimi dhe ndjenja e mirë që të vjen në zemër se do të ndodhë ndonjë mbarësi kur sheh apo dëgjon diçka të mirë, nuk konsiderohet Tijerah. Madje, mendimi i mirë se ndoshta do të vije ndonjë mbarësi kur dëgjon apo sheh diçka të mirë është i pëlqyer. Kjo është FE’L-i të cilin e pëlqente Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Thotë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
لا عَدوى ولا طيَرةَ، ويُعجِبُني الفَألُ الصَّالِحُ: الكَلِمةُ الحَسَنةُ
((Nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka Tijerah, por më pëlqen FE’LI i mirë -fjala e mirë-))
[Buhariu dhe Muslimi]
Në një transmetim tjetër te Tirmidhiu, thotë:
(( لا عَدوى ولا طِيَرةَ وأُحِبُّ الفألَ ، قالوا يا رَسولَ اللَّهِ : وما الفَألُ ؟ قالَ : الكلِمةُ الطَّيِّبةُ))
((Nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka Tijerah, por e dua (më pëlqen) FE’L-i))
Thanë: ç’farë është FE’L-i o i Dërguari i All-llahut?
Tha: ((Është fjala e mirë))
— Fjala e tij – alejhis selam: ((Nuk ka sëmundje ngjitëse)), dmth: nuk ka sëmundje ngjitëse e cila ngjitet te tjetri nga vetvetiu, – me kuptimin që: “Fakti që ajo është sëmundje ngjitëse nga natyrshmëria e saj do ngjitet te tjetri me patjetër. Jo, por ajo ngjitet vetem me lejen e All-llahut të Lartësuar.”
— Ndërsa ‘FE’L-i’: është një fjalë e mirë që dëgjon apo diçka e mirë që shikon dhe hyn në zemrën e tij një mendim dhe ndjenjë e mirë në lidhje me një situatë apo gjendje në të cilën gjendet: se ajo do të zgjidhet, ose do të shkojë mbarë, ose do të gjendet ajo që po kërkon.
Për shembull: është sëmurë, dhe dëgjon dikë duke i thënë dikujt tjetër: “Do shërohet”, ose “Shërim”, dhe kur e dëgjon këtë fjalë i hyn një ndjenjë e mirë dhe mendim i mirë se do shërohet, dhe i shtohet shpresa dhe optimizmi.
Më gjerësisht rreth FE’L-it do flitet në kapitullin e 27 – insha All-llahu Teaala.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم