Thënia e dhikrit: ‘Radijtu Bil-lahi Rabben, Ue bil Islami Diinen, Ue bi Muhammedin Rasuule’ gjatë përsëritjes së ezanit, pas shehadeteve

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Është transmetuar thënja e këtij dhikri kur përsërit fjalët e ezanit, pasi moezini thotë dy shehadetet.


Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
((مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ الْمُؤَذِّنَ: أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ ، رَضِيتُ بِاللهِ رَبًّا ، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا ، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا ، غُفِرَ لَهُ ذَنْبُهُ))
((Kush thotë, kur e dëgjon moezinin: “ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAHU UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAHI RABBEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE, UE BIL ISLAMI DIINEE; i falen mëkatet))

Hadithi është i saktë.
[ Transmeton Muslimi 386]; [dorar net, – Islamqa info]
[ Ahmedi 1565]
[ Termidhi 210] 
[ Ebu Dawudi. 525], dhe [Ibn Maxheh 721]; [dorar net]

 

Kur thuhet ky dhikër: “Pasi të thotë moezini shehadetin, apo pas ezanit?”

Ka mospajtim.


— Disa dijetarë, prej tyre Mul-la Alij (prej dijetarëve të mëdhenj Hanefi) në [El Mirkaat] thonë:
“Është më e mira të thuhet pas ezanit. Kjo sepse, nëse e thua pas shehadetit, nuk mund t’i përgjigjesh fjalëve të tjera të ezanit.”
(me kuptimin: mund të ikë përsëritja e fjalës Hajja Ales Saleeh)


— Ndërsa disa dijetarë thonë:
“Pëlqehet të thuhet pas Shehadetit të moezinit.”
(dmth: pasi moezini thotë ‘ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASULULL-LLAH’)


Ky është mendimi i Neueuijut, siç e përmend në [Sherh Sahih Muslim].

Po ashtu edhe i Sindit në [Haashijeh En -Nesaai] ku thotë:
قوله حين يسمع المؤذن أي يقول : أشهد أن لا إله إلا الله ، فقوله : وأنا أشهد ، عطف على قول المؤذن ، أي وأنا أشهد كما تشهد.
“Fjala e Profetit -alejhis-selam- ((Kur t’a dëgjojë moezinin)) do të thotë: (pasi t’a dëgjojë të thotë): ESHHEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU.
Ndërsa fjala e tij -alejhis-selam- ((UE ENEE ESHHED, — edhe unë dëshmoj)), lidhet me fjalën e moezinit dmth: edhe unë dëshmoj, siç ti dëshmon.” -F-


Pra, kjo do të thotë se dhikri thuhet pasi që moezini thotë dy shehadetet në ezan.

Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“ويستحب أن تقال عند الشهادتين في الأذان، عندما يجيب المؤذن: أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أن محمدًا رسول الله يقول عند ذلك: رضيت بالله ربًا وبالإسلام دينًا، وبمحمد رسولًا.”
“Është e pëlqyeshme që të thuhet tek dy shehadetet e ezanit kur i përgjigjet moezinit:
ESHHEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAHU, UE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASUULULL-LLAH,
dhe pastaj thotë: RADIJTU BIL-LAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE.”
[binbaz org. audio]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
” ظاهر الحديث أن المؤذن إذا قال : أشهد أن لا إله إلا الله ، وأشهد أن محمدا رسول الله ، وأجبته ، تقول بعد ذلك : رضيت بالله ربا، وبالإسلام دينا ، وبمحمد رسولا ، لأن الحديث جاء فيه : (من قال حين يسمع النداء : أشهد أن لا إله إلا الله ، وأشهد أن محمدا رسول الله ، رضيت بالله ربا ، وبالإسلام دينا ، وبمحمد رسولا) ، وفي رواية : (من قال : وأنا أشهد) وفي قوله : (وأنا أشهد) دليل على أنه يقولها عقب قول المؤذن : “أشهد أن لا إله إلا الله” ، لأن الواو حرف عطف، فيعطف قوله على قول المؤذن”
“Hadithi tregon se kur moezini thotë: ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAHU, ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASULULL-LLAH, dhe ti i përgjigjesh atij (dmth: e përsërit atë që thotë ai), pas kësaj thua: ‘RADIJTU BIL-LAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE’.
Sepse në hadith thuhet: ((Kush thotë kur dëgjon ezanin: ESHHEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAHU, ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASUULULL-LLAH, RADIJTU BIL-LAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE)).
Ndërsa në një transmetim thotë: ((Kush thotë: UE ENEE ESHHEDU — edhe unë dëshmoj –)).
Fjala ((edhe unë dëshmoj)) është argument se ai (dhikri) thuhet pasi të thotë moezini: “ESHHEDU EN LAA ILAAHE IL-LALL-LLAAHU”, sepse lidhëzja ‘DHE’ lidh fjalën e tij pas fjalës së moezinit (dmth: e thotë fill pas tij).” -F-


Bejhakiu thotë se ky dhikër thuhet në dy rastet: si pas dy shehadeteve, dhe pas ezanit.


Mendimi më i saktë është se ky dhikër thuhet pasi ti përgjigjesh moezinit kur ai thotë dy shehadetet.

Shejh Sead El Khathleen thotë se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.


Thotë shejh Sulejman Er-Ruhejli:
أقرب ما قيل من أقوال أهل العلم أن هذا الذكر محله عند فراغ المؤذن من شهادتين.
يقول المسلم مثل ما يقول ( المؤذن ) ، ثم يقول: ” و أنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله،  رضيت بالله ربا و بالإسلام دينا و بمحمد – صلى الله عليه وسلم- رسولا ” فاذا قال ذلك قفر ذنبه، يغفر الله له ذنوبه ” [Audio]
“Mendimi më i afërt prej fjalëve të dijetarëve është se ky dhikër thuhet pasi moezini të përfundojë dy shehadetet. Pra, thotë muslimani atë që thotë moezini (përsërit dy shehadet) dhe pastaj thotë:
UE ENEE ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE. Kur t’a thotë këtë All-llahu ia fal mëkatet e tij.” -F. [ AUDIO]


Ky dhikër ka ardhur në disa forma, me disa ndryshime të vogla:


1) — (( مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ الْمُؤَذِّنَ: أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ ، وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ ، رَضِيتُ بِاللهِ رَبًّا ، وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا ، وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا ، غُفِرَ لَهُ ذَنْبُهُ .))
1) — “ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE, UE BIL ISLAMI DIINEE.”


2) — أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأشهد أن محمدًا عبده ورسوله، رضيت بالله ربًّا وبمحمد صلى الله عليه وسلم رسولًا) ورواية ابن حبان: “رضيت بالله ربًّا، وبالإسلام دينًا، وبمحمد رسولًا”
2) — “ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE.”

Dallimi i të dytës nga e para qëndron te ‘BI MUHAMMEDIN RASUULE’ e cila është në fund, pas ‘UE BIL ISLAMI DIINEN’.


3) — (( من ‌قال: ‌حين ‌يسمع ‌المؤذن : و أنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأشهد أن محمدا عبده ورسوله، رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا غفر له )).
3) — “UE ENEE ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BI MUHAMMEDIN RASUULE, UE BIL ISLAMI DIINEN.”
[Ebu Dawudi]

Dallimi këtu qëndron te fillimi.
Këtu fillon me “UE ENEE”, si dhe ‘UE BI MUHAMMEDIN RASUULE’ është para ‘UE BIL ISLAMI DIINEN’.


4) — (( مَن قالَ حين سَمِعَ المُؤذِّنَ: وأنا أشهَدُ أن لا إلَهَ إلَّا اللهُ وَحدَه لا شَريكَ له، وأنَّ مُحَمَّدًا عَبدُه ورَسولُه، رَضيتُ باللهِ رَبًّا، وبمُحَمَّدٍ نَبِيًّا، وبالإسلامِ دينًا؛ غُفِر له ذَنبُه.))
4) — “UE ENEE ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BI MUHAMMEDIN NEBIJJE, UE BIL ISLAMI DIINEN.”

Dallimi te kjo formë e katërt është se në vend të ‘BI MUHAMMEDIN RASUULE’, është: ‘UE BI MUHAMMEDIN NEBIJJE’. Si dhe është në mes, është para ‘UE BIL ISLAMI DIINEN’.


5) — (( من قال حين يسمع المؤذن وأنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأشهد أن محمدا عبده ورسوله رضيت بالله ربا وبالإسلام دينا وبمحمد نبيا غفر له ذنب))
5) — “UE ENEE ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH, UEHDEHU LAA SHERIIKE LEH, UE ENNE MUHAMMEDEN ABDUHU UE RASUULUH, RADIJTU BIL-LAAHI RABBEN, UE BIL ISLAMI DIINEN, UE BI MUHAMMEDIN NEBIJJE.”

Dallimi këtu është te ‘UE BI MUHAMMEDIN NEBIJJE ‘ e cila në këtë transmetim vjen në fund.

Të gjitha veprohen. Herë njerën formë, herë tjetrën.

Ndërsa bashkimi i ‘NEBIJJE UE RASUULE’ — (UE BI MUHAMMEDIN NEBIJJEN UE RASUULE) — siç e përmendin disa dijetarë, prej tyre Neueuiju, nuk ka argument të saktë për të.


Pra, kur moezini thotë: ‘ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH’,
edhe ti thua: ‘ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH’

Kur moezini thotë: ‘ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH’, –për herë të dytë–
edhe ti thua: ‘ESHHEDU EN LAA ILAHE IL-LALL-LLAH’.


Kur moezini thotë: ‘ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASUULULL-LLAH’,
edhe ti thua: ‘ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASULULL-LLAH’.

Kur moezini thotë: ‘ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASULULL-LLAH’, –për herë të dytë–
edhe ti thua: ‘ESHHEDU ENNE MUHAMMEDEN RASUULULL-LLAH’


Pastaj thua njërën nga pesë format e lartpërmendura të dhikrit.

Ai që e thotë këtë, i shlyhen mëkatet e vogla.


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: