A është prej dhikreve të mëngjesit, dhikri: ‘Subhanall-llahi ue bihamdih adede khalkih, ue ridaa nefsih, ue zinete arshih, ue mideede kelimetih’?

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Sqarim në lidhje me dhikrin:

“SUBHANALL-LLAHI ADEDE KHALKIH, SUBHANALL-LLAHI RIDAA NEFSIH, SUBHANALL-LLAHI ZINETE ARSHIH SUBHANALL-LLAHI MIDEEDE KELIMETIH.”

ose:

“SUBHANALL-LLAHI UE BIHAMDIH ADEDE KHALKIH, UE RIDAA NEFSIH, UE ZINETE ARSHIH, UE MIDEEDE KELIMETIH.”

[Tre herë në mëngjes]


Transmeton [Muslimi.2726] nga Xhuvejrijeh -radijall-llahu anha- e cila tregon se:
عَنْ جُوَيْرِيَةَ رضي الله عنها ، أَنَّ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم خَرَجَ مِنْ عِنْدِهَا بُكْرَةً حِينَ صَلَّى الصُّبْحَ، وَهِيَ فِي مَسْجِدِهَا، ثُمَّ رَجَعَ بَعْدَ أَنْ أَضْحَى، وَهِيَ جَالِسَةٌ، فَقَالَ: «مَا زِلْتِ عَلَى الْحَالِ الَّتِي فَارَقْتُكِ عَلَيْهَا؟» قَالَتْ: نَعَمْ، قَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم: «لَقَدْ قُلْتُ بَعْدَكِ أَرْبَعَ كَلِمَاتٍ، ثَلَاثَ مَرَّاتٍ، لَوْ وُزِنَتْ بِمَا قُلْتِ مُنْذُ الْيَوْمِ لَوَزَنَتْهُنَّ: سُبْحَانَ اللهِ وَبِحَمْدِهِ، عَدَدَ خَلْقِهِ وَرِضَا نَفْسِهِ وَزِنَةَ عَرْشِهِ وَمِدَادَ كَلِمَاتِهِ»

“Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- doli nga shtëpia e saj herët në mëngjes, pasi e kishte falur namazin e sabahut, ndërsa ajo ishte në vendin e saj të faljes. Pastaj (Profeti) u kthye (te ajo) në kohën e paradites, ndërkohë ajo ishte akoma ulur (duke bërë dhikër) dhe i tha:
((A akoma je në të njejtën gjendje në të cilën të lashë?))
Ajo i tha: Po.

Tha Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-: ((Pasi jam larguar nga ti, kam thënë katër fjalë, tre herë. Nëse do peshoheshin me ç’farë ke thënë deri tani, do peshonin më rëndë.))


Disa e vendosin këtë dhikër te dhikret e mëngjesit, duke u bazuar në këtë hadith.

E vërteta është se ky dhikër nuk mund të themi se është prej dhikreve të mëngjesit, sepse siç shihet qartë nga të gjithë, hadithi nuk përmend kohën e mëngjesit.

Hadithi tregon se Profeti e ka thënë këtë dhikër pasi është larguar nga Xhuvejrijeh, ama se kur tamam, nuk dihet.

Prandaj shumë prej dijetarëve të cilët e përmendin këtë dhikër, nuk përmendin kufizim të tij në një kohë të caktuar. Për shembull:

Ibn Khuzejme -All-llahu e mëshiroftë- në [Sahihun e tij 1/370] 
— “باب فضل التحميد والتسبيح والتكبير بوصف بالعدد الكثير من خلق الله أو غير خلقه”—
e ka vendosur këtë dhikër në një kapitull (temë) të veçantë, dhe nuk përmend kufizim të tij në kohën e mëngjesit.


Po ashtu Ibn Hibban -All-llahu e mëshiroftë- në [Sahihun e tij 3/114]
— “ذكر التسبيح الذي يعطي الله جل وعلا المرء به زنة السماوات ثوابا” —
e vendos këtë dhikër në kapitull të veçantë, dhe nuk përmend kufizim të thënjes së këtij dhikri në mëngjes.


Po ashtu El Bejhakiu -All-llahu e mëshiroftë- në [Shuab el Iman 2/50]
— فصل في إدامة ذكر الله عز وجل–
e vendos këtë dhikër në temë të veçantë, dhe nuk përmend veçim dhe kufizim të këtij dhikri në mëngjes.
[It’haaful Ekhil-laa, dhe Islamqa info]


Ndërsa në librin [Ed-Deauaat El Kebir 1/72]
بوب عليه البيهقي رحمه الله في “الدعوات الكبير” (1/72) بقوله: “باب القول والدعاء والتسبيح في دبر الصلاة المكتوبة بعد السلام.
E vendos në kapitullin: “Fjalët, Lutjet dhe Tesbihet që thuhen pas namazit obligativ, pas selamit.”
[Marrë nga Islamqa info]


Po ashtu Bin Bazi në [Mexhmu Fetewa Ibn Baz 11/212] nuk e kufizon në kohë të veçantë.

Thotë -Rahimehull-llah-:
وهكذا يستحب للمسلم أن يقول: (( سبحان الله العظيم و بحمده عدد خلقه، سبحان الله رضى نفسه،  سبحان الله زنة عرشه، سبحان الله  مداد كلماته )) [ ثلاث مرات ] فلها شأن عظيم ))
“Pëlqehet që muslimani të thotë: ((Subhanall-llahil Adhim ue bihamdihi adede khalkih, Subhanall-llahi ridā nefsih, Subhanall-llahi zinete arshih, Subhanall-llahi mideede kelimetih)) [Tre herë]; sepse (ky dhikër) ka pozitë dhe rëndësi të madhe.”
[It’haaful Ekhil-laa]

Shejhu nuk e veçon dhe as nuk e kufizon me kohë të veçantë.

Po ashtu, në librat e njohur të duave dhe dhikreve si:

  • Libri i Ibn Es-Sunnij [Amelul Jeumi ue lLejleh], prej librave më të mirë dhe më të mëdhenj në lidhje me dhikret, nuk e përmend këtë te dhikret e mëngjesit.

  • Nesaiu në librin e tij të Lutjeve dhe dhikreve [Amelul Jeumi uel Lejleh], nuk e përmend këtë të dhikret e mëngjesit.

  • Po ashtu edhe Neueuiju në librin e Tij [El Edhkeer], nuk e përmend këtë te dhikret e mëngjesit.
    Madje Neueuiju në këtë libër [El Edhkeer. 11] e përmend këtë dhikër prej dhikreve të përgjithshme, të pakufizuara në kohë të caktuar.

 

Thotë shejh AbdulAziz bin Rejs:
لم أر أحدًا من أهل العلم السابقين ذكر هذا من الأذكار في الصباح، وحديث جويرية الذي أخرجه مسلم ليس فيه ما يدل على ذلك، فإن غاية ما في الأمر أن النبي ﷺ خرج من عندها بُكرةً، ثم رجع الضحى، ورآها جالسة تذكر الله فقال:((ما زلت على الحال التي فارقتك عليها؟)) قالت: نعم، قال النبي صلى الله عليه وسلم: ((لقد قلت بعدك أربع كلمات ثلاث مرات، لو وزنت بما قلت منذ اليوم لوزنتهن: سبحان الله وبحمده، عدد خلقه ورضا نفسه وزنة عرشه ومداد كلماته)) ثلاث مرات.
“Nuk di ndonjë prej dijetarëve të hershëm që t’a ketë përmendur këtë dhikër si dhikër të mëngjesit. Hadithi i Xhuvejrijes -radijall-llahu anha- të cilin e ka transmetuar Muslimi, nuk përmban diçka që e tregon këtë.

E gjithë ajo që përmban (hadithi) është se Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- doli nga shtëpia e saj herët në mëngjes, pastaj u kthye paradite dhe e pa atë ende ulur duke përmendur All-llahun. Ai tha:
((A akoma vazhdon në të njëjtën gjendje që të lashë (duke bërë dhikër)? Ajo tha: Po. Atëherë Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – tha: Kam thënë pas largimit nga ti katër fjalë, tre herë; sikur të peshoheshin me ç’farë ke thënë deri tani, ato do peshonin më shumë: SUBHANALL-LLAHI UE BIHAMDIH ADEDE KHALKIH UE RIDA NEFSIH UE ZINETE ARSHIH UE MIDEEDE KELIMETIH)).”
[Audio. islamancient]


Pra, ky dhikër nuk është prej dhikreve të mëngjesit.

Por, është dhikër i cili mund të thuhet në mëngjes. Mund të thuhet para lindjes së diellit, pas lindjes së diellit, ose mund të thuhet edhe në kohën e paradites.

Thënia e këtij dhikri në këto kohë — duke u bazuar në veprimin e Profetit alejhis-selam — është më parësore se në kohët tjera, si për shembull: pas paradites, në drekë, apo pas dreke.


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: