الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Sqarim në lidhje më thënien e Salavateve 10 herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Ka përmendur autori i “Mburoja e Muslimanit” – All-llahu e mëshiroftë – në këtë libër se pëlqehet thënia e salavateve 10 herë në mëngjes dhe në mbrëmje.
Ai është bazuar për këtë në një hadith nga Ebu Derda – radijall-llahu anhu – i cili tregon se Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:
((من صلى عليَّ حين يصبح عشرًا ، وحين يمسي عشرًا ، أدركته شفاعتي يوم القيامة))
((Kush çon salavate dhjetë herë në mëngjes, dhe dhjetë herë në mbrëmje, do t’a arrije atë shefati (ndërmjetësimi) im në Ditën e Kijametit))
[E transmeton Taberani]
Këtë hadith e ka konsideruar hasen shejh Albani në [Sahih El Xhaami. 6357]
Por, shejhu më vonë është kthyer nga ky mendim, dhe në [Daiff Et-Tergib. 396], po ashtu në [Es-Silsile Ed-Daiifeh 5788] thotë se hadithi është i dobët.
Hadithin e konsiderojnë të dobët shumë dijetarë tjerë. Prej tyre:
[Marrë nga Islamqa info]
Thënia e salavateve është e pëlqyer në çdo kohë. Mirësia dhe vlera e tyre është e madhe.
Ama nuk ka argument të saktë i cili lejon veçimin e salavateve në mëngjes dhe në mbrëmje me numër të caktuar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم