A është prej dhikreve të mëngjesit dhe mbrëmjes, dhikri: ‘Elhamdu lil-laahi uehdeh, Ues-Salaatu, Ues-Selamu alaa men laa nebijje ba’deh’?

الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Sqarim në lidhje me hapjen (paraprirjen) e dhikreve të mëngjesit dhe mbrëmjes me “Falenderim dhe lavdërim ndaj All-llahut dhe Salavate për Profetin – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -‘’.

Autori i librit “Mburoja e Muslimanit” -All-llahu e mëshiroftë- e ka filluar kapitullin e dhikreve të mëngjesit dhe mbrëmjes me Hamde (lavdërim) ndaj All-llahut, dhe Salavate për Profetin -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.

Thotë:
الحمد لله وحده،  و الصلاة والسلام على من لا نبي بعده
“EL HAMDU LIL-LAAHI UEHDEH, UES -SALAATU, UES-SELAMU ALAA MEN LAA NEBIJJE BA’DEH”

Nëse atutori me këtë ka për qëllim se pëlqehet të fillohen (të paraprihen) dhikret e mëngjesit dhe mbrëmjes me Hamde (lavde) ndaj All-llahut dhe Salavate për Profetin – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -, atëherë nuk ia ka qëlluar, sepse nuk ka argument për këtë.

Nuk ka dyshim se pëlqehet në përgjithësi që ligjëratat, hutbet, librat, si dhe në shumë raste edhe lutjet t’i fillojmë me Hamde (lavdërime) ndaj All-llahut, dhe salavate për Profetin – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -.

Ama në rastet kur Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- nuk e ka vepruar, dhe as shokët e tij, nuk lejohet për ne t’a veprojmë.

Në rastin konkret, Profeti -sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem- na i ka mësuar këto dhikre dhe dua, ndërkohë nuk është transmetuar të thotë që t’i fillojmë ato me Hamde dhe Salavate.

Thotë shejh Abdulaziz bin Rejs:
ولم يُنقَل عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه إذا أراد أن يذكر شيئًا من هذه الأذكار افتتح ذلك بالحمدلة، والثناء على الله -عز وجل-، وشكره، والصلاة على النبي صلى الله عليه وسلم إلى غير ذلك، وكذلك لم يُنقَل هذا عن صحابة رسول الله صلى الله عليه وسلم، ولو كان خيرًا لسبقونا إليه
فإن قيل: قد جاء النص بدليل عام، ومقتضى هذا العموم أن يشمل الأذكار، أذكار الصباح والمساء.
فيقال: وإن كان الحال كذلك، لكن من القواعد المقررة: أن النص العام إذا عورض بترك النبي صلى الله عليه وسلم وصحابته، فما تركه النبي صلى الله عليه وسلم وصحابته فهو دليل شرعي، يخصص النص العام، ويقيِّد المطلق، ويبيِّن المجمل، لذا قال الإمام الشافعي: “وفعله صلى الله عليه وسلم سنة، وتركه سنة”، وذكر هذا شيخ الإسلام ابن تيمية، في مواضع، كما في “مجموع الفتاوى” وكتاب “الاقتضاء”، وذكره ابن القيم في كتاب “إعلام الموقعين” وفي كتابه “زاد المعاد”، وذكره الشاطبي في كتابه “الاعتصام”.
فإذًا هذا العام لا يعمل به؛ لأنه مخالف للسنة التركية، وهو ترك النبي صلى الله عليه وسلم وصحابته.
فلذا تذكر أذكار الصباح والمساء بدون أن يستفتح ذلك بالاستهلال والحمد والثناء إلى آخره.
“Nuk është transmetuar nga Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – se, kur dëshironte të thoshte ndonjë prej këtyre dhikreve, e fillonte atë me lavde dhe falënderime ndaj All-llahut dhe salavate për Profetin – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem -.

Po kështu, kjo nuk është transmetuar as nga sahabët.

Sikur kjo të ishte diçka e mirë, ata do të na kishin paraprirë në të.

Nëse dikush thotë: Ka ardhur tekst i cili është argument i përgjithshëm, përgjithësim i cili përfshin edhe dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Ju thuhet:

Rregulli thotë: kur një tekst i përgjithshëm bie në kundërshtim me lënien e Profetit – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – dhe shokëve të tij (të diçkaje të cilën e përfshin argumenti – teksti – i përgjithshëm), në këtë rast ajo që ka lënë Profeti dhe sahabët konsiderohet argument sheriatik i cili veçon tekstin e përgjithshëm, (dmth: e përjashton atë rast nga teksti – argumenti – i përgjithshëm)..

Për këtë arsye, Imam Shafiu ka thënë: veprimi i tij – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – është Sunnet, ashtu sikurse dhe lënia e tij është Sunnet.”
(dmth: atë gjë që e ka lenë Profeti, edhe pse e përmban argumenti i përgjithshëm, është sunnet lënia e tij. Dhe kjo quhet Sunneti i Lënies)

Këtë rregull e ka përmendur edhe Shejhul-Islam Ibn Tejmije në disa vende, si në [Mexhmu’ el-Fetaua] dhe në [El-Iktida].

Gjithashtu e ka përmendur Ibn Kajjimi në [I’laam el-Muvakki’in], dhe në [Zad el-Meaad].

Si dhe Shatibiu në [El-I’tisaam].

Pra, teksti i përgjithshëm, nuk veprohet me të në këtë rast, sepse bie ndesh me sunnetin e lënies së këtij veprimi.

Për këtë arsye, dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes thuhen pa i paraprirë me një hyrje të veçantë me hamd, lavdërim, falënderim, (salavate) etj.”
[islamancient]


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: